ILIRIADA PORTAL

"Islanda ratifikoi NATO-n, gati dhe 3 vende te tjera"

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

13022009

Mesazh 

"Islanda ratifikoi NATO-n, gati dhe 3 vende te tjera"




Fatjona Mejdini
Ministri i Puneve te Jashtme, Lulezim Basha ishte i pranishem ne Islande, kur Parlamenti i ketij vendi miratoi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Ne kete menyre Islanda u be edhe vendi i 23-te, qe ratifikon kete dokument te rendesishem per anetaresimin e Shqiperise, nga 26 vende te cilat jane anetare te Aleances. Nga Islanda ministri i Jashtem, Lulezim Basha u shpreh entuziast per kete ratifikim dhe per shpejtesine, me te cilen po ecen procesi i ratifikimit te Protokollit per Anetaresimin e Shqiperise ne Aleance. Sipas tij, pritet qe javen e ardhshme edhe parlamentet e vendeve qe kane mbetur, do ta ratifikonin me shpejtesi Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. "Ratifikimi nga ana e ketij Parlamenti, na ka dhene driten jeshile per anetaresimin e plote te Shqiperise ne NATO, duke lene vetem tri vende, te cilat na kane premtuar qe javen e ardhme do te miratojne ne parlamentet e tyre kete protokoll", deklaroi ministri i Jashtem, Basha qe nga Islanda, duke e quajtur kete, nje lajm te mire per te gjithe shqiptaret. Sipas shefit te diplomacise shqiptare, shpejtesia me te cilen po perfundon ky proces, per Shqiperine eshte unikal dhe nuk ka ndodhur here te tjera me pare. Ministri Basha deklaroi se vete ministri i Jashtem islandez, Skarfedinson e kishte informuar se do t'i kerkonte Parlamentit te Islandes, ta miratonte me procedure te pershpejtuar kete protokoll, gje e cila kishte ndodhur vetem pak ore me pas, ku pa asnje vote kunder, ky protokoll ishte miratuar. Gjate vizites se tij ne Islande, ministri i Jashtem, Basha pati nje takim miqesor me homologun e tij islandez, Osur Skarfedinson ku u diskua gjeresisht, rreth marredhenieve dypaleshe dhe mundesive te bashkepunimit te te dy vendeve, ne fusha me interes te perbashket si energjia, turizmi dhe teknologjia. Me pas ministri Basha, pati takime zyrtare me kryetarin e Parlamentit islandez, Gudbjartur Haneson dhe kryetarin e Komitetit te Politikes se Jashtme, Arni Thor Sigurdson, si dhe me liderin e opozites islandeze, ish-kryeministrin Geir Harde.

3 Vende Kane mbetur pa firmosur dhe qe pritet te ratifikojne se shpejti ne parlamentet e tyre Protokollin e Anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Keshtu per te permbyllur procesin, priten ratifikimet nga Greqia, Holanda dhe Luksemburgu.



2008 Viti Kur Shqiperia dhe Kroacia firmosen ne Bukuresht statusin e vendit kandidat per ne NATO. Tashme ne Samitin qe pritet te mbahet ne prill, keto dy vende presin anetaresim e plote, duke plotesuar keshtu endrren e shqiptareve per integrim.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

"Islanda ratifikoi NATO-n, gati dhe 3 vende te tjera" :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Feb 13, 2009 6:49 pm nga emigranti

urime Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 13, 2009 7:50 pm nga edi li

Hajde edhe 3 te fundit .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Feb 13, 2009 9:41 pm nga neni 55

nuk diskutohet qe hyrja e Shqiperise ne prill ne NATO eshte pune e kryer Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi