ILIRIADA PORTAL

Shpėrndarja e apartamenteve, pėrfitojnė Tirana, Durrėsi, Shkodra dhe Kavaja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

22022009

Mesazh 

Shpėrndarja e apartamenteve, pėrfitojnė Tirana, Durrėsi, Shkodra dhe Kavaja




Qeveria ka parashikuar qė pėrfituesit mė tė mėdhenj tė jenė dy qytetet me rėndėsinė mė tė madhe elektorale dhe dy zonat nga ku krerėt e PD-sė janė zgjedhur deputetė

Pavarėsisht se listat e qytetarėve tė pastrehė qė do tė pėrfitojnė subvencionimin e kredisė nga qeveria pėr pėrfitimin e apartamenteve nuk janė akoma gati, qeveria ka pėrcaktuar se cilėt qytete do tė pėrfitojnė nga ky vendim. Kėshtu, burime qeveritare bėjnė tė ditur se nga ky vendim do tė pėrfitojnė tė pastrehėt e qytetit tė Tiranės, Durrėsit, Shkodrės dhe Kavajės. Kėshtu, 3257 mijė familje qė banojnė nė shtėpitė e ish-pronarėve dhe qė kanė kėrkuar zyrtarisht pėr t’u pajisur me shtėpi do tė jenė ato qė janė pikėrisht nga qytetet e mėsipėrme. Sipas tė njėjtave burime, njė ndarje e tillė vjen pėr shkak se nė kėto qytete ish-pronarėt janė tė shumtė dhe kanė peshė specifike. Ndėrkaq, ashtu sikurse tha kryeministri Sali Berisha dy ditė mė parė, miratimi i vendimit para zgjedhjeve tė pėrgjithshme ėshtė thjesht njė “koincidencė” dhe nuk ka lidhje me fushatėn zgjedhore. Ndėrkohė, nė kėtė projekt tė qeverisė, prapė pėr “koincidencė”, Tirana dhe Durrėsi janė rrethet qė do tė luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė rezultatin e zgjedhjeve tė ardhshme, pėr shkak tė numrit tė lartė tė mandateve tė deputetėve. Po ashtu, Shkodra njihet si bastion i sė djathtės, ku deputete ėshtė nėnkryetarja e PD-sė dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Ndėrkaq, “koincidenca” e vendimit shkon edhe mė tej, ku Kavaja, edhe pse ėshtė qytet i vogėl, do tė jetė njė nga pėrfituesit e mėdhenj tė apartamenteve, nė njė kohė qė deputet i zonės ėshtė pikėrisht kryeministri aktual, Sali Berisha.

Listat e tė pastrehėve

Lista e tė pastrehėve qė do tė pėrfitojnė nga vendimi i qeverisė do tė jetė pikėrisht lista qė zotėron Enti Kombėtar i Banesave. Megjithatė, burimet qeveritare saktėsojnė se pėrfituesit do tė pėrzgjidhen nga kėshillat bashkiakė tė kėtyre qyteteve. Po ashtu, qeveria akoma nuk e ka tė gatshme listėn e plotė tė familjeve pėrfituese, pasi ajo qė zotėron Enti Kombėtar i Banesave dhe Ministria e Punėve Publike ka nevojė pėr pastrime. Kėto pastrime nė listė do tė vijnė pėr shkaqe tė ndryshme, si pėr shembull: disa nga familjet qė janė regjistruar si tė pastreha para disa vitesh, tashmė mund tė jenė pajisur me shtėpi nė mėnyrė private.

Ēmimi

Ndėrkohė, qeveria ka pėrcaktuar edhe kriteret pėr pėrzgjedhjen e zonave ku do tė mund tė merren apartamentet, pėr tė cilėt do tė subvencionohet kredia. Kėshtu, familjet e pastreha do tė mund tė marrin apartamente nė zonat periferike tė qyteteve, pasi edhe ēmimi i tyre duhet tė jetė sa mė i ulėt. Kėshtu, nė rastet kur njė familje dėshiron qė tė marrė me kredi pėr njė apartament pėr shembull, nė qendėr tė Tiranės, ku ēmimi ėshtė shumė i lartė, atėherė njė kėrkesė e tillė nuk do tė miratohet dhe qeveria nuk do tė subvencionojė interesat e kredisė. Ndėrkohė, familjet e pastreha tė cilave do t’u jepet prioritet, do tė jenė ato qė banojnė nė shtėpitė e ish-pronarėve, familjet me njė prind, familjet me shumė fėmijė dhe familjet e personaliteteve nė fushėn e artit, kulturės e shkencės.



Pėrfituesit

Tirana, Durrėsi, Shkodra dhe Kavaja janė qytetet qė do tė jenė mė shumė tė favorizuar nga ndarja e apartamenteve, kredia e tė cilėve do tė subvencionohet





Kriteret

Pėrparėsi nė pėrzgjedhje do tė kenė familjet qė kanė zėnė trojet e ish-pronarėve, ato me njė prind, ato me shumė fėmijė dhe ato tė personaliteteve tė jetės publike





Lista

Qeveria do tė pastrojė listėn e tė pastrehėve nga ata tė pastrehė qė tashmė kanė arritur tė pajisen me shtėpi. Fituesit do tė pėrzgjidhen nga kėshillat bashkiakė






Olldashi: “Po pėrgatisim listat”

Ministri i Transporteve dhe Punėve Publike, Sokol Olldashi, tha dje se ministria e tij ka nisur nė mėnyrė tė menjėhershme punėn pėr bėrjen e listave, nė mėnyrė qė tė zgjidhet urgjentisht ēėshtja e tė pastrehėve. Sipas ministrit Olldashi, nė sajė tė vendimit tė qeverisė do tė mbulohen interesat e kredive pėr 6 mijė apartamente, ku do tė pėrfitojnė 3257 mijė familje qė banojnė nė shtėpitė e ish-pronarėve dhe pjesa qė mbetet, do tė jenė njė grup i madh familjesh tė listuara pranė bashkive si tė pastreha. Po ashtu, Olldashi tha se qeveria ka kapacitet pėr tė mbuluar koston e subvencionimit tė interesave tė kredive pėr kėto apartamente.





Braēe: “Banesat, demagogji elektorale e Berishės”

Partia Socialiste akuzoi dje qeverinė, se po gėnjen pėr vendimin e saj pėr subvencionimin e kredive pėr strehimin e 6 mijė familjeve shqiptare tė pastreha. Sipas nėnkryetarit tė grupit parlamentar, Erion Braēe, ky vendim nuk ekziston, sepse nė buxhetin e shtetit pėr vitin 2009, qeveria nuk ka asnjė fond pėr kėtė ēėshtje. “Pėrse ėshtė gėnjeshtėr? Sepse formalisht ėshtė njė vendim oral. Thelbėsisht mashtrim, sepse nė buxhetin e vitit 2009 qeveria nuk ka asnjė fond pėr tė mbėshtetur financiarisht faturėn financiare”, tha Braēe. Duke renditur argumentet e tij pėr kėtė ēėshtje, Braēe tha se do tė jenė qytetarėt, ata qė do tė paguajnė kėstet mujore. “Mė thoni, me ē’para njė i pastrehė, njė i papunė do tė paguajė principalin? Mė thoni, me ē’para njė mėsues, infermier, ushtarak e polic i pastrehė, me njė rrogė qesharake do tė paguajė principalin?” - tha Braēe, duke e cilėsuar si njė demagogji elektorale deklaratėn e kryeministrit Berisha.

Korrieri
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22418
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Shpėrndarja e apartamenteve, pėrfitojnė Tirana, Durrėsi, Shkodra dhe Kavaja :: Komentet

avatar

Mesazh prej Sun Feb 22, 2009 2:24 pm nga flutura

Kėshtu, burime qeveritare bėjnė tė ditur se nga ky vendim do tė pėrfitojnė tė pastrehėt e qytetit tė Tiranės, Durrėsit, Shkodrės dhe Kavajės.
llogjike kto qytete jane prekur nga zaptimi i pronave ne menyre te paligjshme.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi