ILIRIADA PORTAL

Zbulohen prapaskenat e Spahiut ne KLD

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

19012009

Mesazh 

Zbulohen prapaskenat e Spahiut ne KLD




Sot pritet te mbledhja e Keshillit te Larte te Drejtesise. Nenkryetari i KLD-se i kerkon doreheqjen Kryetarit te Gjykates se Tiranes per ta zevendesuar ate me Manjola Bejlerin, kryetare e Shoqates se Gjyqtareve, e cila i ka premtuar Spahiut, ankimimin e ligjit te “Dosjeve” ne Gjykaten Kushtetuese

Zbulohen prapaskenat e Kreshnik Spahiut ne funksion te dergimit te ligjit te dosjeve ne Gjykaten Kushtetuese. Disa anetare te Keshillit te Larte te Drejtesise kane bere te ditur se Nenkryetari i tyre, Kreshnik Spahiu, qe njihet edhe si njeriu qe kontrollon gjithe levizjet ne pushtetin gjyqesor, ka planifikuar qe neser ne mbledhjen e KLD-se, te pranohet doreheqja e Kryetarit te Gjykates se Tiranes, Albert Meēe. Te njejtat burime, deklaruan dje per “Koha Jone”, se Spahiu ka lobuar me anetaret e KLD-se per te miratuar doreheqjen e Kryetarit te Gjykates se Tiranes dhe njekohesisht te miratohet komandimi si Kryetare te kesaj gjykate te zonjes Manjola Bejleri.

Zonja Bejleri aktualisht eshte edhe Kryetare e Shoqates se Gjyqtareve dhe mesohet se shkon ne kete detyre me kompromisin qe ne emer te shoqates qe drejton, te dergoje ne Kushtetuese ligjin e “Dosjeve”, me kerkesen per ta rrezuar ate. Anetaret e KLD-se i thane gazetes “KJ” se edhe doreheqja e Meēes eshte bere me kompromisin qe ai te emerohet si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit te Tiranes. Kjo skeme per te rrezuar ne Kushtetuese ligjin e “Dosjeve”, vjen pas mosfirmosjes se tij nga ana e Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi, i cili eshte njekohesisht edhe Kryetar i KLD. Nuk dihet si do te zhvillohen ngjarjet sot ne KLD, por dihet qe kjo levizje eshte e parashikuar ne rendin e dites, ne piken 2 te tij.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Zbulohen prapaskenat e Spahiut ne KLD :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Jan 19, 2009 3:14 pm nga ad

Zonja Bejleri aktualisht eshte edhe Kryetare e Shoqates se Gjyqtareve dhe mesohet se shkon ne kete detyre me kompromisin qe ne emer te shoqates qe drejton, te dergoje ne Kushtetuese ligjin e “Dosjeve”, me kerkesen per ta rrezuar ate. Anetaret e KLD-se i thane gazetes “KJ” se edhe doreheqja e Meēes eshte bere me kompromisin qe ai te emerohet si gjyqtar ne Gjykaten e Apelit te Tiranes.
Nuk e kuptoj ēfare e pengon ate ta ankimoje ligjin e dosjeve dhe pa qene kryetare e gjykates te Tiranes???????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi