ILIRIADA PORTAL

Nis lobimi pėr 4 vendet vakante nė KLD, kandidojnė 14 gjyqtarė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08022009

Mesazh 

Nis lobimi pėr 4 vendet vakante nė KLD, kandidojnė 14 gjyqtarė




Data e Konferencės Kombėtare Gjyqėsore ėshtė caktuar pėr 27-28 shkurt, mbledhja mund tė shtyhet pėr shkak tė shfuqizimit tė ligjit 9399. Mbledhja tjetėr parashikohet nė mars, pas pėrgatitjes sė ligjit nga Ministria e Drejtėsisė

Fillon lufta pėr katėr vendet qė pas disa javėsh shpallen vakante nė KLD. 27-28 shkurt do tė jenė datat e caktuara kur do tė mblidhet Konferenca Kombėtare Gjyqėsore, e cila, nga sa flitet mes rrethit tė gjyqtarėve, ėshtė e destinuar tė dėshtojė. Shkak, sipas burimeve nė gjyqėsor, ėshtė shfuqizimi i ligjit pėr Konferencėn Kombėtare Gjyqėsore, ēka e bėn gati tė pamundur zhvillimin normal tė saj nė datėn e caktuar. Megjithatė, ndonėse mbledhja do edhe 20 ditė, gara ka filluar dhe kandidatėt pėr kėto vende vakante janė vetėshpallur, duke dorėzuar edhe kurrikulat pėr konkurrim. Tė paktėn deri dje, numri i kandidatėve qė kanė shpallur ambicien e tyre pėr kėto vende, si dhe kanė paraqitur kėrkesėn pėr tė kandiduar ka shkuar nė 14 gjyqtarė. Nė tė njėjtėn kohė me shpalljen e kandidaturės pėr nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė, prej kandiduesve ka nisur edhe lobimi mes kolegėve. Nga burime brenda gjyqtarėve bėhet e ditur se gara parashikohet tė jetė mjaft e fortė, pasi edhe kandidaturat e deritanishme janė potenciale. Numėrohen disa gjyqtarė tė Gjykatės sė Shkallės sė Parė tė Tiranės dhe bėhet fjalė pėr Artan Brocin, Gjin Gjonin dhe Artur Gaxhin. Lista e kandidatėve pasohet nga disa drejtues nė gjykatat e apelit nė rrethe, si Marie Qirjazi nga gjykata e Gjirokastrės, Entela Prifti nga Apeli i Korēės, tri kandidaturat nga gjykatat e Shkodrės, qė janė Hasan Selimi, Luan Dervishi dhe Lindita Hoxha, dy kandidatura nga gjykatat e Durrėsit, qė janė Dhurata Bilo dhe Shpėtim Reka, Ibrahim Hoxha nga gjykata e Beratit, si dhe Agron Papajani nga gjykata e Pogradecit.

Mbledhja

Mbledhja e gjyqtarėve pėr Konferencėn Kombėtare Gjyqėsore ėshtė pėrcaktuar pėr t’u zhvilluar nė datat 27-28 shkurt, ku pritet tė marrin pjesė 366 gjyqtarė nga tė gjitha gjykatat e vendit, si dhe gjyqtarėt e Gjykatės sė Lartė. Mirėpo, 20 ditė para fillimit tė saj, zėrat nė gjyqėsor flasin pėr njė dėshtim tė saj. Shkak, sipas burimeve nga radhėt e gjyqtarėve, ėshtė shfuqizimi i ligjit qė e bėn tė mundur mbledhjen e kėsaj konference. Megjithatė, nuk ėshtė thėnė fjala e fundit dhe nėse kjo mbledhje do tė zhvillohet nėn drejtimin e kryetares sė Gjykatės sė Lartė, Shpresa Beēaj, atėherė do tė garohet vetėm pėr tri vende vakante, atė tė Edmond Islamajt, Admir Thanzės dhe Besim Trezhenjevės. Mė pas, Konferenca Kombėtare Gjyqėsore do tė duhet tė rimblidhet sėrish dhe gara tė fillojė pėr njė tjetėr vend vakant, atė qė mbetet bosh pas pėrfundimit tė mandatit tė Armando Subashit nė mars tė kėtij viti. Por, sipas gjyqtarėve, ka gjasa qė kjo Konferencė tė lihet pėr t’u zhvilluar nė muajin mars, pasi tė miratohen ndryshimet e propozuara nė ligjin pėr Konferencėn Gjyqėsore. Ky ligj ėshtė duke u pėrgatitur nė Ministrinė e Drejtėsisė, e cila do tė pėrcaktojė rregullat e funksionimit dhe votimit nga gjyqtarėt. Sipas ligjit, gjyqtarėt e zgjedhur nė Kėshillin e Lartė tė Drejtėsisė duhet tė kenė shėrbyer nė detyrė pėr tė paktėn dhjetė vjet dhe anėtarėt e zgjedhur nga Kuvendi, duhet tė jenė juristė, jo gjyqtarė, me tė paktėn 15 vjet pėrvojė. Pėrjashtohen nga shėrbimi nė KLD prokurorėt, “anėtarėt e organeve drejtuese apo ekzekutive” tė partive politike ose ata qė aktualisht ushtrojnė veprimtarinė e avokatisė nė gjykatėn e shkallės sė apelit apo tė rrethit.



Kandidatėt pėr vendet vakante



Gjin Gjoni, Gjykata e Shkallės sė Parė, Tiranė

Artan Broci, Gjykata e Shkallės sė Parė, Tiranė

Artur Gaxhi, Gjykata e Shkallės sė Parė, Tiranė

Marie Qirjazi, Gjykata e Apelit, Gjirokastėr

Entela Prifti, Gjykata e Apelit, Korēė

Dhurata Bilo, Gjykata e Shkallės sė Parė, Durrės

Shpėtim Reka, Gjykata e Shkallės sė Parė, Durrės

Hasan Selimi, Gjykata e Shkallės sė Parė, Shkodėr

Luan Dervishi, Gjykata e Apelit, Shkodėr

Lindita Hoxha, Gjykata e Apelit, Shkodėr

Ibrahim Hoxha, Gjykata e Shkallės sė Parė, Berat

Agron Papajani, Gjykata e Shkallės sė Parė, Pogradec



Anėtarėve qė u mbaron mandati



Edmond Islamaj

Admir Thanza

Besim Trezhenjeva

Armando Subashi



Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin 9399 si tė papajtueshėm me Kushtetutėn



Gjykata Kushtetuese shfuqizoi disa muaj mė parė si antikushtetues ligjin nr. 9399 “Pėr organizimin dhe funksionimin e Konferencės Gjyqėsore Kombėtare”, tė miratuar gjatė qeverisjes socialiste. Ankimuar nga Shoqata Kombėtare e Gjyqtarėve tė Republikės sė Shqipėrisė, Kushtetuesja pranoi pretendimet e tyre pėr pėrfshirjen nė Konferencėn Kombėtare tė Gjyqtarėve tė tė gjitha niveleve, si dhe miratimin e njė ligji qė parashikon funksionimin e kėtij organi me 3/5 e tė gjithė anėtarėve tė Kuvendit. “Argumentet kryesore tė kėrkuesit lidhen me pretendimet pėr mosparashikimin nga ligji, objekt shqyrtimi tė Konferencės Gjyqėsore Kombėtare, si njė organ gjithėpėrfshirės, nė pėrbėrje tė sė cilės duhet tė marrin pjesė gjyqtarė tė tė gjitha niveleve, si dhe nė mosrespektimin nga ligjvėnėsi tė procedurės sė miratimit tė njė ligji qė parashikohet nė nenin 81, pika 2, shkronja ‘a’ tė Kushtetutės”, - thuhet nė vendimin e Kushtetueses. Nė pėrfundim tė shqyrtimit tė kėsaj ēėshtjeje, Gjykata Kushtetuese vendosi njėzėri tė shfuqizojė si tė papajtueshėm me Kushtetutėn ligjin nr. 9399. Kontestimi i kėtij ligji erdhi pak kohė para nisjes sė procedurave pėr zgjedhjen e tre anėtarėve tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė nga Konferenca Kombėtare Gjyqėsore, tė cilėve u mbaron mandati nė shkurt dhe mars tė kėtij viti. Ligji nė fjalė ėshtė ankimuar nga SHKGJ-ja fiks tre vjet pas miratimit tė tij nė maj tė vitit 2005-s. Pėrfaqėsuesi i saj nė Kushtetuese, gjyqtari Klodian Rado, nė seancėn e parė tė ēėshtjes theksoi se ligji nė thelb prek pavarėsinė e pushtetit gjyqėsor dhe nuk pėrfaqėson vullnetin e gjithė gjyqtarėve tė Republikės sė Shqipėrisė. Pjesėmarrja, sipas tij, nė Konferencėn Gjyqėsore e anėtarėve ex-office, pra gjyqtarėve tė Gjykatės sė Lartė, kryetarėt e gjykatave tė apelit dhe tė shkallėve tė para, lejon mundėsimin e ndikimit tė ekzekutivit mbi pushtetin e pavarur tė gjyqėsorit. Nė kėtė mėnyrė, pas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese votimi i emrave pėr kandidatė tė KLD-sė nuk do tė bėhet mė vetėm nga delegatėt, por nga tė gjithė gjyqtarėt e Republikės. Konferenca Gjyqėsore ėshtė njė organ i rėndėsishėm i pushtetit gjyqėsor, pėr sa kohė nga mbledhja e saj dalin 9 anėtarė tė KLD-sė, numėr i konsiderueshėm pėr vendimmarrjen e KLD-sė.



Kushtetuta


SONILA MESAREJA
“KLD-ja pėrbėhet nga Presidenti i Republikės, kryetari i Gjykatės sė Lartė, ministri i Drejtėsisė, 3 anėtarė tė zgjedhur nga Kuvendi si dhe 9 gjyqtarė tė tė gjitha niveleve, tė cilėt zgjidhen nga Konferenca Gjyqėsore Kombėtare. Anėtarėt e zgjedhur qėndrojnė nė detyrė pėr 5 vjet pa tė drejtė rizgjedhjeje tė menjėhershme.

Presidenti i Republikės ėshtė kryetar i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė, me propozim tė Presidentit, zgjedh nga radhėt e tij njė zėvendėskryetar. Zėvendėskryetari organizon veprimtarinė e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė si dhe kryeson mbledhjet e tij nė mungesė tė Presidentit tė Republikės”.

Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė vendos pėr transferimin e gjyqtarėve, si dhe pėr pėrgjegjėsinė e tyre disiplinore sipas ligjit.
Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Nis lobimi pėr 4 vendet vakante nė KLD, kandidojnė 14 gjyqtarė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Feb 08, 2009 3:02 pm nga shqiptari

Gjin Gjoni, Gjykata e Shkallės sė Parė, Tiranė eshte i vetmi ish i persekutuar ne kete liste........

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi