ILIRIADA PORTAL

Dokumentet sekrete, si e furnizoi me armė Sigurimi i Shtetit organizatėn kriminale “Kamorra”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26012009

Mesazh 

Dokumentet sekrete, si e furnizoi me armė Sigurimi i Shtetit organizatėn kriminale “Kamorra”




Lidhjet mbi 20-vjeēare tė oficerėve shqiptarė me mafian napolitane. Si u prodhuan e u trafikuan antitankė dhe automatikė pėr luftė urbane. Ku shkuan dollarėt e pėrfituar dhe si kryheshin transaksionet bankare

Pėr mė shumė se dy dekada, krimi i organizuar italian dhe Sigurimi i Shtetit kanė bashkėpunuar nė mėnyrė aktive. Dokumentet autentike, qė po i paraqesim lexuesit, tregojnė se “Kamorra” napolitane dhe Sigurimi bashkėpunuan pėr trafikun e armėve luftarake, automatikė tė pėrshtatshėm pėr guerilje urbane (e ashtuquajtur lufta popullore partizane nė qendra tė banuara). U bashkėpunua edhe pėr trafikimin e armėve kundėr mjeteve tė blinduara tė tipit “raketė antitank”.
Fillimet
Afera e kėtyre armėve ēoi nė njė pėrshkallėzim tė ri tė marrėdhėnieve midis Sigurimit dhe “Kamorrės”. Historia e kėtij “idili” nis qė nė mesin e viteve ’60, e ndėrprerė pėr pak kohė pas “vetėvrasjes” sė Mehmet Shehut dhe pastaj e vazhduar deri nė vjeshtėn e vitit 1991, dy javė pėrpara mbėrritjes sė kontigjentit tė misionit “Pelikan” nė Shqipėri. Nė fundin e vitit 1983, prerja e ndihmave kineze pesė vjet mė parė po i shkaktonte pasoja serioze arkės financiare tė diktaturės, prandaj gjithmonė e mė tepėr, pėr tė siguruar valutė tė fortė, Sigurimi po angazhohej nė aktivitete gjithnjė e mė kriminale, maksimalisht tė dėnueshme nga ligjet ndėrkombėtare. Kėto marrėdhėnie me mafian italiane mbuloheshin me fraza parimore si “Mbrojtja e atdheut, detyrė mbi detyrat”, “Tė luftojmė, tė mendojmė e tė punojmė si nė rrethim” etj.
Negociatorėt
Nė kontaktet direkt me “Kamorrėn” pėr problemin e armatimit, pėrfaqėsuesi i Sigurimit ishte ish-shoferi i Ambasadės Shqiptare nė UAR (Republika Arabe e Bashkuar, shtet i dikurshėm i sajuar nga bashkimi i Egjiptit me Sirinė). I dėrguar jashtė shtetit me urdhėr tė eprorit tė tij partiak B. Angjeli dhe me lejen e organizatės-bazė tė PPSH-sė. Pėrfaqėsues i “Kamorrės” ishte Mikele Zaza, interlokutor i vjetėr i Sigurimit tė Shtetit, i mirėnjohur nė tėrė pellgun mesdhetar si numri 1 i kontrabandės sė “biondeve” (cigareve). Takimi u bė nė njė vilė tė vogėl nė zonėn e Pozilipos (pranė Napolit). Autoritetet italiane tė kohės mėsuan diēka pėr kėto tratativa disa vjet mė vonė nė sajė tė pohimeve jo fort tė sakta tė tė penduarit Pasquale Galasso, me origjinė nga zona e Vezuvianos. “Asi” i hetuesve tė DIA-s (Drejtoria Hetimore e Antimafias) tė Salernos, Leonida Primicerio, i vlerėsoi kėto kontakte si mjaft problematike, saqė informoi shėrbimet sekrete italiane. Tregjet e “eksportit” tė kėtyre mallrave do tė gjendeshin nga pala italiane, ndėrsa transporti do tė kryhej si me mjete italiane, edhe me ato shqiptare, si p.sh. automjetet e tonazhit tė rėndė tė Parkut tė Eksportit, anijet e Flotės Tregtare apo me valixhe diplomatike. Njėri nga “specialistėt” e “Kamorrės”, me vendbanim tė pėrkohshėm nė adresėn Herstal, Liege, Belgjikė, nė rrugėn “Rue Grand Puits 23”, siguronte njė cilėsi prodhimi thuajse tė njėjtė me automatikėt e prodhuar nė uzinat belge, madje edhe me makineritė ēeke, kineze dhe suedeze (“Bofors”) tė disponueshme nga pala shqiptare.
Ndėrlidhja
Ecuria e kėtyre bisedimeve iu raportua shefave tė Sigurimit tė Shtetit nga selia e firmės “Sokomar” nė Zvicėr nga njė sigurims me nofkėn “Bibi” dhe u mor nė teleksin e firmės “Albtrans” qė mbulonte operacionet e kontrabandės ndėrkombėtare tė organizuara nga shteti i diktaturės. Pėr komunikimin u pėrdorėn aparatura ndėrlidhjeje tė tipit “telex” mjaft tė pėrparuara pėr kohėn. Kėto aparatura ishin tė markės “Sagem”. Importimi i kėtyre mjeteve tė komunikimit u bė me valutė dhe importuesi legal i tyre ishte Drejtoria e Pėrgjithshme e Hekurudhės Shqiptare.
Bisedimet
Afera e automatikėve dhe i raketave antitank u diskutua nė rrethet mė tė larta tė Sigurimit tė Shtetit dhe tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė mėnyrė shumė konspirative, duke u informuar Ramiz Alia, Prokop Murra dhe Hekuran Isai. Vetė zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Zylyftar Ramizi, me shkrim dore, nė mars tė vitit 1984, i jep porosi si dhe me ēfarė ēmimi tė importohen automatikėt dhe raketat. Udhėzimet u transmetuan me teleks nė Itali dhe punonjėsit e ngarkuar me kėtė detyrė pėrfunduan transaksionin. Nuk janė gjetur prova qė tė jetė informuar Enver Hoxha, i cili ishte nė kėtė kohė nė gjendje tė rėndė shėndetėsore nė momentin kur realizoheshin kėto shitje qė dokumentohen prej korrespondencės qė botohet sot.
Marrėveshja
Bisedimet paraprake ishin plotėsisht tė frytshme dhe ēėshtja e importimit tė automatikėve kalibėr 9 mm dhe raketave antitank me rreze 900 jard (800 metra) me fuqi blindshpuese 300 mm u quajt e zgjidhur nė tė gjitha aspektet, si ēmimi, mėnyra e pagimit, kostoja e transportit, sasia nė copė, ambalazhimi, fshehtėsia etj. Pėrfaqėsuesit e “Kamorrės”, pas inspektimeve nė uzinat sekrete ushtarake shqiptare nė Ēekin, Poliēan dhe Uzinėn e Autotraktorėve (Uzina e Artilerisė), i ofruan Sigurimit tė Shtetit katėr specialistė tė tyre, mjaft tė kualifikuar, pėr prodhimin nė Shqipėri tė kėtyre automatikėve. Sasia e prodhuar parashikohej deri nė 200 mijė copė nė 3-4 vjet. Nė kėtė kohė, nė arsenalin e Forcave tė Armatosura Shqiptare kishte vetėm rreth 250 mijė AK-47 (Kallashnikovė) tė prodhimit rus, kinez dhe shqiptar. Sasia prej 200 mijė copė destinohej si pėr nevojat e ushtrisė shqiptare, edhe pėr eksport.
Trafiku
Kontigjentet e para tė automatikėve dhe disa mostra raketash tė gatshme pėr pėrdorim, pėrfshirė shėnjestrat optike, mbėrritėn nė Shqipėri nga fabrika prodhuese nė Belgjikė. Nė fakt, mė shumė se pėr t’i shėrbyer mbrojtjes sė atdheut socialist, ato i shėrbyen pasurimit tė arsenaleve tė “Kamorrės” italiane, duke u rishitur nė vendin fqinjė nėpėrmjet kanaleve tė kontrabandės me skafet blu. Njė sasi armėsh tė tilla, pak pas incidentit me familjen Popa, mbėrriti nė Napoli. Ato u strehuan nė njė stabiliment pranė Fushės sė Shenjtė (Kamposanto) tė Poggio Reales, nė rrugėn “Santa Maria del Pianto”. Mė vonė u transferuan nė depon e njė ofiēine metalmekanike nė zonėn e Afragolas.
Valuta
Ia vlen tė ndriēohet fakti se fitimet nga shitja e kėtyre armėve u pėrdorėn pėr nomenklaturėn e lartė komuniste dhe pėr forcimin e diktaturės sė proletariatit. Kėshtu, njė pjesė e valutės sė fortė u pėrdor pėr tė shndėrruar nė makinė tė blinduar “Mercedes”-ėt e Ramiz Alisė dhe Adil Ēarēanit si dhe pėr tė blerė njė automjet “Range Rover”. Firma qė bėri blindimin e mjeteve ishte gjermano-perėndimore, ndėrsa pagesat u bėnė nėpėrmjet njė banke zvicerane. Po me kėtė sasi valute u blenė nė Suedi edhe matės radiacioni tė quajtur “dozimetra” ose “Gayger counter”. Nė njė vend tjetėr perėndimor, me ndėrmjetėsinė e firmave tė kontrolluara nga “Kamorra”, u blenė pranga spanjolle, night-sticks (shkopinj gome mė modernė), shock granades (granata qė tė plagosin, por nuk tė vrasin) si dhe agjentė agresivė kimikė tė tipit “incapacitating” (qė tė heqin aftėsinė pėr tė vepruar). Tė gjitha kėto mjete iu dhanė nė pėrdorim policisė dhe ushtrisė shqiptare dhe janė karakteristike pėr pėrdorimin ndaj turmave demonstruese.
Tregjet e tjera
Disa nga kėto raketa mbėrritėn nė duart e terroristėve palestinezė tė grupit tė Xhorxh Abashit si dhe tė njė fraksioni libanez tė lidhur me liderin lokal Valid Xhumblad. Ndėrsa automatikė tė kopjuar nė Ēekin tė Gramshit, kalibėr 9 mm tė klasit mitraglietta, iu kapėn terroristėve veri-irlandezė nga trupat e regjimentit pėr mbrojtjen e Ulsterit nė fund tė viteve ’80, nė periferinė lindore tė qytetit tė Londonderrit. NCIS britanik (Shėrbimi Kombėtar i Hetimit Kriminal) i ndoqi gjurmėt e kėtyre automatikėve deri te njė kamion shqiptar i tonazhit tė rėndė, qė kishte shkuar nė Angli (kur dy vendet nuk kishin ende marrėdhėnie diplomatike) pėr tė importuar mallra komforti pėr njė firmė shtetėrore shqiptare me seli nė rrugėn “4 Shkurti” nė Tiranė.



Dokumentet
Masat e Sigurimit pėr mirėpritjen e kamorristėve
Me interes pėr tė pasqyruar atmosferėn e kohės ėshtė edhe dokumentacioni qė ka tė bėjė me pritjen, trajtimin dhe mbikėqyrjen e “specialistėve” tė “Kamorrės” qė erdhėn nė Shqipėri pėr prodhimin e kėtyre armėve. Nė kėto dokumente pėrshkruhen imtėsisht masat organizative pėr akomodimin, ushqimin, transportin, interpretėt, mbikėqyrjen e deri te pajisja me radio, televizorė me ngjyra, ngrohės radiatorė, cigare dhe pije tė markave tė huaja si edhe tė komforteve speciale nė Gramsh, Durrės, Rinas, Tiranė, Martanesh-Bizė, Poliēan, etj. Sigurimi udhėzonte si tė priten dhe si tė trajtohen specialistėt e “Kamorrės”, duke parashikuar deri edhe detajet mė intime tė jetės sė katėr tė huajve si dhe kontigjentin e femrave shqiptare qė do tė “lejohej” tė shoqėrohej me ta.


Karakteristikat tekniko-luftarake

Kėto armė ishin tė efektshme jo vetėm kundėr autoveturave apo furgonėve tė blinduar pėr transport vlerash tė mėdha monetare, por edhe kundėr ēdo tanku dhe autoblinde tė viteve ’70. Pėrmendim kėtu “Leopard 1” gjerman, “T-72” i prodhimit sovjetik, “PSZH-3” polak, “Piraha-2” zviceran apo “M177” tė prodhimit amerikan, qė nė atė kohė ishin nga mė modernėt. Tė tilla raketa shponin deri nė 300 milimetra blind, pra edhe brezi i ri i tankeve moderne tė fundit tė viteve ’80 si “Abrahams”-i amerikan, “Merkava” izraelite, “Le Clerc”-u francez apo “T-80”-a sovjetik ishin tė cenueshėm nė pikat e tyre tė dobėta. Kėto raketa antitank asgjėsonin ēdo mbrojtje me material kevlar, edhe tė kombinuar me llamarina me lidhje titaniumi qė pėrmbanin automjete nė dispozicion tė policėve, gjyqtarėve apo politikanėve italianė.

Dėshmitarėt

Kush dinte pėr sekretin e madh
Ky sekret ishte nga mė tė ruajturit me xhelozi nga Sigurimi i Shtetit. Njė nga drejtorėt e drejtorive tė kėsaj arme u helmua nga kolegėt e tij nė pranverėn e vitit 1991, ndėr tė tjera edhe pėr tė ruajtur kėtė sekret. Funksionarė shumė tė lartė tė policisė sė periudhės komuniste, tė cilėt pas vitit 1992 u vunė nė shėrbim tė palės italiane, nuk dinin absolutisht asgjė pėr kėtė aferė. Kjo ishte arsyeja qė ata pėrfunduan si monitorues tė rėndomtė tė keqbėrėsve tė vegjėl shqiptarė nė Trieste, tė cilėt kryenin trafiqe tė vogla me keqbėrės lokalė, si, fjala vjen, titullarėt e firmės “Fratelli Zampa s.r.l.”, ndėrsa nga ata pak veta qė dinin diēka janė shumė pak gojė ende nė gjendje tė flasin.

Tre sekretet

Floriri, valuta dhe kontrabanda e diktaturės
Tre nga aspektet mė kriminale dhe mė sekrete tė diktaturės janė: zhdukja e floririt, metaleve, gurėve tė ēmuar e sendeve me vlerė, tė grabitura popullatės, zhdukja e njė pjese tė valutės sė fortė, e siguruar nga prodhimet pėr eksport tė ekonomisė shqiptare si dhe bashkėpunimi me qėllim pėrfitimi simbiotik nė katėr kontinente me organizatat terroriste tė certifikuara ndėrkombėtarisht dhe me grupacionet e krimit tė organizuar, kryesisht italian (“Kamorra” napoletane) si dhe me bandat e strukturuara kriminale nė portet franceze tė Setes dhe Marsejės.

Mesazhi

Ja ēfarė u ofrohej shqiptarėve

“Miqtė pėrtej Adriatikut, qė mendohet tė vijnė aty pėr prodhime qė kemi biseduar, na i sollėn prospektet pėr 200 copėt qė kėrkohen. Nga prospekti rezulton se janė tė pėrdorshme vetėm nga njė njeri dhe qėllojnė deri nė 700-800 metra largėsi me fuqi shpuese deri nė 300 mm, duke e mbėshtetur nė sup e marrė nishan. 200 copėt i ofrojnė nė kondita shumė sekrete dhe pa ditur destinacionin se pėr cilin janė.
Njė copė koston 3.000 dollarė duke shtuar kėtu edhe 150-200 dollarė pėr copė pėr transport dhe manovrime deri nė destinacion. E kemi pranuar vetėm si ofertė e prospekt pa hyrė mė gjatė nė bisedime.
Specialistėt, duke kėrkuar kėta pėr neve, 200 copėt, kanė marrė njė ofertė nga njė firmė belge pėr prodhimin e 200.000 copėve automatikė tė vegjėl (qė specialistėt do t’i prodhojnė tek ne) dhe pėr ne e qė kemi prospektet nė dorė, pėr 150 dollarė copėn qė sipas tyre po t’i prodhojmė tek ne kushtojnė jo mė shumė se 25-deri nė 300 dollarė copa. Insistojnė qė pėr herė tė parė t’i prodhojnė tek ne 200.000 copėt (pastaj ne bėjmė si tė duam) dhe jo t’i prodhojmė gjetkė duke e lidhur kėtė me miqėsinė me miqtė tanė kėto dhe nėpėrmjet tyre edhe me ne dhe njėkohėsisht pėr tė na treguar se ēka janė tė zotėt tė bėjnė aty te ne. Specialistėt na thonė se dhe 200 copėt qė kėrkoni neve i prodhojmė nė vende afėrsisht edhe me kohėn qė ne na duhen.
Mendojmė qė specialistėt tė vijnė aty sa ma parė, duke e lidhur kėtė edhe me entuziazmin e pasionin qė ato kanė pėr tė prodhuar tek ne. Ne gjatė bisedave qė po bėjmė kėtu jemi tė bindur se kėta janė tė zotėt tė prodhojnė me makineritė qė ne kemi e qė kėta kanė parė, shumė gjėra qė neve na duhen pėr mbrojtje.
Tani ata duan tė vijnė katėr veta dhe tė fillojnė nga puna duke u siguruar rrogėn mujore qė ata marrin atje pėr tė siguruar familjet e tyre, pėr mė vonė shohim se ēfarė do tė kėrkojnė.
Edhe pėr kėtė kemi mendimin se nuk do tė ekzagjerojnė nė kėrkesat e tyre”.



Telekset

Ja shkresat e Zylyftar Ramizit

Kėtu janė paraqitur shėnimet me dorė qė ish-zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Zylyftar Ramizi, ka lėnė pėr t’iu transmetuar personave nė Zvicėr qė po negocionin me “Kamorrėn”. Udhėzimet e Ramizit u transmetuan me teleksin e orės 21.00, tė datės 17 mars tė vitit 1984, me shumė pak ndryshime, pa cenuar pėrmbajtjen. Ky mesazh, qė u dėrgua i shifruar, konsiderohet si miratimi pėrfundimtar i marrėveshjes ndėrmjet Sigurimit dhe “Kamorrės”, pas sė cilės filloi bashkėpunimi nė blerjen, prodhimin dhe trafikimin e armėve tė ndryshme tė gueriljes urbane, nė favor tė grupimeve kriminale, organizatave terroriste dhe krimit tė organizuar nė mbarė botėn.
“1. Porositni pėr tė blerė 200 copė kundėrtanke. Jemi dakord qė tė sillen nė kondita shumė sekrete dhe pa destinacion dhe pa na komprometuar ne. Bėni diskutim pėr ēmimin qė ta ulni sa tė jetė e mundur. Raketat kundėrtanke qė po porositim duhet tė na vijnė tė gatshme dhe sa mė shpejt.
2. Porositni gjithashtu 200 automatikė tė vegjėl qė thoni se janė 150 dollarė copa, por qė ju duhet tė luftoni pėr ta ulur ēmimin. Automatikėt gjithashtu duhet tė vijnė tė gatshėm, sekret, pa destinacion dhe pa na komprometuar ne.
3. Projektet dhe 4 specialistėt tė vijnė nė Shqipėri pėr tė filluar punėn. Pėr kushtet, mundėsitė dhe aftėsitė e tyre do tė bisedojmė mė konkretisht kur tė vijnė kėtu.
4. Pagesat pėr porositė qė thamė do t’i bėjmė nė kohėn e duhur dhe nėpėrmjet firmės qė po na lidh me kėta (Sokomar)”.



Marre nga e perjavshmja "Lajmi"
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi