ILIRIADA PORTAL

Ekspozitė - homazh viktimave tė diktaturės komuniste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022009

Mesazh 

Ekspozitė - homazh viktimave tė diktaturės komuniste




Alma Mile
Janė dokumente tronditėse. Fotografi makabre pushkatimesh, tė vrarėsh nė kufi, dhoma tė mbushura me kufoma e fytyra tė zverdhura pėrpara hetuesisė. Ekspozohen pėr herė tė parė. Janė tė rėnda, rrėnqethėse, por janė dėshmi tė njė kohe qė nuk duhet tė pėrsėritet mė. “Nderim viktimave tė sistemit komunist”, titullohet ekspozita qė hapet sot nė hollin e Muzeut Historik Kombėtar nė Tiranė. Njė ekspozitė kushtuar viktimave tė diktaturės komuniste. Njė homazh pėr tė pushkatuarit, tė burgosurit, tė internuarit, por edhe pėr tė gjithė shqiptarėt, qė jetuan nė frikė gjatė viteve tė diktaturės. Janė vitet 1944-1990, qė vijnė pėrmes njė instilacioni gjigand tė vendosur nė qendėr tė hollit, foto-intalacioneve, kolazheve filmike tė kohės, apo objekteve tė viktimave. Ekspozita e sotme vjen si njė iniciativė e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, nė bashkėpunim me Ministrinė e Brendshme, Arkivin Qendror tė Shtetit, Arkivin e Filmit, Agjencisė Telegrafike Shqiptare dhe Galerisė Kombėtare tė Arteve. “Ekspozita hapet ditėn kur 18 vjet mė parė ranė mitet e komunizmit”, - tha nė njė konferencė pėr shtyp tė organizuar me kėtė rast, Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango. Sipas tij kjo ekspozitė, e para nė llojin e vet, e ka fillimin qysh nė vitin ’44 nė eliminimet e para, pėr tė vijuar pas ēlirimit me parlamentarėt opozitarė e pėr tė hyrė thellė nė vite, nė eliminimet e “grupeve” armiqėsore, nė eliminimin e klerit katolik, shembjen e kishave dhe xhamiave, etj. Duke u futur nė detajet e ndėrtimit tė ekspozitės, Pango thotė se ajo ėshtė ngritur mbi katėr elementė kryesore artistikė, tė cilėt janė ndėrveprues me njėri-tjetrin. Bėhet fjalė pėr instilacionin, foto-instalacionin, projeksionin filmik dhe objekte tė pėrditshmėrisė sė tė burgosurve, tė dhuruara prej tyre apo familjarėve tė tyre, objekte kėto qė dėshmojnė histori tragjike njerėzore. Nė kėtė ekspozitė ėshtė pėrfshirė edhe njė pavijon i rėndėsishėm mbi gjenocidin ndaj popullit kosovar, tė trajtuara nė njė mėnyrė tė re konceptimi, ndėrthurur me komponentė tė rinj, qė do tė kalojnė kornizat e tė zakonshmes, pėrmes efekteve tė ndriēimit, zėrit, formave etj. Pas fondit tė akorduar nga qeveria pėr ēeljen e kėsaj ekspozite, pėr kėtė projekt po investojnė njė sėrė institucionesh, duke kontribuar me dorėzimin e materialeve origjinale fotografike, dokumenteve, objekte tė pėrdorura nga tė burgosurit, duke plotėsuar anėn vizuale dhe atė tė pėrmbajtjes sė ekspozitės.

[b]Viktimat e sistemit komunist[/b]

Tė pushkatuar e tė vdekur nė burgjet e komunizmit 6535
Tė pushkatuar 5548, mes tyre 91 gra
Tė burgosur 14563, mes tyre 445 gra
Tė vdekur nė burg 987, mes tyre 7 gra
Tė futur nė psikiatri 308, mes tyre 35 gra
Tė internuar e tė dėbuar 21401, mes tyre 9322 gra

U pushkatuan, burgosėn dhe vdiqėn nė burgje:
Klerikė katolikė 120
Klerikė bektashinj 83
Klerikė myslimanė 60
Klerikė ortodoksė 39

U shkatėrruan dhe u mbyllėn
2169 institucione fetare
Xhami 740
Kisha e manastire ortodokse 608
Kisha e manastire katolike 157
Teqe e tyrbe 530
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Ekspozitė - homazh viktimave tė diktaturės komuniste :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 1:03 pm nga ILIRI

Vrasjet nė kufi ’88-’90, pėr herė tė parė dėshmitė

Janė rreth 180 metra linearė fotografi. Shumė syresh makabre. Kuratori i ekspozitės “Nderim viktimave tė sistemit komunist”, Rubens Shima, thotė se 80% e materialit tė pėrdorur pėr kėtė ekspozitė ėshtė i paekspozuar mė parė. Foto-instalacioni ėshtė struktura bazė e ekspozitės. Janė fotografi origjinale, bardhė e zi, tė shoqėruara me ndriēim nga pas. Ndėr fotografitė qė ekspozohen pėr herė tė parė janė vrasjet masive nė kufi nė vitet ’88-’90, kur tashmė kishte ndryshuar kodi penal pėr kalimin e kufirit. Janė pamje tepėr tė rėnda, tė cilėt nuk janė parė as nga tė afėrmit e viktimave. Sipas Shimės, pėr arsye etike i kanė hequr emrat e viktimave, nė mėnyrė qė ato tė mos jenė tronditėse pėr familjarėt e tyre. Tė tjera fotografi tė paekspozuara mė parė janė ato qė i takojnė masakrės nė Hotel “Bristol”, pas hyrjes sė komunistėve nė Tiranė nė vitin 1944, ku u vranė nėpėr dhomat e hotelit me dhjetėra njerėz. Mes seleksionimit tė materialeve tė sjella nga arkivat, janė gjetur mes tyre edhe foto-portrete tė tė pyeturve nė hetuesi. Janė portrete burrash e grash, nė pamjet ballore dhe anėsore. Portrete tė shpėrfytyruara prej tmerrit, qė zor se mund tė njihen. Duken njerėz tė thjeshtė, punėtorė, fshatarė, gra me sy tė zgurdulluara e me shami nė kokė. Fytyra tė shprishura, qė nuk mund ta fshehin terrorin. Mes morisė sė fotove tė grumbulluara, qė do tė zėnė njė panel prej 15 metrash, janė edhe njerėz tė njohur si pėrkthyesi i njohur Jusuf Vrioni, shkrimtari Mitrush Kuteli, etj. Edhe nė kėtė rast janė hequr emrat e tė fotografuarve.
Nė qendėr tė hollit do tė vendoset njė instilacion i pėrmasave tė mėdha, qė paraqet njė gardh me tela me gjemba, 15-metra i gjatė dhe 3-metra i lartė. Sipas muratorit Shima, ky instilacion nuk tė kujton vetėm vitet e diktaturės dhe viktimat e saj, por tregon edhe mentalitetin e atyre njerėzve, qė nuk duan tė distancohen nga kjo periudhė. Projeksionet filmike, tė cilat shfaqin momente tė pėrshkallėzimit tė dhunės dhe krimeve tė kryera gjatė gjithė periudhės nė fjalė. Njė pjesė e ekspozitės ėshtė kthyer nė njė black-box, ku do tė shfaqet njė kolazh filmik, nga Arkivi i Filmit dhe Televizioni Shqiptar. Ekspozita ėshtė konceptuar nė mėnyrė tė tillė, qė pėrmes efekteve tė dritės, zėrit, video projeksionet, tė pėrfshijė emocionalisht vizitorėt, sigurisht duke i dhėnė ndjesinė e pėrjetuar vėrtet momentet dhe ngjarjet e shėmtuara, po aq dhe reale.


Dita e rėnies sė diktatorit

Nuk ėshtė e rastėsishme pėrzgjedhja e datės 20 shkurt pėr hapjen e ekspozitės, pėr tė nderuar viktimat e diktaturės komuniste. Pikėrisht nė kėtė datė, 18 vjet mė parė, u rrėzua monumenti i diktatorit Enver Hoxha, qė ngrihej pranė Sheshit “Skėnderbej”, pas protestave tė nisur nga studentėt. Rėnia e simboleve tė komunizmit nė Shqipėri, mė 20 shkurt tė vitit 1991, do tė pėrkujtohet nė Tiranė me njė sėrė aktivitetesh, mes tė cilave edhe dekorimi nga Presidenti i Republikės i 14 protagonistėve tė kėsaj ngjarjeje, si dhe njė aktivitet nė kuadėr tė 18 vjetorit tė grevės sė urisė sė mbi 700 studentėve e pedagogėve tė universiteteve tė vendit.


“Filumena Marturano”, sot nė Teatrin Kombėtar
“Nė ēdo grua ka Filumenė”. Kėshtu thotė aktorja Yllka Mujo, njė ditė pėrpara premierės sė dramės “Filumena Marturano”. Kryevepra e dramaturgjisė botėrore e autorit italian Eduardo de Filippo, shfaqet sot nė skenėn e Teatrit Kombėtar, nėn regjinė e Albert Minga dhe skenografi tė Agim Zajmit. Sipas regjisorit Albert Minga, “Filumena Marturano, ėshtė njė dramė thellėsisht realiste qė zbėrthen shpirtin e trazuar njerėzor. Gjithashtu regjisori paralajmėron se nė shfaqje ka gjetje origjinale nė drejtim tė zgjidhjes figurative tė spektaklit, siē ėshtė interpretimi aktorial dhe bashkėpunimi me skenografin Agim Zajmi. “Pėr tė parėn herė, nė teknikėn e ndėrtimit ėshtė pėrdorur afresku, qė nė dramacitetin e veprės krijon njė mjedis poetik qė shpėrfaq konfliktet e mėdha mes personazheve dhe realitetit jetėsor”, - tha Minga, i cili ndėrsa pėrdor njė shprehje tė regjisorit Pirro Mani, thotė se nė kėtė shfaqje do tė jetė e vėshtirė tė ndash punėn e regjisorit nga ajo e aktorit e skenografit. Pėr protagonisten e shfaqjes, Yllka Mujo, roli i Filumenės ėshtė i vėshtirė, por tepėr i bukur, sepse ajo ėshtė pjesė e tė gjitha grave. Duke e konsideruar veten si njė aktore shumė kėrkuese dhe qė nuk kėnaqet kurrė nga ajo qė arrin, Mujo thotė se Filumena nis tė premten (sot), pėr tė mos mbaruar gjatė gjithė kohės qė ajo do tė shfaqet. Krahas aktores Yllka Mujo, do tė ngjiten nė skenė , Bujar Asqeriu, Tinka Kurti, Vangjel Toēe, Neritan Liēaj, Arben Derhemi, Olta Gixhari, Fadil Kujofca, Gjergji Mena, Nigela Ruka, etj. Njė staf, pjesėn mė tė madhe tė tė cilit e kemi ndjekur nė dramėn “Pamje nga ura” me regji tė Mingės, e cila pati njė numėr rekord shikuesish.


“Beteja e nuseve” nė kinema “Millenium”
“Beteja e nuseve” (“Bride Wars”) po shfaqet edhe nė Kinema “Millenium”. Njė prodhim hollivudian prej 90 minutash me regji tė Gary Winick. Tė bukura, bjonde e brune, do tė donin tė thoshin “Po” nė njė ditė pranvere brenda salloneve luksoze tė hotel Plaza. Kate Hudson dhe Anne Hathaway janė mike pėr kokė nė komedinė njujorkeze tė regjisorit Gary Winick, qė reflekton me komicitet rreth “ditės mė tė bukur tė jetės” dhe miqėsisė femėrore. Mike dhe armike, nuse dhe shoqėruese, tė gėzuara e tė hidhėruara, Ema e Liv ėndėrrojnė qė tė vogla martesėn e tyre. Liv, njė avokate e suksesshme, profesion qė e ka ndihmuar tė ketė atė qė ka dashur, pėrfshirė edhe njė punė dhe burrė tė shkėlqyer, kėrkon tė arrijė pa pyetur pėr asgjė martesėn perfekte qė ajo ka ėndėrruar prej vitesh. Emma, njė mėsuese shkolle qė gjithmonė ka qenė e mirė pėr t’u kujdesur pėr tė tjerėt, por jo shumė pėr veten e vet, kur zbulon kėtė anė tė shoqes sė ngushtė, lufton pėr t’ia arritur edhe ajo realizimit tė ėndrrės sė vet. Tani, tė dyja shoqet e mira, do tė bėjnė ēdo gjė pėr veten e tyre nė tė dy anėt e “barrikadės”, nė njė betejė qė ėshtė gati tė shndėrrohet nė luftė.
Panorama

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi