ILIRIADA PORTAL

Obama merr detyren me gabime

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22012009

Mesazh 

Obama merr detyren me gabime




A eshte ai presidenti i 44 i Shteteve te bashkuara te Amerikes?

Nen veshtrimin e etur te mbi dy milione njerezve Barak Obama hyri ne histori jo vetem si presidenti i pare afro-amerikan por si kryetari i shtetit qe ngaterroi rreshtat e tekstit te betimit te parashikuar nga kushtetuta. I gjithe faji ishte i kryetarit te Gjykates se Larte John Roberts, i cili tha 35 fjalet e betimit gabim. Teksa perseriste fjalet Obama ngriu krejt papritur, jo nga i ftohti, por se kuptoi qe dicka nuk shkonte. ''Une, Barack Hussein Obama, betohem solemnisht se do te permbush detyrat e presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes - me besnikeri - dhe me te gjithe mundesite e mia, do te ruaj dhe do te mbroj Kushtetuten e SHBA-se'', deklaroi presidenti i 44-t duke perseritur pak nga pak fjalet ne veshtrimin e ngrohte te te shoqes. Gabimi qendronte tek perdorimi i fjales ''besnikeri'' pas asaj 'president i SHBA-se'', nderkohe qe fjalia duhej te ishte" betohem solemnisht se do te permbush me besnikeri detyrat e presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes". I ndergjegjshem per gabimin e kryetarit te Gjykates se Larte, Barack Obama e nderpreu per nje moment betimin, me qellim qe Roberts te mos perseriste serish ate fraze ne menyre te parregullt. Turma prej dy milione personash e mbledhur perpara Kapitolit u ndie keq sepse kryetari i gjykates po "shkaterronte" nje moment historik. Nje grua bertiti "Oh, jo, jo, jo, jo!", duke mbuluar peshperitjet e spektatoreve. Ish-kryetari i Shtepise se Bardhe Xhorxh Bush nenqeshi a thua se do te deshironte ti thoshte personalisht Obames: "E sheh mik, nuk eshte aq e lehte". Megjithate, profesori i te Drejtes Kushtetuese, Jeffrey Rosen siguroi se gabimi nuk njollosi aspak vlefshmerine e ceremonise se betimit te presidentit te ri amerikan Barak Obama. Por k y nuk ishte "gabimi" i vetem i Obames. Nje nga debatet me te nxehta qe po zhvillohet aktualisht eshte nese Obama eshte Amerikani I 44 qe ben betimin si President. Ne fjalimin e tij pas betimit Obama tha: "44 amerikane kane bere betimin presidencial". Por kjo nuk eshte e vertete, te pakten sipas Associated Press dhe CBS Njus. Debatuesit ne forume te ndryshme ne internet thone se jane 43 amerikane perfshire Obamen qe jane betuar per kete detyre. Nje prej ketyre 43 presidenteve eshte Grover Cleveland i cili sherbeu per dy mandate te ndara ne vitet 1885-1889 dhe 1893-1897. Duke qene se ai ka qene president i 22-te dhe i 24-t llogaritet si nje "amerikan" argumentohet ne Associated Press dhe CBS Njus.

Lista e te gjithe presidenteve te Shteteve te Bashkuara.

1 George Washington, 1789-1797

2 John Adams, 1797-1801

3 Thomas Jefferson, 1801-1809

4 James Madison, 1809-1817

5 James Monroe, 1817-1825

6 John Quincy Adams, 1825-1829

7 Andrew Jackson, 1829-1837

8 Martin Van Buren, 1837-1841

9 Eilliam Henry Harrison, 1841

10 John Tyler, 1841-1845

11 James Knox Polk, 1845-1849

12 Zachary Taylor, 1849-1850

13 Millard Fillmore, 1850-1853

14 Franklin Pierce, 1853-1857

15 James Buchanan, 1857-1861

16 Abraham Lincoln, 1861-1865

17 Andree Johnson, 1865-1869

18 Ulysses Simpson Grant, 1869-1877

19 Rutherford Birchard Hayes, 1877-1881

20 James Abram Garfield, 1881

21 Chester Alan Arthur, 1881-1885

22 Grover Cleveland, 1885-1889

23 Benjamin Harrison, 1889-1893

24 Grover Cleveland, 1893-1897

25 William McKinley, 1897-1901

26 Theodore Roosevelt, 1901-1909

27 William Howard Taft, 1909-1913

28 Woodrow Wilson, 1913-1921

29 Warren Gamaliel Harding, 1921-1923

30 Calvin Coolidge, 1923-1929

31 Herbert Clark Hoover, 1929-1933

32 Franklin Delano Roosevelt, 1933-1945

33 Harry S. Truman, 1945-1953

34 Dwight David Eisenhower 1953-1961

35 John Fitzgerald Kennedy, 1961-1963

36 Lyndon Baines Johnson, 1963-1969

37 Richard Milhous Nixon, 1969-1974

38 Gerald Rudolph Ford, 1974-1977

39 James Earl Carter, Jr., 1977-1981

40 Ronald Wilson Reagan, 1981-1989

41 George Herbert Walker Bush, 1989-1993

42 William Jefferson Clinton, 1993-2001

43 George Walker Bush, 2001-2009

44 Barack Hussein Obama, 2009-

Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22713
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Obama merr detyren me gabime :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Jan 22, 2009 2:36 pm nga ADMIN

Expertat e kushtetutes te SH.B.A kan analizuar incidentin dhe kan arrite ne konkluzionin qe nuk eshte bere as edhe nje gabim .por mbreme ne shtepine e bardhe presidenti dha edhe nje here betimin ,qe te mbyllin te gjitha dyshimet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi