ILIRIADA PORTAL

Epoka e pėrgjegjėsisė pėr vete, kombin dhe botėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21012009

Mesazh 

Epoka e pėrgjegjėsisė pėr vete, kombin dhe botėn




Fjalimi i plote i presidentit te pare me ngjyre ne SHBA, Barak Obama, dje ne ceremonine solemne
Bashkatdhetarėt e mi!
Qėndroj sot para jush me respektin pėr detyrėn qė kemi pėrpara, mirėnjohės pėr besimin qė mė keni dhėnė, i vetėdijshėm pėr sakrificat qė kanė bėrė paraardhėsit tanė. Falėnderoj presidentin Bush pėr shėrbimin e tij ndaj vendit, si dhe pėr bujarinė dhe bashkėpunimin e tij gjatė gjithė kėtij tranzicioni.
Dyzet e katėr amerikanė e kanė bėrė kėtė betim presidencial. Fjalimet janė mbajtur gjatė periudhave tė intensifikimit tė begatisė dhe kohėve tė paqes sė qėndrueshme. Megjithatė, hera-herės, betimi ėshtė bėrė edhe nė kohė stuhish tė ashpra. Nė kėto momente Amerika ka ēarė pėrpara, jo vetėm si rezultat i aftėsive tė atyre qė kanė mbajtur kėtė post tė lartė, por sepse ne, populli, kemi pasur besim nė idealet e paraardhėsve tanė dhe dokumentet e themelimit tonė. Kėshtu ka qenė. Kėshtu duhet tė jetė pėr tė gjithė brezat e amerikanėve. Qė ne jemi tani nė mes tė krizės, kjo ėshtė mjaft e qartė. Vendi ynė ėshtė nė luftė kundėr njė rrjeti tė gjerė dhune dhe urrejtjeje. Ekonomia jonė ėshtė dobėsuar sė tepėrmi si pasojė e etjes sė pakontrolluar pėr fitime dhe papėrgjegjėsisė qė kanė treguar disa, por gjithashtu edhe pėr shkak tė dėshtimit tonė kolektiv pėr tė bėrė zgjedhje tė vėshtira dhe pėr ta pėrgatitur vendin pėr njė epokė tė re. Shtėpitė janė humbur, punėt janė pakėsuar, bizneset janė mbyllur. Shėrbimi ynė shėndetėsor ėshtė shumė i kushtueshėm, shkollat tona kanė lėnė shumė tė zhgėnjyer dhe ēdo ditė sjell tė dhėna tė mėtejshme se mėnyrat si ne e pėrdorim energjinė i shėrbejnė forcimit tė kundėrshtarėve tanė dhe kėrcėnojnė planetin tonė. Kėta janė tregues tė krizės, sipas zėrave dhe statistikave. Mė pak e matshme, por jo mė pak e rėndėsishme, ėshtė humbja e besimit nė mbarė vendin, njė frikė ngacmuese se rėnia e Amerikės ėshtė e pashmangshme dhe se brezi ynė i ardhshėm duhet tė ulė standardin. U them sot se sfidat qė kemi pėrballė janė reale. Ato janė serioze dhe tė shumta. Ato nuk do tė kapėrcehen lehtė ose gjatė njė harku tė shkurtėr kohor. Por, Amerikė, duhet ta dish se ato do tė kapėrcehen. Ne jemi mbledhur, sepse kemi zgjedhur shpresėn ndaj frikės, bashkimin pėr njė qėllim ndaj konfliktit dhe mospajtimeve.
Kėtė ditė ne proklamojmė fundin e etjes sė papėrmbajtur pėr fitim dhe premtimeve false, justifikimeve dhe demagogjisė sė demoduar, qė pėr njė kohė shumė tė gjatė i kanė mbytur politikat tona.
Ne mbetemi njė vend i ri, por, sipas fjalėve tė Biblės, ka ardhur koha pėr tė lėnė mėnjanė sjelljet fėmijėrore. Ka ardhur koha tė riafirmojmė shpirtin tonė tė fuqishėm, tė zgjedhim njė histori mė tė mirė, tė ēojmė pėrpara atė dhuratė tė ēmuar, atė ide fisnike, tė trashėguar nga brezi nė brez: Premtimin e Zotit se tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė, tė gjithė janė tė lirė dhe tė gjithė meritojnė shansin tė jenė plotėsisht tė lumtur. Duke riafirmuar madhėshtinė e vendit tonė, ne e kuptojmė se madhėshtia nuk ėshtė kurrė dhuratė. Ajo duhet fituar. Rrugėtimi ynė nuk ka qenė kurrė i lehtė dhe me kėrkesa minimale. Nuk ka qenė rrugėtimi i tė dobėtit, i atyre qė zgjedhin argėtimin ndaj punės, ose qė pėrpiqen vetėm pėr kėnaqėsinė qė jep pasuria dhe fama. Por kanė qenė ata qė kanė marrė parasysh rreziqet, ata qė kanė sakrifikuar, ata qė kanė krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra qė kanė punuar rėndė, pa rėnė nė sy, qė na kanė ēuar pėrpara nė rrugėn e vėshtirė drejt begatisė dhe lirisė. Pėr ne, ata morėn me vete pak sende dhe udhėtuan pėrmes oqeaneve nė kėrkim tė njė jete tė re.
Pėr ne, ata iu drejtuan Perėndimit, kapėrcyen vėshtirėsitė dhe punuan tokėn e fortė. Pėr ne, ata luftuan dhe dhanė jetėn, nė vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahn.
Kėta burra dhe gra u pėrpoqėn, sakrifikuan dhe punuan pa pushim, derisa duart u zunė kallo, qė ne tė mund tė gėzonim njė jetė mė tė mirė. Pėr ta Amerika qėndronte mbi ambiciet tona personale, mbi origjinėn tonė tė ndryshme, mbi pasurinė apo grupimet.
Nė kėto gjurmė ne vazhdojmė sot. Ne vazhdojmė tė jemi vendi mė i begatė dhe mė i fuqishėm nė botė. Punonjėsit tanė nuk janė mė pak produktivė tani sesa para se tė fillonte kriza. Mendjet tona nuk janė mė pak krijuese, mallrat dhe shėrbimet tona janė po aq tė nevojshme sa ē’ishin para njė jave, njė muaji, njė viti. Aftėsitė tona nuk janė pakėsuar. Por koha pėr tė ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes sė interesave tė ndryshme, e shtyrjes sė vendimeve tė pakėndshme ka kaluar. Duke filluar qė sot, duhet tė ngrihemi, tė lėmė mėnjanė plogėshtinė dhe tė fillojmė pėrsėri punėn e rindėrtimit tė Amerikės. Sepse, ngado t’i hedhim sytė, ka punė pėr tė bėrė. Gjendja e ekonomisė kėrkon ndėrhyrje tė guximshme dhe energjike dhe ne do tė veprojmė, jo vetėm pėr tė hapur vende pune, por pėr tė vėnė themele tė reja pėr zhvillim. Do tė ndėrtojmė rrugėt dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale qė mbėshtesin tregtinė dhe na lidhin me njėri-tjetrin. Do ta rikthejmė shkencėn nė vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugėn mrekullive tė teknologjisė pėr tė rritur cilėsinė e kujdesit shėndetėsor dhe pėr t’ia ulur atij koston. Ne do tė pėrdorim energjinė diellore, erėn dhe tokėn pėr makinat dhe fabrikat tona, si edhe do t’i transformojmė shkollat dhe universitetet tona pėr tė plotėsuar kėrkesat e epokės sonė tė re. Ne mund t’i bėjmė tė gjitha kėto. Dhe do t’i bėjmė tė gjitha.
Ka nga ata qė i vėnė nė pikėpyetje ambiciet tona, qė thonė se sistemi ynė nuk i pėrballon dot kaq shumė plane tė mėdha. Kujtesa e tyre ėshtė e shkurtėr. Sepse e kanė harruar atė qė ka bėrė ky vend; se ēfarė mund tė realizojnė burrat dhe gratė, kur imagjinata pėrdoret pėr njė qėllim tė pėrbashkėt dhe kur nevoja kthehet nė kurajė. Ajo qė cinikėt nuk e kuptojnė ėshtė se toka nėn kėmbėt e tyre ka lėvizur, se argumentet e vjetra politike qė na kanė konsumuar pėr njė kohė kaq tė gjatė nuk vlejnė mė. Pyetja qė shtrojmė sot ėshtė jo nėse qeveria jonė ėshtė shumė e madhe, apo shumė e vogėl, por a funksionon, nėse ndihmon familjet tė gjejnė punė tė mira, nėse siguron kujdes shėndetėsor tė pėrshtatshėm, nėse mundėson njė pension me dinjitet. Nėse pėrgjigjja ėshtė po, duhet tė bėjmė pėrpara, nėse pėrgjigjja ėshtė jo, ato programe duhet tė eliminohen. Dhe ata qė menaxhojnė paratė e publikut, do tė mbahen pėrgjegjės, tė shpenzojnė me kujdes, t’i ndryshojnė prirjet e gabuara dhe t’i bėjmė bizneset tona hapur, sepse vetėm ashtu mund tė rikthejmė besimin vital mes njerėzve dhe qeverisė sė tyre. Nuk ekziston para nesh ēėshtja nėse tregu ėshtė njė forcė pėr mirė apo pėr keq. Fuqia e tij pėr tė gjeneruar mirėqenie dhe pėr tė zgjeruar liritė ėshtė shumė e madhe, por kjo krizė na kujtoi se pa njė sy kritik, tregu mund tė dalė jashtė kontrollit - dhe njė komb nuk mund tė ecė pėrpara, nėse ai do tė favorizojė vetėm tė pasurit. Suksesi i ekonomisė sonė ėshtė varur gjithmonė, jo vetėm nga masa e Prodhimit tonė tė Brendshėm Bruto, por edhe nga prosperiteti, nga aftėsia jonė pėr zgjerimin e mundėsive pėr ēdo njeri qė ka dėshirė - jo jashtė bamirėsisė, por sepse ajo mbetet rruga e vetme pėr tė mirėn tonė tė pėrbashkėt. Pėr sa i pėrket mbrojtjes tonė tė pėrbashkėt, ne hedhim poshtė si false zgjedhjen mes sigurisė dhe idealeve tona. Themeluesit e Kombit tonė pėrballuan vėshtirėsitė qė ne as mund t’i imagjinojmė, ata hartuan njė Kartė pėr tė garantuar sundimin e ligjit dhe tė drejtat e njeriut, njė Kartė qė i ka rrėnjėt nė gjakun e brezave. Ato ideale ende hedhin dritė mbi botėn dhe ne nuk do tė heqim dorė prej tyre, pėr pėrfitime tė ēastit. Prandaj, gjithė njerėzit dhe qeveritė, qė po na ndjekin sot, nga kryeqytetet mė tė mėdha e deri te fshati i vogėl ku lindi babai im, ta dinė se Amerika ėshtė mikja e ēdo vendi dhe ēdo burri, gruaje dhe fėmije, qė pėrpiqen pėr njė ardhme nė paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati pėr tė udhėhequr edhe njėherė. Mos harroni, se brezat e mėparshėm u pėrballėn me fashizmin dhe komunizmin, jo vetėm me raketa dhe tanke, por me aleancat dhe bindje tė qėndrueshme. Ata e kuptuan se vetėm pushteti nuk mund tė na mbrojė dhe as na jep tė drejta tė bėjmė si tė duam. Ata e dinin se fuqia jonė shtohet pėrmes pėrdorimit tė kujdesshėm, siguria jonė buron nga drejtėsia e kauzės sonė, forca e shembullit tonė, modestia dhe pėrmbajtja.
Ne jemi ata qė mbajmė mbi shpatulla kėtė trashėgimi. Tė udhėhequr edhe njėherė nga kėto parime, ne do t’i pėrballojmė kėrcėnimet e reja, qė kėrkojnė pėrpjekje mė tė mėdha, madje edhe bashkėpunim dhe mirėkuptim mė tė madh mes vendeve. Ne do tė fillojmė me pėrgjegjshmėri t’ia lėmė Irakun popullit tė tij dhe tė forcojmė paqen e arritur me sakrifica tė mėdha nė Afganistan. Me miq tė vjetėr dhe ish-armiq, ne do tė punojmė pa u lodhur pėr tė pakėsuar rrezikun bėrthamor dhe do tė pėrpiqemi pėr tė ngushtuar spektrin e ngrohjes globale. Ne nuk do tė bėjmė asnjė apologji pėr mėnyrėn tonė tė jetesės, as nuk do tė heqim dorė nga mbrojtja jonė, dhe pėr ata qė kėrkojnė tė avancojnė qėllimet e tyre duke mbjellė terror dhe duke vrarė njerėz tė pafajshėm, ne u themi se shpirti ynė ėshtė i fortė dhe nuk mund tė thyhet, ju nuk mund tė fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim.
Ne e dimė se mozaiku i trashėgimisė tonė ėshtė forcė dhe jo dobėsi. Ne jemi nė vend tė krishterėsh dhe myslimanėsh, hebrenjsh dhe hindush, si dhe jo-besimtarėsh. Ne jemi formuar nga ēdo gjuhė dhe kulturė qė vjen nga ēdo skaj i botės dhe sepse ne kemi ndjerė shijen e hidhur tė luftės civile dhe ndarjes raciale, dhe kemi dalė nga ai kapitull i errėt mė tė fortė dhe mė tė bashkuar, ne besojmė se urrejtjet e vjetra njė ditė do tė shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do tė zhduken, dhe ndėrkohė qė bota po zvogėlohet, njerėzimi ynė i pėrbashkėt do tė rishfaqet dhe Amerika duhet tė luajė rolin e saj pėr nxitjen e njė epoke tė re paqeje. Botės myslimane i themi se ne kėrkojmė njė rrugė tė re pėrpara, bazuar nė interesat e pėrbashkėta dhe respektin reciprok. Atyre udhėheqėsve tė botės qė pėrpiqen pėr konflikt apo fajėsojnė Perėndimin pėr mangėsitė e shoqėrive tė tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojė pėr ēfarė do tė ndėrtoni dhe jo pėr ēfarė do tė shkatėrroni. Atyre qė mbahen nė pushtet nėpėrmjet korrupsionit dhe mashtrimit, nėpėrmjet shtypjes sė disidencės, u themi se tani qė ju jeni nė anėn e gabuar tė historisė, ne do t’ua zgjatim dorėn, nė qoftė se ju jeni tė predispozuar tė zgjasni dorėn tė parėt. Ndaj vendeve tė varfra tė botės, ne angazhohemi tė punojmė sė bashku pėr lulėzimin e fermave tuaja, pėr ujė tė pijshėm, pėr tė ushqyer njerėzit dhe mendjet e uritura. Dhe atyre vendeve si yni qė gėzojnė relativisht shumė, ne u themi se nuk mund tė jemi indiferentė ndaj vuajtjeve pėrtej kufijve tanė dhe as do tė vazhdojmė tė konsumojmė burimet e botės pa marrė parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet tė ndryshojmė bashkė me tė. Ndėrkohė qė po nisim rrugėn qė kemi pėrpara, ne kujtojmė me mirėnjohje ata amerikanė tė guximshėm qė pikėrisht nė kėto momente patrullojnė nė shkretėtirat dhe malet e largėta. Ata kanė diēka pėr tė na thėnė sot, po ashtu si heronjtė qė prehen pėrjetė nė kodrėn e Arlingtonit. Ne i nderojmė ata, jo vetėm si roje tė lirisė tonė, por sepse ata mishėrojnė shpirtin e shėrbimit, vullnetin pėr tė gjetur diēka mė tė madhe se vetja. Madje, nė kėtė moment, njė moment qė do tė pėrcaktojė njė brez, ėshtė pikėrisht ky shpirt qė duhet tė jetojė te tė gjithė ne. Sepse, sado qė mund dhe duhet tė bėjė qeveria, nė fund tė fundit vendi mbėshtetet te besimi dhe vendosmėria e popullit amerikan. Ajo qė na bėn t’i kapėrcejmė orėt tona mė tė vėshtira, ėshtė mirėsia pėr tė marrė nė shtėpi njė njeri tė panjohur pas shkatėrrimit tė digave, altruizmi i punėtorėve qė pranojnė tė pakėsojnė orėt e tyre tė punės, pėr tė mos lejuar shokėt e tyre tė humbin punėn. Ėshtė guximi i zjarrfikėsve pėr tė hyrė nė njė korridor tė mbushur me tym, por edhe dėshira e njė prindi pėr tė rritur me dashuri njė fėmijė, qė nė fund tė fundit pėrcaktojnė fatin tonė. Sfidat tona mund tė jenė tė reja. Mjetet qė ne pėrdorim pėr t’i pėrballuar ato mund tė jenė tė reja. Por vlerat, nga tė cilat varet suksesi ynė, puna dhe ndershmėria, kuraja dhe drejtėsia, toleranca dhe kureshtja, besnikėria dhe patriotizmi, tė gjitha kėto kanė qenė me ne gjithmonė. Kėto janė tė vėrteta. Kanė qenė forca qė kanė nxitur pėrparimin tonė gjatė gjithė historisė. Ajo qė duhet ėshtė kthimi te kėto tė vėrteta. Ajo qė kėrkohet prej nesh, ėshtė njė epokė e re pėrgjegjėsish, qė ēdo amerikan tė kuptojė se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botės, qė ne nuk i pranojmė me ngurrim, por i marrim pėrsipėr me kėnaqėsi, tė bindur se asgjė nuk e kėnaq mė shumė shpirtin, asgjė nuk i jep mė shumė formė karakterit, sesa pėrmbushja pa rezerva e njė misioni tė vėshtirė. Ky ėshtė ēmimi dhe premtimi i tė qenit qytetar. Ky ėshtė burimi i besimit tonė – vetėdija se Zoti na bėn thirrje t’i japim formė njė fati tė pasigurt.
Ky ėshtė kuptimi i lirisė dhe i kredos sonė – qė i bėn burrat dhe gratė dhe fėmijėt e tė gjitha racave dhe tė gjitha besimeve tė mblidhen nė kėtė festė tė mrekullueshme, dhe pse njė burrė, babait tė tė cilit mė pak se 60 vjet mė parė mund t’i ishte mohuar shėrbimi nė restorant, qėndron sot para jush pėr tė bėrė betimin mė tė shenjtė. Pra, le ta shėnojmė kėtė ditė duke kujtuar se cilėt jemi dhe sa pėrpara kemi ecur. Nė vitin e ditėlindjes sė Amerikės, nė muajin mė tė ftohtė, njė grup i vogėl patriotėsh u mblodh rreth zjarrit qė pėrpėlitej nė brigjet e njė lumi tė akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po pėrparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Nė momentin kur rezultati i revolucionit tonė ishte mė shumė se kurrė nė dyshim, babai i kombit tonė porositi qė kėto fjalė tė lexoheshin para njerėzve: “Ta marrė vesh bota e ardhshme … qė nė zemėr tė dimrit, kur tė vetmet qė mund tė mbijetonin ishin shpresa dhe virtyti, qyteti dhe vendi tė alarmuar nga njė rrezik i pėrbashkėt, u mblodhėn sė bashku pėr t’i bėrė ballė”.
Amerikė! Pėrballė rreziqeve tona tė pėrbashkėta, nė kėtė dimėr tė vėshtirė, le t’i kujtojmė kėto fjalė qė nuk njohin kohė. Me shpresė dhe virtyt, le t’u bėjmė ballė edhe njė herė me guxim rrymave tė acarta dhe t’i kapėrcejmė ēfarėdo stuhish qė tė na rrahin. Le tė rrėfejnė fėmijėt e fėmijėve tanė se, kur ne u vumė nė provė, ne nuk pranuam qė ky udhėtim tė ndėrpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsėm; dhe me sytė nga horizonti dhe me mirėsinė e Zotit mbi ne, ne e ēuam pėrpara kėtė dhuratė tė madhe tė lirisė dhe ia pasuam tė paprekur brezave tė ardhshėm.

* Fjalimi i inaugurimit. Marrė nga VOA


Edituar pėr herė tė fundit nga ILIRI nė Wed Jan 21, 2009 4:21 pm, edituar 1 herė gjithsej
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Epoka e pėrgjegjėsisė pėr vete, kombin dhe botėn :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Jan 21, 2009 2:15 pm nga ILIRI

Uidhers: Biseda ime me Obamen per Shqiperine
Ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Shqiperi, Xhon L. Uidhers ne nje interviste dhene mbreme per TV Klan ne emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ka folur mbi perurimin e Presidentit te 44-t Barak Obama. Uidhers eshte ndalur ne raportet e shtetit me te fuqishem te botes me Shqiperine si dhe ka treguar bisedat qe ka zhvilluar me Obamen dhe mbi informacionet qe kane shkembyer mes tyre.

Z. Ambasador, si mendoni do te jete dita e pare per Presidentin Obama?

Ambasadori Uidhers: Mendoj qe do te jete jashtezakonisht emocionuese si per Presidentin ashtu edhe per popullin e Sh.B.A. Sapo u ktheva nga Uashingtoni dy dite me pare dhe atmosfera atje eshte absolutisht e pabesueshme. Njerezit jane shume te emocionuar per zgjedhjen e Presidentit Obama, shume te emocionuar per rendesine qe kane keto zgjedhje per historine e vendit tone dhe kushdo ka deshiren te jete aty. Edhe dje, kur kryheshin disa prej veprimtarive paraprake e koncerti, e gjithe pjesa qendrore e Uashingtonit qe quhet Moll, ishte e tejmbushur me njerez. Kam shume e shume miq te mite qe po diskutonin dhe me thane qe do ishin aty; nuk e dine si do te arrijne aty sepse do kete shume njerez neper metro e abutobuze...por te gjithe e shohin si nje pike kthese ne histori dhe duan qe te jene aty. Menyra si do ta shprehja une eshte qe perurimi i nje Presidenti te Sh.B.A. ndodh nje here ne kater vjet; perurimi i ketij Presidenti, i Presidentit te pare afro-amerikan, ndodh nje here ne katerqind vjet. Kaq e vecante eshte.

Emocionet e dites se perurimit do te kalojne. Cila mendoni do jete sfida e pare madhore me te cilen do te perballet Obama?

Sfida e pare do te jete afermendsh ekonomia. Mendoj qe rifunksionimi i ekonomise, gjetja e vendeve te punes, rindertimi i te gjithe infrastruktures se Sh.B.A. Keto jane gjera shume te rendesishme qe ai do te duhet t'i ndermarre menjehere. Por, mendoj qe ai ka nje vizion te madh per boten dhe me kete mendoj qe ai do te filloje te rivendose, zhvilloje, dhe perforcoje poziten e Amerikes ne bote. Ka fusha ne te cilat amerikanet, per te qene i sinqerte, nuk kane popullaritetin qe kane pasur dikur. Ka pasur tensione me aleate te vjeter dhe ai do qe ta ndryshoje te gjithe kete. Ai do qe te ndertoje nje strukture bazuar mbi komunikimin, diplomacine, shkembimin e lire te ideve dhe mendoj qe ne themel te gjithe kesaj, ne themel te vizionit te tij eshte nje fjale qe ne e perdorim shume shpesh por qe eshte absolutisht ne zemren e tij si President dhe si qenie njerezore dhe kjo fjale eshte demokraci.

Per Obamen, demokracia eshte ajo qe e krijoi. Ne fjalimet e tij, te cilat jane shume elokuente, ai ka folur se si Amerika, sipas pikepamjes se tij, eshte pikerisht vendi per te, nje person qe ka nje baba qe ka qene student i huaj nga Afrika, nje nene amerikane te bardhe, eshte vendi per mundesi te pakufizuara. Kjo eshte ajo qe po provohet sot. Perseris qe duhet te kuptoni emocionet e fuqishme qe jane cliruar ne Sh.B.A. dhe nga kushdo. Eshte nje koalicion ylberi per nga ngjyrat. Eshte nje koalicion racash, fesh, gjithckaje, njerezish te moshuar e te rinj, te bardhe e zezake, homoseksuale ose jo, te gjithe jane pjese e ketij bashkimi.

Ndoshta, nese jeni te interesuar, nje prej simboleve me te pabesueshme dhe te fuqishme qe do te ndodhe sot eshte qe ky burre sot do te qendroje ne shkallet e nderteses se Kongresit dhe do te beje betimin per postin me te fuqishem ne Amerike, e ndoshta ne bote, ne shkallet e nje ndertese te ndertuar nga sklleverit.

Demokracia eshte motori i madh i ndryshimit. Demokracia eshte motor i mundesive jo vetem per Ameriken por kudo. Dhe pikerisht per kete mendoj qe Obama ka fituar kaq popullaritet, jo vetem per amerikanet, jo vetem krenari te madhe per afro-amerikanet si une, por anembane botes. Emocionet qe ky burre ka gjeneruar anembane botes, per shkak te asaj qe ai do te beje pikerisht sot, tregon qe ka shprese, qe ne thjesht na duhet kuraje per te besuar tek shpresa. Kjo eshte e vertete kudo, edhe ketu ne Shqiperi.

Folet mbi popullaritetin e Amerikes. Sh.B.A. gezojne popullaritet te jashtezakonshem ne Shqiperi. Mendoni qe ne vitet e presidences Obama, politikat e Sh.B.A. ndaj rajonit ne pergjithesi dhe Shqiperise ne vecanti do te ndryshojne?

Shpresoj qe gjerat do te ndryshojne. Dhe shpresoj shume qe ky ndryshim te jete per mire. Keni te drejte, Shqiperia eshte nje prej vendeve ku lidhja mes popullit amerikan dhe popullit ketu eshte shume e forte. Por, le ta bejme me te forte, le ta bejme me te mire; le te nxjerrim pikerisht ato mesime qe Shqiperia ka marre nga tradita e saj e pasur dhe amerikanet te nxjerrin mesimet nga gjerat qe ne amerikanet kemi mesuar.

Me lejoni t'ju rrefej nje histori personale. Kur u emerova nga Presidenti Bush per kete post, ambasador ne Shqiperi, Senati duhet te beje konfirmimin. Kryetari i panelit te senatit per konfirmimin tim ishte pikerisht Barak Obama. Ishim pese vete qe po shqyrtoheshim, qe po pyeteshim ate dite, dhe ngaqe respektohej radha alfabetike e vendeve, une isha i pari. Ai beri pyetje shume te mireinformuara mbi Shqiperine. Me pas, pasi konfirmimi kish perfunduar, tradita eshte qe ne i afrohemi kryetarit te komisionit dhe i shprehim mirenjohjen per kohen dhe shqyrtimin dhe keshtu pata pak minuta per te folur me Senatorin e atehershem qe tani eshte President. Ishte shume e qarte qe kishte dije per Shqiperine dhe rajonin. Ambasadoret e tjere qe po konfirmoheshin per te shkuar ne Bosnje, Malin e Zi, Serbi, dhe ishte e qarte qe ai kishte dije per rajonin dhe mendoj qe kjo eshte shume e rendesishme, ky lloj familjariteti baze.

Presidenti do te kete shume gjera ne mend, Rusine, Lindjen e Mesme, Kinen, Indine, terrorizmin, lufterat ne Afganistan dhe Irak, pra nuk do te jete ne gjendje t'i kushtoje vemendje konstante nje ceshtjeje te vetme. Por, fakti qe duket se ka nje lloj dijeje mendoj eshte shume i rendesishem.

Cilat ishin arsyet qe e bene Obamen aq popullor ne mbare boten? Sic e dime miliona njerez do ta ndjekin perurimin drejtperdrejt ne Uashington sot dhe shume e shume te tjere ne televizion.

Mendoj qe duhet te shohim filozofine e tij politike qe mendoj eshte nje mesazh i vertete frymezimi. Eshte nje mesazh qe ne te jemi ne gjendje te ngrihemi me lart, te heqim te gjitha barrat dhe te kemi horizonte te pamata qe nuk jane fantazi apo enderr, por gjera qe mund t'i shnderrojme ne realitet. Do doja t'ju lexoj citimin tim te preferuar nga fjalet e Obames, fjale qe mendoj e rroken kete energji, kete shpirt rinor, kete entuziazem, qe karizma e tij e lejon ta shperndaje kudo dhe te na infektoje te gjitheve. Ja se c'tha, jo shume kohe me pare. Po fliste per zgjedhjet dhe tha, "Ky eshte shansi yne per t'iu pergjigjur thirrjes. Ky eshte casti yne. Kjo eshte koha jone per t'i kthyer njerezit ne pune dhe per te hapur dyert e mundesive per femijet tane; per te rivendosur begatine dhe per te riperteritur kauzen e paqes; per te rifituar endrren amerikane dhe konfirmuar ate te vertete themelore qe, nga shume ne jemi nje; per sa kohe marrim fryme, shpresojme; dhe qe ku perballemi me cinizem dhe dyshim dhe ata qe na thone se nuk mundemi, te mund te pergjigjemi me ate kredo qe nuk njeh kohe qe permbledh frymen e popullit: Po, ne mundemi." Kete mendoj se na ka dhene te gjitheve ne.
Koha Jone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Jan 21, 2009 3:16 pm nga ADMIN

Shume pozitive kjo per te ardhmen tone

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Jan 21, 2009 4:31 pm nga shqiptari

Shume pozitive kjo per te ardhmen tone
as qe siskutohet......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi