ILIRIADA PORTAL

Zgjerohet lista e kandidatėve pėr president

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27012009

Mesazh 

Zgjerohet lista e kandidatėve pėr president




Nazim Rashidi
BBC Shkup

Nė Konventėn e saj, Lidhja Socialdemokrate nė Maqedoni ka verifikuar se kandidati i saj pėr zgjedhjet presidenciale do tė jetė profesori, Lubomir Fėrēkovski.
Kėtė kandidaturė do ta pėrkrahin edhe social-demokratėt e rinj.

Si opsion u shfaq krejt nė fund, megjithatė kandidatura e profesorit Lubomir Fėrēkovskit u verifikua nė mesin e Lidhjes Socialdemokrate.

Ish ministėr i brendshėm nė fillim tė viteve '90 dhe opinionist nė media, shkrimet e tij shpesh ngjallin debate.

Madje pėr njė artikull do tė duhet qė tė paguajė gjobė prej disa mijė eurosh pėr shkak se siē u tha shpifi pėr kryeministrin Nikolla Gruevski.

Z. Fėrēkovski i cili konsiderohet si ekspert juridik dhe i cili ka marrė pjesė edhe nė pėrpilimin e Marrėveshjes sė Ohrit tani futet nė garėn pėr kreun e shtetit.

Pasi mori mbėshtetjen dhe u shpall kandidat zyrtar, ai tha:

"Duhet tė ndalim hapin e Maqedonisė drejt diktaturės njė partiake. Ne kemi fuqi ta bėjmė kėtė. Ne jemi maqedonas dhe kemi identitet. Nuk na duhet njė kod i ri i maqedonizmit. Desllavizimi nuk do tė pranohet. Dua t'ju lus tė zhvillojmė fushatė me vlera tė tjera, nga ajo e qeverisė qė synon tė lajė trutė e njerėzve", tha z. Fėrēkovski.

Kandidatura e tij vjen vetėm njė ditė pasi edhe VMRO DPMNE qė ėshtė nė pushtet zyrtarizoi kandidatin e saj, profesorin tjetėr, Gjorgji Ivanov.

Tė dy janė kolegė dhe japin mėsim nė tė njėtin fakultet, nė atė juridik nė Shkup.

Madje ata janė dhe autorė tė pėrbashkėt edhe tė njė libri, por vėzhguesit thonė se fushata do tė jetė e ashpėr, sepse tė dy njihen pėr rivalitetin qė kanė nė qėndrimet e tyre.

Z. Ivanov ėshtė i ngurtė pėrsa i pėket ēėshtjes sė emrit, kurse z. Fėrēkovski kritik i madh ndaj qėndrimeve tė tilla.

Rizvan Sulejmani, drejtor i Institutit pėr Studime Interkulturore, thotė se ėshtė mirė kur ofertat janė tė qarta:

"Gjorgji Ivanov ėshtė identifikuar shumė afėr me partinė konservatore VMRO DPMNE-nė dhe qėndrimet e saj rreth ēėshtjes sė emrit dhe integrimeve euroatlantike. Kurse Profesori Lubomir Fėrēkovski ka njė qasje mė aktive pėr gjetjen e zgjidhjes sė ēėshtjes sė emrit dhe pėr integrimet evropiane. Ata kanė koncepte tė ndryshme dhe qartė tė definuara, ēka nė gara zgjedhore preferohet, sepse zgjedhėsit shumė lehtė mund tė identifikojnė konceptet dhe kandidatėt".

Partitė e mėdha shqiptare, BDI dhe PDSH, ende nuk kanė qartėsuar pozicionet e tyre nėse do tė dalin me kandidatė nė zgjedhje ose jo.

Elektorati shqiptar megjithatė ka qenė gjithmonė vendimtar pėr atė se kush ka ardhur nė krye tė shtetit.

Por ē'pėrfaqėsojnė kėto dy kandidatura pėr shqiptarėt?

Kim Mehmeti, analist politik:

"Zgjedhjet presidenciale nxjerrin nė sipėrfaqe superioritetin e partive maqedonase dhe inferioritetin e partive shqiptare. Partitė maqedonase propozojnė cilido kandidatė dhe presin qė partitė shqiptare tė pėrkrahin kėto kandidatė".

Nė garėt pėr president ėshtė e qartė se do tė ketė njė kandidat shqiptar ndėrkohė.

Ai ėshtė Imer Selmani i Demokracisė sė re, i cili, siē thotė partia e tij, ka mbledhur 10 mijė nėnshkrimet nga qytetarėt si kusht pėr t'u regjistruar si kandidat.

Ambicje tė ngashme ka edhe Nevzat Halili i PPD-sė.

Veē tyre pritet tė konfirmohen edhe sė paku katėr kandidatura tė tjera tė shpallura.

Afati pėr rregjistrim pranė institucioneve qė organizojnė zgjedhjet ėshtė 3 shkurti. Kurse dita e votimit ėshtė 22 marsi.
BBC
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24461
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi