ILIRIADA PORTAL

Banka Botėrore nė Tiranė, nėn akuzė pėr korrupsion

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

01022009

Mesazh 

Banka Botėrore nė Tiranė, nėn akuzė pėr korrupsion




Genc Kondi
TIRANE-Nje grup inspektorėsh, tė dėrguar nė Shqipėri nga selia e Bankės Botėrore nė Uashington, ka pėrfunduar hetimin lidhur me akuzat pėr korrupsion dhe mungesė tė transparencės tė zyrtarėve tė BB-sė me qendėr nė Tiranė. Sipas organit tė rrjetit tė gazetarisė investigative ballkanike (BIRN) nė internet, “Balkanin sight.com”, njė projekt i iniciuar nga Banka Botėrore me qėllim mbrojtjen e zonave bregdetare shqiptare, duhet tė jetė pėrdorur pėr tė prishur nė mėnyrė pėrzgjedhėse pjesė tė njė fshati nė jug tė vendit, duke lėnė shumė familje pa strehė. Gjatė investigimit tė kryer nga gazetarėt Besar Likmeta dhe Gjergj Erebara, atyre u ka rėnė nė dorė raporti i brendshėm i grupit tė inspektorėve tė Bankės Botėrore.
Shkeljet
Sipas raportit, tė cituar nga “Balkaninsight.com”, “projekti i Bankės Botėrore ka kontribuar nė prishjen e banesave informale, nė kundėrshtim me politikat e BB-sė lidhur me mospėrdorimin e forcės pėr tė larguar banorėt. Inspektorėt nga Uashingtoni theksojnė se menaxhuesit e projektit kanė dėmtuar banorėt vendorė nė zonėn ku implementohet projekti, madje kanė ndihmuar me pajisje e foto ajrore, si dhe kanė nxitur inspektoriatin vendor tė ndėrtimit tė prishė banesat. Pėrveē mosrespektimit tė politikave tė BB-sė gjatė zbatimit tė projektit, inspektorėt pėrmendin akuza pėr korrupsion dhe ankesa, se prishja e banesave nė Jalė ėshtė pjesė e njė skeme mė tė madhe pėr ta zhvilluar zonėn si objekt turistik”, - vihet nė dukje nga “Balkaninsight.com”.
Grupi investigativ gjithashtu akuzon drejtuesit e BB-sė se kanė keqinterpretuar faktet dhe kanė penguar hetimet, duke mos lejuar aksesin nė tė dhėna, ndėrkohė qė vėren edhe njė mungesė tė pazakontė tė ruajtjes sė fakteve dhe regjistrimit tė ngjarjeve kryesore nga ana e stafit. “Disa anėtarė tė stafit tė BB-sė, si nė qendėr, ashtu edhe nė terren, ishin ‘trajnuar’ qė tė jepnin informacion jokorrekt dhe tė gabuar, - theksohet nė raport.
- Madje, u konstatua edhe njė rast kur njė punonjės refuzoi tė japė informacionin e kėrkuar”, - thuhet mė tej nė raport.
Varfėria
“Banka Botėrore ėshtė e angazhuar pėr tė ulur sa tė jetė e mundur nivelin e varfėrisė nė Shqipėri, duke kontribuar ekonomikisht dhe me asistencė profesionale panė shqiptare. Nė rastin e prishjes sė shumė shtėpive tė banimit nė zonėn e Jalės, inspektorėt theksojnė se kanė konstatuar qė shumica e banorėve kishin investuar nė ato banesa kursimet e gjithė jetės sė tyre. Prishja e tyre nuk ishte shoqėruar me kompensimin nė njė farė mėnyre, financiar apo fizik, duke i lėnė ata pa asnjė mundėsi jetese normale”, - theksohet nė raport. Nė tė konstatohet se praktikat e pėrdorura nė kėtė rast nuk janė nė pėrputhje me politikat strategjike tė Bankės Botėrore, si nė Shqipėri, ashtu edhe nė vende tė tjera tė botės ku ekzistojnė probleme tė ngjashme.
Reagimi
Nė njė deklarim pėr “Balkan Insight”, Banka Botėrore ka pranuar se janė bėrė gabime nė projekt dhe se BB-ja ėshtė e shqetėsuar lidhur me to. “Banka po shqyrton veprimet e stafit tė saj, dhe nė rast se do tė konstatohen shkelje, do tė merren masat pėrkatėse”, - thuhet nė pėrgjigje tė interesimit tė gazetarėve shqiptarė.
Gjithashtu, zyra e BB-sė konfirmon se Bordi i Drejtorėve Ekzekutivė tė BB-sė do tė mblidhet nė mes tė muajit shkurt tė kėtij viti pėr tė marrė nė shqyrtim raportin e grupit tė inspektorėve, po ashtu si dhe objeksionet e pėrfaqėsuesve tė zyrės nė Tiranė. Vetėm pas kėsaj, dy raportet do tė paraqiten nė publik.
Projekti
Nė fakt, ka qenė 15 shtatori i vitit 2007, qė ishte shpallur nga Banka Botėrore si afati i fundit pėr hartimin e Planit pėr Zhvillimin e Bregdetit Jugor, i cili mbulon zonėn nga Orikumi deri nė kufirin grek. Madje, brenda kėtij afati, ndėrkombėtarėt kėrkonin edhe miratimin e tij nga KRRTRSH-ja. Ky plan duhet tė pėrfaqėsojė instrumentin zyrtar tė qeverisė shqiptare qė do tė udhėheqė zhvillimin e zonės. Por, institucioni shqiptar i ngarkuar me zbatimin e kėsaj detyre dhe qė drejtohet nga Jamarbėr Malltezi, bashkėshort i Argitės, sė bijės sė Kryeministrit Sali Berisha, ėshtė prezantuar me shumė vonesė. Ndėrkohė, nė opinion kanė qarkulluar fjalė pėr projekte tė tjera, tė fshehta, pėr tė pėrdorur njohuritė mbi zonat qė lirohen nga ndėrtimet pėr tė kontraktuar, nė rrugė personale, objekte turistike me kompani tė huaja.
Projekti nuk ėshtė i ri. Nė kuadrin e tij, nė prill 2005 qeveria e atėhershme shqiptare vendosi tė caktonte njė moratorium deri nė miratimin e Planit pėr Zhvillimin e Bregdetit Jugor nė lidhje me lejet e ndėrtimit dhe miratimin e studimeve pjesore tė planifikimit urban pėr bregdetin jugor (p.sh. toka nė zona rezidenciale dhe urbane jashtė zonave tė urbanizuara dhe ku mund tė kishte akses pėr shėrbime). Sipas Bankės Botėrore, nė lidhje me zbatimin e kėtij Plani, dhe nė veēanti me zhvillimin e zonave turistike, pėr qeverinė do tė ishte e udhės, qė pas pėrfundimit tė Planit tė lartpėrmendur, ajo tė ndiqte njė proces konkurrues dhe transparent, ku tė ftohej sektori privat tė kryente investime nė bregdet sipas ligjit pėr Koncensionet. Por, akuzat aktuale hedhin hije dyshimi lidhur me bashkėpunime jokorrekte midis drejtuesve tė BB-sė nė Shqipėri me zyrtarėt shqiptarė, tė caktuar nga qeveria dhe qė kanė afėrsi familjare me Kryeministrin.
Malltezi
“Nė muajin mars 2007, dy javė para se tė fillonte prishja e banesave, koordinatori Malltezi i dėrgoi njė letėr kreut tė policisė ndėrtimore, ku i kėrkonte prishjen e shtėpive pa leje nė Jalė, sė bashku me dy CD me fotografi ajrore, tė bėra me financimet e projektit, ku tregoheshin shtėpitė qė duhej tė prisheshin”, - thekson “Balkan Insight”. Nė median lokale u tha se procesi po kryhej pėr tė hapur rrugė pėr ndėrtimin e njė fshati turistik. Sipas inspektorėve tė BB-sė, zyra e Bankės disa herė ėshtė bėrė gati tė publikojė njė reagim lidhur me kėto akuza, por nuk e ka publikuar atė, duke mos i mohuar.
Vetė Jamarbėr Malltezi, i cili ėshtė kontaktuar nga “Balkan Insight”, ka hedhur poshtė akuzat, duke thėnė se “artikujt e shkruar kanė qenė tė paguar nga dikush”. Ndėrkohė, ai mohon tė ketė bėrė gabime nė punėn e tij. Koordinatori shqiptar i projektit e cilėson si tė pabazuar raportin e inspektorėve tė BB-sė dhe thotė se pret konkluzionin e shkurtit, kur edhe varianti i zyrės sė BB-sė nė Tiranė do tė merret nė shqyrtim nga ana e Bordit tė Drejtorėve nė Uashington.
Gazeta Shqiptare
avatar
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 17850
Registration date : 04/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Banka Botėrore nė Tiranė, nėn akuzė pėr korrupsion :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Feb 01, 2009 11:12 pm nga flutura

nuk dime kujt ti besojm na dolen te gjithe....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 02, 2009 1:45 am nga bulqizaku

krejt fajet i ka kriza....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi