ILIRIADA PORTAL

Bode: Projektin e Jugut do ta zhvillojmė edhe pa Bankėn Botėrore

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28022009

Mesazh 

Bode: Projektin e Jugut do ta zhvillojmė edhe pa Bankėn Botėrore




Qeveria akuzon Bankėn Botėrore si tė lidhur me mafien e ndėrtimit
Ministri i Financave, nė kuadėr tė debatit tė lindur dhe situatės sė re tė krijuar nga konfliktet me Bankėn Botėrore, paralajmėroi vazhdimin e zbatimit tė projektit tė Jalės nė mėnyrė tė shpejtė pavarėsisht faktit se ėshtė pezulluar nga banka Botėrore, “pasi me kėtė projekt lidhen jo vetėm fondet e BB, por edhe fonde tė donatorėve tė tjerė, nga tė cilėt vjen edhe pjesa dėrmuese e fondeve”. Bode theksoi po ashtu se “do tė vijojmė me projekte tė tjera nė tė njėjtėn mėnyrė dhe ritėm pėr tė ruajtur atė konsideratė tė shprehur nga BB, qė rasti i Shqipėrisė pėrbėn njė histori suksesi tė punės sė saj nė Evropė dhe nė Ballkan”. Ditėt e fundit edhe shefja e zyrės sė Bankės Botėrore nė Tiranė znj. Naumah, nė vijim tė qėndrimit tė deklaruar nga Bordi i Guvernatorėve tė Bankės Botėrore evidentoi faktin se ēėshtja e projektit tė menaxhimit tė Integruar tė bregdetit shqiptar, ėshtė njė ēėshtje e brendshme e BB dhe qė nuk afekton aspak veprimtarinė e qeverisė nė zbatimin konform marrėveshjes tė kėtij projekti.
Lidhur me kėtė, Bode tha se kohėt e fundit, opozita, nėn influencėn e disa grupeve mediatike, tė cilat humbėn njollat e tyre tė ndėrtimit, tė reflektuara nė mėnyrė korruptive nė zonėn bregdetare ku zhvillohet ky projekt, tė cilat kishin filluar t’i marketonin kėto njolla, si dhe nėn ethet e shpifjeve ndaj qeverisė, kėrkonin me ēdo kusht tė pėrfshinin qeverinė shqiptare nė njė ēėshtje tė brendshme tė BB. Bode evidentoi se “Bordi i Guvernatorėve tė Bankės, si dhe zyra e saj nė Tiranė, pėrmes deklaratave qė distancojnė Bankėn nga konsideratat e pabazuara tė panelit tė inspektimit nė raport me qeverinė shqiptare, mori nė mbrojtje dhe konfirmoi bashkėpunimin e shkėlqyer midis qeverisė dhe Bankės, duke e cilėsuar rastin e Shqipėrisė nė vijimėsi si njė histori tė suksesshme bashkėpunimi”. Gjithsesi, qeveria shqiptare, pėrmes njė letre tė Guvernatorit tė saj, drejtuar panelit tė inspektimit si dhe menaxhimit tė BB, ka kėrkuar konfrontimin e fakteve, dokumenteve dhe konsideratave jo korrekte tė raportit tė inspektimit. Ministri tha se ēėshtjet qė qeveria shqiptare i konsideron jo korrekte, tė influencuara nga interesa tė grupeve qė kanė interferuar me misionin faktmbledhės nė Shqipėri kanė tė bėjnė me disa pika. Ai pėrmendi sė pari me faktin qė plani i njollave ndėrtimore, i vendosur nga qeveria e mėparshme, pėrpiqet t’i atribuohet qeverisė aktuale.
“Dihet qė plani i miratuar pėrfundimisht dhe i hedhur pėr zbatim nuk pėrcakton njolla, madje i heq tė gjitha njollat ndėrtimore tė vendosura nė projektin e vitit 2005 nga qeveria e mėparshme. Ky ka qenė dhe elementi qė ka prekur interesa tė caktuara me Shqipėrinė dhe qė ka ndėrhyrė nė pėrgatitjen ose nė tentativat pėr tė mbrojtur vendosjen e njollave nė kėtė zonė ndėrtimore”. Sė dyti, sipas Bodes, nė raportin e panelit tė inspektimit, thuhet se nuk ka pasur prishje tė ndėrtimeve pa leje para fillimit tė kėtij projekti, nė pranverė tė vitit 2007 dhe se kėto pėrbėjnė prishjet e para nė zonėn e studimit qė mbulon projekti.
“Nė tė vėrtetė, qeveria i ka ofruar dokumente dhe fakte BB- sė, ku vėrtetohet e kundėrta dhe sipas kėtyre dokumenteve qė i janė prezantuar edhe panelit tė inspektimit dhe menaxhimit tė Bankės, nė vitin 2004 janė prishur 200 ndėrtime pa leje; nė vitin 2006 janė 110 ndėrtime dhe nė vitin 2007 janė prishur 90 ndėrtime pa leje, nė zonėn bregdetare”, - vuri nė dukje ministri. Ai theksoi se nė Jalė, ku bėhet edhe epiqendra e debatit, nė vitin 2004 ėshtė autorizuar prishja e 8 ndėrtimeve pa leje nga 12 qė janė prishur nė vitin 2007. Sipas ministrit, autorizimi pėr kėto prishje ėshtė marrė nga z. Mark Nikolli, i cili ka qenė drejtor i Policisė Ndėrtimore nė atė periudhė. Prishja e ndėrtimeve pa leje ka qenė njė proces, i cili ėshtė konsideruar nga vetė projekti, qė nė dhjetor 2004. Banka kėrkon, dhe ekziston dokumenti, prishjen e ndėrtimeve pa leje nė zonė e cila do tė mbulohet nga projekti dhe po ashtu, gjatė pėrpilimit tė projekti, ka njė komponent pėr Policinė Ndėrtimore, qė synon blerjen e mjeteve pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, sepse ka qenė i konceptuar si i tillė. Pėr ministrin, kjo nuk do tė thotė qė Banka ka dhėnė urdhrin pėr prishjen e ndėrtimeve pa leje, por qė absolutisht ka qenė njė procesi i konsideruar prej saj.
Ministri theksoi se prishja e ndėrtimeve pa leje ėshtė pjesė e detyrimit tė qeverisė, cila duhet tė zbatojė nė mėnyrė rigoroze ligjin dhe ndėrtimet pa leje janė prishur jo vetėm nė zonėn e mbuluar nga projekti i BB -sė, por nė tė gjithė bregdetin shqiptar nga Durrėsi nė Velipojė. “Kjo pėrbėn njė detyrim pėr qeverinė shqiptare dhe askush nuk mund tė kėrkojė moszbatimin e ligjit por zbatimin e tij”, paralajmėroi Bode. Nė fund, Bode tha se “shpreh vendosmėrinė e qeverisė shqiptare qė tė vijojmė tė insistojmė pėrpara panelit tė inspektimit, pėr tė marrė njė pėrgjigje rreth pasaktėsive qė ka pasur panelit i inspektimit, aq mė tepėr qė ka pasur njė raport nga njė kompani e paguar prej BB- sė dhe ky raport asnjėherė as nuk u publikua dhe as nuk mor nė konsideratė nga paneli i inspektimit”.
SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22833
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: diggdeliciousredditstumbleuponslashdotyahoogooglelive

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi