ILIRIADA PORTAL

TI: Shqiperia po lufton korrupsionin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

02022009

Mesazh 

TI: Shqiperia po lufton korrupsionin




Fatjona Mejdini
Organizata prestigjioze nderkombetare Transparency International (TI), vlereson se Shqiperia ka bere hapa te rendesishme perpara ne luften ndaj korrupsionit dhe njekohesisht, ofron ndihme ne hartimin e nje pakete te re kunder dukurise problematike. Konstatimin e ka shprehur dje ne Davos te Zvicres, Huguette Labelle, Kryetare e Bordit te Transparency International, gjate takimit qe pati me kryeministrin shqiptar Sali Berisha. Ky ishte dhe nje nder takimet e fundit dhe nder me te rendesishmet qe shefi i qeverise shqiptare pati ne diten e fundit te Forumit Ekonomik Boteror.

Kryeministri tha dje per mediat pas takimit, se e njohu zonjen Labelle me luften e vendosur te ndermarre nga qeveria shqiptare kunder korrupsionit ne cdo hallke, duke vene theksin vecanerisht ne reformat e ndermarra per dixhitalizimin e sherbimeve per regjistrimin e biznesit, prokurimet publike, ne tatime dhe dogana, si dhe reduktimin e lejeve dhe licencave. Berisha shprehu gatishmerine dhe vendosmerine e qeverise per te ndermarre cdo hap te nevojshem qe ky fenomen te luftohet me efikasitet, duke qene nje prioritet i qeverise shqiptare.

Kurse zonja Labelle fillimisht, shprehu vleresimet pozitive per sukseset e arritura nga Shqiperia ne luften kunder korrupsionit dhe ofroi mbeshtetjen e saj dhe te Transparency International per vazhdimin me sukses te kesaj lufte. Ajo tha se Transparence International do te ndihmoje Shqiperine me studime dhe mjete te specializuara, per te formuar nje pakete reformash ne luften e metejshme kunder korrupsionit. Ne kete pike, Berisha i ka qartesuar drejtueses se TI, se lufta kunder korrupsionit eshte nje nga prioritet kryesore te qeverise. "Dhe per kete arsye, - vijoi Berisha, - qeveria eshte e gatshme per te ndermarre cdo hap te nevojshem qe ky fenomen te luftohet me efikasitet".

Transparence International vleresoi Shqiperine ne grupin e 10 vendeve me suksesin me te madh per vitin 2008 ne luften kunder korrupsionit. Po ashtu, TI konsideroi Shqiperine, si vendin e pare me suksesin me te madh dhe rezultatet me te mira, ne luften kunder korrupsionit ne grupin e vendeve te rajonit te Ballkanit. Kjo organizate kumtoi se ne garen boterore te 180 vendeve te botes ne luften kunder korrupsionit, Shqiperia parakaloi 20 vende gjate vitit qe kaloi duke u zhvendosur nga vendi i 105 qe zinte ne vitin 2007 ne vendin e 85, ne nje pozicion te njejte me Serbine, Malin e Zi, dhe duke lene prapa ne rajon, Bosnje Hercegovinen dhe Moldavine. Ndersa ne shkalle boterore, Shqiperia me parakalimin e 20 vendeve, kete vit le prapa 95 vende.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

TI: Shqiperia po lufton korrupsionin :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Feb 02, 2009 11:29 pm nga shqiptari

po kokat e korrupsionit ku jane????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi