ILIRIADA PORTAL

Alket Rizai, arratisje spektakolare nga burgu i Athinės me helikopter

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

23022009

Mesazh 

Alket Rizai, arratisje spektakolare nga burgu i Athinės me helikopter




Marko Caka/ Athinė

Ēdokush qė ka menduar pėr fundin e aventurave spektakolare tė 35-vjeēarit shqiptar, Alket Rizai, i burgosur nė Greqi si person shumė i rrezikshėm, duket se ėshtė gabuar. Tri vite pas arratisjes sė parė me helikopter, e cila ngriti nė kėmbė shtetin grek, shqiptari tashmė i shumėkėrkuar, ka pėrsėritur tė njėjtin skenar nė tė njėjtėn mėnyrė. Ngjarja ka ndodhur nė seksionin nr.3 tė Burgut Koridhalos, dje rreth orės 14:30, ora greke, ose nė 13.30 sipas orės sė Tiranės. Shqiptari i akuzuar pėr krime tė rėnda Alket Rizai sė bashku me shtetasin grek Vasilis Paleokosta, vėllai i Niko Paleokosta, person ndėr mė tė kėrkuarit nė Greqi, kanė shfrytėzuar si nė vitin 2006 edhe dje, kohėn e daljes disa minutėshe nga qelitė. Arratisja ndodhi pasi njė helikopter privat pėr fluturime tė brendshme, qė kishte deklaruar pėr destinacion aeroportin e Athinės, ndryshoi drejtim papritur. Mjeti fluturues ėshtė ulur nė tarracėn e burgut ku dy tė dėnuarit, shqiptari Rizai dhe greku Palaiokostas vuanin dėnimin.
ARRATISJA
Helikopteri zbriti nė tarracėn e burgut dhe qėndroi pėr pak minuta, derisa me anė tė shkallėve ngjitėse dy tė dėnuarit, shqiptari Alket Rizai dhe greku Vasilis Paleokosta u ngjitėn nė bord. Pas ngritjes sė mjetit fluturues, efektivat e sigurisė qėlluan disa herė me armė zjarri pa arritur tė qėllojnė helikopterin, ndėrsa si pasojė e tė shtėnave njė gardian mbeti i plagosur. Mė pas helikopteri u ngrit dhe mori drejtimin e verilindjes sė Athinės me destinacion zonėn e Kopomandrit, 30 km larg kryeqytetit. Nė kėtė zonė ėshtė bėrė ulja e helikopterit dhe dy miqtė e arratisur u larguan nė drejtim tė paditur me anė tė njė fuoristrade tip “Jeep”. Sipas dėshmimeve nga tė burgosurit e tjerė nė burgun Koridhalos, 15 metra nga vendi i arratisjes, vazhdimisht ēdo ditė gjendet njė autoblindė policie. Ky mjet nė momentin e arratisjes sė djeshme, mėsohet se nuk ndodhej nė vendin e zakonshėm tė shėrbimit.
DESHMITE
Sipas dėshmisė sė njė tė burgosuri, thuhet se nė momentin e arratisjes spektakolare tė Alket Rizait dhe shokut tė tij, njė gardian i burgut ndodhej vetėm 70 metra larg tyre dhe arriti tė shihte gjithēka. Duke rrėfyer me hollėsi mbi ngjarjen pėrpara grupit hetimor, dėshmitari okular shpjegoi se nė fillim nė helikopter ka hipur Alket Rizai dhe pastaj Vasilis Paliokostas. Sipas denoncimit tė dėshmitarit okular, gjatė momentit tė arratisjes njė polic qė kryente shėrbimin jashtė kangjellave tė burgut nė pėrpjekje pėr tė ndaluar tė dy tė dėnuarit u vetqėllua me armėn e tij, duke mbetur i plagosur. Helikopteri u godit disa herė me breshėri nga gardianėt por arriti tė largohej pa pėsuar asgjė. Menjėherė pas arratisjes nė vendngjarje ka shkuar sekretari i Pėrgjithshėm i Ministrisė sė Drejtėsisė Athanasiops Andrulakos dhe mė pas edhe ministri Nikos Dhendias, i cili ka kėrkuar qė tė ndėshkohen tė gjithė pėrgjegjėsit.


Helikopteri i braktisur, kapet piloti

ATHINE – Mjeti fluturues i pėrdorur dje gjatė arratisjes nga Alket Rizai dhe miku i tij grek ėshtė gjetur i braktisur nė zonėn e Kopomandrit, 30 km larg Athinės. Policia ka mbėrritur aty pas gjurmimit tė helikopterit por duket se ka qenė vonė, pasi njė automjet “Jeep” priste tė burgosurit qė ikėn menjėherė duke lėnė pilotin dhe helikopterin tė braktisur. Drejtuesi i helikopterit ka pohuar se ishte rrėmbyer nėn kėrcėnime fizike duke hedhur kėshtu tezėn se veē tij nė mjetin fluturues ka pasur edhe persona tė tjerė qė janė pėrkujdesur pėr devijimin e fluturimit dhe realizimin e qėllimeve tė shqiptarit 35-vjeēar nga Fieri dhe mikut tė tij tė konsideruar si njė nga kriminelėt mė famėkeq nė Greqi.


Tė arratisurit nga burgu

Alket Rizai, 35 vjeē, nga Fieri,
I dėnuar pėrjetė
I akuzuar pėr vrasje dhe pjesėmarrje nė bandė kriminale

Vasilis Paleokosta, 43 vjeē
I dėnuar me 25-vjet burg
I akuzuar pėr rrėmbimin e njė biznesmen


Gardiani i burgut paralajmėroi por denoncimi nuk u mor si i vėrtetė

TIRANE - Policia greke bėri me dije dje se njė gardian, i cili ėshtė transferuar nga qelitė e burgut tė famshėm tė Koridhalosė, kishte njoftuar shefat e tij pėr njė skenar tė ri tė arratisjes sė Alket Rizait, por gjithēka ishte parė me mospėrfillje nga zyrtarėt. Sipas raportit tė hetimeve greke, arratisja e Rizait dhe Paleokostas ishte akoma mė e specializuar se e para, sepse si gardianėt, drejtuesit e burgut, ashtu edhe dikasteri i Drejtėsisė, kishin pėrvojėn e arratisjes sė parė, ndėrkohė pėrsėri u gjendėn tė papėrgatitur. Ndėrkaq menjėherė pas ngjarjes sė djeshme, tė ndodhur nė njė nga burgjet mė tė sigurta tė Athinės, policia greke ėshtė vėnė nė ndjekje tė personave qė u larguan nga vendi i vuajtjes sė dėnimit. Deri nė orėt e vona tė mbrėmjes sė djeshme nuk kishte njoftime pėr ndonjė rezultat konkret. Forcat e sigurisė janė pėrqendruar mė tepėr nė gjurmimin e makinės dhe mjeteve tė pėrdorura nga tė arratisurit apo edhe personat e tyre tė kontaktit. Megjithatė, sipas tė dhėnave dhe siē po ecėn mekanizmi i ngjarjes, mėsohet se arratisja kishte disa muaj qė planifikohej ndaj edhe kėrkimet e policisė duken tė vėshtira. m.c


Plani i arratisjes, zgjati 1 orė e ‘50

ATHINĖ – Plani spektakolar i arratisjes sė ndodhur dje nė burgun Koridhalos nė Athinė ka zgjatur 1 orė e 50 minuta. Policia ka arritur tė zbardhė orėn e saktė kur helikopteri i raportoi kullės ngritjen nė fluturim dhe mė pas momentin kur devijoi itinerarin e deklaruar dhe shkoi mbi tarracėn e burgut tė fortifikuar njė qeli e tė cilit mbeti bosh pėrsėri ditėn e djeshme. Kishin kaluar vetėm 1 orė e 50 minuta kur forcat e policisė arritėn tė lokalizonin helikopterin, qė u gjend i braktisur nė njė terren periferik tė Athinės, qė ishte zgjedhur mė parė me qėllim realizimin e uljes sė mjetit fluturues dhe mbajtjen e njė makine tė gatshme nė atė zonė, e cila u shkoi nė ndihmė dy tė arratisurve pėr t’u larguar nga vendi i ngjarjes pa u shqetėsuar nga forcat e policisė. Kjo e fundit ka dyshime tė forta se ngjarja ishte planifikuar qė mė parė dhe gjithēka ishte pėrgatitur nė detaje nga njė numėr i konsiderueshėm personash.

Helikopteri i parė u pagua nga shqiptarėt
ATHINE – Arrestimi i mikut tė Alket Rizait, grekut Vasilis Paleokosta nė janar 2008 ndihmoi autoritetet nė zbardhjen e shumė enigmave, qė shoqėronin deri nė kėtė kohė ngjarjen e ndodhur me largimin e dy tė dėnuarve nga burgu nė 2006. Sipas hetimeve tė policisė mėsohet se helikopteri i parė ishte ngritur, pasi qe porositur pėr tė bėrė ulje nė burgun e Koridhalos. Nga hetimet e policisė dhe nga deklarimet e mikut tė shqiptarit, u konfirmua se ai kishte organizuar arratisjen nėpėrmjet njerėzve tė tij nė Greqi, ndėrsa shėrbimi me helikopterin ishte paguar nga miqtė shqiptarė tė Alket Rizait. Miqėsia mes Alket Rizait dhe shtetasit grek tė konsideruar si njė vrasės gjakftohtė lindi nė qelitė e burgut Koridhalos, ku tė shumėkėrkuarit i bashkoi plani spektakolar i largimit nga qelitė ku vuanin dėnimet e rėnda tė dhėna ndaj tyre nga drejtėsia greke.


Vrasėsi pėrshėndet nga helikopteri mbi burg

Trazhgim Sokolaj

Arratisja e Alket Rizait dhe mikut tė tij grek, tė cilėt pėrshėndetėn nė shenjė lamtumire, ndėrsa helikopteri i mori nė bord dhe po ngrihej mbi burg, shkaktoi dje reagime tė forta nė skenėn politike tė Athinės. Ministri i Drejtėsisė nė qeverinė helene Nikos Dhendhias ndėrpreu njė aktivitet nė Janinė dhe menjėherė shkoi nė vendin e ngjarjes. Ai tha se “nuk mund ta pranojė kėtė situatė zhgėnjyese”. Ministri grek garantoi mė tej se “do tė merren tė gjitha masat e domosdoshme sado tė ashpra qė tė jenė”. Arratisja e parė shkaktoi njė valė ndėshkimesh e dorėheqjesh dhe njė tėrmet politik nga reagimi i forcave politike, ēka pritet tė ndodhė edhe kėsaj here. Hetimet e para sugjerojnė se tė arratisurit kanė pasur bashkėpunėtorė tė brendshėm, megjithatė autoritetet qė kanė nė duar hetimin bėnė kujdes me deklaratat, duke pranuar se ka pasur paralajmėrime. Alket Rizai dhe i arratisuri tjetėr Vasilis Paleokosta mėsohet se qėndronin vetėm prej disa muajsh nė burgun Koridhalos pėr shkak se mė parė ishin mbajtur nė burgje lokale. Transferimi i tyre nė Athinė ishte bėrė pėr shkak se dy tė shumėkėrkuarit do tė dilnin nė gjyq brenda pak ditėve pėr akuzėn e arratisjes sė parė ndodhur mė 2 qershor 2006.
Arratisja e parė
Ngjarja ndodhi rreth mesditės kur shqiptari i akuzuar pėr disa krime tė rėnda, Alket Rizai, sė bashku me mikun e tij grek Vasilis Paleokosta, i dėnuar si vrasės u arratisėn nga burgu i Athinės me njė helikopter. Rojet greke tė burgut tė Koridhalos, aty ku ndodhi edhe ngjarja e djeshme, kujtuan atėherė se helikopteri qė po ulej ishte i policisė. Pas uljes sė helikopterit, policėt nuk arritėn tė shikonin pėr shkak se njė re pluhuri ėshtė ngritur nga ulja dhe ngritja e helikopterit si pasojė e trysnisė sė ushtruar nė sipėrfaqe prej helikave. Pas dy orė kėrkimesh forcat e policisė kanė arritur atė ditė mė 2 qershor 2006 tė gjejnė tė braktisur helikopterin e pėrdorur nė krim, i cili ishte lėnė nė njė zonė rreth 55 km larg Athinės, nė lokalitetin e quajtur Sisto. Gjatė kėrkimeve tė saj nė atė kohė, policia gjeti disa orė mė vonė edhe dy motorė tė braktisur, tė cilėt mendohet se ishin pėrdorur prej tė arratisurve nga burgu.
Rikthimi nė qeli
U deshėn muaj tė tėrė ndjekje dhe vėzhgimi nga policia greke pėr tė rikthyer nė qeli tė arratisurit nga burgu Koridhalos me helikopter nė qershor 2006. I pari qė ra nė pranga pas ndjekjes nga policia greke ishte Alket Rizai. Ai kaloi vetėm tre muaj nė liri derisa ra nė prangat e policisė kur ndodhej nė njė zonė bregdetare jashtė Athinės. Shqiptari nga Fieri ishte strehuar nė njė vilė dykatėshe, ku lejohej tė qėndronte nga njė kushėri i tij nga Shqipėria. Pas kapjes sė tė arratisurit gjatė kontrolleve nė banesė, policia gjeti njė granatė, njė pistoletė dhe njė automatik tip UZI, ndėrsa nė aksion pėr kapjen e shqiptarit u angazhuan mbi 30 forca speciale tė policisė. Pas hyrjes sė policisė nė banesėn e tij Alket Rizai tentoi tė kundėrsulmonte me granatėn qė mbante me vete, por u neutralizua nga forcat speciale. Policia menjėherė arrestoi edhe kushėririn e Rizait duke e akuzuar atė pėr strehimin e tė kėrkuarit, i cili pėr t’i shpėtuar identifikimit ishte maskuar duke lėnė mjekėr dhe duke ndryshuar ngjyrėn e flokėve nga e zezė nė biond. Dy vjet pas arratisjes sė parė ra nė pranga edhe miku i Alket Rizait, greku Vasilis Paleokosta. Ai ėshtė arrestuar nga forcat greke tė policisė mė 19 janar 2008 pas njė operacioni tė gjatė kėrkimi tė shtrirė nė disa qytete tė Greqisė.
Panorama
avatar
shqiptari

Numri i postimeve : 3347
Reputation : 8
Points : 18250
Registration date : 04/01/2008

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi