ILIRIADA PORTAL

Kosova siguron daljen ne Adriatik

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

24022009

Mesazh 

Kosova siguron daljen ne Adriatik




Fatjona Mejdini
Kosova siguron daljen e saj ne detin Adriatik, nepermjet nje porti qe do te ngrihet enkas per shtetin e ri ne Shengjin. Kryeministri Berisha, ne emer te qeverise shqiptare e konfirmoi dhenien e portit, gjate takimit te tij me tre ministra te Kosoves, Fatmir Limaj, ministri i Transporteve, Ahmet Shala, minister i Ekonomise dhe Financave, dhe Lutfi Zhargun, minister i Tregtise dhe Industrise, te shoqeruar nga ambasadori i Kosoves ne Tirane, Gazmend Pula. Sipas Berishes "Shqiperia eshte plotesisht e gatshme t'i ofroje kete mundesi qeverise te Kosoves, mundesi kjo qe eshte nje ndihme e madhe per shkembimet tregtare te shtetit te ri". Nga ana e tyre, ministrat i dorezuan kryeministrit Berisha, letren e homologut te tij kosovar, Hashim Thaci, per krijimin e nje grupi nderministror te perbashket, per te shqyrtuar procedurat ne ngritjen e kesaj vepre te rendesishme, per shtetin e ri te Kosoves. Palet diskutuan gjeresisht mbi nevojen e nje studimi, mbi zgjerimin e mundshem te portit te Shengjinit, ne menyre qe ai te plotesoje me kapacitetet e tij nevojat e shtetit te Kosoves, nje ide e kahershme e drejtuesve kosovare, per te pasur nje dalje te veten ne det. Burimet nga takimi bejne te ditur per gazeten, se ministrat e Kosoves i premtuan kryeministrit Berisha, se qeveria e tyre do te financonte edhe ndertimin e nje autostrade me gjashte korsi, si degezim i rruges Durres-Kukes me drejtim Shengjinin. Ky aks rrugor eshte cilesuar nga te dyja palet si i rendesishem, ne kuader te ndertimit te ketij porti te ri ne bregdetin e Shengjinit. Duke biseduar per rrugen Durres-Kukes, kryeministri Berisha dhe ministrat kosovare theksuan se pas perfundimit te saj, kjo rruge do te shkurtoje ndjeshem distancen e Kosoves me detin Adriatik, por edhe distancen e ketij shteti me tregun e gjere evropian. Po keshtu gjate bisedimeve mes paleve, u diskutuan mundesite e bashkepunimit edhe ne fushen energjetike per ndertimin e burimeve te perbashketa te energjise, lidhjes hekurudhore, njesimit te programeve arsimore dhe kulturore, ne projekte te perbashketa ne impiantet e turizmit malor ne Alpet e Shqiperise. Biseda mes kryeministrit Berisha dhe tre ministrave te Kosoves, u ndal vecanerisht ne krijimin e nje rrjeti te pikave te perbashketa te kontrollit doganor, per te rrezuar keshtu pengesat burokratike ne levizjen e njerezve dhe te mallrave. Nga ana tjeter, kryeministri Berisha u shpreh se Kosova dhe Shqiperia duhet te punojne ne menyre te perbashket gjithmone e me shume, drejt hapave te integrimit dhe njesimit te praktikave ne fusha te ndryshme, per t'u krijuar sa me shume lehtesi qytetareve te tyre. Sipas Berishes, qeveria shqiptare ndjek me vemendje dhe admirim zhvillimet pozitive ne Kosove, te cilat po e cojne Kosoven drejt nje konsolidimi te sigurt te pavaresise te shtetit ligjor, duke konsoliduar rolin e saj si faktor stabiliteti ne rajon.

Ministrat e Kosoves ne shenje falenderimi dhe mirenjohjeje i dorezuan kryeministrit Berisha edhe nje dhurate te vecante nga ana e kryeministrit Thaci, nje bust bronzi te artistit kosovar Luan Mulliqi me titullin "Kjo toke ka zot", qe pasqyronte komandantin legjendar te UCK-se, Adem Jashari.

Ministrat, ndihme Bodes per hapesira

Ministrat e Kosoves zhvilluan dje ne Tirane edhe nje takim me ministrin e Financave, Ritvan Bode. Gjate ketij takimi ministri yne i Financave, i garantoi homologet kosovar per krijimin e lehtesirave dhe zgjerim te bashkepunimit, ne fushen fiskale dhe doganore mes dy vendeve. Gjate ketij takimi, ministrat e Kosoves i kerkuan zyrtarisht Bodes, ndihme per portin e ri te Shengjinit, qe pritet te ngrihet. Nga ana e tij, ministri i Financave Ridvan Bode, shprehu vullnetin e qeverise shqiptare per te gjetur rruget ligjore per krijimin e kesaj hapesire, duke respektuar edhe kuadrin ligjor evropian. Ministri Bode i siguroi ministrat e Kosoves, se nga ana e saj qeveria po perqendron investimet ne porte, pasi me perfundimin e investimeve te rendesishme ne rruge, do te rritet nevoja per shtimin e kapaciteteve te ketyre porteve.
Koha Jone
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24466
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kosova siguron daljen ne Adriatik :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Feb 24, 2009 7:47 pm nga flutura

kjo do ta dobesoje influencen e serbise mbi Kosoven

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 24, 2009 8:12 pm nga blu

I lumte PD-se , dje ne lufte armet ja coi , rrugen DURRES - KUKES ja beri , edhe dalje ne det i dha kurse EDVINI pervec dekorates se BREGOVICIT ska bere asgje .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 24, 2009 8:19 pm nga dini

Bashkėpunim i vėrtet vėllazėror.Vazhdoni ashtu.
Bravo

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Feb 24, 2009 11:35 pm nga bulqizaku

lumte PD-se , dje ne lufte armet ja coi , rrugen DURRES - KUKES ja beri , edhe dalje ne det i dha kurse EDVINI pervec dekorates se BREGOVICIT ska bere asgje .
allaj sala me ket si ka bo ka shkelqi or burra...

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Feb 25, 2009 1:31 pm nga blu

ME VJEN KEQ QE NGA INATI I RRUGES EDVINI RREFUZON TE TAKOJE 3 DEPUTETET KOSOVARE .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi