ILIRIADA PORTAL

Shamite ne karta, fitojne myslimanet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23012009

Mesazh 

Shamite ne karta, fitojne myslimanet




Luljeta Ndoka
Cdo paqartesi apo perplasje e ndodhur gjate diteve te fundit mes grave dhe vajzave te besimit mysliman dhe punonjesve te Gjendjeve Civile, eshte sqaruar dje, nga titullaret e institucioneve shteterore dhe fetare. Keshtu, pas disa incidenteve, zv.ministri i Brendshem Ferdinand Poni, ka zhvilluar nje takim me kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muca.

Takimi

Zv.ministri i Brendshem Poni priti dje ne nje takim, nje perfaqesi te Komunitetit Mysliman te Shqiperise, te kryesuar nga kryetari i ketij komuniteti, Selim Muca. Takimi, i cili u zhvillua ne frymen e nje mirekuptimi te plote, u perqendrua ne diskutimin lidhur me respektimin e te drejtes se besimit dhe lirive te shtetasve, gjate procesit te aplikimit per pajisjen me leternjoftime elektronike dhe pasaporta biometrike. Zv.ministri i Brendshem siguroi perfaqesuesit e Komunitetit Mysliman se asnjehere dhe per asnje cast, procesi nuk ka cenuar dhe nuk do te cenoje besimin dhe integritetin e besimtareve. Ndersa, nga ana e tyre, perfaqesuesit e Komunitetit Mysliman te Shqiperise shprehen mbeshtetjen e plote per realizimin me sukses te ketij projekti madhor per vendin tone. Ne fakt, organizimi i nje takimi eshte bere ne menyre urgjente, menjehere pas publikimit te shqetesimeve te ngritura ne lidhje me mospranimin e aplikimeve te vajzave me shami, per kartat e reja te identitetit. Keshtu, kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise H. Selim Muca, filloi angazhimet per zgjidhjen e problemit, menjehere pas kthimit te tij ne Shqiperi nga nje vizite zyrtare ne Arabine Saudite

Shamite

Ne takim zv.ministri Poni garantoi se do te respektohet e drejta e besimit dhe lirite e shtetasve, duke lejuar pozimin me shami per kartat e identitetit dhe duke respektuar kushtet teknike te kerkuara (qe nenkupton mundesimin e fotografimit te plote te fytyres)."Sqarojme mbare opinionin se shamia e kokes (pa mbulimin e fytyres) nuk eshte dhe nuk quhet as ferexhe dhe per me teper perce. Shamia e kokes eshte nje prej obligimeve islame, per besimtaret qe kane hyre ne moshen e pjekurise", sqarojne burime zyrtare te Komunitetit Mysliman. Ne fakt, gjate diteve te fundit u krijuan disa probleme teksa disa vajza dhe gra te besimit mysliman, jane paraqitur per te aplikuar per kartat e identitetit. Duke e quajtur si nje obligim ndaj besimit te tyre ndaj Zotit, ato nuk kane pranuar te pozojne pa shami. Ndersa ende nuk ishte sqaruar kjo pike, nese pozimi me shami perbente problem per identitetin e cdo personi. Ne fakt, sipas eksperteve, mbulimi i nje pjese te fytyres nga percet, cenon elementet e sigurise se leternjoftimeve dhe pasaportave te reja biometrike. Kjo nuk eshte hera e pare qe mbajtja e perces kthehet ne objekt debati, mes kesaj kategorie dhe institucioneve te ndryshme.

KMSH: Modele te pranueshme te shamive ne leternjoftime

Komuniteti Mysliman Shqiptar ka publikuar dje tre modele te shamive te tre grave myslimane, te cilat do te ishin me se te pranueshme per te pozuar per kartat e identitetit. Me aq sa vihet re, vendosja e shamise nuk cenon formen e fytyres se personave qe e kane vene ate, si dhe nuk mbulon asnje tipar qe do te ishte karakteristike per identitetin e nje personi. Ne fakt, fotot e publikuara nga Komuniteti Mysliman Shqiptar paraqesin tre femra te besimit mysliman me shami ne koke, te cilat mbulojne pjeserisht ballin, veshet dhe sigurisht, edhe floket. Keshtu, nese gra dhe vajza te besimit mysliman ne Shqiperi, duan te paraqiten per te aplikuar per karta identiteti, nuk duhet te mbulohen me shume sesa eshte ilustruar ne fotot e meposhtme, pasoi rrezikojne te perballen me refuzimin e punonjesve te Gjendjeve Civile. Dhe pas ketyre incidenteve, ligji parashikon edhe sanksione ne keto raste. Pra, sugjerohet qe te respektohen perafersisht keto modele.

Vendosmeria e grave te besimit mysliman

Duket se vajzat dhe grate e besimit mysliman nuk do ta braktisnin besimin dhe respektin ndaj Zotit, edhe nese do te perballeshin me sanksione nga shteti. Disa studente qe mbajne shami, shprehen se u vjen mire qe u arrit ne nje marreveshje, por ata nuk do te pranonin ta hiqnin shamine per asnje cast.

Emigrantet, brenda dy vitesh pajisje me pasaporta

Emigrantet shqiptare te cilet kane leje qendrimi disa vjecare ne vendet dhe shtetet ku punojne, do te jene te detyruar te pajisen me pasaporta biometrike brenda dy viteve, sic parashikohet ne ligj. Burimet thane se, nuk parashikohen ndryshime dhe emigrantet do te jene te detyruar si dhe ne rastet kur perfundon afati i pasaportes, te paraqiten me pasaporten e re, ne te cilen do te transferojne edhe afatin e lejes se qendrimit,qe kane marre ne shtetin ku jetojne.

SAGEM vendos per elementet e sigurise

Nderkaq, zyrtaret sqarojne edhe rastet e aplikimit per karten e identitetit dhe pasaporten nga femrat me shami. Sipas tyre, ligji nuk parashikon kufizime per perdorimin e shamise, por gjithcka do te varet nga firma SAGEM, e cila eshte pergjegjese per elementet e sigurise. Eshte pikerisht kjo firme, ajo qe vendos nese mbajtja e shamise, cenon identitetin e secilit prej nesh.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shamite ne karta, fitojne myslimanet :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Jan 23, 2009 6:33 pm nga shqiptari

Rendesi ka qe jane marr vesh megjithese mua qendrimi i tyre me duket idjotsi.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Jan 23, 2009 7:10 pm nga ilda

i paskan leju po skishin nga tshkoshin tjeter ...akseptimi zgjidhja e fundit....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Jan 23, 2009 7:13 pm nga flutura

un jam myslimane nga prinderit megjithat jam kategorikisht kunder perēes.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi