ILIRIADA PORTAL

Te perndjekur, dhe pa vendim gjykate

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16022009

Mesazh 

Te perndjekur, dhe pa vendim gjykate




Denisa Xhoga
Lista me demshperblimin e ish-te perndjekurve politike do te zgjerohet me tej. Personat e denuar dhe internuar pa pasur nje vendim gjykate, sipas nje vendimi te komisionit trepalesh, do te behen pjese e listes. Ne total, jane mbi 5 mije persona qe pritet t'i shtohen kesaj liste. Aktualisht kane dorezuar dokumentacionin rreth 17 500 te persekutuar. Kryetari i Institutit te ish-te Perndjekurve Politike, Simon Miraka, sqaron per gazeten "Koha Jone", se kjo kategori, per t'u bere automatikisht pjese e kesaj skeme duhet te nxjerre vendimin e internimit dhe me pas kerkesen per demshperblim. Nese personat e internuar dhe denuar pa keto vendime nuk jetojne me, atehere do te kene te drejten automatike per ta perfituar niperit dhe mbesat. Miraka sqaron gjithashtu se te gjitha keto jane propozime me te cilat ministri i Drejtesise, Alibeaj eshte njohur. Per kete, jane ne hartim e siper akte te reja nenligjore, qe shume shpejt do te shkojne per miratim ne qeveri.

Te persekutuarit pa trashegimtare

Me kete skeme synohet nje shtim i rrethit familjar te ish-te denuarve politike qe mund te perfitojne demshperblim financiar sipas ligjit "Per demshperblimin e ish-te denuarve politike te regjimit komunist". Pra, e thene ndryshe, ne rrethin familjar perfitues te futen edhe vellezerit, motrat dhe niperit e ish-te denuarit politike. Po ashtu, ne kete kategori perfshihen edhe familjaret e klerit katolik, vellezerit dhe motrat e tyre, prinderit, pasi sic dihet, kleri katolik nuk ka trashegimtare. Ndryshimi kryesor i propozuar ka si qellim zgjerimin e perfituesve te ketij ligji, pasi nje pjese e konsiderueshme e te burgosurve dhe e te perndjekurve politike nuk kane krijuar familjet e tyre. Pra, per nje periudhe te gjate ata kane ndenjur me vellezerit dhe motrat, ndaj nipat e mbesat e tyre, qe jane trajtuar njekohesisht si te persekutuar politike dhe qe kane vuajtur njesoj si ata, te perfitojne nga ligji. Ne ligjin aktual te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise ne fund te vitit 2007 nga trashegimtaret e ish-te perndjekurve dhe te burgosurve politike, te pushkatuar gjate periudhes se komunizmit, perfitojne pervec gruas dhe femijeve. Ne kuptimin e ketij ligji me familjare nenkuptohen, pavaresisht nga rregullime te tjera ligjore, vetem pasardhesit, bashkeshortja, femijet. "Familjaret ne shkalle me te pare, sipas Kodit Civil, perjashtojne familjaret e tjere", thuhet ne nenin 8 te ligjit.

Afati, deri me 1 korrik 2009

Sipas propozimeve, mendohet se shtyrja per depozitimin e dokumenteve prane Ministrise se Drejtesise per te perfituar demshperblim financiar per kete kategori te behet deri me 1 korrik te 2009. Sic edhe eshte menduar, pjesa tjeter mbetet vetem procedurale, e cila shtyn afatin e aplikimit te dokumentacionit deri ne daten 1 korrik te ketij viti, pra e shtyn me gjashte muaj. Kjo per arsyen e vetme se ka nje numer te madh te persekutuarish qe nuk kane arritur te plotesojne dokumentacionin e tyre. Pra, nuk kane nxjerre daten e hyrjen ne burg, te daljes nga burgu, certifikata perkatese etj.

Masa e demshperblimit

Cdo i denuar politik, per cdo dite vuajtjeje denimi te kryer ne burg, spital psikiatrik, spital te burgut, izolim ne hetuesi, nga data 30.11.1944 deri me 1.10.1991, demshperblehet financiarisht ne masen 2000 leke ne dite. Per personat e internuar parashikohet nje skeme pensioni, e cila do te rregullohet me vendim te Keshillit te Ministrave. Nga kjo shume zbritet sasia e demshperblimit te perfituar nga ligjet e meparshme. Ky demshperblim u takon edhe familjareve te tij, ne pjese te barabarte takuese, kur i denuari nuk jeton me. E drejta e familjareve per te kerkuar demshperblim eshte e drejte pasurore jovetjake. Ndersa familjaret e viktimave, te pushkatuar apo ekzekutuar, me denim politik te padrejte, per vuajtjen dhe persekucionin perfitojne nje demshperblim financiar te barabarte ne masen e 8 vjeteve kompensim denimi me burgim. E drejta e familjareve per te kerkuar demshperblim eshte e drejte pasurore jovetjake.

Perfituesit, sipas ligjit

Ne baze te ligjit, Ministria e Drejtesise i percjell Ministrise se Financave kopjen e plote te dosjeve individuale te ish-te denuarve politike, qe perfitojne demshperblim. Dikasteri i Financave, sipas buxhetit te vene ne dispozicion, shperndan, ne vlere te plote, demshperblimin per cdo te denuar politik, qe perfiton sipas ketij ligji nepermjet celjes se depozites bankare, ose per llogari te tij ose te familjareve te tij, ne nje banke private. Dokumenti i hapjes se llogarise bankare i bashkelidhet dosjes ne Ministrine e Financave. Ministri i Financave urdheron shperndarjen e demshperblimit, sipas radhes se perparesise se caktuar ne ligj. Cdo i denuar, per cdo dite vuajtjeje apo heqjeje denimi te kryer ne burg, spital psikiatrik, spital burgu, izolim ne hetuesi, nga data 30 nentor 1944 deri me 1 tetor 1991, demshperblehet financiarisht sipas kritereve te ketij ligji.

Si do te behet terheqja e parave

Demshperblimi financiar, i depozituar ne llogarite bankare, terhiqet personalisht nga vete ish-i denuari politik apo nga kujdestari i tij ligjor, kur ai ka humbur zotesine juridike per te vepruar, apo nga familjari i viktimes se ekzekutuar. Depozitat e celura, ne perputhje me ligjin, jane te kerkueshme 3 vjet nga celja e tyre. Kur brenda 3 vjeteve prane bankes nuk paraqitet asnje i interesuar, apo kur te interesuarit nuk plotesojne kriteret e caktuara te ligjit, llogaria transferohet drejtperdrejt ne Thesarin e Shtetit, sipas nje rakordimi paraprak, te kryer nepermjet bankes se nivelit te dyte dhe Ministrise se Financave.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Te perndjekur, dhe pa vendim gjykate :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 3:55 pm nga shqiptari

kete nuk e kuptoj siē nuk po kuptoj shume gjera te tjera keto dy tre ditet e fundit.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 5:42 pm nga ad

te shpresojme se kete here e kane seriozisht

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 6:15 pm nga lidabica

Mjaft me me sterzgjatje,ka nje kufi.besoj se kjo do te jete serioze kete rradhe.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 7:27 pm nga EDI

A E PATE SA TE LUMTUR ISHIN SOT EDVINI , PS-JA E TIJ DHE 99-CAT , SA NUK FLUTURONIN NGA GEZIMI QE U HODH POSHTE LIGJI I SPIUNEVE NGA KRIMINELI FEHMI ABDIU.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 7:36 pm nga ADMIN

Une nuk dua te tingelloj negativ por kurre nuk do te kene harmoni ne shqiperi per pa u hapur dosjet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 7:43 pm nga nardlushnja

PORTA shkruajti:Une nuk dua te tingelloj negativ por kurre nuk do te kene harmoni ne shqiperi per pa u hapur dosjet
Eshte mire te hapen dosjet dhe do te shihni se sa spiune keni ne radhet tuaja.
Te gjithe ata qe ishin spiune dhe kriminele ne regjimin totalitar sot jane ne radhet e para te partise demokratike.
Jam shprehur edhe me pare qe duhet te ndahet shapi nga sheqeri.Poshte spiunet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 7:46 pm nga nardlushnja

Vetem kur te hapen dosjet dhe te dale nje breze i ri politikanesh pa smira dhe djallezira vetem atehere do te ece para Shqiperia.
Shqiperia nuk do te ece para pa dale njehere e mire nga skena politike Saliu,fatosi,edi rama dhe zagaret e tyre qe u vijne nga pas

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 10:00 pm nga bulqizaku

po mejr or nard lumi pse sja thu partejs kto menime si ke tej mejrpo e ke lan partejn tboje gjithqito faje??????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 10:05 pm nga nardlushnja

o bulqizak
dukeni qe ketu jane te gjithe me test PD
Une nuk kam asnje test.Prandaj po ja them te gjitha partive,asaj qe po na qeveris te pares Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 11:13 pm nga lidabica

Kjo Partia qe po na qeveris do te pastroje dosjet qe nga Gjykata Kushtetuese te zhduket ai krimineli Fehmi Abdiu qe ēoi ne litar ne vitin 1989,Havzi Nelen,Vilson Blloshmin e Genc Leken.Dhe jo vetem ky po te gjithe ata qe kerkojne te flene rehat mbi gjakun e te pafajshmeve.
Dhe po nuk u be kjo,asnjehere nuk do te behet SHQIPERIA.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 12:17 am nga loki

Kjo Partia qe po na qeveris do te pastroje dosjet qe nga Gjykata Kushtetuese te zhduket ai krimineli Fehmi Abdiu qe ēoi ne litar ne vitin 1989,Havzi Nelen,Vilson Blloshmin e Genc Leken.Dhe jo vetem ky po te gjithe ata qe kerkojne te flene rehat mbi gjakun e te pafajshmeve.
Dhe po nuk u be kjo,asnjehere nuk do te behet SHQIPERIA.
Si zor se do ta beje kte pune.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 12:24 am nga lidabica

Po mire o loki,atehere te pranome se ne,shqiptaret na ka mallkuar ZOTI Sad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 12:25 am nga ADMIN

Atehere nuk do te kemi Shqiperi

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi