ILIRIADA PORTAL

Po rritet…

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17022009

Mesazh 

Po rritet…





Nga Dafina Myrtaj

Pavarėsia e Kosovės sot i mbush njė vit. Edhe ēika nė foto, e cila quhet Pavarėsi, ka kėtė moshė. Tė dyja kanė nevojė pėr pėrkujdesje. Sytė i kanė kah e ardhmja.

Nė njė shtėpi, e rrethuar me flamuj tė Kosovės, Shqipėrisė e Amerikės, jeton vajza me emrin Pavarėsi, e cila sot (e martė) feston njėvjetorin e lindjes sė saj.

Nja karvan veturash zyrtare tė hėnėn kishin rrethuar shtėpinė e saj. Vetėm njė ditė para se kjo vajzė t’i fryjė qiriut tė parė tė jetės sė saj, shtėpia e familjes Sopa nga Sllovia e Lipjanit, ėshtė mbushur pėrplot me vizitorė.

Tėrė kjo vizitė ishte organizuar jo se kjo vajzė ėshtė e presidentit, por se ajo ėshtė e veēantė nga fėmijėt e tjerė tė Kosovės, pasi ajo ka lindur nė ditėn mė tė madhe pėr kėtė vend.

Vetėm pak minuta pasi nė Parlamentin e Kosovės ėshtė shpallur pavarėsia e vendit, mė 17 shkurt tė vitit tė kaluar, ēiftit Xhevdet dhe Lumturie Sopa nga Sllovia e Lipjanit, i ka lindur fėmija i tyre i parė.

“Jam shumė e lumtur qė e kam lindur ēikėn nė Kosovėn e pavarur dhe pėr kėtė arsye t’ia lėmė emrin Pavarėsi”, kishte thėnė Lumturia njė vit mė parė, vetėm pesė minuta pas ardhjes nė jetė tė vajzės sė saj dhe lindjes sė shtetit mė tė ri nė botė.

Njė vit pas, derisa mbanin vajzėn e tyre nė duar, prindėrit e saj tregojnė se para se tė lindte vajza e tyre, ata nuk e kishin menduar se ajo do tė lindte pikėrisht nė ditėn e pavarėsisė sė Kosovės dhe se pėr kėtė as qė kishin menduar se vajzėn e tyre do ta pagėzonin me emrin Pavarėsi.

“Nuk kemi pasur ndonjė emėr tė caktuar pėr vajzėn, ka qenė njė listė emrash qė kishim zgjedhur, mirėpo nuk e kishim vendosur. Mirėpo, pas lindjes, mjekėt qė ishin nė sallė shprehėn dėshirėn qė vajza jonė tė marrė emrin Pavarėsi, pasi qė ajo ėshtė fėmija i parė qė ka lindur nė Kosovėn e pavarur”, thotė Lumturia, duke shtuar se pagėzimin e ka bėrė presidenti Fatmir Sejdiu, pas njė vizite tė bėrė nė spital.

Ndėrsa babi i Pavarėsisė, Xhevdeti thotė se ditėlindja e vajzės sė tij do tė jetė gjithmonė e veēantė pėr familjen e tyre.

“Pavarėsia ėshtė fėmija ynė i parė dhe nė tė ardhmen besoj se ditėlindja e saj do tė jetė diēka shumė e veēantė pėr familjen tonė. Do tė festojmė njėkohėsisht pavarėsinė e Kosovės me ditėlindjen e pavarėsisė”, thotė ai.

Ai tha se vajza e tij ėshtė vizituar nė vitin e kaluar dhe po ashtu edhe kėtė vit ajo nuk ėshtė harruar nga udhėheqėsit e shtetit.

Tė hėnėn ajo ėshtė vizituar edhe nga kryeministri i vendit, Hashim Thaēi.

“Qysh ėshtė shėndeti i kėsaj vajze, ashtu ėshtė edhe pavarėsia e Kosovės”, ka thėnė tė hėnėn kryeministri Thaēi, derisa po qėndronte nė shtėpinė e familjes Sopi.

Pavarėsi Sopi ka lindur mė 17 shkurt tė vitit tė kaluar, pak minuta pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės. Ajo kishte lindur nė njė gjendje shėndetėsore tė mirė, me njė peshė 3100 gramė dhe me gjatėsi 52 centimetra.
Express


Edituar pėr herė tė fundit nga shqiptari nė Tue Feb 17, 2009 5:26 pm, edituar 3 herė gjithsej
avatar
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 17970
Registration date : 04/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Po rritet… :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 4:49 pm nga lidabica

Vajzes te vogel e te bukur,Pavaresi Sopi i uroj edhe 100 vjeē,te behet dhe paste fat ne jete cheers

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 5:24 pm nga shqiptari

Urime edhe per pavarsine e vogel. I uroj te rritet e lumtur dhe te kete jete te gjate! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 5:29 pm nga ad

Urimet me te mira edhe per Pavarsine e vogel! Edhe 100 vjet te tjera te lumtura! Zoti e begofte!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 9:18 pm nga ilda

me jete gjate ēikes e inshalla u rrit me gjith tmirat Laughing

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 9:20 pm nga neni 55

te rritet e te kete jete te lumtur e te gjat Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 10:02 pm nga emigranti

U rritsh me dit te bardh PAVARSIA!!!! Very Happy

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi