ILIRIADA PORTAL

Z. President, pse nuk e nxirrni dekretin pėr heqjen e dekoratės sė Skėnder Brecės?

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

16022009

Mesazh 

Z. President, pse nuk e nxirrni dekretin pėr heqjen e dekoratės sė Skėnder Brecės?




“Keni thėnė nė publik se jeni penduar pėr dekorimin e vrasėsit tė Xhelal Koprenckės e se e keni anulluar medaljen e turpshme tė mirėnjohjes, por nga e thėna nė tė bėrė ėshtė njė boshllėk i madh dhe sot e kėsaj dite asnė dekret pėr anullimin e dekoratės nuk ka dalė nga institucioni juaj. Mos jeni penduar prapė, e doni t’ia lini mirėnjohjen, eksponentit tė drejtėsisė enveriste?”

Dekorimet e 8 majit 2008 tė presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė, Bamir Topi, me rastin e “Ditės sė Drejtėsisė”, lanė njė pėrshtypje tė thellė negative nė opinionin shqiptar pėr shkak tė vėnies nė piedestal tė padrejtėsive komuniste, tė persekutorėve apo njerėzve qė nuk kanė bėrė asgjė tjetėr veēse kanė shkaktuar lėndime e vdekje njerėzore. Ky dekorim, pėrveē shumė domethėnieve, e nxori figurėn e presidentit me njė sėrė mangėsish nė ushtrimin e detyrės sė tij. Nėse po e marrim si tė mirėqenė faktin se “presidenti nuk e dinte kėtė gjė”, atėherė duhet tė shqetėsoheshim pėr mungesėn e informimit tė kreut tė shtetit.
Dukuria qė e shoqėroi veprimin e kreut tė shtetit pas kėtij veprimi ishte pohimi i tij nė disa media, se tashmė ia kishte hequr dekoratėn Skėnder Brecės, personit qė as nuk po tregon se ku ėshtė varrosur i ekzekutuari prej tij, Xhelal Koprencka. Opinioni publik pret ta shohė kėtė dekret, por njė i tillė nuk po del. Kėtė herė ose presidenti nuk e di se del dekret tjetėr pėr heqjen e dekoratės, ose nuk do qė t’ia heqė atij kėtė medalje e thjesht deklaratat kanė qenė pallavra mashtruese. Si rast mė ekstrem, po themi se publiku nuk ėshtė informuar pasi ndoshta presidenti e ka nxjerrė dekretin pėr heqjen e dekoratės. Veēse tė gjitha kėto nuk shėrbejnė pėr mirė pėr presidentin.
E pra kujtojmė se Skėnder Breca ka marrė “Medaljen e Mirėnjohjes” me motivacionin: “Pėr pėrkushtim tė lartė, korrektėsi dhe ndershmėri nė ushtrimin e funksioneve tė prokurorit”. D.m.th. pėr korrektėsi tė treguar nė pushkatim.
I vetmi veprim qė ėshtė bėrė nga presidenti ose ndihmėsit e tij, ėshtė fakti i censurimit tė dekreteve nė faqen zyrtare tė kreut tė shtetit. Por, nuk ėshtė heqja e dekoratės sė njė personi, mospublikimi i saj nė faqen e internetit tė presidentit, por nxjerrja e njė dekreti tė posaēėm, pėr heqjen e saj, tė pėrbėrė prej dy pikash: Njėra qė i heq dekoratėn dhe tjetra qė ngarkon njė institucion pėr zbatimin e saj. Kjo ėshtė nė tė drejtėn e ushtrimit tė detyrės sė presidentit tė Republikės, i cili formalisht i ka thėnė opinionit se ka bėrė gabim nė njė rast tė tillė.
Mė e rėnda ėshtė publikimi i faktit se ai e ka dekoruar Brecėn pėr aktivitetin e tij pas vitit 1991. Sipas kėsaj logjike, edhe zylyftarėt dhe arantitėt mund tė dekoroheshin pas vitit 1991 pavarėsisht se ē’kishin bėrė mė parė, pasi duhej parė puna e tyre e mėtejshme.
“Keni thėnė nė publik se jeni penduar pėr dekorimin e vrasėsit tė Xhelal Koprenckės e se e keni anulluar medaljen e turpshme tė mirėnjohjes, por nga e thėna nė tė bėrė ėshtė njė boshllėk i madh dhe sot e kėsaj dite asnė dekret pėr anullimin e dekoratės nuk ka dalė nga institucioni juaj. Mos jeni penduar prapė, e doni t’ia lini mirėnjohjen, eksponentit tė drejtėsisė enveriste?”
Por, si duket, punėt nuk janė vetėm kėto. Nė dekorimet e 8 majit 2008 tė zotit president, do tė gjesh hetues e prokurorė tė tjerė me rekorde tė mėdha tė dėnimeve politike.
Mė alarmues ėshtė fakti se veprimet e kėtij lloji janė tė pėrsėritura edhe tek persona tė tjerė, si pėr shembull Njazi Jaho, njė usta i vjetėr i shkollės serbo-sovjete, njė ndihmės/prokuror qė ka dėnuar me dhjetėra veta, e mė pas, si bashkėpunėtor i Sigurimit tė Shtetit (nė drejtimin antiparti), dekorohet nga presidenti me urdhrin “Mjeshtėr i Madh” me motivacionin: “Pėr merita tė shquara shkencore dhe profesionale, pėr ndėrtimin e konsolidimin e shtetit ligjor demokratik dhe rolin aktiv nė mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut”. A mund tė pėrgjigjej zoti Topi nė kėtė rast se pėr ēfarė meritash po dekorohej Njazi Jahoja? Pėr ēfarė “meritash shkencore dhe profesionale” meritonte ky njeri tė merrte dekoratė, apo pse vepron sot si zėdhėnės “juridik” sa herė qė ka nevojė Partia Socialiste pėr njė “zė tė fortė civil”. A i keni lexuar zoti president pretencat e Njazi Jahos, se sa mediokre janė, se sa tė varfra janė nė elemente juridike? E pra, prej tyre mund tė kenė ardhur mbi 100 vjet burg pėr ata qė ai i kishte pėrpara si tė pandehur. Sigurisht mund tė kishte pasur edhe tė ekzekutuar, por si duket nuk ia kanė lejuar ata mė tė lartėt njė “nder” tė tillė.
Nėse ju zoti president kėrkoni emra, pyesni tė paktėn babanė e Vilson Blloshmit qė jeton nė Bėrzeshtė tė Librazhdit se me ēfarė pretence e ka dėnuar Njazi Jahoja.
Opinioni pret zoti president qė ju t’i hiqni edhe zyrtarisht dekoratat e tė lartpėrmendurve, pėr tė pėrputhur disi ndjesėn publike me vullnetin konkret, nėpėrmjet nxjerrjes sė dekretit.
Fahri Balliu
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22423
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Z. President, pse nuk e nxirrni dekretin pėr heqjen e dekoratės sė Skėnder Brecės? :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 3:54 pm nga shqiptari

abdullaaaaa
nuk ma mbaaaaaaaaa -tha abdullai

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 4:49 pm nga ad

Presidentit nuk ka pse ti vije zor qe te dale me nje dekret per heqjen e dekorates Skender Breces.Sa kohe presidenti nuk ka dale me dekret kjo dekorate nuk mund te konsiderohet e hequr.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 5:23 pm nga lidabica

Po ky,ne mulli te kujt po ēon uje Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Mon Feb 16, 2009 7:46 pm nga EDI

E ka bere balte me keto medalje , vetem KOCO KOKEDHIMEN ka harruar te dekoroje per tenderat e marra nga bashkia e TIRANES dhe per emisionin . SI TE BEHESH MILIONER. Nuk eshte hera e pare qe BAMIRI ben keto gabime . Pazarin e pare ai e beri me vejushen e TANIT te TOPIT ku ishte nje pazar i paster. Ai dekoroi TANIN E TOPIT dhe si shkembim TOP CHANEL do ta zgjidhte (NJERIU I VITIT). Pastaj gabime te njepasnjeshme me dekorimet e NJAZI JAHOS , e SKENDER BRECES. Mos e ka rradhen ARRANIT CELA zoti president ?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi