ILIRIADA PORTAL

Shtypi britanik pėr Kosovėn

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

17022009

Mesazh 

Shtypi britanik pėr Kosovėn





Disa gazeta britanike sot sjellin artikuj me rastin e njėvjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.



E pėrditshmja Times sjell nė faqet ndėrkombėtare njė fotografi tė njė fėmije duke valvitur flamurin e Kosovės nėn titullin "Festohet njė vit pavarėsi".

Kosova feston njėvjetorin e pavaresisė me mesazhe pėrkrahėse nga udhėheqėsit e ndryshėm ndėrkombėtar, pėrfshirė edhe njė nga presidenti i ri amerikan, Barak Obama.

Zoti Obama ka thėnė se Amerika do tė vazhdojė tė mbėshtes pavarėsinė e Kosovės.

Times gjithashtu citon edhe kryeminstrin e Kosovės, Hashim Thaqi tė ketė thėnė se "Kosovėn do ta njoh e gjithė bota".

Ndėrsa e pėrditshmja Independent nė njėvjetorin e pavarėsisė sė Kosovės shpreh brengosje pėr gjendjen ekonomike tė vendit duke thėnė se kriza financiare dhe ekonomike ne Evropė do tė ndikojė nė ndihmėn e madhe ekonomike qė Kosova e merr nga diaspora e saj nė perėndim.

Kosova, thotė autorja e artikullit Vanesa Mock,mvaretshumė nga tė hollat qė vijnė nga emigrantėt qė kryesisht janė tė pėrqėndruar nė Gjermani, Zvicėr, dhe vende tė tjera evropiane.

Por shumė emigrantė, thotė gazeta, tani ose janė kthyer nė Kosovė ose kanė familjet e veta nė perėndim tė cilat duhet mbajtur gjithashtu.

Ndėrsa Gerald Knaus, expert pėr Kosovėn nga Inisijativa pėr Stabilitet nė Evropė thotė se nė Kosovė ka shumė tė papunė dhe se nėqoftėse nuk do tė ketė ndryshime dramatike pozitive nė kėtė fushė atėherė shumė shpejt mund tė fillojnė trazira sociale.

Ndėrkohė edhe Peter Feith, i dėrguari i special pėr Kosovėn nga BE e konsideron ekonominė si shumė tė rėndėsishme dhe thotė se ėshtė ajo ėshtė prioritet kryesor sepse recesioni global do tė ndikojė nė zvogėlimin e kontributit financiar qė Kosova do tė merr nga disapora e saj, thotė Independent.

E pėrditshmja Financial Times sjell artikullin "Kosova - Ditėlindja e parė".

Artikulli thotė se Kosova sot feston njėvjetorin e saj e lumtur se gjatė kėtij vitit nuk kanė ndodhur gjėrat e kėqija qė shumė vetė i kanė parashikuar.

Megjithė tensionet politike qė ndajnė 2 milionė shqiptarė dhe 120 mijė serbė gjatė vitit tė parė tė Kosovės si shtet nuk ka patur dhunė serioze apo shpėrngulje masive tė serbėve.

Serbia ndonėse nuk ka hequr dorė nga sovraniteti mbi Kosovėn ajo megjithatė nuk ka bėrė ndonjė pėrpjekje serioze pėr t'a destabilizuar atė pėr shkak se ka frikė se nė atė mėnyre do t'i zvogėlonte gjasat e saj pėr integrim mė tė shpejtė nė Bashkimin Evropian.

Gazeta sugjeron se teorikisht duket se kėtė vit me pėrmirėsimin e marrėdhėnjeve diplomatike mes adminsitratės sė re tė Amerikės dhe Rusise edhe klima rreth Kosovės do tė mund tė pėrmirėsohej.

Por Financial Times gazeta thotė se ekonomia mbetet sfidė kryesore pėr kėtė shtet tė ri ndonėse ndihmat ekonomike nuk do tė mjaftojnė qė tė sjellin stabilitet politik dhe se nė kėtė drejtim mbase do tė ndihmonte ndonjė marrėveshje qė do tė siguronte hyrjen e shpejtė tė Kosovės dhe Serbisė nė Bashkimin Evropian.

BBC
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shtypi britanik pėr Kosovėn :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 5:21 pm nga shqiptari

diaspora nuk duhet te heq dore nga mebshtetja ekonomike qe i jep Kosoves

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 7:21 pm nga nardlushnja

Une mendoj se mbeshtetja me e madhe eshte hapja e rruges se investimeve nga diaspora apo edhe te huaja.Mjafton qe te kete ligje per ti inkurajuar ato.
Keshtu do te ulet papunesia.
Uroj gjithashtu qe qeveritaret dhe drejtuesit rajonale te saj te mos jene hajdute dhe te mos shikojne vetem per karrigen e tyre,por te shikojne ne radhe te pare interesat e popullit dhe tu largohen sherreve me njeri tjetrin

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Tue Feb 17, 2009 9:16 pm nga ilda

dhe gazetat belge citonin artikuj me tematike te tille sot...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Feb 18, 2009 12:10 am nga ad

Tani mendoj se djaspora duhet qe patriotizmin e saj ndaj Kosoves ta shprehe ne planin ekonomik, duke ndihmuar me investime, me ndihma materiale e monetare per ta ndihmuar sadopak vendin e vet per ta kaluar kte tranzicion ekonomik sa me lehte dhe sa me shpejt.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi