ILIRIADA PORTAL

Ish-ambasadori i Rugovės: Ku gėnjen Paskal Milo

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22022009

Mesazh 

Ish-ambasadori i Rugovės: Ku gėnjen Paskal Milo




ERALD KAPRI
Skėnder Zogaj komenton librin e ish-ministrit tė ‘99-s
“Ai punoi kundėr marrėveshjes sė Rambujesė”

“Ditari i njė ministri” botuar sė fundmi nga ish-ministri i Jashtėm, Paskal Milo, ka ngritur kritikat e para pėr vėrtetėsinė e fakteve qė kanė tė bėjnė kryesisht me konfliktin e Kosovės, marrėdhėniet Tiranė-Prishtinė, roli i Rugovės dhe roli i qeverisė shqiptare nė marrėveshjen e Rambujesė. Ambasadori i Ibrahim Rugovės nė Tiranė nė atė periudhė hedh poshtė faktet e servirura nga Milo dhe i jep pėrgjigje disa prej pakėnaqėsive mes dy qeverive shqiptare tė asaj kohe, duke akuzuar pikėrisht ministrin e Jashtėm se nuk punonte nė krah tė kosovarėve, por i shėrbente regjimit serb. Skėnder Zogaj, i cili ka jetuar nė Tiranė nė periudhėn 1993-2000 dhe ka qenė pėrfaqėsues i Zyrės sė Kosovės, kėshilltar pėr informim i ministrit tė ekzekutuar nė Tiranė, kolonel Ahmet Krasniqit, dhe redaktor nė gazetėn “Rilindja” tė Kosovės nė Tiranė, akuzon ish-ministrin shqiptar pėr “gėnjeshtra” nė librin e tij ndaj Presidentit Rugova dhe rolit tė luajtur nga Tirana nė zgjidhjen e konfliktit.



Rambujeja

Duke u fokusuar fillimisht tek pėrshkrimi qė u bėn Milo negociatave tė ndėrmjetėsuara nga SHBA-ja nė qytetin e vogėl francez, ish-ambasadori i Rugovės thotė se “idetė dhe mesazhet kulmore nė kėtė libėr-ditar ėshtė thėnė se janė “stigmatizimi i natyrės kriminale tė regjimit tė Milosheviēit, mbėshtetja e fuqishme dhe e vendosur ndėrkombėtare, qėndrimi i vendeve fqinje, roli historik i vendimit tė vėshtirė tė delegacionit shqiptar pėr tė firmosur nė Rambuje...”. Mirėpo, pikėrisht nė kėtė kontekst, duhet theksuar edhe stigmatizimi i natyrės prej agjenti tė Paskal Milos, qė nė Rambuje shkon me detyrė speciale dhe e kryen punėn shkėlqyeshėm, me recetėn e qeverisė sė Tiranės sipas porosive nga marrėveshja Nano-Milosheviē nė Kretė. Ky ėshtė fakti bazik i pranisė sė ish-ministrit shqiptar nė Rambuje, ku ėshtė fort e vėrtetė se kishte rol shumė tė rėndėsishėm yshtės pėr mosfirmosjen e dokumentit tė Rambujesė, shtyrja trejavėshe e tė cilit i kushtoi shumė shtrenjtė Kosovės, sepse ua dogji shpirtin qindra familjeve me mijėra tė vrarė”.



Figura e Rugovės

Por ajo qė e shqetėson mė shumė diplomatin kosovar ėshtė mėnyra se si trajtohet figura e Rugovės dhe e vėrteta e marrėdhėnieve mes dy qeverive tė asaj kohe. “Paskal Milo flet dokrra, shpif e pėrgojon figurat e ndritshme, si Ibrahim Rugovėn, qė nuk i pėlqen misionarit Milo, sepse sipas tij, “Rugova ishte shumė i kujdesshėm nė pėrgjigjet e tij””, - thotė Zogaj. Mė tej, ai sqaron pozicionin e Presidentit kosovar, duke theksuar se “domosdo qė Rugova duhej tė ishte shumė i kujdesshėm, sepse ishte i mirėinformuar me synimet destruktive e shumė tė rrezikshme tė qeverisė sė Tiranės ndaj Kosovės, prandaj strategu vizionar dhe arkitekti i ēlirimit tė Kosovės, me urtėsinė e tij engjėllore e anashkalonte dhe i shmangej asaj, pa u marrė me kundėrshtarėt e tij”. Zogaj replikon me frazat konkrete tė cituara nga “ditari” i ish-diplomatit shqiptar. Milo shkruan: “Ne nuk kemi informacione dhe lidhje tė drejtpėrdrejta me Rugovėn. Ai po u shmanget kontakteve me ne dhe kjo ėshtė e ēuditshme... Pėrfaqėsuesi i Kosovės nė Tiranė, I. Ramajli, ėshtė i painformuar ose i porositur tė mos na informojė. Pėr mendimin tim, nė kėtė rast Rugova vepron gabim... I pėlqen ose jo Nano apo qeveria shqiptare, ata janė pėrfaqėsuesit e shtetit amė, qė po investon dhe qė po rrezikon kaq shumė sot nė situatėn nė tė cilėn ndodhet vendi. Rugova e ka pėr detyrė tė bashkėpunojė me ta”. Dhe ambasadori i Rugovės i kundėrpėrgjigjet: “Avash more, Paskali i Milos, avash! I vogėl ti dhe qeveria “Nano” pėr t’ia caktuar detyrat Rugovės, kur ti je dėshmitari i faktit se “Rugova sė bashku me F. Aganin, B. Bukoshin, V. Surroin ishin nė SHBA, ku u pritėn nga Presidenti Klinton, sekretarja e Shtetit, Olbrajt dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė amerikanė”, tė cilėt ia japin mesazhin e qartė se “Kosova po pėrfshihet nė sferėn e interesave amerikane sė bashku me Shqipėrinė dhe Maqedoninė””.



UĒK-ja

Duke iu referuar kujtimeve tė Milos pėr UĒK-nė, diplomati kosovar thotė se “tė verbra janė edhe shpifjet e shumta nė relacionin Rugova - partitė politike, UĒK-ja dhe Rambujeja. Njė nga ato shpifje demantohet saktė nė “Ditarin” e Paskalit: “Rugova u ka kėrkuar amerikanėve dhe kėta e kanė kuptuar se UĒK-ja nuk duhet tė quhet terroriste...”. Por mė tej, ai sėrish i mėshon faktit se Rugova ishte mandatari i popullit tė Kosovės pėr tė zgjidhur fatin e tij dhe kėtė sipas tij, nuk e kupton diplomati shqiptar. Duke iu referuar njė takimi nė Romė, Milo shkruan se “I ngarkuari pėr takim nuk dorėzohet, kėrkon nga Rugova sqarim pėr bisedimet me Milosheviēin dhe nėnshkrimin e komunikatės sė pėrbashkėt! E Rugova i urtė, i butė, gjakftohtė: Nuk bėri asnjė pėrpjekje pėr tė krijuar pėrshtypjen se kishte qenė peng dhe se kishte qenė i detyruar qė t’i bėnte kėto takime dhe tė mbante kėto qėndrime. Mė deklaroi se kishte qenė i ndėrgjegjshėm se kėto takime duheshin bėrė... se ishte nė interesin e tė dyja palėve tė bisedonin...”. E kėtu Zogaj komenton: “Po, pse vallė habitet Paskali, kur bashkė me padronin e tij, Fatos Nanon, vullnetarisht e me shumė kėnaqėsi ishin takuar nė Kretė me Milosheviēin dhe kishin biseduar si me Thanasin (babai i Fatosit), pėr “pakicėn shqiptare” dhe pėr gjeografinė e re tė atdheut tė tyre, Kosovėn! Jo, Paskali i Milos, jo! Kosova dhe kosovarėt e kishin zotin e tyre tė shtėpisė (tė autorizuar me verdiktin e popullit), prijėsin e urtė e mendjendritur, strategun vizionar largpamės, arkitektin e kėputjes sė prangave tė robėrisė dhe tė ndėrtimit tė shtetit autokton nė shembullin e popujve dhe vendeve mė tė avancuara demokratike”.
standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

Ish-ambasadori i Rugovės: Ku gėnjen Paskal Milo :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Feb 22, 2009 2:26 pm nga flutura

Mirėpo, pikėrisht nė kėtė kontekst, duhet theksuar edhe stigmatizimi i natyrės prej agjenti tė Paskal Milos, qė nė Rambuje shkon me detyrė speciale dhe e kryen punėn shkėlqyeshėm, me recetėn e qeverisė sė Tiranės sipas porosive nga marrėveshja Nano-Milosheviē nė Kretė.
paskal milo mbetet nje njeri i dyshimte ne politiken shqiptare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi