ILIRIADA PORTAL

Kėshilli i Evropės lė Shqipėrinė pa votė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27012009

Mesazh 

Kėshilli i Evropės lė Shqipėrinė pa votė





Nga Armand Maho
Kredencialet e delegacionit shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės janė vėnė nė dyshim ditėn e hapjes sė kėtij sesioni nė Strasburg. Kėshtu njoftohet nė faqen zyrtare tė Kėshillit tė Evropės. Duke bėrė tė ditur pezullimin pėr verifikim tė mėtejshėm, Mįtyįs Ewrsi i Hungarisė, drejtues i grupit ALDE tha: “Kemi arsye tė besojmė se njė nga anėtarėt e Asamblesė sonė nga Shqipėria ėshtė mėnjanuar nė mėnyrė tė parregullt dhe nė kundėrshtim me rregullat.”
Komiteti i Rregullores sė Asamblesė do tė pėrgatisė njė raport pėr kėtė ēėshtje, dhe Asambleja do tė marrė njė vendim pėrfundimtar tė enjten nė mėngjes. Kėshilli i Evropės njofton nė site-in zyrtar se delegacioni i ri shqiptar do tė marrė pjesė provizorisht nė seanca deri nė momentin e vendimit, duke pasur tė drejtė pėr tė votuar dhe folur, por pa tė drejtė vote pėr ēėshtje qė lidhen me tė.
Por, ndėrkohė, nga Strasburgu, anėtarėt e delegacionit shqiptar japin njė panoramė krejt tė ndryshme mbi statusin qė ka Shqipėria nė Kėshillin e Evropės, deri nė marrjen e vendimit.
“Ne marrim pjesė nė mbledhje, po nuk votojmė dot deri nė njė vendim tė Komisionit tė Rregulloreve dhe Procedurave”, - u shpreh deputeti socialist, Kastriot Islami.
Deputetja republikane, Lajla Pėrnaska, anėtare e delegacionit, thotė se ėshtė krejt e kundėrta, pasi puna atje vijon normalisht.
Biberaj u shkarkua nga vetė Topalli pa njė vendim tė Kuvendit. Kryetarja e Kuvendit i nisi njė letėr Kėshillit tė Evropės, ku lajmėronte se Biberaj ka nisur njė detyrė tjetėr ndaj dhe do zėvendėsohej. Ky i fundit u shpreh se nuk ishte njoftuar pėr vendimin e Topallit dhe se ai binte ndesh me rregulloren e Kuvendit.
Pas kėtyre deklarimeve, Topalli publikoi nė faqen e Kuvendit disa deklarata, sipas tė cilave Biberaj kishte abuzuar me biletat e avionėve, ndaj dhe ishte shkarkuar.
Ēėshtja ka shkaktuar njė tėrmet nė politikėn shqiptare.
TEMA
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24171
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kėshilli i Evropės lė Shqipėrinė pa votė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Jan 27, 2009 1:26 pm nga ad

"Tė drejtat e delegacionit nuk janė ngrirė"


Asambleja parlamentare e Kėshillit tė Evropės do tė marrė njė vendim pėrfundimtar pėr kredencialet e delegacionit shqiptar tė enjten pasi ato u sfiduan pėr arsye proēeduriale nė ditėn e hapjes sė sesionit vjetor nė Strasburg.


"Kemi arsye tė besojmė se njė nga anėtarėt tanė u hoq nė njė mėnyrė qė shkel rregullat e aplikueshme", tha pėrfaqėsuesi hungarez, Matyas Eorsi.

Komisioni i rregullave tė Asamblesė do tė pėrgatisė njė raport mbi kėtė ēėshtje, ndėrkohė qė delegacioni shqiptar mund tė zėrė vendet e veta nė mėnyrė provizore nė Asamble deri tė enjten, me tė drejta votimi dhe tė drejtė fjale, por nuk mund tė votojė pėr kredencialet e veta.

Ragip Luta bisedoi me kryesuesin e Komisionit tė Rregullave, deputetin britanik, John Greenway, dhe fillimisht i kėrkoi tė qartėsonte ēfarė do tė thotė sfidimi i kredencialeve nė kėtė rast?

Greenway- Ajo qė duhet ta kuptoni ėshtė se ēdo delegacion nacional - nė fillim tė sesionit vjetor apo kur zhvillohen zgjedhje dhe prezantohet njė delegacion i ri, kredencialet e tyre duhet tė miratohen nga Asambleja. Nė bazė tė rregullave ėshtė e mundur qė njė individ tė sfidojė ratifikimin e kredencialeve nė bazė procedurale - dhe si rezultat i kėsaj - gjė qė ndodhi me Shqipėrinė - ēėshtja pastaj i referohet komisionit tė rregullave tė cilin e kryesoj unė dhe pastaj ne do tė paraqesim njė raport sa mė parė qė tė jetė e mundur dhe sigurisht brenda kėsaj jave, por ėshtė shumė me rėndėsi tė kuptohet se anėtarėt e delegacionit shqiptar lejohen tė flasin dhe tė votojnė nė Asamble sikurse t'ishin ratifikuar kredencialet e tyre.

Ata nuk janė penalizuar nė asnjė mėnyrė. E gjithė ajo qė nuk do tė jenė nė gjendje tė bėjnė ėshtė nuk do tė mund tė votojnė pėr ndonjė mocion qė ka lidhje me kredencialet e tyre kur kjo tė ndodhė eventualisht.

BBC- Me sa po e kuptoj unė, tė drejtat e delegacionit shqiptar pėr tė votuar nuk janė 'ngrirė' siē ėshtė njoftuar nga disa media nė Shqipėri?

Greenway- Po kjo ėshtė gabim. Ato nuk janė ngrirė nė asnjė mėnyrė. Kam biseduar me tre anėtarė tė tjerė tė delegacionit shqiptar qė kanė qenė anėtarė mė parė dhe ata janė tė kėnaqur plotėsisht se ėshtė kėshtu dhe nėsėr komisioni im do tė ulet dhe do tė diskutojė me ta pėr qėndrimin e tyre ndaj kėsaj ēėshtjeje. E gjithė kjo ka tė bėjė me tėrheqjen e anėtarėsisė sė njė anėtari tė delegacionti dhe tė zėvendėsimit tė tij pėr ē'gjė ai ka paraqitur kundėrshtime dhe kjo ėshtė ajo qė ka nxitur njė anėtar tjetėr tė asamblesė nga njė vend tjetėr qė tė thotė se do ta sfidojmė ratifkimin nė mėnyrė qė kjo ēėshtje tė hetohet dhe kjo do tė bėhet gjatė kėsaj jave.

BBC- A keni patur njė situatė tė tillė edhe mė parė? Si e shihni ju kėtė?

Greenway- Unė e kuptoj se kjo ka ndodhur vetėm njė herė tjetėr mė parė qė kishte tė bėnte me delegacionin e Qipros. Por ėshtė shumė e jashtėzakonshme sepse nė sesionin e fundit tė asamblesė u bė po ashtu njė sfidim i ratifikimit ekzistues tė kredencialeve tė delegacionit rus pėr shkak tė asaj qė ndodhi nė lidhje me luftėn mes Rusisė dhe Gjeorgjisė.

Por kur kjo ēėshtje u hodh nė votim, njė shumicė bindėse ishte nė favor tė vazhdimit tė kredencialeve ruse, tė vazhdimit tė njohjes sė tyre. Mendoj se kjo po shfrytėzohet nė thelb si procedurė nė mėnyrė qė Asambleja tė shqyrtojė nėse dėshiron tė shprehė apo jo qėndrim ndaj ndryshimit qė ėshtė bėrė brenda delegacionit shqiptar. Por ėshtė tejet e pazakonshme sepse nuk i pėrket anėtarėve tė kėsaj asambleje tė kenė ndonjė koment apo qėndrim mbi vendimet qė merren nė parlamentet nacionale se cilėt anėtarė tė atyre parlamenteve nacionalė pėrfaqėsojnė ato vende kėtu nė Asamble.

BBC- Po thoni se ėshtė e pazakonshme qė njė anėtar i njė vendi tjetėr tė sfidojė kredencialet e njė delegacioni tė ndonjė vendi tjetėr?

Greenway- Tejet e pazakonshme, por ka ndodhur nė kėtė rast. Sepse besoj qė njė numėr kolegėsh janė tė shqetėsuar pėr siē e shohin ata mėnyrėn e trajtimit tė zotit Biberaj tė cilit i ėshtė tėrhequr anėtarėsia - ai thotė se ishte pa paralajmėrim. Unė nuk e di. Unė nuk mund tė shpreh qėndrim rreth asaj se a ėshtė e drejtė apo jo, kjo pėrveē se rregullat tona parashohin qė komisioni im tani tė shqyrtojė kėtė ēėshtje me urgjencė. Do ta bėjmė kėtė javė dhe me sugjerimin tim do tė zhvillohet njė debat pėr kėtė ēėshtje nė Asamble tė enjten nė mėngjes nė ora dhjetė.

BBC- Dmth, komisioni juaj tani heton kėtė ēėshtje, pėrgatit njė raport dhe pastaj e paraqet para Asamblesė pėrsėri?

Greenway- Po ashtu ėshtė. Pastaj asambleja do marrė vendim se ēfarė ndodhė. Unė nė asnjė mėnyrė nuk dua tė paragjykoj se ēfarė do tė thotė komisioni im apo ēfarė do tė bjė asambleja nė fund. Unė thjesht do tė pėrsėrisja edhe njė herė dy pika qė i theksova e qė mendoj se janė shumė me rėndėsi qė njerėzit nė Shqipėri ta kuptojnė. E para katėr anėtarėt e delegacionit shqiptar qė janė nė Strasburg kėtė javė mund tė vazhdojnė tė flasin, votojnė dhe tė veprojnė si anėtar tė Asamblesė qė pėrfaqėsojnė vendin e tyre sikurse t'u jenė ratifikuar kredencialet e tyre.

Nuk ka ndonjė ndėshkim pėr anėtarėsinė e tyre. Dhe e dyta ėshtė thjesht tė them se ėshtė shumė e pazakonshme pėr Asamblenė qė tė shprehė ndonjė qėndrim apo shqetėsim pėr mėnyrėn se si janė hartuar emrat e delegacioneve kombėtare nga parlamentet nacionale dhe qė i dėrgohen presidentit tė Asamblesė sonė, se kush duan ata qė t'i pėrfaqėsojė nė kėtė Asamble. Kjo ėshtė ēėshtje e tyre. Njė akuzė ėshtė bėrė nga zoti Biberaj se rregullat nė Shqipėri nuk janė ndjekur si duhet dhe pėr kėtė arsye ėshtė paraqitur sfida por duhet t'i shkojmė deri nė fund kėsaj dhe ju siguroj se kėtė kemi ndėr mend ta bėjmė.

BBC- Po zoti Biberaj,a do tė lejohet tė zerė vend nė Asamble?

Greenway - Jo zoti Biberaj nuk ka kėtu status fare. Ai s'ėshtė anėtar i delegacionit shqiptar mė. Ai vendim ėshtė marrė nė Shqipėri dhe emri i tij nuk ėshtė nė listėn e katėr anėtarėve qė i ėshtė dėrguar Asamblesė nga parlamenti shqiptar. Dhe ajo listė ėshtė konfirmuar nga kryetarja e parlamentit shqiptar. Dhe kjo ėshtė

absolutisht e qartė.

BBC

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi