ILIRIADA PORTAL

Qeveria nė hije e diplomatėve, presidenti Topi dhe kryesocialisti Rama, luftė ligjit tė dosjeve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16022009

Mesazh 

Qeveria nė hije e diplomatėve, presidenti Topi dhe kryesocialisti Rama, luftė ligjit tė dosjeve




Ashpėrsohet lufta e grupeve qė preken nga ligji i spiunėve
Ligji i spiunėve duket se ėshtė kthyer nė njė nga pikat ku pazari midis Ramės dhe Berishės ka hyrė nė ngėrē. Partia Socialiste po vazhdon prej ditėsh luftėn e saj kundėr ligjit qė penalizon njė pjesė tė mirė tė sistemit tė drejtėsisė. Gjithashtu, sipas kėtij ligji nė parlamentin e ri nuk do tė ketė njė pjesė tė mirė tė deputetėve aktualė, tė cilėt duket se nga komisioni i pastrimit tė figurave qė do tė ngrihet nga dita e nesėrme nga parlamenti shqiptar, do tė kenė probleme me rikandidimet e tyre.
Ligji i dosjeve tė spiunėve i miratuar nga mazhoranca shqiptare ka ngjallur reagime kundėr nga ana e opozitės dhe nga vetė gjiri i mazhorancės. Presidenti Topi duket se po vepron nė sintoni tė plotė me opozitėn kundėr ligjit qė penalizon spiunėt apo dhe njerėzit qė kanė qenė persekutorė tė regjimit.
Nėse vėmė re me vėmendje opozita shqiptare ka disa kohė qė po lufton agresivisht kundėr ligjit tė dosjeve duke kontestuar nga dita nė ditė hyrjen nė veprim tė kėtij ligji. Nėse vėmė re me vėmendje grupi i ambasadorėve qė kanė krijuar nė Shqipėri qeverinė nė hije kanė ditė qė ushtrojnė trysin mbi mazhorancėn pėr bllokimin e kėtij ligji. Opozita shqiptare nė bashkėpunim me presidentin Topi dhe me qeverinė hije tė ambasadorėve, ku bėjnė pjesė ambasadori amerikan Uithers, ambasadori anglez Uillson, ambasadori gjerman Bernd Borchardt, ambasadori OSBE Bosch si dhe ambasadorėt Holandez dhe suedez, duket se janė kthyer nė kontestatorėt mė tė mėdhenj tė kėtij ligji. Ēudia mė e madhe e kontestimit tė kėtij ligji nga kėta ambasadorė qėndron nė faktin se qėndrimi i tyre ėshtė shndėrruar tashmė nė njė opinion fiks tė njehsuar me atė tė opozitės shqiptare. I gjithė ky grup diplomatik funksionon si njė grupim i vetėm nė mbėshtetje tė opozitės shqiptare duke ndėrhyrė nė mėnyrė brutale nė punėt e brendshme tė shtetit shqiptar.
Tashmė aktiviteti i disa diplomatėve nė Shqipėri kalon kompetencat qė pėrmban funksioni i njė diplomati tė huaj. Duke qenė se ligji i dosjeve ėshtė kthyer nė qendėr tė debatit politik dhe po instrumentalizohet nga qeveria hije e diplomatėve nė bashkėpunim me opozitėn dhe presidentin Topi i cili po operon unerground kundėr kėtij ligji, presioni ndaj mazhorancės pėr bllokimin e kėtij ligji ėshtė rritur. Qėndrimet e diplomatėve tė huaj sidomos i ambasadorit amerikan ka rėnė ndesh me deklaratat e Departamentit amerikan tė shtetit. Deklarata e ambasadorit Uidhers dhėnė pėr VOA, konfirmonte qėndrimin kundėr dosjeve duke e paraqitur si qėndrim tė Uashingtonit, sipas tė cilit, “Pozicioni i qeverisė sė SHBA ėshtė shumė i njohur. Pozicioni ėshtė paraqitur edhe kėtu edhe nė Uashington. Kemi ngritur problem nė kushtetutshmėrinė e ligjit si dhe mbi zbatimin e mundshėm tė ligjit. Kėto janė ēėshtje, qė janė ngritur edhe nga njė numėr institucionesh dhe organesh anembanė Evropės dhe mendoj qė tė gjithė ne shpresojmė qė qeveria e Shqipėrisė do qaset ndaj kėtij ligji, do bėjė njė qasje tė re ndaj kėtij ligji, dhe do tė shfrytėzojė mundėsinė e ndihmės qė tė gjithė ne, qė jemi miq tė Shqipėrisė, kemi ofruar”. Ndėrkohė qė i kundėrt vjen qėndrimi i Departamentit Amerikan tė Shtetit nėpėrmjet zv/ndihmės Sekretari Xhons i cili nė njė deklaratė tė dhėnė pėr VOA me rastin e vizitės sė kryeministrit Berisha deklaronte, ““Ne nuk i bėmė ndonjė sugjerim kryeministrit nė lidhje me kėtė ligj, por ai vetė na dha sugjerimet, tė cilat ne i mirėpresim”. Nė deklaratėn e tij Xhons, tha se,” Kryeministri Berisha e siguroi Sekretaren e Shtetit se nė lidhje me ligjin e dosjeve, nuk do tė ketė gjueti shtrigash, por do tė ndiqen tė gjitha proceset kushtetuese, e se qeveria nuk do tė ndėrhyjė nė kėtė proces”.
Pra siē edhe e thamė mė sipėr, ky grupim ambasadorėsh ėshtė shndėrruar nė njė qeveri hije qė vepron sipas simpative personale duke dėrguar raportet respektive nė qeveritė e tyre tė pėrpunuara sipas preferencave personale tė krijuara nga parajsa ekonomike sentimentale tė krijuara nga politikanėt e rinj pazarxhinj tė politikės shqiptare. Siē rezulton nga konflikti i deklaratave tė ambasadorit Uidhers me Uashingtonin, kuptohet qartė qė nė Shqipėri kėta njerėz veprojnė jashtė orientimeve tė dhėna nga qeveritė e tyre, por sipas pazareve apo preferencave qė kanė krijuar me politikanėt shqiptarė. Pėr mė shumė qė kontestimi i ligjit tė dosjeve ėshtė kthyer nė njė luftė tej mase personale nga kryetari i opozitės Edi Rama tė cilin mesa duket ky ligj e persekuton pėr shkak tė sė kaluarės sė tij tė errėt. Networku diplomatik me pesė apo gjashtė diplomatėt e pėrmendur mė sipėr nė bashkėpunim me kryetarin e bashkisė sė Tiranė dhe tė opozitės Edi Rama, ka qenė funksional nė tė gjitha ligjet e fundit tė miratuara nga parlamenti shqiptar, ashtu siē ka qenė kundėr nė momentet qė kėto ligje preknin interesat ekonomike dhe politike tė Edi Ramės. Njė arsye tjetėr e fortė qė tė bėn tė besosh pse ky network ėshtė kaq aktiv, ėshtė fakti qė tė gjitha kėto ambasada janė tė pėrziera me financime tė dyshimta tė dhėna nė drejtim tė lėvizjes Mjaft dhe G99. Janė mbi disa milionė euro qė janė dhėnė nga ambasada amerikane, angleze, gjermane dhe OSBE pėr kėtė lėvizje politike, e cila rezulton tė jetė nė aleancė tė plotė kryesocialistin Rama. Kėto para dhe pėrkrahja e fortė qė kėta diplomatė ju kanė dhėnė detashmenteve tė konfirmuara tė Partisė Socialiste vėrtetojnė implikimin e qeverisė nė hije tė diplomatėve nė financimin e forcave tė caktuara politike. Ligji i spiunėve ėshtė njė nga rastet flagrante tė evidentimit tė networkut tė krijuar tashmė mes diplomatėve tė huaj dhe kryesocialistit Rama, fakt qė vėrteton se kemi tė bėjmė me njė rreth vicioz mafioz tė pėrmasave ndėrkombėtare.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Qeveria nė hije e diplomatėve, presidenti Topi dhe kryesocialisti Rama, luftė ligjit tė dosjeve :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 3:50 pm nga shqiptari

Tashmė aktiviteti i disa diplomatėve nė Shqipėri kalon kompetencat qė pėrmban funksioni i njė diplomati tė huaj. Duke qenė se ligji i dosjeve ėshtė kthyer nė qendėr tė debatit politik dhe po instrumentalizohet nga qeveria hije e diplomatėve nė bashkėpunim me opozitėn dhe presidentin Topi i cili po operon unerground kundėr kėtij ligji, presioni ndaj mazhorancės pėr bllokimin e kėtij ligji ėshtė rritur. Qėndrimet e diplomatėve tė huaj sidomos i ambasadorit amerikan ka rėnė ndesh me deklaratat e Departamentit amerikan tė shtetit.
Nuk po kuptojme asgje. sot prisnim qe te mblidhej parlamenti dhe te ligjeronte komisionin qe do merrej me zbatimin e ligjit, mirpo asgje nuk po degjohet me nga fronti i Berishes Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 5:25 pm nga lidabica

Gjykaten Kushtetuese e ka blere mafiozi me i madh i koherave Edvin Rama Mad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 7:22 pm nga EDI

PRESIDENTI TOPI PO TALLET RRENDSHEM ME ISH TE PERSEKUTUARIT . AI KUJTON SE I MASHTROI ATA ME 1 KOMPOSTO QE I COI 1 ISH TE PERNDJEKURI NE SANATORIUM . NUK MJAFTON NJE KOMPOSTO ZOTI PRESIDENT , DUHET TA NDANI MENDJEN OSE ME ISH TE PERSEKUTUARIT OSE ME PERSEKUTORET.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 1:00 am nga shqiptari

Presidenti r ka ndar mendjen qe kur u be president. Me veten e vet.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi