ILIRIADA PORTAL

Presidenti Topi dekoron sot 14 protagonistėt e rrėzimit tė simboleve komuniste

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022009

Mesazh 

Presidenti Topi dekoron sot 14 protagonistėt e rrėzimit tė simboleve komuniste




Sot mė datė 20 shkurt 2009 ora 11:00, nė Pallatin e Brigadave zhvillohet ceremonia e dhėnieve tė Medaljeve tė Arta nga Presidenti i Republikės, z. Bamir Topi pėr 14 protagonistėt kryesorė tė rrėzimit tė simboleve komuniste mė 20 shkurt 1991. Bashkimi i Sindikatave tė Pavarura, z. Saimir Maloku, Ardian Heta, Xhovalin Cokani, Hajredin Fratari, Albert Riselia, Astrit Hatellari, znj. Hyget Borova, Lida Bezhani, Liliana Llapaj, Lindita Hamiti, Sanie Vojka, Vera Rada, si dhe Qendra Shqiptare e Rehabilitimit tė Viktimave tė Traumės dhe Torturės.


Ja ēfarė ndodhi ato ditė tė 18 viteve mė parė
E shtunė 18 shkurt 1991. Qyteti Studenti
723 studentė dhe pedagogė u regjistruan si vullnetarė pėr tė hyrė nė grevėn e urisė tė studentėve. Komisioni drejtues i grevės nė mesditė i dėrgoi njė kėrkesė ultimative 24 orėshe ish Ministrit tė Arsimit Skėnder Gjinushi. Pėr tė penguar zhvillimin e kėsaj greve tė studentėve Z. Ramiz Alia, aso kohe ish President i Republikės thėrret nė njė tryezė tė pėrbashkėt pėrfaqėsitė e tė gjitha partive politike duke pėrfshirė edhe ato tė rejat si Partia Demokratike, Republikane, Ekologjike dhe Agrare. Gjithashtu nė kėtė tryezė bėnin pjesė dhe pėrfaqėsuesit e organizatave tė Rinisė, Gruas, Frontit Demokratik si dhe ato tė Bashkimeve Profesionale edhe Sindikata e Pavarur e Minatorėve. Z. Ramiz Alia kėrkoi tė dilej me njė deklaratė tė pėrbashkėt nė formė thirrjeje drejtuar popullit pėr paqe dhe qetėsi sociale. Vetėm Z. Fiqiri Xibri si pėrfaqėsues i Sindikatės sė Pavarur tė Minatorėve nuk pranoi pėr ta firmosur. Tė gjithė pėrfaqėsuesit e tjerė nė takim e firmosėn kėtė deklaratė. Mė pas, Radiotelevizioni Shqiptar e transmetoi nė emisionin e lajmeve kėtė deklaratė duke censuruar kundėrshtimin qė i bėnė kėsaj deklarate pėrfaqėsuesit e Sindikatės sė Pavarur tė Minatorėve. Rreth orės 16:00 para Kinoteatrit Studenti u mblodhėn studentėt qė do tė futeshin nė grevė urie. Studenti Shinjazi Rama del para tyre duke ju thėnė studentėve grevistė qė tė pėrkulemi para flamurit tonė kombėtar dhe tė betohemi qė do tė japim dhe jetėn deri nė plotėsimin e kėrkesave tona duke qėndruar nė ambientet tepėr tė ngushta tė kinoteatrit. Dhe ashtu u bė. Afro 900 studentė grevistė u ngujuan nė kėto ambiente.
E diel 19 shkurt 1991
Pėrfaqėsuesit e shumė sindikatave tė pavarura tė krijuara para disa javėsh
(afro 15 veta) u mblodhėn rreth orės 9:30 tek parku i lodrave pranė Rrugės sė Elbasanit. Aty u vendos qė tė mbėshtetesh pa rezerva greva e urisė sė studentėve. Pėr kėtė qėllim ata dolėn me njė thirrje tė pėrgjithshme qė ju drejtohesh punonjėsve tė ndėrmarrjeve tė gjithė Tiranės qė ditėn e Hėnė mė 20 Shkurt 1991 tė ndėrprisnin punėn dhe tė shkonin tė gjithė nė ora 10 tė mėngjesit tek Qyteti Studenti nė mbėshtetje tė studentėve grevistė. Kjo do tė pėrkrahesh edhe nga populli i Tiranės. Kėtė thirrje pėr njoftim e dėrgoi nė Radiotelevizionin Shqiptar Z. Vangjel Kozma. Gjithashtu po kėtė ditė u bė edhe mbledhja e Plenumit tė Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Televizioni Shqiptar jep njoftimin e parė se njė grup i madh studentėsh tė Universitetit tė Tiranės kanė hyrė nė grevė urie duke kėnduar kėngė patriotike dhe duke hedhur parulla tė ndryshme si nga ana e grevistėve ashtu edhe nga qytetarėt e Tiranės tė mbledhur nė Qytetin Studenti. Rreth orės 15:00 plenumi i KQ tė PPSH-sė del me njė deklaratė duke theksuar se kushtet e jetesės sė studentėve janė pėrmirėsuar mjaft dhe u refuzua kėrkesa e studentėve pėr heqjen e emrit tė Enver Hoxhės nga Universiteti i Tiranės si e pa bazuar. (Pas dy muajsh, emri Enver Hoxha i Universitetit tė Tiranės, u hoq). Mbasdite Z. Saimir Maloku mbledh njė grup tė pėrbėrė kryesisht nga ish tė persekutuarish politik dhe aty ai i ngarkon me detyra qė nesėr tė persekutuarit e Rrugės sė Kavajės dhe tė rrugėve tė tjera ndėrmjetėse mbas mitingut qė do tė organizohet nesėr paradite nė Qytetin Studenti, tė jenė sa mė tė bashkuar dhe nė pararojė tė turmės pėr ta orientuar nė drejtim tė Sheshit Skėnderbej. Gjithashtu ai dha detyrė disa grave qė tė mbronin Zonjėn Liri Berisha nga provokatorėt e sigurimit (Babai i Saimirit si dhe ai i Zonjės Liri ishin shokė tepėr tė ngushtė). Po ashtu Saimiri u shpjegoi atyre se objektivi i ditės sė nesėrme nėse do tė lindnin mundėsitė do tė ishte heqja e simboleve komuniste: Rrėzimi i monumentit tė diktatorit duke tėrhequr atė me makinė tė rastit. Heqja e parullės: “LAVDI PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ” e cila ndodhej mbi Pallatin e Kulturės. Djegia e veprave tė diktatorit komunist tek Librari Flora.
Gjithashtu ai i udhėzon ata si tė ruhen dhe tė demaskojnė provokatorėt e sigurimit si dhe tė lajmėrojnė shtėpi nė shtėpi qė tė ketė sa mė shumė pjesėmarrje. Pas kėsaj mbledhje Saimir Maloku me disa gra e burra shkojnė tek Sheshi Skėnderbej dhe diskutojnė pėr heqjen e simboleve komuniste.
E Hėnė 20 shkurt 1991, ora 10:00 Qyteti Studenti
Dhe dita e shėnuar erdhi. Dolėn jashtė parashikimeve pėrmasat qė mori kjo grevė e pėrgjithshme e punonjėsve tė Tiranės si pėr vetė Sindikatat e Pavarura tė Punonjėsve ashtu edhe pėr Partinė Demokratike. Falė organizimit tė mirė tė sindikatave sidomos e atyre tė minatorėve u arrit qė tė mblidheshin afro 100 mijė veta midis tyre punėtorė , studentė, pedagogė, qytetarė tė tjerė tė Tiranės qė protestuan nė Qytetin Studenti, nė pėrkrahje tė grevės sė urisė sė studentėve. Tė parėt qė erdhėn ishin minatorėt e Valiasit tė cilėt duke brohoritur nga Rruga e Durrėsit e deri tek Qyteti Studenti arritėn tė mblidhnin rreth vetes njė turmė prej afro 10 mijė qytetarėsh. Nė krye tė tyre printe Z. Fiqiri Xibri, Sami Karriqi, Gėzim Kalaja, Ilir Myftari etj. Rreth orės 10:00 nė Qytetin Studenti ndodheshin rreth 100 mijė protestues. Ata tė gjithė sė bashku brohorisnin pėr fitore dhe shprehnin urrejtjen e tyre ndaj regjimit komunist me promovimin e parullave si: “O Ramiz o zagar, do tė varim nė litar; Poshtė Diktatura; Liri Demokraci; etj.” Nė mbarim tė fjalimeve tė disa oratorėve demonstrues, aktorja e talentuar Znj. Rajmonda Bulku duke e mbyllur mitingun solidarizues u bėri thirrje protestuesve tė shkojnė tek sheshi Skėnderbej.
Ora 11:30. Liceu Artistik dhe Godina e Radiotelevizionit Shqiptar
Forca tė shumta speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė pajisura me skafandra kauēuku, shkopinj gome, gaz lotsjellės dhe qen kufiri kishin bllokuar rrugėn qė tė ēonte nga Liceu Artistik tek godina e Radiotelevizionit. Gjithashtu pėr kėtė qėllim ato kishin bllokuar rrugėn automobilistike edhe me dy makina IFA tė ushtrisė. Ndėrsa turma kryesore e protestuesve prej mijėra vetėsh duke valėvitur disa flamuj kombėtarė, ju sul me njė vrull dhe kurajo tė paparė gardhit tė madh tė ushtrisė dhe policisė. Pas pėrleshjeve dhe pėrpjekjeve tė pandalshme tė protestuesve, policia u detyrua tė tėrhiqej tek godina e Radiotelevizionit. Tek Liceu Artistik, njė turmė tjetėr e madhe forcash tė ndėrhyrjes sė shpejtė dhe tė rendit, e shoqėruar edhe me qen kufiri kishte pėrēarė dhe ndaluar turmėn e madhe tė protestuesve qė vinte mbas nesh nga Qyteti Studenti. Ndėrkaq, njė grup punonjėsish tė RTSH-sė, qė kishin dalė pėr tė parė protestuesit dhe pėr t’i pėrkrahur ata, duke qenė edhe si shokė tė ngushtė me Saimir Malokun, i thonė atij: “Saimir, mos shkoni nga Blloku, sepse atje ka tanke dhe mitraloza dhe mund t’ju vrasin tė gjithėve”. Nė kėto momente kaq delikate dhe tė rrezikshme, pėr tė shmangur njė masakėr tė pabesueshme dhe tė mundshme qė mund tė ndodhte tek Blloku Qeveritar, Saimir Maloku merr njė vendim mjaft tė guximshėm dhe nisi tė thėrrasė: “Hajde tė shkojmė tek sheshi pėr tė rrėzuar monumentin”. Gjithashtu, Saimiri dėrgoi njė grup burrash dhe grash qė t’i bėnin thirrje turmės sė protestuesve tė mbledhur pranė Kryeministrisė qė tė ktheheshin mbrapsht dhe tė niseshin nė drejtim tė Sheshit Skėnderbej nga drejtimi i rrugės mbrapa Piramidės.
Ora 13:00. Sheshi Skėnderbej
Kjo turmė protestuesish qė qe dhe mė energjike ishte e para qė arriti Sheshin Skėnderbej pėr t'u vendosur afėr monumentit tė diktatorit komunist. Pėr arsye se numri i forcave tė policisė dhe i forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė qė ndodheshin pranė Sheshit Skėnderbej dhe Muzeut Historik Kombėtar, ishte tepėr i madh, u vendos qė protestuesit tė prisnin valėn tjetėr tė protestuesve qė vinin nga Qyteti Studenti. Njė grup protestuesish qė ishin tek Liceu Artistik pasi u pėrleshėn me policinė, u futėn tek lulishtja pranė Parlamentit nėpėrmjet Rrugės sė Elbasanit. Turma tjetėr e protestuesve qė ishin tė bllokuar tek godina e Kryeministrisė e frikėsuar nga breshėritė nė ajėr tė armėve tė policisė u tėrhoq nga tentativa pėr tė hyrė nė Bllokun Qeveritar. Ata kaluan nė lulishten mbrapa Kryeministrisė dhe mbritėn tek sheshi Skėnderbej pėr t’u vendosur tek kollonat e Pallatit tė Kulturės. Grupi i katėrt i protestuesve vjen nga Qyteti Studenti dhe vendoset pėrreth sheshit Skėnderbej. Ndėrmjet protestuesve (banorė kryesisht nė Rrugėn e Kavajės, nė Laprakė, nė rrugėn Ali Demi, Kombinat,etj) qė ndodheshin pranė Bankės Kombėtare dhe monumentit tė diktatorit, u hodhėn mendimet se si tė sulmohesh monumenti. Fillimisht duheshin thyer pllakat e mermerta tė shkallėve pėr tė zmbrapsur dhe pėr t'u pėrleshur me policinė. Gjithashtu pas kėsaj nevojitesh tė ndalohej ndonjė makinė e rastit, e tonazhit tė rėndė pėr tė rrėzuar me kavo monumentin e diktatorit komunist. Pėr tė realizuar kėtė aksion, Saimir Maloku sė bashku me shokėt e tij i kėrkojnė ndihmė protestuesve pėr tė gjetur midis tyre njė shofer. Mė vonė, ndoshta ky aksion mund tė vazhdohej me shkuarjen e protestuesve pėr tek Librari Flora pėr tė djegur veprat e diktatorit komunist dhe heqjen e parullės: “LAVDI PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ”. Prania e ushtarėve tė armatosur me snajperė sipėr Pallatit tė Kulturės, Hotel Tiranės, Muzeut Historik Kombėtar dhe nė pallatet pėr rreth e bėnte tė pamundur dhe tepėr tė rrezikshėm kėtė aksion dhe ky mund tė lihesh pėr njė ditė tjetėr kur tė krijohej mundėsia. Minutė pas minute shtohej numri i protestuesve nė shesh. Pėr njė moment u dėgjua njė e thirrur: “Mos u prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata janė tė armatosur me fishekė manovėr (fishekė stėrvitje qė bėn zhurmė, pa patur plumb brenda)”. Kjo i dha shumė kurajo protestuesve. Njė grup prej 40 deri 50 vetėsh shkėputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pranė monumentit tė diktatorit. Sipas planit tė bėrė mė parė ato filluan tė thyejnė pllakat prej mermeri tė shkallėve dhe nisėn tė qėllojnė policinė. Forcat speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė armatosura me shotgun dhe armė tė ndryshme filluan tė qėllojnė nė ajėr me fishekė manovėr dhe tė sulmonin herė pas here grupin e protestuesve tek monumenti.
Ora 14:00. Sheshi Skėnderbej
Populli brohoriste dhe hidhte parulla triumfuese. Njė grup i madh qytetarėsh ishin tė vendosur pranė vendit ku qėndronte akoma monumenti i diktatorit komunist. Ishte problemi i rrėzimit tė monumentit. Nga rruga e Durrėsit vijnė dy djem tė rinj me njė rrotull litari prej liri. Po nė kėtė kohė mbėrrin tek sheshi Skėnderbe, makina IFA e drejtuar nga Ardian Heta. Ai e drejton makinėn drejt e tek vendi ku ndodhej monumenti i diktatorit. Pastaj njė grup njerėzish ndihmojnė Astrit Hatellarin qė tė vendosė litarin tek monumenti i diktatorit. Pėrpjekja e parė dėshton sepse litari shkėputet. Nga makina sjellin njė kavo ēeliku jo shumė tė gjatė tė cilin e lidhin me litarin. Nė pėrpjekjen e dytė, Astrit Hatellari i ndihmuar edhe nga njė qytetar tjetėr e vendos litarin pranė gishtave tė dorės sė majtė e ulur poshtė, tė monumentit tė diktatorit. Makina e tėrheq 3-4 herė monumentin e derdhur nė bronx tė diktatorit komunist, i cili bie anash nė drejtim tė Muzeut Historik Kombėtar. Gjithė ai popull prej afro 100 mijė vetėsh, qė ndodhesh tek sheshi Skėnderbej, duke u pėrqafuar me njėri-tjetrin nga gėzimi i madh i kėsaj ngjarje tė papėrsėritshme, filloi tė brohorasė i entuziazmuar tej mase. Ra simboli i komunizmit, i cili lavdinė e tij e vuri mbi vuajtjet e dhjetra mijra vetėve nė burgje, internime dhe dėbime.
E martė 21 shkurt 1991
Me dhjetėra e mijėra protestues ndodheshin paradite tek Ura e Lanės pranė Hotel Dajtit me qėllim qė tė sulmonin Bllokun qeveritar, nga qė ishin pėrhapur lajme tė rreme sikur Ramiz Alia kishte dhėnė dorėheqjen si President i Republikės. Pėr tė penguar protestuesit qė tė realizonin qėllimin e tyre, ishin tė angazhuar forca tė shumta tė policisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė tė shoqėruara edhe me tanke tė pajisura dhe me mitroloza tė rėndė. Nė kėto momente tepėr tė acaruara pranė demonstruesve rastėsisht vjen Z. Neritan Ceka (ish Drejtor i Institutit Arkeologjik dhe anėtar i kryesisė sė PD- sė) i cili me njė megafon nė dorė dhe hipur nė njė makinė ju bėn thirrje protestuesve qė tė ktheheshin tek Sheshi Skėnderbej qė tė shmangesh gjakderdhja. Turma e protestuesve prej afro 50 mijė vetėsh ju bashkua thirrjes sė tij dhe u drejtua pėr nė Sheshin Skėnderbej duke bėrtitur: “Poshtė burokratėt, Nuk duam gjak etj.”. Populli protestues ishte shumė i irrituar sepse nė radhėt e tyre kishte shumė provokatorė dhe punonjės tė sigurimit tė fshehtė komunist. Nė kėtė kohė njė grup i madh protestuesish kryesisht ish tė burgosur politik tė Rrugės sė Kavajės ju bėjnė thirrje protestuesve qė tė shkojnė tė djegin veprat e diktatorit komunist pranė Dyqanit Flora qė ndodhej nė krye tė rrugės sė Dibrės fare pranė Sheshit Skėnderbej. Turma e protestuesve e irrituar sė tepėrmi, drejtohen pėr tek librari Flora dhe pasi shpėrthyen derėn, rrėmbenin veprat e diktatorit komunist. Ata filluan t’i grisnin kėto libra dhe pasi i grumbulluan aty pranė Rrugės sė Dibrės i vunė flakėn duke krijuar njė zjarr gjigant i cili vazhdoi tė digjesh pėr disa orė. Gjithashtu njė grup tjetėr i pėrbėrė nga Saimir Maloku, Xhovalin (Asim) Ēokani, Arben Beli, Arben Rama dhe tė tjerė nisen nė drejtim tė Pallatit tė Kulturės pėr tė hequr parullėn “Lavdi Partisė sė Punės sė Shqipėrisė”. Tek Pallati i Kulturės nuk kishte policė. Duke pėrfituar nga ky rast Xhovalini qė kishte me vete njė ēantė me ēelėsa tė mėdhenj mekanikė, sė bashku me njė qytetar tjetėr e me ndihmėn e disa protestuesve, hipėn me shumė vėshtirėsi nė tarracėn e Pallatit tė Kulturės duke u kacavjerrur pas disa hekurave qė ndodheshin nė pjesėn e mbrapme tė shkallėve tė kėtij pallati. Ishte ora afėrsisht 12 kur Xhovalini i ndihmuar dhe nga qytetarė tė tjerė filluan tė rrėzonin njė nga njė kėto gėrma gjigante metalike tė parullės “LAVDI PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ.

SOT

ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 20988
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Presidenti Topi dekoron sot 14 protagonistėt e rrėzimit tė simboleve komuniste :: Komentet

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 4:13 pm nga ad

20 shkurti i 2009 e gjen bilancin e dhenies te dekoratave nga presidenti Topi te plotesuar nga te dyja krahet. Topi eshte simboli me i mire i nje presidenti oportunist.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 6:06 pm nga blu

O zoti BAMIR mos na dekoro me komunista se nuk e meritojne .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 6:07 pm nga blu

O zoti BAMIR mos na dekoro me komunista se nuk e meritojne .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 6:13 pm nga bulqizaku

or lum vllai po si dekuroj kumunistat ku do haje nesrit
ki shoqi o tu i bo ismet ene per neser jo veē per sot
hala se ke mar vesh tej se po se pate mejr me kumunistat nshqipnej je i maru

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 7:44 pm nga nardlushnja

blu shkruajti:O zoti BAMIR mos na dekoro me komunista se nuk e meritojne .

z. Saimir Maloku, Ardian Heta, Xhovalin Cokani, Hajredin Fratari, Albert Riselia, Astrit Hatellari, znj. Hyget Borova, Lida Bezhani, Liliana Llapaj, Lindita Hamiti, Sanie Vojka, Vera Rada

Te gjithe keta jane komunista sipas jush????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Feb 21, 2009 1:16 am nga shqiptari

di gje ndonjeri nga ju sa te pushkatuar apo te denuar politik jane dekoruar nga presidenti????????

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Sat Jan 23, 2010 10:45 am nga dorand

kusht te tha ty qe kta njerez jan komunista mer injorant. kta jan njerez te vujte. po kur nuk i njef njerzit pse flet? apo je si grate e ste myllet goja?

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh Today at 9:01 am nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi