ILIRIADA PORTAL

Berisha: Qeveria, kredi pėr 6 mijė apartamente

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

20022009

Mesazh 

Berisha: Qeveria, kredi pėr 6 mijė apartamente




Fushata elektorale zgjidh “qesen” e qeverisė Berisha
Megjithėse kanė kaluar tre vjet e gjysmė nga marrja e pushtetit, problemi i ish pronarėve, i tė pastrehėve ka qenė njė nga problemet mė tė pazgjidhura tė kėsaj qeverie. Nga premtimet e bujshme pėr zgjidhjen e kėtij problemi social, qeveria shqiptare pėr tre vjet e gjysmė nuk lėvizi asnjė mekanizėm pėr tė zgjidhur problemin nė fjalė. Tashmė qė fushata elektorale dhe zgjedhjet e reja janė nė prag qeveria Berisha zgjidhi “qesen” pėr 6 mijė apartamente. Nė mbledhjen e djeshme Qeveria vendosi tė pėrballojė interesat e kredive pėr 6 mijė apartamente, prej tė cilave, 3 mijė do tė jenė pėr familjet qė banojnė nė shtėpi tė pronarėve. Sipas regjistrave, ky pėrbėn dhe kontingjentin mė tė gjerė tė tė pastrehėve nė vend. Duke krijuar mundėsinė e sistemimit tė tyre nė shtėpi, nėpėrmjet kredisė pa interes, qeveria zgjidh sė pari njė problem madhor strehimi nė vend dhe krijon tė gjithė kushtet ligjore pėr zbatimin e ligjit dhe rikthimin e banesave tek tė zotėt e tyre.
Ky ėshtė njė stimul i fuqishėm nė tregun e banesave dhe njė fuqizim i madh i kolateralit nė tėrėsi nė vend. Ndėrsa 3 mijė apartamente tė tjera do tė shkojnė pėr ndėrtimin e 4 mijė apartamente pėr tė pastrehėt gjatė kėtij mandati. “U nxituan dhe mbetėn tė zhgėnjyer ata qė e recituan si tė pambajtur premtimin tim, sepse 1 mijė apartamente janė ndėrtuar dhe 3 mijė tė tjera do tė kreditohen pėr familjet e pastreha”, u shpreh Kryeministri, duke konsideruar kėtė si "njė lajm tė mirė pėr disa mijėra familje shqiptare nė nevojė pėr strehim". Mė tej, Kryeministri theksoi se qeveria jo vetėm po mban zotimin pėr 4 mijė apartamente, por edhe njė tjetėr premtim solemn duke i krijuar kushte pronarėve pėr rikthimin e banesave tyre. “Nė kėtė mėnyrė ne jo vetėm mbajmė premtimin tonė pėr 4 mijė apartamente, por nė tė vėrtetė e zgjerojmė kėtė, sepse po nė pėrputhje me premtimin tonė, do t’i krijojmė kushte pronarėve pėr kthimin e banesave tyre, dhe kjo natyrisht qė do tė bėhet duke i krijuar kushte strehimi atyre qė banojnė nė kėto banesa. Pra, nė kėtė mėnyrė shndėrrohen nė realitet brenda 3 muajve dy premtime madhore dhe jashtėzakonisht tė rėndėsishme tė qeverisė sime. Le tė shkojnė dhe tė gjejnė banesat sociale tė kryetarit me korrespodence tė Bashkisė sė Tiranės. Nuk ekziston as nam e nishan.
Qeveria mban fjalėn! Fjala e dhėnė ėshtė fjalė e mbajtur”, u shpreh Kryeministri. Duke folur pėr marrjen pėrsipėr tė interesat e kredisė nga qeveria pėr 3 mijė familje tė pastreha, Kryeministri nėnvizoi se “kėto do t’u adresohen para sė gjithash, familjeve nė nevojė, familjeve me njė prind, familjeve me shumė fėmijė, si dhe personaliteteve tė artit , kulturės, shkencės”. Kjo qeveri, theksoi Kryeministri Berisha, i pėrgjigjet tė gjitha detyrimeve qė rrjedhin nga programi i saj elektoral, sepse njė force politike, nė rast se i pėrmbahet moralit tė politikės, ėshtė e detyruar tė mbajė premtimet e saj. “Ne iu pėrgjigjemi detyrimeve qė rrjedhin nga programi ynė elektoral dhe kėtė nuk e fshehim, sepse njė force politike, nė rast se i pėrmbahet moralit tė politikės, ėshtė e detyruar tė mbajė premtimet e saj. Pra, nuk ka diskutim qė kjo nismė e qeverisė ėshtė direkt e lidhur me premtimet e saj elektorale.
Ju mund tė thoni se a ėshtė kjo e lidhur me paraelektoralitetin, por ju them se nuk ka tė bėjė fare me tė. Ka pasur njė proces tė tėrė tė regjistrimit tė familjeve qė banojnė nė shtėpitė e ish pronarėve dhe saktėsimit tė sipėrfaqeve, dhe ėshtė njė proces pune shumė voluminoz, i cili tashmė u kompletua dhe tani ėshtė e detyrueshme nga ana jonė qė tė mbajmė zotimin. Pra, ėshtė njė premtim elektoral, njė zbatim i tij paraelektoral, por ėshtė fjalė e mbajtur”, u shpreh Kryeministri Berisha. Gjithashtu, Kryeministri nėnvizoi se ky vendim pėrbėn njė bonus edhe pėr ndėrtuesit shqiptarė. “Ky vendim pėrbėn njė bonus edhe pėr ndėrtuesit shqiptarė, tė cilėt janė shumė aktiv dhe tė pėrqendruar nė ndėrtime tė mėdha, por edhe ky kreditim i qeverisė ėshtė njė bonus pėr ndėrtuesit, tė cilin ata e meritojnė. Po tė kemi parasysh, ndėrtimi ėshtė edhe motori kryesor i zhvillimit tė vendit. Mund tė them se ndėrtuesit janė kontribuues shumė tė rėndėsishėm nė Prodhimin e Brendshėm Bruto, kontribuues shumė tė rėndėsishėm nė tė ardhurat e vendit, pra ėshtė njė bonus i merituar pėr ndėrtuesit shqiptarė. Kėshtu qė mirėsia e kėsaj pakete ėshtė e shumanshme”, u shpreh Kryeministri.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22728
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha: Qeveria, kredi pėr 6 mijė apartamente :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 6:08 pm nga bulqizaku

allaj or berish lumi ke un per vete besimi per tė ka cof e o mulu ndhet ... teshtej me than ēar me thon sun ta besoj ... jiaaaaa mduket se tka ardh vakti per pencion
njaqeta or berish shejfemi ke sporteli pencionit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 20, 2009 8:02 pm nga emigranti

premtime pa fund

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Feb 21, 2009 12:54 am nga shqiptari

ne te gjitha shtetet e zhvilluara demokratike punohet qe te pasurohet populli ne Shqiperi dite e nate behen plane si te vidhet dhe te mashtrohet

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi