ILIRIADA PORTAL

Administrata “Obama” do mbėshtesė reformat e qeverisė “Berisha”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

06022009

Mesazh 

Administrata “Obama” do mbėshtesė reformat e qeverisė “Berisha”




Kryeministri Sali Berisha takon Zėvendėspresidentin e SHBA-ve Joe Biden dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė amerikanė, me tė cilėt konfirmoi nivelin e shkėlqyer tė marrėdhėnieve mes dy vendeve. Zv/presidenti Bajden garantoi mbėshtetjen pėr kursin reformator tė qeverisė sė Tiranės dhe premtoi se nė njė kohė tė shpejtė do tė vizitonte Shqipėrinė. I njėjti angazhim u shpreh edhe nė takimet me kryeparlamentaren Nensi Pelozi, me senatorin Mekein dhe zv/sekretarin e Pentagonit, Gordon England

WASHINGTON D. C. - “Administrata e re amerikane, do tė mbėshtesė plotėsisht Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj pėr ndėrtimin dhe forcimin e njė shoqėrie demokratike dhe nė rrugėn e reformave integruese”.
Ky ka qenė vlerėsimi qė Zėvendėspresidenti amerikan, Joe Biden, i ka shprehur, Kryeministri Sali Berisha, nė takimin e djeshėm midis tyre nė Washington.
Nė fillim tė takimit, Kryeministri shqiptar Sali Berisha i shprehu Zėvendėspresidentit amerikan Joe Biden mirėnjohjen e thellė, kėnaqėsinė e veēantė dhe nderin e madh pėr mundėsinė qė iu dha pėr tė takuar njė mik tė vyer tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.
Nga ana e tij, Zėvendėspresidenti amerikan Biden u shpreh me ndjenja tė pėrzemėrta pėr kėtė takim dhe tha se ndihej i nderuar qė ishte mik i Shqipėrisė dhe i shqiptarėve. “Administrata e re amerikane, u shpreh Zėvendėspresidenti amerikan, do tė mbėshtesė plotėsisht Shqipėrinė nė pėrpjekjet e saj pėr ndėrtimin dhe forcimin e njė shoqėrie demokratike dhe nė rrugėn e reformave integruese”, u shpreh Zėvendėspresidenti amerikan Joe Biden.
Kryeministri Berisha, duke vlerėsuar lart rolin dhe aktivitetin e zėvendėspresidentit amerikan, Joe Biden, e ftoi atė pėr njė vizitė nė Shqipėri, duke u shprehur se kjo vizitė do tė ishte njė kėnaqėsi shumė e madhe pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt, ftesė e cila u pranua me kėnaqėsi nga Zėvendėspresidenti amerikan.

Takimi me John McCain
Kryeministri Berisha zhvilloi njė takim me Senatorin e njohur John McCain, kandidat presidencial nė zgjedhjet e fundit presidenciale. Senatori McCain ėshtė njė nga anėtarėt mė aktivė tė Kongresit amerikan nė mbrojtje tė Shqipėrisė dhe ēėshtjes shqiptare.
Nė kėtė takim, Kryeministri Berisha e falėnderoi Senatorin McCain pėr pritjen e rezervuar, si dhe pėr gjithė pėrpjekjet dhe kontributin nė dobi tė ēėshtjes shqiptare.
Mė pas, Kryeministri Berisha e njohu McCain me procesin e anėtarėsimit nė NATO, si dhe me reformat e qeverisė qė ndikuan nė pėrshpejtimin e kėtij procesi.
Pas pasqyrės sė zgjeruar tė bėrė nga Berisha pėr luftėn ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit, reformat ekonomike, shndėrrimin e imazhit tė Shqipėrisė nė njė vend tėrheqės dhe i sigurt pėr investimet e huaja, Senatori McCain vlerėsoi sukseset e qeverisė shqiptare dhe reformat e qeverisė si shumė mbresėlėnėse.
Biseda u pėrqendrua edhe nė ēėshtjen e Kosovės. Senatori McCain ėshtė njė mbrojtjes dhe luftėtar i kėsaj ēėshtjeje.
Kryeministri Berisha dhe Senatori McCain ndanė pikėpamje tė njėjta edhe pėr sa i pėrket tė ardhmes sė zgjerimit tė aleancės sė NATO-s, misionit nė Afganistan, etj..
Nė pėrfundim tė takimit, McCain, duke vlerėsuar punėn e Kryeministrit Berisha, shprehu bindjen se nė tė ardhmen marrėdhėniet mes SHBA-ve dhe Shqipėrisė e qeverisė shqiptare do tė jenė mė tė afėrta.

Takimi me Nancy Pelosin
Gjatė qėndrimit nė Washington, Kryeministri Berisha, takoi edhe Spikeren e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi.
Kryeministri Berisha i shprehu zonjės Pelosi mirėnjohjen e madhe pėr ndihmėn dhe mbėshtetjen qė Kongresi Amerikan i ka dhėnė Shqipėrisė gjatė kėtyre viteve, nė rrugėn e integrimit tė saj nė NATO dhe nė suksesin e reformave tė ndėrmarra nė vend.
Nga ana e saj, Spikerja e Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit Amerikan, Nancy Pelosi, u shpreh e kėnaqur qė takohej me Kryeministrin Berisha, ndėrsa garantoi thellimin e bashkėpunimit mes dy vendeve, nė vazhdim. Nancy Pelosi shprehu interes pėr reformat integruese tė Shqipėrisė.
Pas ftesės sė bėrė nga Kryeministri Berisha, shprehu kėnaqėsinė pėr tė vizituar Shqipėrinė, vend pėr tė cilin nuk i ishte dhėnė mundėsia mė parė pėr ta vizituar.

Takimi me Gordon England
“Shqipėria do tė jetė anėtare e denjė dhe partner serioz i Aleancės sė Atlantikut tė Veriut”. Kėtė garanci Kryeministri Sali Berisha e mori nga Zėvendėssekretari i Mbrojtjes sė SHBA-sė Gordon England, me tė cilin pati njė takim.
Gjatė takimit qė u zhvillua nė frymė tė ngrohtė e tepėr miqėsore,
Zėvendėssekretari Mbrojtjes England shprehu kėnaqėsinė tij pėr sukseset e Kryeministrit Berisha, seriozitetin dhe pėrkushtimin me tė cilin po drejtohen kėto reforma.
Kryeministrit Berisha falėnderoi England pėr punėn dhe angazhimin institucional dhe personal tė tij pėr ta parė Shqipėrinė sa mė parė anėtare tė aleancės mė tė fuqishme tė globit, NATO.
Mė tej Berisha e njohu nga afėr zyrtarin e lartė amerikan me punėn dhe pėrpjekjet e pandėrprera tė qeverisė shqiptare, qė deri nė momentin e fundit tė anėtarėsimit nė prill 2009, do tė punohet me tė njėjtin ritėm dhe pėrkushtim, pėr tė merituar dhe pėr t’u prezantuar me dinjitet pėrpara vendeve anėtare te tė NATO-s.
Lufta ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit janė beteja me tė cilat qeveria shqiptare ndeshet dita ditės, por me gjithė rezultatet e mėdha, akoma edhe mė tė mėdha janė pėrpjekjet e qeverisė pėr tė thelluar mė tej kėto rezultatet, vijoi mė tej Kryeministri.

Takimi me Donald Rumsfeld
Nė vazhdėn e takimeve me figura tė nderuara tė administratės dhe politikės amerikane, Kryeministri Sali Berisha u takua me ish Sekretarin e Mbrojtjes, Donald Rumsfeld, njė mik dhe mbėshtetės i integrimit tė Shqipėrisė nė NATO.
Nė fillim tė fjalės sė tij z. Berisha pėrshėndeti ish sekretarin e Mbrojtjes Rumsfeld pėr kontributin e tij tė ēmuar nė dobi tė integrimit tė Shqipėrisė nė NATO.
Kryeministri Berisha e njohu Rumsfeld me procesin e integrimit tė vendit nė NATO, reformat e ndėrmarra nga qeveria shqiptare pėr pėrshpejtimin e kėtij procesi, si dhe ritmin e lartė pėr tė merituar plotėsisht anėtarėsimin nė Aleancė.
“Anėtarėsimi nė NATO, theksoi Kryeministri Berisha, do tė thotė pėr Shqipėrinė rikthim nė gjirin e kombeve tė lira, nė dinjitetin dhe bashkėsinė demokratike, por, gjithashtu, edhe njė stad mė tė lartė tė rritjes ekonomike, pėr tė cilėn qeveria qė unė drejtoj po punon pa u ndalur. Reformat ekonomike e kanė dhėnė efektin e tyre, duke e shndėrruar Shqipėrinė nė njė vend tėrheqės pėr investimet e huaja. Rezultati i luftės kundėr krimit te organizuar dhe korrupsionit bėri tė mundur mes tė tjerash njė buxhet mė tė lartė pėr Forcat e Armatosura, duke synuar nė tė ardhmen rritjen e mėtejshme tė tij”, theksoi Kryeministri Berisha.
Nga ana e tij, Rumsfeld vlerėsoi punėn e Kryeministrit Berisha dhe suksesin e reformave, duke e evidentuar Shqipėrinė si njė vend me tregues pozitivė nė rajon.

Takimi me William Cohen
Kryeministri Berisha pritet nga Presidenti i kompanisė sė fuqishme tė konsulencės “Cohen Group”, ish Sekretarin Amerikan tė Mbrojtjes William Cohen
Nė kėtė vizitė, William Cohen shoqėrohej nga ish drejtues tė lartė dhe tė njohur tė Departamentit tė Mbrojtjes si ish- Zėvendėsasistenti i Sekretarit tė Mbrojtjes, Daniel Fata, General Joseph Ralston, Admiral James Loy, LTG Harry Raduege, BG Maria Owens etj., tė cilėt ndoqėn me interes takimin.
Nė pėrgjigje tė interesimit tė lartė tė bashkėbiseduesve, Berisha parashtroi pėrpjekjet e qeverisė shqiptare pėr tė arritur standardet e NATO-s, nėpėrmjet modernizimit tė ushtrisė shqiptare, rritjes sė buxhetit pėr Forcat e Armatosura, etj...
Duke i prezantuar reformat e qeverisė sė tij pėr njė integrim tė shpejtė e tė sigurt nė NATO dhe BE, Kryeministri Berisha u pėrqendrua nė rezultatet e luftės ndaj krimit tė organizuar dhe korrupsionit, tė cilat po bėjnė tė mundur anėtarėsimin e shpejtė tė Shqipėrisė nė NATO. Kjo luftė dyfishoi numrin e turistėve verėn e shkuar, duke arritur nė dy milion, si njė shenjė pėr atraktivitetin qė ofron bregdeti shqiptar.
Ish-Sekretari i Mbrojtjes sė SHBA-ve, William Cohen vlerėsoi punėn e qeverisė Berisha dhe sukseset e reformave tė ndėrmarra. Ai u shpreh se Shqipėria ka bėrė progres domethėnės dhe se e meriton plotėsisht anėtarėsimin nė NATO, duke shprehur bindjen se marrėdhėniet mes SHBA-ve dhe Shqipėrisė e qeverisė shqiptare do tė thellohen akoma mė shumė nė tė ardhmen.
Gazeta 55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22428
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Administrata “Obama” do mbėshtesė reformat e qeverisė “Berisha” :: Komentet

Mesazh prej Fri Feb 06, 2009 1:24 pm nga neni 55

Zoti Berisha duket se e ka shfrytezuar mire kete rast per te krijuar kontakte me te ngushta me stafin e ri presidencial qe drejton SHBA pas zgjedhjeve.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 06, 2009 3:18 pm nga lidabica

Shume mire ,nje ore e me pare ne NATO.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 06, 2009 6:11 pm nga shqiptari

kur kto te huajt ta hedhin doren ne qafe duhet me u rujt.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 06, 2009 10:46 pm nga bulqizaku

kur kto te huajt ta hedhin doren ne qafe duhet me u rujt.....
allaj po

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi