ILIRIADA PORTAL

Viza angleze pėr bizneset, ja kushtet

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

12022009

Mesazh 

Viza angleze pėr bizneset, ja kushtet




Autori i Lajmit: Red.
Ambasada britanike do tė japė viza pėr bizneset shqiptare, por me kusht qė tė deklarohet qartė arsyeja e vizitės nė Angli. Kėshtu u shpreh dje, ambasadori britanik nė Shqipėri, Fraser Uillson, gjatė njė takimi me biznesmenė, tė organizuar nga Dhoma Britanike e Tregtisė dhe Industrisė nė Tiranė. “E di qė shumė prej jush mund tė jenė tė zhgėnjyer pėr problemin e mosdisponimit tė vizave, pranoi ambasadori duke sqaruar mė tej se “qėllimi i sistemit tė vizave nuk ėshtė qė tė bllokojė fluksin e njerėzve qė duan tė shkojnė nė Britani, por ideja ėshtė qė t i pajisė kėta njerėz me mundėsitė pėr tė shkuar atje pėr atė motiv qė po shkojnė dhe jo pėr tė tjerė. Pra ajo ēka konsiderohet si mė e nevojshme, ėshtė tė tregoni arsyen e vėrtetė tė vizitės suaj nė Britani, dhe jo tė gėnjeni, duke thėnė atė qė ju mendoni se mund tė vlejė pėr tė marrė vizėn”, - theksoi Uillson.
Dokumentet
Mė tej ai sqaroi se sistemi i rregullave qė duhet ndjekur pėr pajisjen me viza tashmė ėshtė bėrė i qartė. Gjėja mė e rėndėsishme ėshtė paraqitja e tė gjitha dokumenteve qė i kėrkohen aplikuesit, si dhe prova tė tjera qė ndihmojnė nė procesin e aplikimit. Procedura qė duhet ndjekur ėshtė e shpjeguar edhe nė faqen e internetit tė ambasadės britanike nė Tiranė. “Shprehem i sigurt se tė gjithė biznesemenėt qė duan tė shkojnė nė mėnyrė tė ligjshme nė Britani, do ta marrin kėtė vizė dhe, nėse hasin probleme, mund tė kontaktojnė drejtpėrdrejt me mua”, - shprehu gatishmėrinė ambasadori Uillson.
Pronat
Ēėshtja e pronave ishte njė tjetėr pikė e rėndėsishme sė cilės ambasadori britanik iu referua veēanėrisht. Sipas tij, konflikti i pronave po mban peng zhvillimin e turizmit nė Shqipėri. Investitorėt e huaj i tremben blerjes sė pronave nė Shqipėri pėr shkak tė mungesės sė tapive. Ambasadori britanik nė Shqipėri, Fraser Uillson, pohoi se investitorėt britanikė janė tė gatshėm tė investojnė nė sektorin e industrisė sė turizmit, tė blejnė territore, por kėtė duan ta bėjnė vetėm me tituj tė qartė dhe tė ligjshėm tė pronėsisė. “Problem nė Shqipėri janė ēėshtjet e pronėsisė, pasi kėtu nuk dihet kujt i pėrket prona dhe investitorėt hezitojė tė investojnė. Kur je njė investues dhe do tė investosh nė njė fabrikė apo nė njė hotel, nuk besoj se do tė investosh nė njė terren, i cili nuk e di se kujt i pėrket. Kjo gjė po ndodh sot nė Shqipėri, ”theksoi ambasadori Uillson nė fjalėn e tij.
Pengesat
Ai theksoi se investimet e huaja direkte janė akoma nė njė pėrqindje shumė tė vogėl nė Shqipėri. “Motivet janė ato qė ju i dini. Shqipėria ėshtė akoma njė treg shumė i vogėl dhe pėr kėtė arsye pėr shumė kompani nuk ka interes pėr tė investuar nė Shqipėri, nėse nuk shihet edhe aspekti rajonal, i cili duhet parė nė vitet qė do tė vijnė”,- theksoi ai mė tej.
Sistemi gjyqėsor
Ndėr tė tjera, Uillson rreshtoi si tepėr problematik edhe sistemin gjyqėsor nė Shqipėri. ”Duhet tė kuptojmė, - tha ai,- se problemi shtrihet nė sistemin ligjor nė tėrėsi dhe jo nė sipėrfaqe”.
Kriza ekonomike
Ndėrsa pėr sa i pėrket pėrfshirjes sė Shqipėrisė nė krizėn ekonomike globale ai nuk e mohoi kėtė tė vėrtetė. Ambasadori britanik, Uillson, ishte i mendimit se ”deri nė kėto momente, Shqipėria nuk ėshtė goditur edhe aq nga kriza ekonomike botėrore, por unė personalisht mendoj se kjo gjė do tė ndodhė. Megjithatė, mendoj se jeni tė mbrojtur disi nga kjo goditje qė mund tė merrni nga kriza botėrore financiare”.
Problemet
Nė vijim tė fjalės sė tij pėr mėnyrėn se si e shihte ekonominė shqiptare momentalisht, ambasadori britanik Fraser Uillson tha se Shqipėria ka qenė nė njė proces ndryshimesh si ekonomike ashtu dhe politike. “Sektori i biznesit nuk ka akoma thellėsinė e duhur nė Shqipėri, kjo pasi sektori i prodhimit nuk ėshtė i zhvilluar ashtu siē duhet. Sektori i shėrbimit mund tė konsiderohet i zhvilluar gjithashtu, por ka akoma pėr tė arritur. Shikoj se ka shumė mundėsi pėr rritje dhe shpresoj qė kėto rritje t i shohim nė vitet qė do tė vijnė. Theksi kėto kohėt e fundit ka rėnė nė ndėrtim dhe nė shitjen me pakicė, por qė nuk ėshtė njė tipar i zhvillimit afatgjatė”,- argumentoi Uillson.
Infrastruktura dhe turizmi
Infrastruktura dhe turizmi nė zhvillimin ekonomik tė Shqipėrisė ishin njė tjetėr ēėshtje tek e cila u ndal ambasadori Uillson. “Me siguri e dini qė ka njė interesim nga investues britanikė pėr sa i pėrket ngritjes sė njė depozite nė Vlorė, apo pėr ndėrtimin e disa hoteleve nė zona tė ndryshme turistike tė Shqipėrisė. Kjo pėrfaqėson njė ndryshim tė madh, njė pikė kthimi, pasi deri mė dje nuk ishte shfaqur ndonjė interes i investitorėve britanikė pėr Shqipėrinė”, - tha ai.
Mbėshtetja
Lidhur me atė ēka mund tė bėjė ambasada britanike pėr bizneset, Uillson rikujtoi se “qėllimi i prezencės sė ambasadės nė njė shtet ėshtė qė tė ndihmojė investuesit britanikė tė prodhojnė dhe tė shesin nė vendet respektive. Nuk ėshtė nė interesin e ambasadės qė tė ndihmojė ndėrmarrje tė huaja qė tė shesin nė Britaninė e Madhe, megjithėse ėshtė nė interesin e ambasadės qė tė ndihmojė kėto ndėrmarrje qė tė investojnė nė Britaninė e Madhe”. Me keqardhje Uillson pranoi se nė ambasadėn britanike nuk ka njė seksion tregtar. Ky i fundit me vendim nga qeveria britanike u mbyll para disa ditėsh, sepse vėmendja u tėrhoq tek ato tregje tė cilat kanė potencial dhe shikohen si tregje tė mėdha dhe ku prezenca e kompanive britanike ėshtė domethėnėse. “Ndaj kapacitetet tona pėr tė ndihmuar investuesit britanikė janė tė kufizuara, megjithatė ne i ndihmojnė sa herė qė kemi mundėsi dhe unė jam duke u takuar me investitorė britanikė qė janė tė interesuar pėr Shqipėrinė”, - pėrfundoi fjalėn e tij ambasadori britanik nė Shqipėri, Fraser Uillson.

Si tė aplikoni pėr vizė britanike
Agjencia e Kufirit e Mbretėrisė sė Bashkuar dhe ambasada britanike nė Tiranė punojnė nė bashkėpunim me njė organizatė tregtare, Worldbridge. Ju mund tė gjeni informacionin e duhur nėse keni nevojė pėr vizė apo sesi mund tė aplikoni pėr vizė nėpėrmjet faqes sė internetit tė Worldbridge www.visainfoservices.com. Gjithashtu Worldbridge ofron informacion nėpėrmjet email-it dhe shėrbimit telefonik ne numrin +45 77 34 86 51 me nje kosto prej US$ 14. I gjithė informacioni ėshtė ofruar dhe aprovuar nga Agjencia e Kufirit e Mbretėrisė sė Bashkuar. Ambasada britanike nė Tiranė e ka tė pamundur t u ofrojė telefonuesve informacion mbi vizat. Mund tė kontaktoni Ėorldbridge siē ėshtė pėrshkruar mė lart. Informacioni qė merret nėpėrmjet email-i dhe faqes sė internetit ėshtė pa pagesė, por pėr shėrbimin telefonik duhet paguar njė tarifė e caktuar. Worldbridge dhe stafi i tyre nuk mund tė ofrojnė kėshilla mbi plotėsimin e formularit apo mbi kategorinė e vizės qė duhet tė kėrkoni. Nėse kėrkoni ndihmė pėr aplikimin tuaj apo kėshilla rreth rregullave dhe kėrkesave tė emigracionit, ju duhet tė kėrkoni asistencė nga njė konsulent i kualifikuar i emigracionit. Nė Mbretėrinė e Bashkuar, kėta konsulentė emigracioni janė tė miratuar nga Zyra e Komisionerit tė Shėrbimeve tė Emigracionit (OISC –http://www.oisc.gov.uk) ose janė profesionistė tė kualifikuar tė miratuar nga autoritete tė pėrcaktuara profesionale.
Adresat e faqeve tė tyre tė internetit janė :
Shoqata e Juristėve tė Anglisė dhe Uellsit http://www.lawsociety.org.uk
Shoqata e Juristėve tė Skocisė http://www.lawscot.org.uk/
Shoqata e Juristėve tė Irlandės sė Veriut http://www.lawsoc-ni.org/
Instituti i Drejtuesve Ligjorė http://www.ilex.org.uk/
Si tė plotėsoj formularin ?
Formulari
Ju duhet tė plotėsoni formularin nėpėrmjet shėrbimit tonė online www.visa4uk.fco.gov.uk ta dėrgoni atė nė mėnyrė elektronike nė Zyrėn e Vizave tė ambasadės britanike, Tiranė. Pas dėrgimit tė formularit nė mėnyrė elektronike, juve do t ju ofrohet njė numėr i veēantė reference dhe do t ju jepen udhėzime mbi veprimet qė duhet tė ndėrmerrni mė tej. Lexojini kėto udhėzime me kujdes. Rėndėsi tė veēantė ka informacioni mbi caktimin e datės sė dorėzimit tė dokumenteve.
Kush e vendos nėse pėrfitoj vizėn
Aplikimi juaj pėr vizė do tė pėrpunohet dhe vendimi do tė merret nga personeli i Agjencisė sė Kufirit tė Mbretėrisė sė Bashkuar. Asnjė nga anėtarėt e personelit tė Worldbridge nuk mund tė luajė rol apo tė ndikojė nė rezultatin e aplikimit. Nėse ndonjė anėtar i personelit tė Worldbridge pretendon se ėshtė nė gjėndje tė ndikojė mbi aplikimin tuaj, ju duhet tė informoni menjėherė ambasadėn britanike nė Tiranė.
Standardet e shėrbimit
Agjencia e Kufirit e Mbretėrisė sė Bashkuar synon t u ofrojė klientėve tė saj njė shėrbim tė ndershėm dhe profesional. Ne mirėpresim sugjerime qė na ndihmojnė tė pėrqėndrohemi nė ato pika ku kemi nevojė pėr pėrmirėsim. Nėse keni komente, apo jeni tė shqetėsuar pėr standardet e shėrbimit qė ju ofrohet, ju lutemi na informoni. Ne i hetojmė gjėrėsisht tė gjitha ankesat dhe ju dėrgojmė pėrgjigje brenda 20 ditėve pune. Nėse dėshironi tė ankoheni mbi shėrbimin e ofruar nga personeli i Agjensisė sė Kufirit tė MB nė ambasadėn britanike nė Tiranė, ju lutemi dėrgojeni ankesėn tuaj tek menaxheri i Zyrės sė Vizave nė adresėn: Rruga ”Skėnderbej” Nr 12, Tiranė, Shqipėri. Nėse dėshironi tė ankoheni mbi shėrbimin e ofruar nga Worldbridge, ju duhet ta dėrgoni atė nė adresėn e tyre tė internetit, ta dorėzoni personalisht, ose duhet t ia paraqitni me shkrim menaxherit tė Zyrės sė Vizave nė ambasadėn britanike.
Balkan
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi