ILIRIADA PORTAL

Ku ta mbjell pemėn time zoti Rama?!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25012009

Mesazh 

Ku ta mbjell pemėn time zoti Rama?!




Erisa Xhixho
U bė mė shumė se njė javė, qė zoti Edi Rama, ēuditėrisht po merret nė shumicė vetėm me ēėshtjet e bashkisė sė kryeqytetit dhe komunitetit. Pėr komunitetin ishte edhe mbledhja e habitshme e ditės sė diel, ditė pushimi pėr tė gjithė tė pranishmit nė sallėn e Pallatit tė Kongreseve, por pune sepse duhej dėgjuar kryetari i bashkisė. Do tė ishte shumė mė institucionale qė gjithēka, qoftė edhe mė shumė prej atyre qė u tha nė auto-dėgjesėn, tė parashtroheshin nga vetė Raman nė Kėshillin Bashkiak dhe, madje edhe tė mbroheshin pas pyetjeve qė mund tė lindnin. Por duket qartė, se kryetari i bashkisė njėkohėsisht edhe i PS, pretendent pėr kryeministėr, nuk i dėshiron aspak institucionet, as debatin, as kundėrshtitė, por vetėm zbatimin e urdhrave tė tij.Eshtė A-ja e njė shteti demokratik dhe liberal, qė kushdo duhet tė japė sqarime dhe tė ketė transparencė nė radhė tė parė pėr pėrdorimin e parave tė marra nga qytetarėt nė formėn e taksave dhe pėr shpenzimin e tyre nė formėn e investimeve. Kjo vlen edhe pėr buxhetin e bashkisė qė drejton Edi Rama. Pėr njė buxhet tepėr tė rėndėsishėm si ai i Tiranės, duhet tė shqetėsoheshim nėse nuk do tė kishte debate e kundėrshtime, madje edhe rrėzim tė tij. Debati sjell pėrgjegjėsi mė tė mėdha pėr ekzekutivin, por edhe pėr Kėshillin Bashkiak, i cili nė kėtė mėnyrė bėhet pjesė integrale e projektit tė bashkisė dhe nuk kthehet nė njė shtojcė, duke humbur plotėsisht rolin e vet. Nė vend qė tė vlerėsohej aktivizimi i plotė i kėtij kėshilli, nė vend qė tė vlerėsohej mendimi i tij dhe tė debatohej pėr ato qė janė parashtruar nga kėshilltarėt, u kalua nė sulme pa asnjė objektiv. Fryma e mungesės sė dėgjimit, fryma e komandimit si nė ushtri, largimi nga pėrballja me mendimin ndryshe, duhet tė na shqetėsojė tė gjithėve, komunitetin kryeqytetas nė radhė tė parė. Kjo ėshtė njė sėmundje e trashėguar dhe kjo lloj politike imponuese nuk ka asgjė tė re, por ėshtė madje shumė e vjetėr.
Eshtė alogjike tė mendosh, se zoti Rama ka debulesė tė madhe pėr komunitetin, kur ai kėshilltarėt e zgjedhur nga ky komunitet as nuk merr parasysh t'i dėgjojė. Si mund tė jetė i prekur zoti Rama nga problemet e komunitetit, kur ai braktis institucionin pėr tė cilin ėshtė votuar tri here nė ditėn kur i duhej mė shumė atij, pėr tė marrė njė certifikatė, nė njė botė tjetėr, atė arabe.
Zoti Rama dhe bashkėpunėtori i tij mė i afėrt, ose mė saktė mėkėmbėsi i tij nė bashki, vazhdojnė tė vjellin vrer pėr mosmiratimin e buxhetit, por njėkohėsisht vazhdojnė me kėmbėngulje tė mos deklarohen pėr njė rishikim ose rikonsiderim tė kėrkesave shumė konstruktive tė kėshilltarėve dhe tė kryetarėve tė njėsive bashkiake. Kjo ėshtė njė lloj kryeneēėsie e verbėr dhe kėmbėngulje e shurdhėr, njėsoj si e njė fėmije qė nuk merr lodrėn e tij.
E duke u qarė pėr komunitetin qė po humbet kaq shumė investime, nga mosmiratimi i buxhetit, kryebashkiaku hedh nė treg edhe njė nismė tė re: njė qytetar, njė pemė.
Nismė kjo qė vjen menjėherė pas nismės sė Berishės pėr qytetarėt dhe ullinjtė. Dhe me keqardhje vė re, se 500 vjet pas Skėnderbeut, drejtuesit e kėtij vendi, nuk kanė asnjė ide mė shumė se ajo qė pati Gjergj Kastrioti; ēdo ēift qė martohej tė mbillte 25 rrėnjė ullinj. Kjo ide e Kastriotit vazhdon tė japė frutet edhe sot e kėsaj dite, duke mbushur tregun politik me "idetė" e Berishės pėr ullishtizimin e gjithė Shqipėrisė, apo me "idetė" e Ramės pėr pemėzimin e qytetarėve tė gjithė Tiranės. Me njė ndryshim tė "vogėl". Nė kohėn e Kastriotit nuk kishte leje ndėrtimi tė dhėna pa kriter, nuk kishte pluhur mbytės e vrasės. Tė kėrkosh sot, qė tiranasit, jo mė pak se 600 mijė, tė mbjellin secili nga njė pemė, apo pėr secilin prej tyre do tė mbjellėsh njė pemė, ėshtė hipokrizi dhe tallje nė surrat pėr komunitetin tėnd. Sepse sot nuk ka asnjė pėllėmbė vend ku do tė mbillen kėto pemė. Nė ēdo 30 pallate tė reja, janė mbjellė vetėm ca shkurre, qė tė vjen keq t'i shohėsh. Nuk ėshtė gjelbėrim ato dy-tre mollė tė kuqe, katėr-pesė plepa, apo gjashtė-shtatė rrepėr. Sepse Europa ka masėn e saj pėrgjegjėse pėr qytetarėt dhe gjelbėrimin qė u pėrgjigjet atyre. Dhe gjelbėrim ata nuk quajnė lulet e mbjella nė parvazet e dritareve. Nuk quhen as lėvizjet hipokrite "njė qytetar, njė pemė". Por quhen parqet me pemė dhe jo lulishtėzat me krisje, quhen rrugėt dhe minirrugėt me vendin e tyre pėr gjelbėrimin dhe jo pėr shtesa tinėzare pallatesh me lejen nė xhep. Ky ėshtė ambienti ku jetojnė sot mijėra qytetarė tė Tiranės, ende me shpresėn se kryetari i tyre i bashkisė do tė bėjė diēka pėr frymėmarrjen e tyre, dhe nuk do t'i japė njė tjetėr goditje asaj, edhe duke prishur parkun e liqenit artificial. Rasti mė flagrant qė tregon se sa i nėpėrkėmbur ėshtė qytetari dhe komuniteti i Tiranės nga bashkia dhe kreu i saj, ėshtė ndėrtimi i njė pallati tetėkatėsh shumė pranė digės sė liqenit, si monumenti antiqytetar i radhės.
Ky komunitet nuk ndihet i shėrbyer, zoti Rama. Ju thatė "shėrbėtorė" nė auto-dėgjesėn tuaj tė dielėn. Por ne, qytetarėt e Tiranės, nuk kėrkojmė shėrbėtorė. Ne kėrkojmė tė na shėrbejnė, sepse paguajmė shtrenjtė pėr ato shėrbime. Por sot ndihemi jetimė. Qoftė edhe pse s'kemi vend pėr tė mbjellė njė pemė, apo pse s'kemi pemė pėr t'i lyer me gėlqere.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Ku ta mbjell pemėn time zoti Rama?! :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Jan 25, 2009 3:07 pm nga bulqizaku

nuk mhi npun hejē se ku e mjell pemen tej.. mjelle ku tdush tej Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sun Jan 25, 2009 5:13 pm nga flutura

nuk mhi npun hejē se ku e mjell pemen tej.. mjelle ku tdush tej Laughing
si gjithmon i madh bulqizak Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Jan 26, 2009 12:04 am nga lidabica

Ke syt e tij qe t'i dalin,se nuk kane lene nje vend ,por e kane betonizu te gjithe Tiranen.... Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi