ILIRIADA PORTAL

Kurthi, Enver Hoxha kritikoi Stalinin ditėn e parė tė Konferencės sė Tiranės nė ‘56

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20012009

Mesazh 

Kurthi, Enver Hoxha kritikoi Stalinin ditėn e parė tė Konferencės sė Tiranės nė ‘56




Ferdinand Dervishi

Kaptuar vitin e largėt 1956, tashmė ka rrjedhur shumė kohė, qė gjithsesi nuk parashikon pamundėsinė qė historia e re e shqiptarėve tė mbushet me tė gjithė spektrin e ngjyrave. Pėr mė tepėr njė pjesė e protagonistėve tė kėtyre ngjarjeve tė shkuara nė moshė, janė ende gjallė dhe nė disa raste ende tė parehabilituar, qoftė moralisht.
Shumėkush pėrmes shembujve mund ta ketė kuptuar se si ish-diktatori shqiptar Enver Hoxha, gjatė gjithė kohės sė mbretėrimit u kujdes mė shumė se gjithēka qė tė mos humbiste pushtetin e tij personal. Se vrau e preu qė tė gjithė miqtė e shokėt e vet qė i dolėn pėrkundėr, qoftė njė sekondė, vetėm e vetėm qė ky pushtet tė mos i rrezikohej. Madje pėr tė zbuluar kundėrshtarėt, apo ata qė mendonin ndryshe, me qėllim qė t’i nxirrte jashtė loje, ai ka pėrdorur me sukses edhe gracka, qė pėr ēudi ende nuk njihen nga historia. Njė shembull qė ilustron kėtė mėnyrė veprimi tė tij, nėn dritėn e fakteve tė reja, ėshtė edhe Konferenca e Komitetit tė Partisė sė Tiranės, e mbajtur nė prill tė vitit 1956. Njė moment i vėshtirė pėr mbijetesėn e Enver Hoxhės dhe kastės mė tė afėrt tė tij nė udhėheqjen e Partisė sė Punės, qė e detyroi tė linte me urgjencė pushimet nė Vlorė pėr tu rikthyer e marrė frenat e zhvillimeve nė duar. Ē’kishte ndodhur? Nėn dritėn e ideve tė Kongresit tė 20-tė tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik (mbajtur nė shkurt 1956), tė atyre ideve qė varrosėn pėrgjithmonė kultin e Josif Stalinit dhe tė gjitha metodat e dhunshme tė mbajtjes sė pushtetit prej tij, njė numėr i konsiderueshėm anėtarėsh tė Konferencės sė Tiranės me shumė forcė kėrkuan katarsis, pra rishikim tė gjithė vijės sė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. U kėrkua qė nė Parti tė rivendosej demokracia e brendshme, tė rehabilitoheshin shokėt e vrarė e tė burgosur nė sajė tė vijės sė vjetėr staliniste. Tė njėjtėt kritikuan burokracinė dhe konservatorizmin, vendimet ekstreme ndaj atyre qė mendonin ndryshe, privilegjet e postit, familjaritetin partiak, diferencėn e rrogave dhe mė tė guximshmit shkuan deri te pėrmendja e varfėrisė sė klasės punėtore e fshatarėsisė. Situata agravohet aq shumė, saqė Beqir Balluku, i deleguari i Komitetit Qendror nė Konferencė, mbetet pa gojė, pa ditur nga t’ia mbajė bashkė me tė gjithė anėtarėt e Byrosė Politike.
Efekti “domino”
Po si u krijua njė situatė e tillė? A kishin fuqi inkurajuesit e njė linje tė re nė gjirin e Partisė sė Punės tė dilnin kundėr Enver Hoxhės? Kjo vlen tė diskutohet. Pas pėrhapjes sė ideve tė Kongresit tė 20 tė PK tė BS, situata e re, nė formėn e njė reaksioni zinxhir, kishte depėrtuar nė pjesėn kryesore tė vendeve tė ish-Bllokut tė Lindjes. Kulti i individit ishte goditur, shumė emrave tė mėdhenj qė drejtonin kėto shtete, tė cilėt dikur ishin miq tė Stalinit, po u errėsohej karriera, ndėrkohė qė nga ana tjetėr, tė persekutuarit po rifitonin pozitat. Rasti mė flagrant u shėnua nė qershor 1956, kur ish-kreu i Partisė sė Punėtorėve tė Bashkuar polakė, Vladislav Gomulka, i burgosur nga Stalini, u rehabilitua dhe u vendos sėrish nė postin e Sekretarit tė Parė tė Partisė. Pra, ky ishte efekti i ideve tė Kongresit tė 20, ide qė ideatori i tyre, Nikita Hrushov, thuhet se ia rekomandoi edhe Enver Hoxhės. Por ky i fundit u kujdes qė impakti nė linjat e Partisė sė Punės sė Shqipėrisė tė ishte sa mė i vogėl. Kaq ishte rezultati real. Nė pamje tė parė duket se Enver Hoxha e kishte kapur qė nė ajėr pasojėn e njė revolucioni tė tillė. E njė revolucioni qė nėse lihej tė merrte frymė, do tė kishte atė vetė si objektin tė parė tė pushkatimit politik. Por edhe pse linja e vjetėr e Stalinit nuk u godit, edhe pse tė tjera ide tė Kongresit tė 20 tė PK tė BS nuk gjetėn zbatim nė terrenin shqiptar, pati gjithsesi njė grup drejtuesish tė lartė partiakė, kokat e tė cilėve u prenė pikėrisht pėr tė neutralizuar pėrhapjen e kėtyre ideve. “Mėkatarėt” e radhės u peshkuan nė Konferencėn e Tiranės dhe ishin qė tė gjithė ata qė tentuan me anė tė fjalimeve tė tyre tė kėrkonin zbatimin e kėtyre ideve antistaliniste tė Hrushovit.
Shkrimi-grackė
“Enveri na futi nė grackė me njė shkrim tė tijin tė publikuar nė faqen e parė tė “Zėrit i Popullit””. Kėtė pohim e bėn Ihsan Budo, pikėrisht njė nga viktimat e Konferencės sė Tiranės. Pra, sipas pretendimit tė tij, mė 14 prill 1956, pikėrisht nė ditėn e nisjes sė punimeve tė Konferencės sė Tiranės, me dorėn e vet Enver Hoxha ka botuar njė shkrim-grackė nė faqen e parė tė gazetės sė Partisė. Po sipas Budos, me kėtė shkrim, qė ishte njė reflektim ndaj ideve tė Kongresit tė 20 tė PK tė BS, Enver Hoxha ishte nė tė njėjtėn linjė, pra ai sulmonte krejt hapur idhullin e tij, Josif Stalinin si dhe kultin e tij tė individit. “Pasi lexuam kėtė shkrim, kujtuam se edhe udhėheqėsi dėshironte qė nė Partinė tonė tė zbatoheshin idetė antistaliniste tė Hrushovit, por kėtu ramė nė grackė”, shpjegon Ihsan Budo me bindjen e njė njeriu qė i ka sjellė e pėrcjellė kėto llogari nė mendjen e vet me qindra–mijėra herė pėrgjatė 35 viteve internim tė familjes sė tij.
Nė Bibliotekėn Kombėtare mund ta gjesh pa u lodhur shumė kėtė provė. Ėshtė pikėrisht gazeta “Zėri i Popullit” e datės 14 prill 1956 (e shtunė) qė ka pėr kryeartikull nė faqen e parė shkrimin e Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror tė Partisė sė Punės, Enver Hoxha. Shkrimi nė pesė kolona shtrihet pothuaj nė krejt faqen e parė me titullin e frymėzuar pikėrisht nga idetė e Kongresit tė 20: “Marksizėm-Leninizmi mėson se populli ėshtė krijues i historisė”. Dhe nė kėtė shkrim, qė do tė lexohej nga delegatėt e Konferencės sė Tiranės nė ditėn e parė tė startit tė saj, Enver Hoxha e bėn copė-copė me dorėn e vet Stalinin e madh, tė cilit i faturon “gabime qė i kushtuan shumė popullit sovjetik”. Pra, Enver Hoxha siluroi me anė tė medias pikėrisht mikun dhe njėkohėsisht udhėrrėfyesin e tij tė vjetėr, tė njėjtin qė njė ditė mė pas do ta mbronte, tė njėjtin qė falė kėsaj mburoje do tė largohej nga fushėpamja e shqiptarėve, disa dhjetėravjeēarė mė vonė, mė 1990. A ishte kjo njė grackė edhe pse dha pikėrisht rezultatet e njė ndėrmarrjeje pėr kėtė qėllim? Pra shkurt, u joshėn tė pakėnaqurit tė villnin kundėr Stalinit me qėllim qė tė mėsohej se cilėt ishin, qė mė pas tė listoheshin dhe tė goditeshin. Ihsan Budo, ish-zv/ministėr dhe njėkohėsisht viktimė e kėsaj konference, ėshtė i bindur pėr kėtė version. Apo mos Enver Hoxha thjesht e bėri kėtė shkrim edhe ai i ndikuar nga idetė e Kongresit tė 20, por kur pa se situata po i dilte nga duart, reagoi fuqishėm duke kthyer fletė? Nisur nga faktet e njohura, ky version duket mė pak i besueshėm. Pasi Enver Hoxha nė tė njėjtėn kohė qė hidhte nė letėr shkrimin e tij pėr “Zėrin e Popullit”, me anė tė sė cilit nxinte figurėn e Stalinit, krejt tė tjera udhėzime jepte pėr Fiqerete Shehun, qė do tė lexonte raportin e hapjes sė Konferencės. Njė raport, qė sipas dėshmitarėve nuk thoshte asnjė fjalė pėr Stalinin, madje haptazi kundėrshtonte idetė e Hrushovit dhe tė Kongresit tė 20. Nė tė njėjtėn linjė ishte vendosur edhe Beqir Balluku, i deleguari i Komitetit Qendror, tė cilit pėrkundėr udhėzimeve tė marra, i doli situata nga duart, kur njė numėr diskutuesish siluruan jo vetėm Stalinin, por edhe krejt vijėn e deriatėhershme tė ndjekur nga lidershipi i Partisė sė Punės.
Panorama
avatar
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 17850
Registration date : 04/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kurthi, Enver Hoxha kritikoi Stalinin ditėn e parė tė Konferencės sė Tiranės nė ‘56 :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 12:19 am nga shqiptari

Hoxha: Gabimet e Stalinit i kushtuan popullit

Ferdinand Dervishi

“Stalini bėri gabime qė i kushtuan shumė popullit sovjetik dhe ēėshtjes sė socializmit...” Edhe pse duket e pabesueshme, kėto fjalė kundėr idhullit tė vet tė deklaruar, i ka shkruar, e zezė mbi tė bardhė, nė vitin 1956, vetė Enver Hoxha. Jo sepse e ndiente, jo se dėshironte qė edhe nė Shqipėri, nėn ndikimin e ideve tė Kongresit tė 20-tė, tė ndodhte pastrimi i Partisė sė Punės nga mėkatet apo mėkatarėt e linjės sė fortė staliniste, por sepse donte tė testonte, tė zbulonte, se cilėt do tė ishin ata qė do ta mbėshtesnin tė parėt duke provokuar zbulimin e mė tė pakėnaqurve ndaj vijės sė ndjekur prej tij deri nė kėtė periudhė. Qė mė pas t’i shkonte qė tė gjithė nė tehun e thikės, duke bėrė kėshtu edhe pastrimin e radhės ndėr mbėshtetėsit e tij mė tė ngushtė. Duket Enver Hoxha e kishte nuhatur nė kohė se ndryshimi i kursit tė Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovjetik nė Kongresin e 20 tė saj, nuk ishte vetėm njė furtunė qė pritej, apo ishte llogaritur tė mbetej brenda kufijve tė kėtij shteti tė madh. Pra, ndryshimi nuk parashikonte vetėm dėnimin e veprimeve ekstreme tė Stalinit dhe tė kultit tė tij tė individit. Pasi edhe vetė ideatorėt e kėtyre ideve tė guximshme, tė kryesuar nga Nikita Hrushovi, shefi i ri i PK tė BS, nuk e konsideronin kėtė furtunė tė plotė pa tundur edhe oborrin e pasmė, qė ishin vendet aleate tė bllokut komunist. Ideja e tyre ishte qė edhe lidershipi komunist nė kėto shtete tė formatohej sipas frymės sė re tė iniciuar nga Moska. Kėshtu, ardhur nė Shqipėri, kjo rrymė e re parashikohej tė rishikonte gjithė linjėn e fortė tė krerėve tė Partisė sė Punės, tė rishikonte dėnimet ekstreme etj. Pra, nėse njė linjė e tillė do tė gjente zbatim nė terrenin politik shqiptar, shpejt gishtat tregues do tė drejtoheshin tek fajtorėt, nė krye tė sė cilėve qėndronte vetė udhėheqėsi, Enver Hoxha. Por pėrgjatė testimit tė parė tė kėtyre ideve tė Kongresit tė 20 tė PK tė BS nė Konferencėn e Tiranės, Enver Hoxha jo vetėm e ka pasur mendjen qė nė asnjė rast ato tė mos gjenin terren, por ėshtė kujdesur qė tė rrezikojė dhe tė testojė se cilėt do tė ishin mė tė pakėnaqurit, tė cilėt mė pas ti flakte tej, ose tu priste kokat. Pasi kėshtu mund tė largonte nga strukturat mė tė larta drejtuese tė Partisė tė gjithė ata qė nuk jepnin garanci pėr besnikėri. Kėshtu krejt papritur, nė prag tė fillimit tė Konferencės, kreu i Partisė sė Punės i shfaq tė ndryshme idetė e tij nė gazetėn “Zėri i Popullit”. Ishin ide qė publikisht i vinin pėr shtat linjės antistaliniste tė Hrushovit. Pikėrisht kėto ide funksionuan si njė grackė, duke frymėzuar njė pjesė tė anėtarėve tė Konferencės tė akuzonin veprime ekstreme e tė dhunshme tė krerėve tė Partisė sė Punės dhe madje tė kėrkonin gjetjen e pėrgjegjėsve.
“Kemi dhėnė dėnime tė fryra”
Pas hyrjes qė flet pėr vendimet e rėndėsishme tė Kongresit tė 20 tė PK tė BS, Enver Hoxha nė artikullin e vet, vendoset fort kundėr linjės sė Stalinit, pa hedhur poshtė asnjė nga definicionet e Hrushovit. Madje hidhet drejt e nė temė duke aprovuar dėnimin e kultit tė Stalinit. “PK e BS e dėnoi me tė drejtė kultin e individit tė krijuar pėr J.V. Stalinin nė vitet e fundit tė aktivitetit e tė jetės sė tij dhe qė i solli kaq dėme Bashkimit Sovjetik... Marksizėm-Leninizmi nuk e mohon rolin e individėve nė histori... por kur individėt e shquar, duke e vėnė veten mbi masat, fillojnė e shkėputen prej tyre, atėherė krijohen kushte pėr gabime qė dėmtojnė rėndė masat”, shkruan Enver Hoxha. Dhe mė tej gjuha kundėr ish-mikut tė tij ashpėrsohet: “Duhet thėnė se J.V. Stalini nė njė kohė, pasi PK e BS e populli sovjetik arritėn fitore tė mėdha, qė ēuan nė triumfin e socializmit, filloi ta vinte veten mbi partinė e popullin, tė largohej nga masat dhe kėshtu u bėnė gabime, qė i kushtuan shumė popullit sovjetik dhe ēėshtjes sė socializmit”. Por Enver Hoxha nuk mjaftohet me kaq. Ai nė mėnyrė krejt tė rrezikshme pėr veten e sjell linjėn e Kongresit tė 20 nė terrenin shqiptar, madje i fton tė pakėnaqurit tė flasin pa frikė: “Nė dėnimin qė Kongresi i 20 i bėri i kultit tė individit, nė kritikėn e hapur dhe tė guximshme qė u bėri dėmeve tė tij, PK e BS dhe tė gjitha partitė komuniste e punėtore tė sė gjitha vendeve nxjerrin konkluzione me rėndėsi praktike... pėr Partinė e vendin tonė ato (kėto konkluzione tė Kongresit tė 20. red.) janė njė ndihmė shumė e madhe”. Nė tė njėjtėn linjė Enver Hoxha pranon edhe se nė tė kaluarėn, nė kuadėr tė rishikimit tė veprimeve tė Partisė nėn dritėn e Kongresit tė 20, janė bėrė gabime. “Nė mjaft raste janė dhėnė dėnime me akuza tė fryra, sidomos nė periudhėn deri nė Kongresin e Parė tė Partisė sonė...”, shkruan Enver Hoxha duke shtuar se “Partia i ka dėnuar pėrpjekjet pėr tė vėnė Sigurimin e Shtetit mbi Partinė, pėr tė vendosur metoda policeske nė parti dhe pėr tė shkelur tė drejtat e qytetarėve duke kryer arbitraritete, persekutime e dėnime pavend”.
Peshqit nė rrjetė
Pikėrisht pasi lexojnė kėtė shkrim tė Enver Hoxhės tė botuar nė “Zėri i Popullit”, njė numėr delegatėsh tė Konferencės sė Tiranės shpėrthyen nė akuza pėr mungesėn e demokracisė nė radhėt e krerėve mė tė lartė tė Partisė sė Punės, u bėnė kėrkesa pėr rishikimin e gjithė linjės sė saj, pėr rishikimin e vendime tė shpejtuara dhe tė paarsyetuara ndaj kolegėve tė akuzuar nė bazė tė provave tė pamjaftueshme etj. Dhe sipas dėshmitarėve tė Konferencės, gjithēka ishte e provokuar nga vetė Enver Hoxha me anė tė shkrimit nė “Zėri i Popullit”. Mė tej, vazhdimi ėshtė i njohur. Situata konsiderohet si e dalė jashtė kontrollit, Enver Hoxha kthehet me urgjencė nga Vlora, ku ishte me pushime dhe kryengritėsit vihen me shpatulla pėr muri po nė tė njėjtėn Konferencė. Si rezultat pati njė valė dėnimesh me burg dhe kryesisht me internim tė sė konsideruarve ideatorė dhe kryengritės. Pėr fat tė mirė, nėn tė njėjtėn linjė tė ideve tė Kongresit tė 20, mbase si nė asnjė rast tjetėr tė ngjashėm, Enver Hoxha nuk urdhėroi ekzekutime. Pėr ēudi shkrimi i Enver Hoxhės nė faqen e parė tė “Zėrit tė Popullit” i datės 14 prill 1956 nuk u pėrmend mė kurrė nga askush. Po tė shfletosh tė njėjtėn gazetė, edhe nė datat e mėvonshme, deri nė fund tė sė njėjtit muaj, nuk shkruhet mė asnjė fjalė pėr Konferencėn e Tiranės, problemet e saj, po kėshtu asnjė fjalė pėr udhėzimet apo linjėn e re tė Kongresit tė 20. Me kalimin e kohės dara u shtrėngua, sipas “udhėzimeve tė Partisė”, Kongresi i 20-tė dhe idetė e tij u lanė nė harresė, ndėrsa Stalini rifitoi pozitat e dėmtuara. Dhe kuptohet qė askush, sa ishte Enver Hoxha gjallė, nuk e kujtoi, nuk e pėrmendi, kėtė shkrim qė vinte shumė nė pikėpyetje palėkundshmėrinė e vijės sė ndjekur prej kreut tė Partisė sė Punės ndaj Stalinit dhe figurės sė tij.



neser do te lexoni

Rrėfimi i Ihsan Budos pėr Konferencėn e Tiranės.
“Atmosfera e krijuar nė sallė dhe pėrmbysja e situatės nga delegatėt qė kėrkonin katarsis”
“Kthimi i Enver Hoxhės dhe manovrat e tij pėr tė marrė nė duar situatėn”
“Strategjia e Enver Hoxhės pėr tė goditur ‘rebelėt’”
“Burgu dhe internimet. Si zbulova se nė Konferencė gardistė tė armatosur kishin urdhėr tė na vrisnin nėse u bėhej shenjė”.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi