ILIRIADA PORTAL

Edi Rama nė mbrojtje tė veprės sė Spiro Kolekės dhe Kristaq Ramės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

31012009

Mesazh 

Edi Rama nė mbrojtje tė veprės sė Spiro Kolekės dhe Kristaq Ramės




Shikojeni kėtė foto o njerėz! I takon vitit 1946. Ėshtė shumė domethėnėse. Nė kėtė varkė tė vogėl tė improvizuar nga gdhendja e njė druri, ka hipur ministri i Punėve Botore, Spiro Koleka. Nė shoqėrinė e katundarit qė i prin rrugėn me lopatė, ministri ėshtė nė krye tė inspektimit qė do sillte procedimin penal pėr kolegėt e tij inxhinierė ndėrtimi tė cilėt do akuzoheshin si “sabotatorė” pėr shkakun se komunistėt e Shqipėrisė kishin vendosur tė akuzonin Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe diplomatėt e saj nė Tiranė si organizatorė tė asaj qė kishte “ndodhur” nė liqenin e Maliqit. Nuk ishin pak vitet, por qysh prej 20 tė tillave qė kėrkohej tė thahej ai liqen i quajtur edhe “kėnetė”. Nuk mund tė thahej me “fushata” e aksione pasi ēdo gjė kėrkonte kohėn e vet. E megjithatė, regjimi inxhinierėt mė tė mirė i shpalli “armiq” e “sabotatorė”, ndėrsa ekzekutoi pėr ta njė vdekje tė standardeve mesjetare, duke i vrarė botėrisht nė sy tė popullit tė qytezės sė vogėl tė Maliqit. Spiro Koleka kishte nderin pra tė “kontribuonte” nė kėtė proces qė ēoi nė kėto marrje jetėsh. Por rolin e tij ai do ta vazhdonte edhe nė procesione tė tjera pėr t’u mbyllur nė nxirjen e jetės sė ish-dhėndrit tė tij, tė cilit i dha vite tė tėra burgu pėr tekat qė i vinin e i iknin, duke demonstruar edhe hakmarrjen mė primitive qė do tė mund tė mendohej. Por nuk kishte ky akti i fundit. Kur Komiteti Qendror i Partisė sė Punės, nė kushtet e trysnisė sė brendshme e tė jashtme pranoi sistemin shumėpartiak nė vend, nga dy votat kundra, njėra ishte e Spiro Kolekės, i cili i bėnte kėshtu mbylljen mė tė keqe tė asaj qė kishte filluar nė Maliq.
Por probleme tė tjera kishte pasur Edi Rama edhe me babanė e tij, Kristaqin. I zgjedhur pėrjetėsisht si deputeti i Durrėsit, i pranishėm gjithnjė nė krah tė Nexhmije Hoxhės nė mbledhjet e Kuvendit Popullor, Kristaq Rama ishte nė vitet 1987 – 1991, anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor (organ kolegjial qė kryente rolin e kryetarit tė shtetit). Kristaqi pėrveē tė tjera do hynte nė histori si firmėtari i dekretit qė ēoi nė varje nė litar Havzi Nelėn, poetin qė ėshtė i fundit i ekzekutuar pėr motive politike nė mbarė lindjen komuniste. Standardi qė pėrcaktoi raportin e Kristaqit me diktuarėn komuniste, si njėri prej lustraxhinjve mė tė njohur tė atij regjimi, nuk kishte si tė mos jepte efektin mė tė madhe edhe mbi Edi Ramėn, sikurse shihet edhe tani me tė me rastin e hyrjes nė fuqi tė ligjit tė pastėrtisė sė figurės.
...
Gazeta 55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Edi Rama nė mbrojtje tė veprės sė Spiro Kolekės dhe Kristaq Ramės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sat Jan 31, 2009 1:54 pm nga shqiptari

kjo fotoja nuk ma ha mendja se eshte e 46 sepse ne 46 nexhmija ishte nje vajze e re dhe e dobet. vetem N.q.s ka qene shtatzane Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jan 31, 2009 6:34 pm nga flutura

ai i gjati ne mes duket si i jati i edvinit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Jan 31, 2009 7:11 pm nga lidabica

Po mi ai eshte firmetari i vdekjes-Kristaq Rama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi