ILIRIADA PORTAL

Kartat, Berisha pranon kėrkesat e Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20012009

Mesazh 

Kartat, Berisha pranon kėrkesat e Ramės




Kartat, Berisha pranon kėrkesat e Ramės

Kreu i PS lėshon alarmin pėr manipulimin e zgjedhjeve: Tė pajisen mė parė 750 mijė shtetasit pa pasaportė. Kryeministri, Nishanit: Zbatoni propozimet


Kreu i opozitės lėshon alarmin e manipulimit tė zgjedhjeve, ndėrkohė qė Kryeministri ka marrė menjėherė parasysh kėrkesėn e Ramės. Ndonėse tė shqetėsuar pėr standardet e zgjedhjeve parlamentare tė qershorit, Sali Berisha dhe Edi Rama u duk dje se u morėn vesh mirė nė distancė. Teksa lideri i opozitės parashtroi njė sėrė kėrkesash pėr qeverinė, kreu i kėsaj tė fundit "hapi derėn", duke urdhėruar Ministrinė e Brendshme tė zbatojė porositė. Arritja e standardeve dhe garancia pėr njė proces tė ndershėm zgjedhor mė 28 qershor duket se ka mobilizuar dy aktorėt kryesorė tė politikės.

Opozita

"Nė emėr tė opozitės shpreh sot shqetėsimin shumė serioz pėr organizimin dhe mbarėvajtjen e procesit tė pėrgatitjes sė zgjedhjeve tė 28 qershorit nga ana e qeverisė shqiptare", tha Rama. Sipas tij, njė analizė e thjeshtė e ecurisė sė deritanishme tė procesit, si dhe njė sėrė tė dhėnash tė konfirmuara edhe zyrtarisht nga Ministria e Brendshme, flasin pėr njė situatė vėrtet aspak optimiste. Rama kėmbėnguli se nuk ėshtė pastruar ende regjistri kombėtar i gjendjes civile, i cili, sipas versionit zyrtar tė qeverisė, pėrmban ende mbi 100 mijė publikime. "Ndėrkohė qė ky proces, sipas vetė angazhimeve publike tė qeverisė, duhet tė kishte pėrfunduar nė korrikun e vitit 2008, pastaj nė shtatorin e vitit 2008 dhe pastaj nė dhjetorin e vitit 2008", tha Rama. Teksa konstatoi se me njė regjistėr nė kėtė gjendje mund tė kemi gjithēka, por jo lista tė rregullta zgjedhėsish, qė janė bazė e domosdoshme pėr zgjedhje tė lira e tė ndershme. Nga ana tjetėr, shtoi Rama, nė mė pak se 5 muaj nga nisja zyrtare e fushatės zgjedhore nuk ėshtė shpėrndarė asnjė kartė identiteti, ndėrkohė qė ecuria e deritanishme e procesit tė aplikimit tė qytetarėve pėr marrjen e kėtyre kartave tregon qartėsisht se qeveria nuk ka as plan, as kalendar dhe as objektiva tė qartė e tė bazuar nė kushtet e kohės sė mbetur deri mė 28 qershor. "Quajmė absolutisht tė domosdoshme ngritjen e njė komisioni parlamentar ‘ad hoc‘ qė tė monitorojė procesin e pėrgatitjes sė infrastrukturės zgjedhore dhe tė ushtrojė kontrollin e posaēėm tė Parlamentit mbi strukturat qendrore e vendore", propozoi Rama.

Kryeministri

Kryeministri Berisha i hap derėn ēdo kėrkese tė bėrė nga kreu i Partisė Socialiste, Edi Rama, pėr njė proces zgjedhor transparent. Shefi i qeverisė porositi dje ministrin e Brendshėm, Bujar Nishani, pėr tė qenė i gatshėm ndaj ēdo propozimi qė do tė vijė prej kampit rozė lidhur me zgjedhjet e qershorit 2009. Sakaq, Kryeministri Berisha ftoi kryetarin e PS-sė, Edi Rama, qė tė bashkėpunojė pėr tė ndėrtuar njė komision zgjedhor me kredibilitetin mė tė lartė. "Ftoj opozitėn tė ushtrojė tė gjithė kontrollin qė dėshiron mbi pėrgatitjet pėr procesin zgjedhor. Ne do ta konsideronim kontrollin e saj kontribut tė madh. Nuk kemi asnjė qėllim, vetėm njė proces dinjitoz zgjedhor", u shpreh Berisha. Ai shtoi se ėshtė informuar se kryetari i opozitės ka kėrkuar vendim qeverie pėr pasaportat ekzistuese. "Unė do tė autorizoj Ministrinė e Brendshme qė menjėherė tė vendosė kontaktet me ta. Ēdo lloj propozimi qė opozita e gjykon dhe qė i shėrben transparencės e kompletimit mė tė mirė tė procesit ne jemi tė hapur. Ne duam qė ēdo forcė politike tė gjejė veten e vet nė kėtė proces. Nuk kemi asgjė pėrjashtuese nė kėtė proces", shtoi Berisha. Zgjedhjet e afėrta parlamentare ishin njė tjetėr temė pėr tė cilėn Kryeministri Berisha ftoi opozitėn tė kontrollojė procesin pėrgatitor dhe ofroi konsensusin pėr ngritjen sa mė parė tė KQZ-sė sė re.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17175
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kartat, Berisha pranon kėrkesat e Ramės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 1:56 pm nga ADMIN

Mirekuptimi dhe bashkpunimi ndermjet qeveritareve ,eshte e vetmja rruge qe ju jep shans popullit qe te kemi zgjedhje te lira ,nuk diskutohet duke pasur parasyshe mendimet e ndryshme qe ata kane per te ardhmen e Shqiperise,respekti mbi te gjitha ,me kundershto ,me qorto ,por mos me ofendo ,kete duhet qe ta mesojne qeveritaret tane qe te i japin popullit shqiptar ata qe i takon ,demokracine e vertete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 3:01 pm nga lidabica

Shume dakort,kjo eshte Qeveria e Djathte e Konsensevet Very Happy .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 3:55 pm nga ad

Nuk humb asgje Berisha pse mban kte qendrim, perkundrazi fiton pike.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 5:52 pm nga ilda

po pikerisht logjikon aq shume ai sa qe po ne favor te tij te jete....mgjth pranimin e kerkesave te rames....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Jan 20, 2009 6:03 pm nga shqiptari

Per mu ben shum mire. Reforma zgjedhore eshte bere sipas kerkesave te PS neqofte se ky ligj deshton ateher deshton platforma e PS dhe jo e te djathtes. Nga ana tjeter nuk ka pse te krijohen konflikte te kota aq me teper ne prag te hyrjes ne NATO.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi