ILIRIADA PORTAL

“Vendimi i Gjykatės Kushtetuese shkel parimin e paanshmėrisė sė institucioneve tė drejtėsisė”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

18022009

Mesazh 

“Vendimi i Gjykatės Kushtetuese shkel parimin e paanshmėrisė sė institucioneve tė drejtėsisė”




Reagon PBLD pėr pezullimin e ligjit tė dosjeve

TIRANE - Kryetari i Partisė Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, e ka vlerėsuar vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr pezullimin e ligjit tė lustracionit, si “veprim tė padrejtė ligjėrisht dhe tė pamoralshėm, pasi shkel parimin e paanshmėrisė sė institucioneve tė drejtėsisė”. Kėtė deklaratė Starova e bėri dje gjatė njė konference pėr shtyp, ku ndėr tė tjera deklaroi se “me kėtė vendim, Gjykata Kushtetuese provoi se ėshtė pjesė e problemit qė ka synuar tė zgjidhė zbatimi i ligjit pėr pastrimin e figurave publike”.
Kryetari i PBLD-sė vlerėsoi se “nė vend qė tė merrte njė vendim tė tillė, Gjykata Kushtetuese duhej tė kishte respektuar vetveten si institucion, duke shpallur paaftėsinė e vet pėr marrjen e kėtij vendimi pėr shkak tė konfliktit tė interesave”.
Sipas Starovės “rrugėzgjidhja e vetme, e cila do t’i hapte rrugė zgjidhjes sė problemit, ishte dorėheqja e atyre anėtarėve tė Gjykatės, qė janė tė vetėdijshėm se nuk duhet tė jenė pjesė e kėtij institucioni, duke dhėnė kėshtu njė shembull morali tė lartė si njerėz tė drejtėsisė”, tha Starova.
Kryetari i PBLD-sė deklaroi se “Gjykata Kushtetuese shpalli hapur pėrpara opinionit publik shqiptar, mungesėn e vullnetit pėr tė mbėshtetur me mjete ligjore dėnimin e krimeve tė komunizmit, krime tė cilat dėnohen sipas tė gjithė dokumenteve ndėrkombėtare”.
Starova e cilėsoi qėndrimin e kushtetueses tė njėjtė me atė tė opozitės kur deklaroi se “me kėtė veprim, kjo gjykatė shpalli hapur qėndrimin shpėrfillės kundrejt krimeve tė komunizmit, tė njėjtė me partinė kryesore opozitare, Partinė Socialiste”, u shpreh zoti Starova.
Kryetari i PBLD-sė deklaroi se partia e tij do tė jetė nė mbėshtetje tė mazhorancės pėr zbatimin e ligjit tė dosjeve, tė cilin e konsideroi sit ė domosdoshėm pėr gjithė shoqėrinė shqiptare.
Gazeta 55
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

“Vendimi i Gjykatės Kushtetuese shkel parimin e paanshmėrisė sė institucioneve tė drejtėsisė” :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Feb 18, 2009 1:44 pm nga lidabica

Po s'ka llogjike te denojne vehten,heeh,shty e shty keta kete duan te dalin pa lagur.....po edhe moral s'mund te kene te pamoralshmit.....

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Feb 18, 2009 6:39 pm nga ad

Ky vendim eshte i paligjshem si i tille ai nuk duhej te ishte marre ne konsiderate nga qeveria. Gjithsesi me ne fund edhe te perndjekurit sikur e kane kuptuar se i zoti e nxjerr gomarin nga balta. Me se fundi ato jane angazhuar ne pergatitjen e nje padie ne gjykaten nderkombetare te te drejtave te njeriut gje qe duhej te kishte ndodhur vite me pare. Ky eshte hapi i pare por shume i rendesishem i shkeputjes te te persekutuarve nga disa hallka politike ku ato shpresonin se mund te gjenin zgjidhje te problemeve te tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi