ILIRIADA PORTAL

NATO, Sllovenia miraton nesėr protokollin

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

08022009

Mesazh 

NATO, Sllovenia miraton nesėr protokollin




Munih -Parlamenti slloven do tė diskutojė nesėr pėr procesin e ratifikimit tė protokollit pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO. Deklarata ėshtė bėrė nga ministri slloven i Punėve tė Jashtme Samuel Zbogar gjatė njė takimi me ministrin shqiptar tė Punėve tė Jashtme Lulzim Basha. Ministri Basha ka marrė pjesė nė Konferencėn e Sigurisė nė Munih tė Gjermanisė. Gjithashtu, homologu holandez, Verhagen, e informoi Ministri n Basha se, sė shpejti, pritet qė Senati Holandez do tė mbyllė procesin e ratifikimit tė Protokolleve tė Anėtarėsimit nė NATO tė Shqipėrisė dhe Kroacisė.
Gjatė konferencės u zhvilluan disa sesione nė tė cilat u trajtuan ēėshtje tė sigurisė euroatlantike, bashkėpunimit NATO-BE, ēėshtje tė energjisė dhe situatės globale makroekonomike, situatės nė Afganistan, nė rajonin e Transkaukazit, etj. Njė vėmendje e veēantė ju kushtua procesit tė integrimit evropian dhe euroatlantik tė Ballkanit Perėndimor si dhe zhvillimeve nė Kosovė dhe perspektivės europiane tė saj.

Konferencėn e pėrshėndetėn personalitete tė larta tė politikės europiane dhe botėrore si Kancelarja Gjermane Angela Merkel, Presidenti i Republikės Franceze Nichola Sarkozi si dhe Zv.Presidenti i SHBA Z. Joe Biden. Gjatė punimeve tė Konferencės Ministri Basha u takua dhe bisedoi me njė numėr tė madh kolegėsh dhe personalitetesh tė pranishėm si ministri Britanik i Punėve tė Jashtme, David Miliband, ministri ēek i Punėve tė Jashtme, Karel Schwarcenberg, ministri Hollandez i Punėve tė Jashtme, Maksim Verhagen, ministri Slloven i Punėve tė Jashtme, Samuel bogar, Sekretari i Pėrgjithshėm i NATO-s Jaap de Hoop Scheffer, Pėrfaqėsuesin e Lartė tė BE-sė pėr Politikėn e Jashtme dhe Sigurimit tė Pėrbashkėt Javier Solana, Zv. Kryeministri i Federatės Ruse, Sergei Ivanov, Ministri Turk i Punėve tė Jashtme Ali Babaxhan, personalitete botėrore nė fushėn e sigurisė si Henry Kissinger, Brent Scowcroft etj.

Gjatė kėtyre takimeve u diskutua mbi marrėdhėniet dypalėshe, proceset integruese euroatlantike, liberalizimin e vizave, zhvillimet rajonale etj. Ministri Basha duke i njohur bashkėbiseduesit mbi zhvillimet mė tė fundit nė vend dhe nė rajon, kėrkoi vazhdimin e mbėshtetjes sė vendeve tė tyre pėr tė pėrfunduar para samitit tė Strasburg – Kiehlit procesin anėtarėsimit tė plotė tė Shqipėrisė nė NATO si dhe mbėshtetjen e tyre pėr hapat e mėtejshėm tė Shqipėrisė nė drejtim tė integrimit europian tė vendit.
Start
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

NATO, Sllovenia miraton nesėr protokollin :: Komentet

Mesazh prej Sun Feb 08, 2009 6:29 pm nga ilda

me ne fund dhe sllovenia po e ratifikon protokollin pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė nė NATO cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi