ILIRIADA PORTAL

Gomonia e zhdukur, kater shtete ne kerkim te saj

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22012009

Mesazh 

Gomonia e zhdukur, kater shtete ne kerkim te saj




Artan Cena
TIRANE - Forcat e shpetimit jane kthyer te deshperuara nga bregdeti malazez, ku u mendua se ishte gomonia me tre vlonjatet e humbur prej dites se diel. Lajmi qe u dha ne fillim nga policia shqiptare, pas verifikimeve doli se ishte fals dhe se anija qe ishte pare ne ujerat e Kroacise nuk ishte mjeti lundrues ku mendohet te jene, Romeo Purizi, Sotir dhe Niko Golaj. "Patrullat kur jane afruar tek mjeti qe konstatuan, marinsat kane pare se nuk behej fjale per gomonen e humbur", tha gjate dites se djeshme drejtori i Policise Kufitare te Shkodres. Nderkohe qe vazhdojne kerkimet, shpresat per gjetjen e tyre sa vijne e zvogelohen. Kater shtete jane vene ne kerkim te tre te zhdukurve, me mjete lundruese dhe ajrore ne kerkim te gomones, por deri ne oret e vona te mbremjes se djeshme nuk eshte bere e mundur gjetja e tyre.

Kerkimet

Pervec motovedetave, te anijeve luftarake shqiptare, te Malit te Zi dhe Kroacise, pasditen e djeshme eshte ngritur ne fluturim nga Bari dhe nje avion italian, i specializuar per kerkime naten. Avioni eshte i pajisur me aparatura te specializuara, te cilat do te bejne te mundur vazhdimin e kerkimeve edhe pasi te kete rene erresira. Behet e ditur se ky mjet, i cili eshte ne gjendje te gjurmoje mjete edhe gjate nates, do te vazhdoje patrullimet ne ujerat nderkombetare. Sipas te dhenave ai mund te lokalizoje mjetet lundruese, deri ne 10 milje ne distance. Gjithashtu dhe dy helikoptere po kontrollojne nga ajri gjithe bregdetin e Shqiperise, Malit te Zi dhe Kroacise. Po keshtu 3 anije jane ne det duke kerkuar per gomonen e humbur si dhe disa motoskafe te Policise Kufitare, shqiptare dhe malazeze.

Komandanti

Sipas komandantit te vijes kufitare te Shengjinit Paulin Marku, "operacioni i kerkimit ka nisur qe ne oren 07:00 te mengjesit e deri pasdite vone". Sipas Markut ne kerkim te tre peshkatareve jane vene tre motovedeta ushtarake si dhe dy peshkarexha, te cilat ndodhen ne Shengjin. "Eshte kryer kontrolli pothuajse ne te gjithe ujerat e territorit shqiptare, por nuk eshte bere e mundur identifikimi i gomones dhe tre peshkatareve. Operacioni do vazhdoje deri ne gjetjen e gomones dhe njekohesisht te tre peshkatareve. Po keshtu po punojne edhe distrikti detar, ne te gjithe zonen si dhe homologet malazeze", tha ai.

Kerkime intensive dhe nga policia kroate

Policia e Shtetit tha se, Ahmet Prenci ka komunikuar me drejtorin e Pergjithshem te Policise Kroate Vladimir Faber, i cili eshte shprehur se, do te bejne gjithcka per te ndihmuar, ne kerkimin dhe gjetjen e ketij mjeti lundrues. Ne kuader te ndihmes se ofruar per gjetjen e peshkatareve autoritetet kroate e malazeze, kane angazhuar per kerkimin e mjetit patrullime detare dhe ajrore. Ne kerkimin dhe shpetimin ne det, jane perfshire edhe autoritetet e portit te Dubrovnikut dhe rajoni policor i Dubrovnikut. Por deri tani nuk eshte bere e mundur gjetja e tre peshkatareve nga Vlora.

Alarmi fals

Gjate kerkimeve te policise mesditen e djeshme, u arrit te lokalizohej nje mjet lundrues dhe u shpresua qe te ishte gomonia e zhdukur. Por pas verifikime te bera policia sqaroi se mjeti i gjetur ne det mes Kroacise dhe Malit te Zi nuk ishte gomonia me tre peshkataret te cilet po kerkoheshin. Ne drejtim te vendit ku ishte sinjalizuar u nisen disa patrulla detare, por ne fund u pa qe objekti nuk ishte gomonia e nisur nga Vlora, qe ka ne bordin e saj tre persona, peshkatare.

3 peshkataret Nga Vlora, Romeo Purizi, Sotir dhe Niko Golaj kishin dale per peshkim nga porti i Vlores, te dielen me 18 janar dhe nuk jane kthyer me. Alarmi eshte dhene nga bashkeshortja e Purizit, e cila ka njoftuar kapitenerine e Vlores.

Moti dhe nata, kerkimet nje det u nderprene

TIRANE - Kerkimet per gomonen me 3 shqiptaret, jane ndaluar mbremjen e djeshme dhe do te rifillojne mengjesin e sotem. Edhe pas kerkimeve intensive nga policia shqiptare, kroate dhe malazeze ende nuk eshte arritur te gjendet asnje gjurme e gomones, nderkohe qe familjaret vazhdojne apelin per mos nderprerjen e kerkimeve deri ne gjetjen e familjareve. Nderkaq qe anija ushtarake e Malit te zi i ka dhene fund kerkimeve diten djeshme ne oren 19:00, ne bregdetin e shtetit fqinj. Ajo eshte kthyer ne portin e Tivarit pa asnje te dhene per fatin e tre peshkatareve te zhdukur. Burime nga policia malazeze kane bere te ditur se per shkak te erresires dhe motit te pafavorshem, jane detyruar te nderpresin kerkimet. Permes anijes malazeze eshte bere i mundur kontrolli nga Tivari deri ne Kotorr, por nuk eshte arritur te zbulohet asnje gjurme e gomones se zhdukur prej dites se diel ne ujerat e Adriatikut. Nderkohe kerkimet permes detit pritet te rifillojne neser ne te gdhire. Per shkak te nderprerjes se kerkimeve, peshkataret e humbur kaluan edhe nje nate tjeter ne det te hapur. Kerkimet gjate dites se sotme pritet te vazhdojne serish pa pushim, deri ne gjetjen e tyre.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi