ILIRIADA PORTAL

PS kundėrshton punėsimin e 1618 punonjėsve nga ana e qeverisė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05022009

Mesazh 

PS kundėrshton punėsimin e 1618 punonjėsve nga ana e qeverisė




MTTPP i shtohen 800 punonjės me qėllime tė pastra militante, vendimi nė kundėrshtim me Gjykatėn Kushtetuese
Deputeti i PS, Blendi Klosi nė emėr tė grupit kuvendor tė PS ka kėrkuar dje nė njė deklaratė pėr shtyp tė rikthehet pėr shqyrtim vendimi i qeverise pėr punėsimin e 1618 “militantėve”, punonjėsve me kontratė tė pėrkohshme nė administratė. Sipas Klosit,vendimi i fundit i Kėshillit tė Ministrave i jep mundėsi 12 institucioneve kryesore nė vend tė rrisin organikėn e tyre me punonjės shtesė.
Deputeti Klosi deklaroi se “ky vendim i fundit i Qeverisė, i cili kėrkon nė mėnyrė abuzive qė administratės sė Ministrisė sė Punėve Publike ti shtohen 800 punonjės pėr procesin e Legalizimeve, bie nė kundėrshti tė plotė me vendimin e djeshėm tė Gjykatės Kushtetuese, e cila shpalli si tė papajtueshme me Kushtetutėn dhe Kartėn Evropiane tė Autonomisė Vendore, ndryshimet nė Ligjin pėr Legalizimet, duke i vėnė fre kėshtu marrjes sė kompetencave tė Pushtetit Vendor pėr procesin e Legalizimeve. Ky numėr punonjėsish do tė duhej tė administrohej nga pushteti vendor qė tė kishim pėrshpejtim tė procesit tė legalizimeve. Ky vendim nė mėnyrė tė habitshme, vijon Klosi, i shton disa ministrive dhe buxhetit tė taksapaguesve njė numėr tė konsiderueshėm, mbi 300 punonjės shėrbimi, nga tė cilėt nė mėnyrė shumė qesharake 59 pastruese shtesė nė Ministrinė e Bujqėsisė, apo 57 pastruese shtesė nė Ministrinė e Punės. “Ky vendim i qeverisė "nė dietė" tė Sali Berishės kėrkon, qė nė kundėrshti tė plotė me atė ēka thotė pėr shkurtime administrative, tė paguajė jashtė Ligjit tė Buxhetit pėr Vitin 2009 plot 1600 punonjės shtesė , tė cilėt nė shumicėn e tyre do tė jenė punonjės pėr tė rritur shėrbimet dhe koston administrative”,- u shpreh Klosi. Nė kėto kushte, shpjegon deputeti socialist, Klosi, kur ky vendim bie nė kundėrshti tė plotė me Ligjin e Buxhetit tė vitit 2009, kur nuk merr parasysh vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr pezullimin e marrjes sė kompetencave nga pushteti vendor, kur ėshtė kundėr filozofisė sė shkurtimeve administrative, por dhe mė e rėndėsishmja kur hartohet me prapaskena tė theksuara politike pėr tė punėsuar vetėm militantė partiak, grupi parlamentar i PS kėrkon me urgjencė, qė ky vendim tė kthehet e tė ripunohet nga Kėshilli i Ministrave.“Ky vendim i miratuar nė nisje tė fushatės elektorale, vetėm 145 ditė nga dita e votimit, pėr ne ėshtė shumė shqetėsues pasi i jep qeverisė sė Sali Berishės, mundėsinė tė punėsoj me qėllime tė pastra militante, jashtė ēdo kriteri tė ligjit tė shėrbimit civil 1600 militantė tė partisė nė Pushtet”,- pėrfundon Klosi. Vendimi pėr pėrcaktimin e numrit tė punonjėsve me kontratė tė pėrkohshme pėr vitin 2009, nė disa ministri dhe institucione qendrore caktoi qė numri i punonjėsve me kontratė tė pėrkohshme, pėr vitin 2009, pėr ministritė dhe institucionet qendrore tė jetė 1618 punonjės, sipas lidhjes nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi dhe ėshtė pjesė pėrbėrėse e tij. Nė pikėn 3 tė vendimit nr.1 703, datė 24.12.2008, tė Kėshillit tė Ministrave, "Pėr vendosjen e standardeve tė shėrbimeve dhe tė veprimtarive sezonale tė pėrkohshme, pėr ministritė dhe institucionet buxhetore", thuhet se nuk do tė zbatohet, pėrjashtimisht, vetėm pėr Agjencinė e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tė Zonave/Ndėrtimeve Informale. Gjithashtu nė vendim thuhet se ngarkohet Ministria e Financave tė miratojė pėrcaktimin me hollėsi tė numrit tė punonjėsve, sipas lidhjes nr.1, tė pėrmendur nė pikėn 1, tė kėtij vendimi, sipas profesioneve dhe me afate kohore, brenda kritereve tė vendimit, tė pėrmendur nė pikėn e mėsipėrme. Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė "Fletoren zyrtare".
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi