ILIRIADA PORTAL

Raportet me SHBA-tė si test elektoral i Berishės

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08022009

Mesazh 

Raportet me SHBA-tė si test elektoral i Berishės




NGA NEBIL ĒIKA
Ka kaluar ēdo parashikim tė mundshėm, duke i lėnė tė befasuar tė gjithė nė mėnyrė tė veēantė kundėrshtarėt e tij politikė. Rezultati i shkėlqyer qė Kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, ka arritur nė vizitėn e tij nė SHBA menjėherė pas ardhjes nė pushtet tė Presidentit Obama, nuk ka nevojė pėr shumė koment. Por ajo qė dua ta diskutojmė mė poshtė, janė efektet e kėsaj vizite nė zhvillimet e brendshme nė Shqipėri pas kalimit tė njė testi tė rėndėsishme nga qeverisja “Berisha” dhe politika e tij nė kėto katėr vite tė pushtetit. E kam theksuar edhe herė tė tjera se suksesi nė marrėdhėniet ndėrkombėtare tė z. Berisha ka qenė pa dyshim mė i papranuari dhe mė i sulmuari politikisht dhe mediatikisht nga opozita. Pati pėrpjekje tė hapura nga opozita dhe mediat e saj pėr ta paraqitur ndryshimin e pushtetit nė SHBA si njė situatė tė pafavorshme pėr qeverinė e zotit Berisha dhe sidomos pėr pozitėn e mazhorancės nė zgjedhjet e ardhme parlamentare. Deklarimet e ekspertėve dhe politikanėve se politika e SHBA-sė ndaj Shqipėrisė nuk ndryshon, u injoruan nga politika dhe mediat e majta qė parashikuan e ndoshta edhe e besuan realisht njė ftohje apo edhe njė izolim ndėrkombėtar tė z. Berisha si e vetmja shpresė e tyre pėr zgjedhjet e qershorit. Nuk duhet mohuar fakti qė njė propagandė e tillė tė kishte efekte nė zona e shtresa tė painformuara tė elektoratit shqiptar, kryesisht nė zonat rurale ku ėshtė pėrqendruar prej kohėsh fushat e lidershipit tė opozitės. Propaganda mediatike e politike vazhdoi me egėrsi pėrpjekjet e saj pėr zhvleftėsimin e raporteve ndėrkombėtare tė qeverisjes “Berisha” edhe nė ditėt e para te vizitės sė Kryeministrit nė SHBA, duke shpresuar njė dėshtim tė saj, gjė qė u rezultoi e kundėrt. Ajo qė bėn pėrshtypje, ėshtė pa dyshim heshtja, pothuaj varri, e opozitės dhe mediave tė saj pas pėrfundimit tė suksesshėm tė vizitės sė Berishės nė Uashington.

Natyrisht qė rikonfirmimi i raporteve tė shkėlqyera tė Kryeministrit Berisha me administratėn amerikane edhe pas ndėrrimit tė saj, ka pėr bazė jo preferencat personale, por rezultatet nė politikat qeverisėse, vlerėsimi ndėrkombėtar i tė cilave ėshtė pa dyshim testi mė i sigurt edhe pėr politikėn shqiptare. Kur SHBA-tė vlerėsojnė e mbėshtetin qeverinė shqiptare, ato nuk kanė parasysh individėt, por vizonin, kontributin dhe rezultatin e tyre nė detyrat politike qė ata kanė marrė pėrsipėr. Nė kėtė kėndvėshtrim, nuk ka dyshime se z. Berisha ėshtė mė i vlerėsuari.

Mendoj se rikonfirmimi i raporteve tė Berishės me administratėn amerikane ėshtė tejet i rėndėsishėm sidomos elektoralisht. Dihet qė shqiptaret janė njė nga popujt mė pro-amerikanė nė botė, gjė qė u jep raporteve dhe vlerėsimeve tė SHBA-ve ndaj politikave dhe politikanėve nė Shqipėri njė rėndėsi specifike. Vlerėsimi nga vendet perėndimore, nė veēanti nga SHBA-tė, ka rėndėsi edhe pėr faktin se standardet me tė cilat ato matin arritjet, nė rastin konkret tė qeverisė “Berisha”, janė pa dyshim mė tė saktat, mė tė mirat, mė tė besueshmet. Kėtė e pranon edhe vetė opozita dhe mediat e saj qė e kanė mbėshtetur luftėn e tyre ndaj qeverisė pikėrisht tek ndonjė vėrejtje apo pakėnaqėsi tė pėrfaqėsuesve nga mė tė rėndomtėt ndėrkombėtarė, tė cilat i paraqiten opinionit si raporte zyrtare me partnerėt euroatlantik . Mirėpo ėshtė pikėrisht kjo politikė e mbėshtetur pas ndonjė rresht kritik spontan nga deklarimet apo raportet ndėrkombėtare dhe manipulimit mediatik tė tyre pėr zhvillimet nė Shqipėri qė duket se u ėshtė kthyer nė bumerang pas suksesit tė Berishės nė SHBA. Gjithsesi, nuk besoj se pėrkrahja ndėrkombėtare ėshtė e vetmja armė e rikonfirmimit tė paarritshėm tė qeverisjes “Berisha” nė qershor. Por siē e theksova mė lart, e parė si vlerėsimi mė i besueshėm i qeverisjes katėrvjeēare, pėrbėn njė start pothuaj tė pakonkurrueshėm politik pėr zotin Berisha dhe politikėn e tij nė garėn elektorale tė qershorit.
Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Raportet me SHBA-tė si test elektoral i Berishės :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Feb 08, 2009 2:57 pm nga shqiptari

sigurisht qe mes Berishes dhe Rames eshte llogjike qe SHBA do prefereoje Berishen.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi