ILIRIADA PORTAL

"80 kriminelė shqiptarė nė Britani"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

26012009

Mesazh 

"80 kriminelė shqiptarė nė Britani"




Nė shtypin britanik thuhet se 80 kriminelė shqiptarė 'janė vendosur nė Britani' duke shfrytėzuar siē pretendohet sistemin e azilit pėr tė marrė tė drejtė qėndrimi nė vend.
Shefi i policisė shqiptare citoht nga shtypi tė ketė thėnė se gjykatat britanike po pengojnė pėrpjekjet e vendit tė tij pėr ekstradimin e kėtyre kriminelėve.

"Ne kemi bėrė njė listė tė personave qė fshihen nė Britani. Janė 100 kriminelė dhe mė shumė se 80% e tyre kėrkohen pėr vrasje dhe janė dėnuar nė mungesė nė Shqipėri ," tha Ahmet Prenci.

"Ata kanė marrė tė drejtė qėndrimi nė Britani megjithė pėrpjekjet tona pėr t'i ekstraduar ata."

The Home Office (Ministria e brendshme britanike) ėshtė njoftuar pėr identitetet dhe prejardhjen e personave, shumė prej tė cilėve pretendojnė se janė refugjatė nga Kosova. Por kuptohet se ka patur probleme pėr gjetje tė pėrkthyesve dhe psikologėve qė kanė shtyrė procedurat ligjore.

Organizata tė ndryshme si MigrationWatch thanė se lajmi ėshtė fakt i dėshtimit tė sistemit tė azilit nė Britani. Zoti Andrew Green, nga MigrationWatch, tha : "Ėshtė shqetėsim se njerėzit e akuzuar apo tė dėnuar pėr krime tė ndryshme duket se e kanė tė lehtė tė gjejnė azil nė Britani."

Njė zėdhėnės i Ministrisė sė brendshme britanike tha : “Hetimet nga agjencitė britanike tė sigurimit tregojnė se vetėm njė fraksion i kriminelėve qė mendohet se janė kėtu nga autoritetet shqiptare, janė aktualisht nė Britani. Ata qė janė kėtu janė duke u vėzhguar dhe janė edhe nė kompjuterin e Policisė dhe nė disa raste janė nė proces gjyqėsor pėr t'u ekstraduar. "

“Ajo ēka ndodhi dhjetė vjet mė parė nuk mund tė ndodhė tani. Ne po bėjmė ndryshime thelbėsore tė sistemit tė sigurisė sė kufirit pėr ta bėrė mė tė vėshtirė pėr njerėzit tė hyjnė ilegalisht nė Britani. Ne nuk do tė tolerojnė abuzim tė sistemit tė imigrimit. Nėse dikush ka marrė nėnshtetėsi me mashtrim, psh duke pozuar si shtetas i njė vendi tjetėr, ligji na lejon ne tua marrim nėnshtetėsinė dhe ne do ta bėjmė kėtė."
BBC
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi