ILIRIADA PORTAL

Bllokohet edhe buxheti i Bashkisė sė Durrėsit

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

25022009

Mesazh 

Bllokohet edhe buxheti i Bashkisė sė Durrėsit




ARTUR AJAZI
Pas Tiranės, edhe buxheti i Bashkisė sė Durrėsit ėshtė bllokuar nga votat e shumicės sė kėshilltarėve. Pas diskutimeve tė gjata nga tė gjitha grupet e kėshilltarėve, votat e kėshilltarėve tė djathtė, qė pėrbėjnė shumicėn, kanė bėrė qė tė dėshtojė miratimi projektbuxhetit pėr Bashkinė e Durrėsit pėr vitin 2009. Kėshilltarėt e djathtė kishin planifikuar tė kėrkonin nga kryetari i bashkisė Vangjush Dako, dhe administrata e tij, llogaridhėnien pėr realizimin e tė ardhurave dhe fondeve tė investimeve pėr vitin 2008, si dhe tepricat e parave tė cilat duhej tė pėrdoren sipas ligjit pėr vitin 2009. Sipas kreut tė kėshilltarėve demokratė, Seit Kėrtusha: “Argumenti ynė mbetet logjik dhe jo tendencioz, ne kėrkuam nga z. Dako dhe administrata e tij tė dinim nė detaje si janė pėrdorur dhe si janė realizuar projektet e investimeve tė vitit 2008 dhe sa para kanė mbetur nga ai vit pėr buxhetin e vitit 2009. Kjo gjė nuk u pranua nga ata, ndaj ne vendosėm ta shtyjmė mbledhjen nė njė datė tjetėr, pa dyshim brenda afatit tė fundit qė ėshtė sipas ligjit data 31 mars 2009”. Por i menjėhershėm ka qenė gjatė diskutimeve edhe reagimi i kėshilltarėve majtistė, tė cilėt janė nė pakicė, dhe i kreut tė bashkisė, Dako. Sipas tij: “Ky vendim ka vetėm motivin politik dhe asgjė tjetėr, sepse projektbuxheti i vitit 2009 ėshtė konform ligjit, ndaj dhe kėrkesa e shumicės djathtiste ėshtė pa vend”. Dako tha pėr “standard” se “shmangia nga rendi i ditės i miratimit tė projektbuxhetit pėr vitin 2009, ėshtė politik dhe dėmton qytetin dhe interesat e qytetarėve durrsakė, pėr sa i pėrket kėrkesės sė shumicės djathtiste. Ata, mendoj, se janė njohur me ēdo detaj tė investimeve, ishte vetėm pretekst nga ana e tyre, asgjė mė tepėr”. Dako tha: “Nė qoftė se nuk votohet edhe mbledhjen e radhės, e cila ėshtė e dyta sipas ligjit, atėherė duhet tė kalohet nė zgjedhje tė reja pėr ta rinovuar KB-nė”.

Ecuria e mbledhjes

Mbledhja e KB-sė e cila kishte nė rendin e ditės vetėm diskutimin e miratimin e buxhetit tė vitit 2009, ka zgjatur mbi 4 orė, por qysh nė fillim nga shumica e djathtė u kėrkua “heqja nga rendi i ditės e pikės mbi diskutimin dhe miratimin e buxhetit pėr vitin 2009, pasi duhet mė parė tė dėgjojmė nga specialistėt e bashkisė relacionin e shpenzimeve pėr tė ardhurat dhe realizimin e vitit 2008 dhe taksat e mbledhura pėr atė vit”. Kurse nga ana e kėshilltarėve socialistė, nga Gazmir Bizhga, u kėrkua “vazhdimi normal i mbledhjes me rendin e ditės, miratimin e buxhetit tė vitit 2009”. Por pas diskutimeve, tė cilat u ndezėn gjatė deklaratave tė dy kryetarėve tė grupeve PD-PS, duket se me shumicė votash, kėshilltarėt demokratė dhe aleatėt e tyre kanė mundur ta heqin nga rendi i ditės diskutimin e projektbuxhetit 2009, duke vendosur si afat paraqitjen e tij nė njė ditė dhe datė tjetėr, e cila duhet caktuar brenda 31 marsit 2009.

Reagimet

Pas votimit kanė reaguar edhe kryetari i bashkisė Dako dhe kreu i kėshilltarėve tė PD-sė, shumicė nė KB, Seit Kėrtusha. Sipas Dakos: “Projektbuxheti qė paraqitėm sot ne, ėshtė nė pėrputhje me ligjin, ėshtė diskutuar me grupet e interesave dhe janė pėrfshirė tė gjitha prioritetet qė ka sot Durrėsi, qytetarėt e tij pėr vitin 2009. Veprimi i kėshilltarėve demokratė ėshtė veprim politik, por qė dėmton interesat e komunitetit”. Dako tha: “Njė veprim i njėjtė me kėtė edhe nė mbledhjen e dytė, do tė thotė rinovim tė KB-sė, pra duhet kaluar nė zgjedhje tė parakohshme”. Nga ana e tij, Kėrtusha deklaroi pėr “standard”: “ Ne nuk kėrkuam asgjė mė tepėr nga sa thotė ligji dhe kėrkojnė edhe qytetarėt e Durrėsit, pra tė dimė ne dhe ata se si dhe ku kanė shkuar paratė e investuara nga taksapaguesit, kjo pa dyshim mbetet jo vendim politik, por mendim dhe vendim qytetar, nuk duhet abuzuar me lojėra fjalėsh, por duhet vepruar nė dobi tė interesave tė komunitetit dhe duke zbatuar ligjin”. Mbledhja e ardhshme pritet tė caktohet javėn e parė tė marsit, nga e cila pritet njė tjetėr debat mes dy grupimeve kryesore nė KB lidhur me buxhetin e vitit 2009, por pa dyshim duke mos hequr dorė kėshilltarėt e PD-sė nga raportimi i administratės sė bashkisė pėr realizimet e vitit 2008 dhe pastaj diskutimi dhe miratimi i buxhetit 2009.



Godo nė Durrės: Kriza e medikamenteve kaloi



Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, ka shfrytėzuar analizėn vjetore tė spitalit rajonal nė Durrės pėr tė deklaruar se qendrat shėndetėsore nė tė gjithė vendin e kanė tejkaluar krizėn e medikamenteve. Sipas saj, ditėt e fundit mbeten pėr t’u pajisur me ilaēe edhe disa pavijone nė Qendrėn Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė mėnyrė qė tė plotėsohen tė gjitha nevojat. Mė pas, Godo ka vijuar takimin me mjekėt e spitalit tė Durrėsit, ku dhe ka theksuar se sistemi shėndetėsor tashmė ėshtė futur nė njė fazė tė re. Sipas saj, reformat qė pėrkojnė me vetė menaxhimin e fondeve nga vetė stafet mjekėsore, do tė rrisin ndjeshėm cilėsinė e shėrbimit shėndetėsor.
Standart
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22733
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Bllokohet edhe buxheti i Bashkisė sė Durrėsit :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Feb 25, 2009 3:28 pm nga flutura

llogaridhėnien pėr realizimin e tė ardhurave dhe fondeve tė investimeve pėr vitin 2008, si dhe tepricat e parave tė cilat duhej tė pėrdoren sipas ligjit pėr vitin 2009.
shume e drejte. Ka ardhur koha qe keshillat te luajne rrolin e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Feb 25, 2009 4:46 pm nga lidabica

Shume mire ,qe ēdo gje , t'i kthehet normalitetit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 27, 2009 12:32 pm nga blu

shume mire te shpjegoje buxhetin e 2008 pastaj te votohet 2009.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi