ILIRIADA PORTAL

Pse nuk mund tė mbrohet “Marubi”

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

27022009

Mesazh 

Pse nuk mund tė mbrohet “Marubi”




Mark Marku

Posta ime elektronike e kėtyre ditėve ėshtė mbushur me thirrje pėr mbrojtjen e Akademisė “Marubi”. Pėrmbajtja e tyre ėshtė vėrtet tragjike. Bėhet fjalė pėr rrethimin e Akademisė “Marubi”, pėr dhunė ndaj artit, pėr sulm ndaj vlerave kombėtare, pėr artistė tė dhunuar nga policė, pėr evropianė tė rrethuar nga talebanė, pėr… Nga sos-et e tė ngujuarve nė Akademinė “Marubi” tė pėrftohet nė mendje imazhi i njė anijeje tė gjendur nė mes tė dallgėve nė rrezik fundosjeje, njė anije ku janė mbyllur gjithė artistėt shqiptarė bashkė me vlerat e gjithė kulturės shqiptare. Jam gjendur ngushtė karshi kėsaj tragjedie dhe mezi e kam frenuar veten pėr t’u solidarizuar me tė rrezikuarit. Por ja qė nuk e kam bėrė njė gjė tė tillė. E di qė tė rrezikuarve kjo do t’ju duket cinike. Shkaku i hezitimit ėshtė i thjeshtė: unė nuk jam solidarizuar me ta, sepse unė jam njė taksapagues i rregullt. Paguaj pjesėn time tė taksave pėr tė gjitha tė ardhurat qė marr, pėrfshi kėtu pagat, honorarėt dhe shpėrblimet pėr punėt e para, tė dyta apo tė treta qė bėj, pėr pėrkthimet, shkrimet apo gjithēka tjetėr. Me sa merret vesh nga ato qė shkruajnė gazetat, pronari i Akademisė “Marubi” bėn krejt tė kundėrtėn e asaj qė bėj unė. Pra, ka njė biznes privat, ka marrė njė ambient me qira me ēmim shumė tė ulėt, nuk paguan as qira, as detyrime e pėr mė tepėr, pėrveē kėsaj ka pushtuar edhe njė sipėrfaqe tjetėr shtesė trefish mė tė madhe se ajo e marrė nė mėnyrė ligjore ku ushtron biznesin e tij kulturor.
Shumė kineastė, shkrimtarė, gazetarė dhe njerėz tė sferės publike nuk kanė bėrė ashtu si unė. E kanė mbėshtetur ēėshtjen “Marubi” si njė kauzė kulturore dhe janė munduar tė ngrenė njė furtunė publike nė mbrojtje tė “artit” dhe tė “artistit”. Pak a shumė kanė synuar tė na bėjnė tė zgjedhim mes shtetit dhe artit apo artistit, mes dhunės shtetėrore dhe qėndresės intelektuale nė mbrojtje tė vlerave, mes njė gjėje tė mirė qė ėshtė “Marubi” (Akademia) dhe njė gjėje tė keqe qė ėshtė shteti (ligji). Nėse nė rastin e parė kam qenė pak i dyzuar pėr shkak tė njėfarė mėshire kristiane ndaj njerėzve qė gjenden nė telash, nė rastin e dytė zgjedhja ka qenė e qartė dhe e prerė: pėrkrah shtetit dhe kundėr “artistit”. Kundėr artistit si shkelės i ligjit. Kundėr artistit si sipėrmarrės privat qė pėrfiton nga arti duke u maskuar pas sloganeve marksiste-populiste, kundėr artistit qė atė qė i ėshtė dhėnė si favor e kėrkon si tė drejtė. Solidarizimi me njė individ qė e pėrdor artin pėr tė shkelur ligjet e shtetit ėshtė thjesht i pamoralshėm. Tingėllon absurde se si pėr hir tė kėtij solidariteti kanė bashkuar zėrin, heshtat dhe parzmoret njė amalgamė e madhe njerėzish, duke krijuar njė tymnajė krejt tė pajustifikuar pėr njė gjė fare tė qartė: njė subjekt privat arsimor dhe kulturor (Akademia Marubi), ka gati katėr vjet qė shkel njė kontratė me shtetin, pėrvetėson pronat shtetėrore dhe nė momentin qė organet e policisė shkojnė pėr tė zbatuar ligjin gjenden para njė agresioni verbal dhe fizik tė shkelėsve tė ligjit. Kjo amalgamė kėrkon qė shkelėsit e ligjit t’i paraqesė nė opinion si viktima, madje edhe si heronj. Nuk ėshtė hera e parė qė vihet re njė pėrpjekje e tillė pėr manipulimin e opinionit publik.
Po a kishte njė mėnyrė pėr ta mbrojtur Akademinė “Marubi”? Po kishte. Akademia “Marubi” ėshtė njė investim privat dhe si i tillė e ka njė vlerė, edhe pse shumė mė modeste se ajo qė pretendojnė pronarėt e saj. Nė tė janė bėrė investime tė rėndėsishme, ėshtė krijuar njė model dhe nėse ēėshtja shtrohej si njė kėrkesė pėr ta pėrkrahur dhe ndihmuar ekzistencėn e kėtij modeli pa diskutim qė do tė uronim gjetjen e njė zgjidhje. Nė kėtė rast mund tė hyhej nė tratativa me qeverinė pėr gjetjen e njė zgjidhjeje apo edhe pėr njė ndihmė. Natyrisht ndihma nuk mund tė vazhdojė pafundėsisht pėr njė subjekt privat, aq mė tepėr kur njė shkollė e tillė private nė njė vend tė vogėl si Shqipėria duket pa tė ardhme. E parė me realizėm ajo ėshtė aventurė. Nė aventura bashkudhėtarėt nuk merren me forcė, por me dėshirė.
Akademia “Marubi” ka zgjedhur njė rrugė krejt nė kundėrshtim me tė mėsipėrmen. Ajo ka zgjedhur arrogancėn. Arroganca e pronarit tė “Marubi”-t, zotit Ēashku ėshtė njė sindromė e vjetėr e artistit soc-realist. Ky lloj artisti ėshtė mėsuar tė jetojė si parazit me financat e shtetit, t’i shėrbejė shtetit duke krijuar produkte qė nuk i nėnshtrohet konkurrencės dhe ligjėsive tė tregut. Edhe pas rėnies sė komunizmit, ata kanė vazhduar tė vegjetojnė me paratė e shumta tė fondacioneve dhe financimet e shteteve perėndimore pėr shoqėrinė civile, gjė qė i ka shndėrruar ata nė individė shoqėrore tė ngjashėm me tė sėmurėt e rėnė nė gjendje kome tė pakthyeshme. Por nė ndryshim nga tė sėmurėt e vėrtetė, ata zgjohen sa herė u ndėrpritet lidhja me makineritė qė i mbajnė dhe kur zgjohen zbulojnė njė agresivitet tė jashtėzakonshėm. I tillė ėshtė rasti “Marubi”. Si i tillė nuk mund tė mbrohet pafundėsisht. Pavarėsisht respektit pėr artin, artistin, pavarėsisht rrezikut tė zhdukjes sė artistit tė soc-realizmit dhe artit tė tij.
Panorama
avatar
emigranti

Numri i postimeve : 894
Reputation : 5
Points : 18319
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Pse nuk mund tė mbrohet “Marubi” :: Komentet

avatar

Mesazh prej Fri Feb 27, 2009 7:26 pm nga blu

Jam dakort me zotin MARKU dhe vec arsyeve qe renditi ai une do ti shtonje se zoti CASHKU eshte anetar i KOMITETIT SHQIPTAR TE HELSINKIT dhe kur erdhi puna per tu shprehur per ligjin e hapjes se dosjeve zoti CASHKU nuk mbajti anen e te persekutuarve por te persekutoreve duke dale hapur kunder ligjit .Tani kerkon solidarizim. Jo zoti CASHKU ,nuk na vjen keq per ju ashtu si ty nuk te erdhi keq per vuajtjet tona .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Fri Feb 27, 2009 9:44 pm nga shqiptari

ka marrė njė ambient me qira me ēmim shumė tė ulėt, nuk paguan as qira, as detyrime e pėr mė tepėr, pėrveē kėsaj ka pushtuar edhe njė sipėrfaqe tjetėr shtesė trefish mė tė madhe se ajo e marrė nė mėnyrė ligjore ku ushtron biznesin e tij kulturor.
shum mir ja kan ber

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Sat Feb 28, 2009 11:24 pm nga bulqizaku

kto si pune e ktej ēashkut jan ato si i la nano me shi npare tpopllit si nmall pa zot teshtej u vje idht

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi