ILIRIADA PORTAL

Vizat, ambasadat shkelin marrėveshjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

21022009

Mesazh 

Vizat, ambasadat shkelin marrėveshjen




BLEDAR HOTI
Ambasadat e ven-deve anėtare tė BE-sė nuk e zbatojnė tė plotė marrėveshjen e liberalizimit tė vizave qė Shqipėria ka nėnshkruar njė vit mė parė. Ky ėshtė konkluzioni i nxjerrė nga raporti i Lėvizjes Europiane i publikuar njė vit pas miratimit tė Marrėveshjes pėr Liberalizimin e Vizave qė bėn tė ditur se, “pavarėsisht se vendet e Shengenit i kanė procedurat e vizave tė rregulluara nė bazė tė udhėzimeve tė pėrbashkėta, nė praktikė ka rezultuar se zbatimi i tyre ka qenė i ndryshėm, duke sjellė vėshtirėsi pėr aplikantėt dhe duke mos e perceptuar aplikimin pėr nė vendet Shengen si aplikim nė njė hapėsirė unike, por si aplikim qė ndryshon nė varėsi tė kėrkesave dhe rregullimeve specifike tė secilit vend anėtar tė Shengenit”. “Nėse aplikanti nuk i pėrket ndonjė prej kategorive, tė cilat janė pėrjashtuar nga tarifa e vizės, atėherė kėtyre kostove duhet t’i shtojmė edhe mesatarisht 4500 lekė (35 euro) pėr tarifėn e vizės, ēka do tė thotė se njė aplikim pėr vizė kushton mesatarisht 9000 lekė (70 euro), qė ėshtė njė shumė e konsiderueshme pėr shqiptarėt”, thuhet nė raport. MLV-ja pritej qė tė reduktonte edhe kostot e aplikimit pėr vizė Shengen, por situata e analizuar mė sipėr duket se nuk ka sjellė ndryshim, me pėrjashtim tė kategorive tė cilat janė pėrjashtuar nga detyrimi pėr tė paguar tarifėn e vizės. Problem shihet dhe lėnia e takimit pėr vizė nė njė afat 35 apo 54-ditor nga momenti i kontaktimit tė pėrfaqėsisė konsullore nuk i shėrben lehtėsimit tė procedurave pėr vizė dhe as intensifikimit tė shkėmbimeve, sidomos nga kategoritė pėrfituese tė MLV-sė. Probleme janė edhe me ēėshtjet e pritjes nė orare tė shtetasve shqiptarė nėpėr konsullata tė ndryshme. Aplikanti duhet tė ketė parasysh oraret zyrtare tė funksionimit tė pėrfaqėsisė konsullore pėr tė telefonuar dhe lėnė takimin, tė cilat gjithashtu ndryshojnė nė varėsi tė konsullatave tė ndryshme. Nga vėzhgimet e kryera vlerėsohet se numri i pėrafėrt i aplikantėve nė njė ditė, tė cilėve u pranohet dokumentacioni, ėshtė mbi 150 persona tek konsullatat e Greqisė dhe Italisė. Fluksi i madh i drejtuar kryesisht drejt pėrfaqėsive konsullore tė Italisė dhe Greqisė ėshtė i pakrahasueshėm me numrin e personave qė aplikojnė nė konsullatat e tjera, i cili varion nga 15 nė 30 persona.


Ministrat e Jashtėm tė BE-sė premtuan liberalizimin e vizave

Liberalizimi i vizave tė shqiptarėve me BE-nė ėshtė prioritet i Ministrisė sė Jashtme dhe qeverisė shqiptare, njėherėsh dhe njė aspiratė e vjetėr e shqiptarėve. Pas miratimit tė Marrėveshjes sė Liberalizimit tė vizave, ministri i Jashtėm, Lulzim Basha nė takimet me homologėt e vendeve tė BE-sė e ka pasur si prioritet kryesor ēėshtjen e liberalizimit e vizave. Tė gjithė ministrat e Jashtėm tė vendeve tė BE-sė qė kanė vizituar Shqipėrinė, apo tė tjerė qė janė takuar nė vizitat e kryediplomatit shqiptar jashtė vendit, kanė shprehur vullnet tė qartė dhe angazhim pėr tė realizuar kėtė objektiv. Ministri i Jashtėm i Italisė, Franco Fratini, u shpreh gjatė vizitės sė tij tė fundit nė Tiranė se “liberalizimi i vizave duhet tė bėhet dhe se kjo ėshtė jo vetėm nė interesin e shqiptarėve, por edhe tė vendeve tė BE-sė”. Fratini ėshtė njė mbėshtetės i hershėm i kėsaj ideje, po ashtu dhe artikulues i saj, qė nė kohėn kur kishte mandatin e zv.Presidentit tė Komisionit Europian nė Bruksel. Njė OK i fuqishėm nė kėtė drejtim edhe para pak ditėsh nga shefja e diplomacisė sė Greqisė. Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp qė ajo pati me ministren e Jashtme, Dora Bakojanis u shpreh: “Po, ne mbėshtesim Shqipėrinė nė objektivin e saj pėr liberalizimin e vizave”. Italia dhe Greqia janė dy vendet ku ka mė shumė se njė milion emigrantė shqiptarė. Kėtė atmosferė pozitive pėr heqjen e vizave e kanė konfirmuar edhe takimet e ministrit tė Jashtėm, Basha me homologėt e tij tė vendeve anėtare tė BE-sė. Kėshtu shprehjen e vullnetit dhe tė gatishmėrisė pėr tė mbėshtetur heqjen e vizave tė shqiptarėve, diplomacia shqiptare e ka gjetur edhe nė takimet e Bashės nė Lisbonė, takimi me ministrin e Jashtėm tė Spanjės gjatė ministerialit tė Romės dhe sė fundmi, gjatė vizitės nė Hungari. Tė njėjtėn gatishmėri shprehu edhe ministri i Jashtėm i Republikės Ēeke, pas takimit qė pati me ministrin e Jashtėm nė Tiranė. Ministri ēek, i cili ka edhe presidencėn e BE-sė deri nė qershor tė kėtij viti, tha se liberalizimi i vizave do tė jetė pjesė e padiskutueshme e axhendės sė presidencės sė vendit tė tij.
Panorama
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Vizat, ambasadat shkelin marrėveshjen :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Feb 22, 2009 2:10 am nga bulqizaku

oj ktine u raft damlla se jan tu e turturu ket popull si jan tu ja qit shpejrtin......

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi