ILIRIADA PORTAL

Polican, femijet e ngujuar, pa buke

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24012009

Mesazh 

Polican, femijet e ngujuar, pa buke




Polican, femijet e ngujuar, pa buke


Dhjetera femije te ngujuar, qe jane strehuar ne qendren e rehabilitimit ne Polican, jetojne ne kushte te mjerueshme.
Pervec mungeses se trajtimit psikologjik, per te cilin ata kane nevoje, instituti ka mbetur prej kohesh edhe pa ushqime dhe jane banoret e qytetit te Policanit qe kontribuojne ne menyre vullnetare per t'i mbajtur gjalle me ndihma.

Femijet jane te pafajshem, por kane lindur te denuar nga nje rit mesjetar qe ende mbijeton ne realitetin modern shqiptar.

Tre vjet me pare, kur qendra u hap, u duk vullneti i mire per te parandaluar gjakmarrjen apo per te rehabilituar femijet e ngujuar, por situata sot eshte e rende. Vec kushteve te keqija, ushqimet per femijet sigurohen duke marre me liste ne dyqanet e zones.

Mes ketyre te miturve qe shteti duhet te perkujdesej per ta eshte edhe nje vogelushe, femije deshmori. I ati punonjes policie mbeti i vrare gjate nje aksioni per kapjen e nje shume te kerkuari. Ne operacion mbeti i vrare edhe i kerkuari, dhe prej asaj kohe familja e policit eshte e ngujuar.

Keta femije nuk kane dale nga shtepia, nuk jane argetuar e nuk kane gezuar si bashkemoshataret e tyre. Te privuar nga te gjitha lirite dhe te drejtat e tyre, ata nuk kane nevoje vetem t'u garantojhet jeta, por se pari per trajtim psikologjik.

Por ne kete institut mungon thuajse gjithcka. Sherbimi i kualifikuar, kushtet e jeteses e madje edhe ushqimi. Te ikur nga nje ferr, ata kane ardhur ne kete institucion shteteror, thuasje ne nje ferr tjeter.

Problemi sipas kryetares se shoqates se femijeve te ngujuar eshte ngritur qysh ne 2007, atehere kur Liljana Luani, nga Dukagjini dhe qe mbledh femijet ne keto zona paditi ne prokurori, kryetarin e bashkise.

“Kam paditur direkt kryetarin e Bashkise qe ka pervetesuar fondet dhe ka lene femijet pa buke. Eshte celur nje fond vetem nje here nga Ministria e Punes, heret e tjera nuk ka ardhur dhe parate kane shkuar ne pushtetin lokal”, u shpreh Luani.

Por kryetari i bashkise, Adriatik Zotka ngre pretendimin e tij.

“Te gjitha fondet jane akorduar nga Ministria dhe ne nuk kemi pjese ne kete projekt”, u shpreh Zotka.

Femijet mbajne ne dhomat e tyre foto ne Nene Terezes ne lutje, me shpresen se mbase do t’i shpetojne vdekjes, por edhe se shteti ndoshta ka per t’i kthyer syte nga ata.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17170
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Polican, femijet e ngujuar, pa buke :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Jan 24, 2009 7:18 pm nga nardlushnja

Ahhhhh.....Trishtim.....dhe lot.
Turp i madh per ne shqiptaret......Duam te futemi dhe ne Evrope...
Qeveria mire qe nuk po ben asgje me hakmarrjen por te pakten tu siguroje ketyre femijeve gjerat me minimale te jeteses.Mos te kete mendjen te marre kredi nga bankat per zgjedhjet.....por skan faj ata fajin e kane shqiptaret qe votojne te njejtet hajdute dhe kriminel.
Poshte regjimi saliberisho ramo nanist

Uroj me gjithe shpirt qe ndonje prej atyre femijeve te gjore qe vuajne per buken e gojes te behet politikan dhe te udheheq kete komb sepse per ndryshe do te shkojme poshte dhe me poshte

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 24, 2009 9:15 pm nga ilda

po qeveria pse nuk reagon !!!!!!!!!!! as kerkesen e tyre per ushqim nuk mund te mbuloje qeveria ...bohhhh

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jan 24, 2009 9:20 pm nga ADMIN

ilda shkruajti:po qeveria pse nuk reagon !!!!!!!!!!! as kerkesen e tyre per ushqim nuk mund te mbuloje qeveria ...bohhhh

Sepse nuk jane femite e tyre dhe duan te vjedhin per vete

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jan 24, 2009 9:49 pm nga lidabica

ilda shkruajti:po qeveria pse nuk reagon !!!!!!!!!!! as kerkesen e tyre per ushqim nuk mund te mbuloje qeveria ...bohhhh
S'ka me turp,per qeverine ....Nuk kam se si te komunikoj se me gjithe shpirt do t'i ndihmonja keta femije fatkeqe,turp shekulli i XXl-te....ende s'kane buke te hane...ufffff

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 25, 2009 1:26 am nga ADMIN

Skandali, Ministria: Faji i drejtoreshes

Femijet e ngujuar ne qendren e Policanit Nje dite pas transmetimit ne Top Channel te gjendjes se mjeruar te 20 femijeve te ngujuar, per te cilet buka sigurohej me liste ka reaguar Ministria e Punes, e cila fajeson ish- drejtuesen e kesaj qendre, e cila sipas tyre po mban peng keta femije.
Sipas zedheneses se Ministrise kjo qender eshte ngritur nga nje projekt i Bankes Boterore por me pas ajo i ka kaluar sherbimit social shteteror.

“Per qendren nga janari eshte celur buxheti per te gjithe vitin per te perballuar te gjitha kostot. Ka patur nje problem me drejtuesen e qendres, e cila nuk pranon emerimin e ri qe eshte bere atje dhe po mban peng levrimin e fondeve”, u shpreh zedhenesja e Ministrise, Alma Lahe.

Sipas Ministrise se Punes eshte levruar fondi prej 3.3 milione leke vetem per ushqime per vitin 2009 per sherbimin social ne Berat, i cili deri ne largimin e ish-drejtoreshes do te beje furnizim ditor me ushqime per keta femije.

Drejtori i ri i Qendres eshte emeruar vetem para dy ditesh nderkohe, qe Ministria e Punes sqaron se pervec grupit te punes qe eshte nisur ne kete qender do te kerkohet edhe ndihma e Policise se Shtetit per largimin e ish-drejtueses.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 25, 2009 1:31 am nga ADMIN

PO KETA NUK JANE PUSHTETARE ,POR JANE MBETURINA E POPULLIT SHQIPTAR ,UNE KAM PLOTSISHT TE DREJTE QE TI QUAJ KESHTE ,DHE JAM AQ I DESPERUAR SA QE NUK KAM BESIM MA TEK KY PUSHTET I KORRUPTUAR Mad Mad Mad Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sun Jan 25, 2009 1:40 am nga i persekutuari

TUUUUUUUUURP PER QEVERINE SHQIPTARE TUUUUUUUUUUUUURP TUUUUUUUURP TUUUUUUUUURP

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 25, 2009 1:54 am nga dea

Skandal Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi