ILIRIADA PORTAL

Tokat e 7501, rindarja sipas sipėrfaqes pėr frymė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23022009

Mesazh 

Tokat e 7501, rindarja sipas sipėrfaqes pėr frymė




ublikohet i plotė vendimi i marrė nga Qeveria pėr verifikimin e titujve tė pronėsisė

Komisionet e verifikimit tė titujve tė pronėsisė do tė verifikojnė gjithė procedurėn e ndjekur nė zbatim tė ligjit 7501. Madje, sipas vendimit tė fundit tė Qeverisė, komisionet do tė kenė tė drejtėn e rindarjes sė sipėrfaqes, duke u bazuar nė sipėrfaqen pėr frymė qė i ka takuar familjeve tė punonjėsve tė ish-kooperativave apo ndėrmarrjeve tė tjera bujqėsore. Ndėrsa nė vendimin qė do tė merret nga komisionet do tė bėhet dhe kalimi nė pronėsi i tokės, pavarėsisht asaj qė ka qenė e regjistruar mė parė nė hipoteka. Kjo pasi komisionet e drejtuara prej prefektėve do tė kenė titullin e korrigjuesit tė vendimeve. Mė poshtė publikohet ligji i plotė pėr kalimin nė pronėsi dhe verifikimin e tokės sė ndarė.

1. Nė rastet kur kėrkohet korrigjimi i aktit tė marrjes sė tokės nė pronėsi, pranė komisionit vendor tė vlerėsimit tė titujve tė pronėsisė (KV), krijohet dokumentacioni i ri ligjor, nė bazė tė tė cilit lėshohet akti i ri i marrjes sė tokės nė pronėsi.

2. Pranė komisionit vendor, qytetari paraqet:

a) Kėrkesėn pėr korrigjimin e aktit tė marrjes sė tokės nė pronėsi.

b) Certifikatėn e gjendjes familjare, tė lėshuar nga zyra e gjendjes civile e komunės dhe/ose bashkisė, ku tė pasqyrohet numri i frymėve tė familjes bujqėsore ose individi, nė favor tė tė cilit do tė lėshohet akti i ri i marrjes sė tokės nė pronėsi, sipas gjendjes mė:

- 1.8.1991, pėr ish-anėtarėt e kooperativės bujqėsore;

- 1.10.1992, pėr punonjėsit e ish-ndėrmarrjeve bujqėsore.

c) Aktin e marrjes sė tokės nė pronėsi, nė origjinal, sė bashku me planvendosjen e ngastrės/ngastrave, tė konfirmuar nga kryetari i komunės;

ē) Planvendosjen e ngastrės/ngastrave, qė qytetari, sipas informacionit qė ka, pretendon se ėshtė e pandarė, tė hartuar sipas hartės treguese tė regjistrimit, nė shkallėn 1:2500, nga njė specialist topograf i licencuar;

d) Vėrtetimin e faktit se ka qenė anėtar i ish-kooperativės bujqėsore mė 1.8.1991, ose punonjės i ish-ndėrmarrjes bujqėsore, mė 1.10.1992. Pėr kėtė, qytetari duhet tė depozitojė shkresėn, nga Instituti i Sigurimeve Shoqėrore, pėr pagesėn ose jo tė pensionit, si dhe konfirmimin, cilido qoftė ai, tė kryetarit tė komunės, pėr kėtė fakt. Nėse, sipas informacioneve tė mėsipėrme, nuk vėrtetohet fakti i tė qenit anėtar i ish-kooperativės Bujqėsore ose punonjės i ish-ndėrmarrjes bujqėsore, qytetari ka tė drejtė tė depozitojė, pranė komisionit vendor, ēdo dokument, qė vėrteton faktin e mėsipėrm.

3. Komisioni vendor i kėrkon kryetarit tė komunės/bashkisė:

a) sipėrfaqen e tokės bujqėsore, tė venė nė dispozicion pėr t’u ndarė mė 1.8.1991, sipas fshatrave, pėr ish-kooperativat bujqėsore, apo mė 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), pėr ish-ndėrmarrjet bujqėsore;

b) numrin e frymėve mė 1.8.1991, sipas fshatrave, pėr ish-kooperativat bujqėsore, apo mė 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), pėr ish-ndėrmarrjet bujqėsore;

c) normėn e tokės bujqėsore, nė m2, pėr frymė, mė 1.8.1991, sipas fshatrave, pėr ish-kooperativat bujqėsore, apo mė 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), pėr ish-ndėrmarrjet bujqėsore, duke specifikuar treguesit e domosdoshėm, tė pėrcaktuara nė vendimin nr. 255, datė 2.8.1991, tė Kėshillit tė Ministrave;

ē) konfirmimin se ėshtė lėshuar apo jo akt i marrjes sė tokės nė pronėsi, nė sipėrfaqen e tokės, objekt pretendimi, pėr persona tė tjerė nga 1.8.1991;

d) t’i verė nė dispozicion ngastrat e tokės bujqėsore, aktualisht tė pandara, tė pa vėna nė dispozicion tė AKKP-sė, si fond i kompensimit fizik;

e) ēdo informacion tjetėr, qė gjykohet i nevojshėm pėr zgjidhjen e drejtė tė kėrkesės.

4. Komisioni vendor i kėrkon seksionit tė administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, nė qark:

a) konfirmimin e zėrit kadastral, si pėr ngastrėn/ngastrat, sipas aktit tė marrjes sė tokės nė pronėsi, tė paraqitur, edhe pėr ngastrėn/ngastrat e pretenduar;

b) sipėrfaqen e tokės bujqėsore, tė vėnė nė dispozicion pėr t’u ndarė mė 1.8.1991, sipas fshatrave, pėr ish-kooperativat bujqėsore, apo mė 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), pėr ish-ndėrmarrjet bujqėsore;

c) normėn e tokės bujqėsore, nė m2, pėr frymė, mė 1.8.1991, sipas fshatrave, pėr ish-kooperativat bujqėsore, apo mė 1.10.1992, sipas fshatrave (subjekteve), pėr ish-ndėrmarrjet bujqėsore, duke specifikuar treguesit e domosdoshėm, tė pėrcaktuar nė vendimin nr. 255, datė 2.8.1991, tė Kėshillit tė Ministrave.

5. Komisioni vendor i kėrkon zyrės vendore tė regjistrimit tė pasurive tė paluajtshme konfirmimin e gjendjes juridike aktuale tė pronėsisė, pėr ngastrėn/ngastrat, objekt pretendimi.

6. Komisioni vendor, nė bazė tė dokumentacionit tė ri, tė krijuar pranė tij, vendos pėr korrigjimin ose jo tė aktit tė marrjes sė tokės nė pronėsi. Ky vendim duhet tė pėrmbajė:

a) Familjen bujqėsore, qė fiton tė drejtėn e pronėsisė, ku janė pasqyruar tė gjithė pjesėtarėt dhe pjesėt takuese, qė ata kanė nė kėtė bashkėpronėsi;

b) Sasinė dhe zėrin kadastral (arė, pemėtore, ullishte, vresht) tė tokės bujqėsore shtesė, pėr tė cilėn do tė vendoset tė jepet akti i ri i marrjes sė tokės nė pronėsi;

c) Emrat e pronarėve kufitarė tė pronės, sipas numrave kadastralė tė ngastrave;

d) Planvendosjen e ngastrės/ngastrave, tė ngjyrosur e tė dallueshme nga ngastrat kufitare.

7. Ky vendim i komisionit vendor do tė titullohet “Vendim pėr korrigjimin e aktit tė marrjes sė tokės nė pronės dhe hartohet nė dy kopje origjinale, njėra nga tė cilat, sė bashku me dokumentacionin e krijuar, mbetet pranė komisionit vendor.

8. Komisioni vendor plotėson nė katėr kopje origjinale aktin e ri tė marrjes sė tokės nė pronėsi. Akti duhet tė jetė nė format A4, me ngjyrė tė verdhė, shkruar me shkronja tė zeza, sipas lidhjes nr.1, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi. Akti i ri i marrjes sė tokės nė pronėsi shoqėrohet me planvendosjen e ngastrės/ngastrave, e cila duhet tė jetė sipas lidhjes nr. 2, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

9. Komisioni vendor dėrgon nė seksionin e administrimit dhe tė mbrojtjes sė tokės, nė qark, autorizimin dhe kopjen origjinale tė vendimit tė mėsipėrm, pėr lėshimin e aktit tė ri tė marrjes sė tokės nė pronėsi, bashkė me fotokopje tė dokumentacionit tė ri ligjor, tė plotė, tė krijuar, si dhe katėr aktet e marrjes sė tokės nė pronėsi, sė bashku me katėr planvendosjet, tė plotėsuara nga ky komision. Autorizimi pėr lėshimin e aktit tė ri tė marrjes sė tokės nė pronėsi ka pėrmbajtjen dhe formėn, sipas lidhjes nr. 3, qė i bashkėlidhet kėtij vendimi.

10. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, nė qark, nė bazė tė kėtij vendimi dhe tė dokumentacionit, qė disponon, kontrollon aktin e ri tė marrjes sė tokės nė pronėsi dhe planvendosjet pėrkatėse tė ngastrės/ngastrave dhe kur i gjen ato nė pėrputhje me kėrkesat e ligjit nr. 9948, datė 7.7.2008, “Pėr shqyrtimin e vlefshmėrisė ligjore tė krijimit tė titujve tė pronėsisė mbi tokėn bujqėsore”, i miraton ato.

Akti i ri i marrjes sė tokės nė pronėsi dhe planvendosja numėrtohen dhe nėnshkruhen nga pėrgjegjėsi i seksionit tė administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, dhe mbi nėnshkrim vendoset vula e kėshillit tė qarkut.

11. Seksioni i administrimit dhe mbrojtjes sė tokės, brenda 5 ditėve, plotėson aktet e mėsipėrme, nė katėr kopje, nga tė cilat, njėrėn e mban nė arkiv, njė tjetėr ia pėrcjell, zyrtarisht, ZVRPP-sė, pėr regjistrim, dhe dy tė tjerat ia pėrcjell komisionit vendor.

12. Komisioni vendor mban nė arkiv njė kopje tė aktit tė ri tė marrjes sė tokės nė pronėsi dhe njė kopje ia dorėzon pėrfaqėsuesit, i cili ėshtė pajisur me prokurė nga bashkėpronarėt.

Ky vendim hyn nė fuqi pas botimit nė “Fletoren zyrtare”.

Rexhep Shahu

Si ėshtė ndarė toka dhe projektet

Nė njė deklaratė pėr mediat, zėdhėnėsi I Ministrisė sė Bujqėsisė Rexhep Shahu ka sqaruar ndarjen e tokės si kundėrpėrgjigje e akuzave tė ardhura prej PS. Viti 1991 e ka gjetur Shqipėrinė me 700 mijė ha tokė bujqėsore. 560 mijė ha tokė ėshtė ndarė dhe dhėnė nė pronėsi nga tokat e ish koperativave bujqėsore dhe ish NB-ve. 10 mijė ha tokė janė toka tė dhėna nė pėrdorim. Pėrpjekja pėr dy vite rrjesht ėshtė bėrė pėr tė vendosur pėr kthimin e kėtyre tokave pjesėrisht nė pronėsi dhe pjesa tjetėr pėr kompensim fizik pėr ish pronarėt. Ky projekt ligj nuk ėshtė pranuar nga grupi parlamentar i PS-sė dhe ky projektligj ėshtė nė Kuvend.

Rreth 20 mijė ha tokė janė toka disponibėl shtetetėrore, qė sipas vendimit tė qeverisė do tė shkojnė pėr kompensim fizik tė ishpronarėve.

Nga kėto 20 mijė ha tokė, 17350 ha tashmė kanė kaluar nė dispozicion tė Agjensisė sė Kthimit dhe Kompensimit tė Pronave dhe pjesa tjetėr ėshtė nė proces kalimi.

Rreth 110 mijė ha tokė janė toka bujqėsore te ish koperativave bujqėsorė ose toka tė refuzuara. Socialistėt kanė bėrė njė ligj nr. 8312, datė 26.3 1998 pėr tokat e pandara me qėllim qė ato tė mund tė ndaheshin. Por kanė kaluar mė shumė se dhjetė vjet dhe kėto toka janė tė pandara pėr shkak tė pjellorisė sė tyre tė ulėt, pėr shkak tė bonitetit, tė mungesės sė rrugėve, tė largėsisė nga akset kryesore rrugore, te mungeses se ujitjes, etj.

Ndėrkohė qė po nė qeverisjen e socialistėve tė Bares janė ndarė rėrat e bregdetit dhe pyjet e pishave tė bregdetit qė s’kanė qenė kurrė toka bujqėsore.

Komisionet qė janė krijuar nė Prefektura janė nė proces tė verifikimit tė kėtyre abuzimeve. Ndėrsa siperfaqet e pandara prej 110 mijė ha tokė, qė janė pasuri publike, bazuar nė ligjet e vendit, do tė jepen pėr koncensione, me qera, etj, pėr ēdo rast qė ka patur e do tė ketė shfaqje interesi, do tu jepen sipėrmarrėsve privatė vendas apo tė huaj, qė tė mos mbeten djerrė siē kanė mbetur nė kėto dy dekada, por te shnderrohen ne siperfaqe te kultivuara.
Panorama
avatar
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 18145
Registration date : 04/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tokat e 7501, rindarja sipas sipėrfaqes pėr frymė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Feb 23, 2009 8:29 pm nga ad

Ky ligj e ve qeverine ne konflikt me ish pronaret dhe nxit gjakderdhje nuk e kuptoj se ku kerkon te dale kjo qeveri dhe Edi Rama i cili gjithashtu ka ne plan zbatimin e ligjit 7501.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi