ILIRIADA PORTAL

Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardė lekė tė shqiptarėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21012009

Mesazh 

Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardė lekė tė shqiptarėve





Prej 2 javėsh Gazeta Sot po dekonstrukson tė gjithė strukturėn e
veprimtarisė finaciare kriminale tė Soros nė Shqipėri nėpėrmjet Fondacionit “Jofitimprurės” Besa. Sot do tė fillojmė tė tregojmė se si iu dhuruan paratė e shqiptarėve Sorosit. Ajo qė tė bėn mė shumė pėrshtypje ėshtė se po tė shohėsh dhurimet dhe lehtėsimet qė shteti shqiptar i ka dhėnė Soros nė Shqipėri, janė unike dhe organizatat jofitimprurėse nuk kanė pasur tė gjitha bashkė kurrė njė suport kaq tė madh qeveritar.
Nė vitin 1999, Qeveria Shqiptare i transferoi 309,864,911.50 L (mbi 3 milionė dollarė) asete tė Fondit Shqiptar tė Zhvillimit (institucion shtetėror) Fondacionit Besa. Sipas marėveshjes sė lidhur nė dt. 20 Maj 1999, kur shteti shqiptar ishte i gjithi nė dispozicion tė kulmit tė krizės kosovare, Soros arriti t’I ēvasė me njė veprim tė vetėm 3 milionė dollarė nė njė kohė qė shteti shqiptar kishte mė shumė nevojė se kurrė pėr mbėshtetje financiare.
Nė atė kohė tė gjithė institucionet ndėrkombėtare dhe organizatat jo-fitimprurėse sillnin para nga jashtė brenda, Soros arrinte qė paratė e shtetit shqiptar tė kalonin nga brenda jashtė pėr pėrfitim tė Soros. Elementi mė i interesant i kėsaj shumė ėshtė fakti qė ajo ishte vetė njė kredi e shtetit shqiptar qė i ishte dhėnė nga Banka Botėrore, para tė cilat bashkė me interesat kanė vite qė po i paguajnė shqiptarėt. 3 milionė dollarėt qė shteti shqiptar ia kishte marrė nė formė kredie Bankės Botėrore, pėr Fondin Shqiptar tė Zhvillimit nė kthim ka arritur vlerėn e 7 milionė dollarėve pasi kėto para shteti ka disa vite qė po ia rikthen Bankės Botėroree nga fondet e veta. Ky dėm prej 7 milionė dollarėsh qė i bėhet shtetit shqiptar ėshtė vetėm njė pjesė e vogėl e dėmit total qė i ėshtė bėrė shtetit shqiptar, taksapaguesve shqiptarė, por edhe shteteve tė huaja dhe taksapaguesve tė huaj, paratė e tė cilėve po grabiten nga Soros gjatė proēesit tė paligjshėm tė kalimit tė Fondacionit “Jofitimprurės” Fondi Besa nė biznesin “Fondi Besa” Sh.a. dhe transferimit tė tij sorosian nė Fondacionin tjetėr Albanian Besa Capital.
Nė vendimin e Kėshillit tė Ministrave Nr. 207, date 28.4.1999, “Per ndarjen dhe ristrukturimin institucional te Fondit te Zhvillimit Shqiptar”, pika 4, thuhet “Te transferoje veprimtarine, asetet fikse ne forme granti, fondin e kredise ne formen e blerjes, sipas termave te zbatuara nga Banka Boterore (Nese pas nje periudhe 4- vjecare do te arrihet realizimi i te gjithe treguesve te percaktuar ne marreveshje, ky fond do te kaloje si kontribut i qeverise shqiptare, ne formen e grantit ne fondacionin "Besa ") nga departamenti i kredise urbane te FZHSH-se te fondacioni "Besa", sipas marreveshjes, qe do te lidhet per kete qellim ndermjet Ministrise se financave, FZHSH-se dhe fondacionit "Besa". Forma dhe menyra e monitorimit te treguesve percaktohet ne kete marreveshje.”
Po ashtu, nė tė njėjtin material tregohet edhe rruga qė do tė ndiqet:
“5. Veprimtaria dhe asetet fikse te departamentit te mbeshtetjes veterinare te FZHSH- se, t'i transferohen nje organizate joqeveritare, me te njejten natyre veprimtarie, sipas nje marreveshjeje, qe do te lidhet per kete qellim, ndermjet Ministrise se financave, FZHSH-se dhe OJQ-se. Transferimi i aseteve fikse te behet ne forme granti.
6. Transferimi faktik i veprimtarive dhe i aseteve, ne te gjitha rastet e mesiperme, te behet vetem pas vleresimit te tyre nga nje kontroll financiar i pavarur .
7. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregtise dhe Fondi i Zhvillimit Shqiptar per ndjekjen dhe zbatimin e ketij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
KRYEMINISTRI
Pandeli Majko”

Pas 4 vjetėsh, (1999 – 2003), duke qenė se Fondacioni i Soros i menaxhoi “shumė mirė” paratė e shtetit, (megjithėse nė tė vėrtetė u ndėshkua nga shteti shqiptar pėr evasion fiskal dhe raportimet i bėnte si tė donte vetė) tė gjitha asetet iu falėn Soros nė formėn e grantit duke iu referuar pikės 4: “Nese pas nje periudhe 4- vjecare do te arrihet realizimi i te gjithe treguesve te percaktuar ne marreveshje, ky fond do te kaloje si kontribut i qeverise shqiptare, ne formen e grantit ne fondacionin "Besa ".
Ky fond shėrbeu vetėm si kapital fillestar pėr veprimtarinė financiare kriminale tė Fondacionit Besa sepse Besa nėpėrmjet mbėshtetjes sė Qeverisė Shqiptare ka arritur qė tė thithė nga institucionet ndėrkombėtare paratė e destinuara pėr shqiptarėt nė njė vlerė prej 12 milionė dollarėsh. Dhe kėtu nuk parashikohet shifra qė shteti shqiptar vazhdon tė paguajė nė formėn e interesave institucioneve ndėkrombėtare tė cilave iu ka marrė kreditė qė i ka falur Soros
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ja mekanizmi se si Soros grabiti 3 miliardė lekė tė shqiptarėve :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Jan 21, 2009 2:01 pm nga ILIRI

Hipokrizia Soros dhe Veliaj pėr tė mbrojtur skemėn Besa

Rrjeti Soros qė ka kryer evazion fiskal kėrkon pėrjashtim nga taskat

Qeveria shqiptare nė ndryshimet e vitit tė kaluar nė legjislacionin fiskal, takson me 20% grantet dhe sponsorizimet.
Pėr kėtė qėllim G99 dhe rrjeti Soros nė Tiranė kanė disa kohė qė po protestojnė “pėr tė mirėn e shoqatave”. Ajo qė tė bie mė shumė nė sy nė reagimet e Rrjetit Soros dhe tė Grupimit Politik sorosian G99, ėshtė pikėrisht “kujdesi” i tyre pėr tė mbrojtur interesat e sektorit joqeveritar shqiptar.
Siē dihet mirė tashmė nė shoqėrinė civile, organizatat joqeveritare kanė vite qė ndodhen nė krizėn mė tė thellė financiare qė kanė qenė ndonjėherė si pasojė e monopolizimit tė plotė tė tregut tė donacioneve dhe donatorėve nga spinoff-et e Soros nė Tiranė. Rreth 7 milionė dollarė nė vit tė destinuara nga komuniteti ndėrkombėtar si ndihma pėr shoqėrinė civile thithen nga 12 organizata tė Sorosit dhe kjo ka sjellė rrėnimin e tė gjithė kapaciteteve njerėzore dhe materiale tė 17 vjet histori tė rrjetit tė shoqėrisė civile nė Shqipėri. Plani i vjetėr i Soros nė vitet e fundit ka dhėnė rezultatet e para tė kontrollit tė gjithė sektorit tė shoqėrisė civile nga spekulanti i madh i bursės globale George Soros. Sot, sektori i shoqėrisė civile prezantohet nga njerėzit e tij tė cilėt e kanė pėrdorur dhe e pėrdorin shoqėrinė civile si njė armė pėr tė mbrojtur spekulacionet e Soros nė financat shqiptare.
Janė dhjetra milionė dollarė qė Soros ka fituar nė Shqipėri nėpėrmjet spekulacioneve korruptive nė financat shqiptare dhe me ndihmat e ndėrkombėtarėve. Dhe ajo qė tė bie mė shumė nė sy ėshtė se mekanizmi i fitimit realizohet pikėrisht duke u fshehur pas konceptit jo-fitimprurės, si pasojė e avantazheve tė mėdha fiskale dhe shfrytėzimit tė minierės sė arit tė donacioneve ndėrkombėtare pėr Shqipėrinė.
Spinoff-et e Soros nė Shqipėri, realizojnė fitime tė mėdha pėr llogari tė interesave tė Soros dhe e gjitha kjo ndodh nė errėsirė tė plotė dhe nėpėrmjet kapjes sė shtetit dhe medias. Rasti i denoncuar kėto ditė nga Gazeta Sot i spekulacionit tipik sorosian me 3 Besa-t e Soros ku vetėm nė vitet 2009-2011 paraja qė pėrvetėsohet nga Soros ėshtė mbi 100 milionė dollarė, tregon pikėrisht se ēfarė lojėrash tė ndyra po luan Soros nė emėr tė shoqėrisė civile nė Shqipėri.
Patetizmat e oficerit tė vogėl sorosian Erion Veliaj i cili fshihet pikėrisht nėn juridiksionin e njė OJFje pėr tė realizuar financime tė paligjshme pėr formacionin e tij politik duke u fshehur pas transferave online tė biznesit Mozaik Sh.p.k., ėshtė njė rast tipik sorosian qė tregon se si po keqpėrdoren termat “organizata jofitimprurėse” nga njerėzit e Soros nė Tiranė.
Rasti i pėrdorimit tė fondacioneve pėr tė realizuar fitime prej qindramiliona dollarėve nga George Soros, ėshtė njė motiv i fortė qė strukturat dhe spinoff-et e tij nė Tiranė tė dalin si avokat tė shoqatave shqiptare. Hipokrizia e tyre nuk ka tė sosur dhe njė rast tipik ka ndodhur nė shtator 2007.
Nė kuadrin e njė programi tė realizuar nga vetė Fondacioni Soros kundėr informalitetit tė biznesit, “Dialog i shoqėrisė civile me qeverinė pėr reduktimin e informalitetit”, nė Raportin e Soros pėr vitin 2007, thuhet:
“Organizatat partnere tė Rrjetit tė Shoqėrisė sė Hapur pėr Shqipėrinė (NOSA), nė bashkėveprim me qeverinė shqiptare, organizuan njė takim tė pėrbashkėt ku u dialogua mbi informalitetin dhe nevojėn pėr reduktimin e tij. Organizatorėt vėrejnė se dukuria e informalitetit shtrihet nė shumė fusha dhe kryerja e njė reforme anti-informalitet do tė kėrkonte njė marrėveshje tė gjerė politike qė tė sigurojė vazhdimėsi dhe qė tė mos ndėrpritet nga mandatet qeverisėse. Pėr reduktimin e informalitetit organizatorėt sugjerojnė rritjen e performancės sė tėrė sistemit ekonomik e shoqėror nė vend duke zbatuar rigorozisht ligjin si dhe me pėrmbushjen e detyrimeve pėrkatėse nga biznesi, administrate shtetėrore dhe drejtėsia.”
Vetėm 2 muaj mė parė se Soros tė organizonte kėtė aktivitet, Fondacioni Besa i Soros filloi tė jepte kredi dhe vazhdon edhe sot nė vlera prej dhjetra miliona dollarėsh. Nėse ka njė strukturė informale nė Shqipėri kjo quhet Fondacioni Besa dhe sasia e parave qė qarkullon nė rrugė informale ka arritur njė shifėr tė frikshme qė tė kujton vetėm kohėn e piramidave tė Sudes, Cenaj, Gjallica dhe Vefa. Pikėrisht nė kulmin e informalitetit me dhjetra miliona dollarė, Soros organizonte tryeza me qeverinė kundėr informalitetit! Kjo ėshtė e rėndė dhe neveritshme. Ēdo hipokrizi ka limitet e veta por nė Shqipėri ēdo gjė mund tė ndodhė.
Erion Veliaj u shpreh nė takimin me shoqėrinė civile pėr kėtė qėllim tė thirrur nga G99 nė Hotel Rogner me paratė e Soros, se “Evazioni fiskal nga ana e disa organizatave tė pandershme nuk mund tė luftohet duke dėnuar nė mėnyrė kolektive gjithė sektorin e shoqėrisė civile. Veliaj citoi shprehjen e njė drejtuesi tė njė OJF qė shpjegonte se “pyll pa derra nuk ka, por pėr tė gjetur derrat s’mund tė djegim gjithė pyllin”. Kėto fjalė i thotė pikėrisht Erion Veliaj, vlera e evazionit fiskal deri mė tani e tij me shokė ka arritur nė qindra e qindra miliona lekė duke u bėrė rast i veēantė pėr studim. Vetėm vėllai i tij nėpėrmjet shoqatės “jofitimprurėse dhe kulturore” Fshati Urban, tė cilėn e krijuan gjoja pėr tė mbėshtetur arstistėt e rinj, bėri biznes me vulėn e shoqatės me kompani duhani, kompani bastesh, firma private nė vlera tė mėdha financiare duke e bėrė kėshtu shoqatėn e vet rast tipik pėr hetim tatimor pėr evasion fiskal. Biznesi tjetėr i Velisė me shokė qė faturon paratė e Velisė, “C&PR Production” ka faturuar qindra miliona lekė tė Velisė duke u regjistruar si biznes i vogėl duke pėrdorur fatura tė paligjshme.
Ligji pėr tatimin e shoqatave duket se ka motive tė forta nga Qeveria por siē thotė vetė Veliaj “pyll pa derra nuk ka, por pėr tė gjetur derrat s’mund tė djegim gjithė pyllin”.
Prandaj dhe Qeveria duhet tė fillojė urgjentisht tė merret me “derrat” qė po abuzojnė nė vlera miliona eurosh nėn siglėn “Organizata Jo-Fitimprurėse”

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi