ILIRIADA PORTAL

Tė hapen dosjet dhe pėr drejtuesit e fesė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19012009

Mesazh 

Tė hapen dosjet dhe pėr drejtuesit e fesė




Anėtari i komitetit tė muslimanėve Arben Ramkaj: Tė amendohet ligji, ka tė implikuar

ELBASAN- Drejtues tė Komunitetit Musliman nė Elbasan kanė kėrkuar qė dhe nė fe tė hapen dosjet pėr tė implikuari nė sistemin komunist. Madje kjo duhet tė rregullohet nė ligj pėr tė pasur efektivitet. Kjo deklaratė ėshtė bėrė dje gjatė njė aktiviteti me tė varfrit dhe shpėrndarjen e parave nga donacioni i familjes kuvajtjane nga anėtari i Komitetit tė Pėrgjithshėm Drejtues tė Komunitetit Musliman Shqiptar Arben Ramkaj.

Kėrkesa

Ai ėshtė shprehur se “Komuniteti Musliman dhe Myftinia e Elbasanit mbėshtet fuqishėm ligjin mbi dosjet. Nė emėr tė kėtij komuniteti unė deklaroj se pėr fenė duhet tė ketė njė amendim tė posaēėm. Mendoj se ky ligj duhet tė jetė i vlefshėm pėr tė gjitha komunitet fetare. Njė gjė e tillė ėshtė praktikuar edhe nė vendet e tjera tė Lindjes dhe Shqipėria nuk ka pse tė bėjė pėrjashtim. Ligji nuk duhet tė kufizohet vetėm nė ato kategori por tė shtrihet edhe nė fe, shoqėri civile, shoqata joqeveritare etj”. Ramkaj ka deklaruar gjithashtu se tė gjitha komunitetet fetare duhet tė jenė tė gatshme pėr kėtė verifikim duke shkėputur nė kėtė mėnyrė ēdo lidhje me diktaturėn qė i dha goditjen mė fatale feve nė Shqipėri. Arben Ramkaj ėshtė drejtues i Qendrės pėr Bashkėpunim Ndėrkombėtar ka komentuar ligjin e dosjeve si njė ligj tė mirėpritur edhe nga organizmat fetarė. Ai e cilėsoi si njė ligj qė u duhej shqiptarėve madje hodhi idenė qė tė amendohej duke shtuar aty edhe lustracionin mbi komunitetet fetare, organizatat apo shoqatat. Kjo deklaratė e fortė ka ardhur nė njė kohė kur pėrfaqėsitė fetare kanė qendruar nė heshtje nė lidhje me kėtė ēėshtje mjaft tė nxehtė. Pėrfaqėsuesi i Komunitetit mysliman nė Elbasan hedh dyshime se edhe nė fe sot mund tė ketė njerėz qė kanė qenė tė implikuar nė dikaturėn komuniste. Ramkaj qė ka mbaruar studimet nė teologji nuk e ka pėrqendruar deklaratėn e tij vetėm tek feja myslimane por tek tė gjitha fetė, organizatat e shoqatat nė Shqipėri. Ai e drejton kėtė qendėr prej disa vitesh dhe ka qenė njė urė lidhjeje pėr ndihmėn e donatorėve tė huaj sidomos pėr familjet e varfra.

Drafti

Ndėrkohė vetė ligji i cili tashmė ka hyrė nė fuqi vepron vetėm mbi deputetėt, drejtuesit e lartė tė administratės si dhe ata tė medias shtetėrore. Por ndėrsa pėr kandidatėt pėr deputet do tė kėrkohet qė gjithēka tė bėhet transparenca para nisjes sė fushatės elektorale, drejtuesit e lartė do tė duhet tė pėrballen me komisionin e posaēėm i cili do tė verifikojė tė gjithė dosjet e mbetura. Ndėrkohė qė pėr herė tė parė ėshtė kėrkuar qė dhe krerėt e komuniteteve fetare tė jenė transparent pėr tė shkuarėn e tyre si dhe pėr kontributin qė mund tė kenė dhėnė gjatė periudhės sė diktaturės komuniste. Kėrkesė kjo qė duket se do tė mbesė vetėm si e tillė pėr shkak se gjatė gjithė diskutimit mbi kėtė ēėshtje asnjėherė nuk ėshtė folur pėr kėtė kategori.
Metropol
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tė hapen dosjet dhe pėr drejtuesit e fesė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 3:16 pm nga ad

Nuk e di nese ka drejtues por nuk mungojne kleriket e thjeshte qe kane qene komunist gjate monizmit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 3:20 pm nga ADMIN

Teuta shkruajti:Nuk e di nese ka drejtues por nuk mungojne kleriket e thjeshte qe kane qene komunist gjate monizmit.

D.m.th ata jane futur klerik fill mbas ardhjes se demokracise ,shume e komplikuar sepse cdo fe thote qe njeriu mund ti falen mekatet mbas se e denon dhe kupton gabimin.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 3:36 pm nga ad

Nuk ka asgje te keqe qe nga ateist te kthehesh ne besimtar madje duke u bere dhe klerik. Me Shqiperine ēeshtja qendron diku tjeter. E para kta njerez nuk ishin ateist te thjeshte por ishin anetar te grupimit me ekstremist anti ēdo lloj besimi fatar, ishin bashkpunetoret e atyre qe e persekutuan klerin shqiptar per 50 vjet. E dyta eshte e ditur se per tu pranuar komunist nuk ishte e thjeshte. Se pari duhej qe personi te jepte prova qe eshte besnik i partise dhe kto prova kishin te benin me kryerje detyrash ne zbulim te armikut te klases qe do te thote se shumica e komunisteve kane bere spiunime. Se treti, si ne ēdo drejtim tjeter te jetes ne vend edhe ne ringjalljen e institucioneve fetare u vu re nje zaptim i tyre nga ish komuniste. Pra jo vetem jeta politike, ekonomike, sociale e kulturore mbeti ne duart e komunisteve por madje dhe ajo fatare. Ajo qe eshte me e ēuditshmja eshte se per kte fenomen nuk eshte folur pothuajse fare. Eshte hera e pare qe ky fenomen preket.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 3:44 pm nga bulqizaku

Un se di a ka spiunu a ska spiunu po ki i madhi i xhamejs Muēa e di sakt se ka qen sekretar i organizats baz tpartis i gjollogjise Diber. Vllai vet den baba den ka qen krietar komisjoni naper zgjedhje nkoh tdulls ene me bo me shku pak vone i hapte sėt si dac e na kerkote llogari nje npik tfunit.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 6:02 pm nga ADMIN

Prandaj them une ceshtje shume e komplikuar ,sepse populli tani i respekton shume keta persona te fese ,dhe shfajsimi i tyre do te jete ,une e prenova gabimin dhe kaq ,pastaj tani eshte rritur edhe gjenerata e re

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 8:54 pm nga flutura

nuk ka pse qytetaret te mos e dine se cila eshte e kaluara e klerikeve.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 10:38 pm nga ADMIN

flutura shkruajti:nuk ka pse qytetaret te mos e dine se cila eshte e kaluara e klerikeve.....

Patjeter ,nuk diskutohet ,perkundrazi ata duhet te vehen para pergjigjsiet te gjithe ata qe vazhdojne te simpatizojne nje ide te tille

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 11:27 pm nga Jona

mduket se shqipria ma shum komuniste esht sot sesa ne kohen e atij burrit keq....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 11:56 pm nga shqiptari

Tiranė - Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi tė hėnėn marrėveshjen pėr rregullimin e marrėdhėnieve tė ndėrsjella mes Qeverisė shqiptare dhe komuniteteve fetare nė Shqipėri, pėrkatėsisht me Komunitetin Mysliman, Kishėn Ortodokse Autoqefale dhe Kryegjyshatėn Botėrore Bektashiane. Marrėveshjet parashikojnė rregullimin e marrėdhėnieve tė bashkėpunimit ndėrmjet shtetit shqiptar dhe secilit prej tyre, garantimin dhe respektimin e tė drejtave tė sanksionuara nė Kushtetutė dhe ligjeve nė fuqi pėr lirinė e ndėrgjegjes dhe ushtrimit tė fesė.

Njė tjetėr pikė e amendamentit ėshtė
njohja dhe garantimi i paprekshmėrisė sė institucionit tė kultit, pėr aq sa veprimtaria e tij nuk bie nė kundėrshtim me legjislacionin nė fuqi, garantimi i lirisė sė individit pėr t'u zgjedhur nė institucionet fetare ose jashtė tyre, si dhe mbrojtja e bashkėjetesės fetare nga shteti.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 2:00 am nga lidabica

Jona shkruajti:mduket se shqipria ma shum komuniste esht sot sesa ne kohen e atij burrit keq....
s'eshte per t'u ēudit,eshte si grami,ai bari i keq...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 2:02 am nga shqiptari

tamam, se sot ato i ke dhe ne kisha dhe ne xhamia......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 3:04 am nga ADMIN

lidabica shkruajti:
Jona shkruajti:mduket se shqipria ma shum komuniste esht sot sesa ne kohen e atij burrit keq....
s'eshte per t'u ēudit,eshte si grami,ai bari i keq...

Sado ta helmosh ,edhe ma shume del

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi