ILIRIADA PORTAL

Kriminelėt u “shpėrblyen” e nuk u dėnuan sa duhej!

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

28022009

Mesazh 

Kriminelėt u “shpėrblyen” e nuk u dėnuan sa duhej!




Reagime tė familjeve shqiptare, pas vendimit tė Tribunalit tė Hagės

Dy ditė pas vendimit tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krimet e forcave serbo-jugosllave ndaj shqiptarėve nė Kosovė, kanė reaguar familjarė tė viktimave civile nga komuna e Malishevės dhe e Rahovecit. Masakrat e Burimit tė Malishevės, mė 31 mars 1999, ku u ekzekutuan dhe masakruan 42 civilė, kryesisht banorė tė fshatrave Dragobil e Astrazup tė kėsaj komune, si dhe ajo e Rudinės-ish Pastaselit tė Rahovecit, po tė njėjtėn ditė, ku u ekzekutuan dhe masakruan 106 banorė civilė nga ky e fshatra tė tjera tė komunės sė Rahovecit dhe nga disa komuna fqinje, pastaj masakrat e Krushės sė Madhe (me 242 martirė), e Celinės me 73, e Fortesės me 64, e Brestocit, me 54 etj, janė vetėm disa nga masakrat e qė forcat serbojugosllave, tė komanduara pikėrisht nga ata, qė u dėnuan apo liruan ditė mė parė nga Tribunali i Hagės, kanė kryer nė Kosovė nė vitet 1998/ 1999. Dy ditė pas vendimit tė Tribunalit tė Hagės, i cili me 96 vite burg bashkėrisht dėnoi ish udhėheqėsit mė tė lartė tė Serbisė e ish Jugosllavisė, ndėrkohė qė ka liruar si tė pafajshme ish kreun e shtetit serb M. Milutinoviq, kanė reaguar familjarėt e viktimave civile nga komuna e Malishevės dhe e Rahovecit.
Dėnimi i shpallur nga Gjykata e Hagės ėshtė fare i vogėl krahasuar me krimet qė i kanė bėrė tė dėnuarit
Nė masakrėn e Burimit tė Malishevės, okupatori, pati ndarė nga familjet e tyre, 42 veta, pėrfshirė pleq kryefamiljarė dhe fėmijė-tė mitur, tė cilėt i ka ekzekutuar e masakruar, kanė rikujtuar Bekim M. Paēarizi, me familjarėt e tij, tė cilėve kjo masakėr ua mori babanė, pėrkatėsisht gjyshin Muharremin e vėllanė, pėrkatėsisht babanė Shefkiun. Ai ka rikujtuar edhe martirėt tjerė Rifatin, Ilazin, Malushin, Bahtjarin, Hamitin, Jahirin, Imerin, Behramin, Ramėn, Rexhepin me gruan Zylen, Xheladinin, Nexhmedinin, Metėn, Refkiun, Dituniun, Dautin, Shaqėn, Metėn, Hamitin etj, duke u shprehur se kėta janė vetėm disa nga ata qė e pėsuan me jetė si pasojė e vendimeve barbare tė autoriteteve tė atėhershme tė Serbisė, ku urdhėrdhėnėsi kryesor ishte pa dyshim kryekrimineli Milosheviq me vartėsit e tij. Gjykata, do tė duhej tė kishte parasysh edhe mijėra tė ekzekutuarit e tė masakruarit, si dhe tė mijėra tė tjerėve, pėr fatin e tė cilėve, familjarėt nuk dinė asgjė edhe afro 10 vjet pasa masakrave, ka thėnė Bekimi, ndėrsa pranė sot kishte gruan, fėmijė e nipėr. Ai na tha se tashmė kanė pėrtėrirė emrat e mė tė dashurve tė tyre, ndėrsa Liria dhe pavarėsia e Kosovės, janė ngushėllimi pėr ta si familje dhe pėr gjithė Kosovėn. Kjo familje, nga 21 anėtarė, 11 i ka jashtė Kosovės. Lajmin pėr masakrėn nė fjalė, i pari na e ka kumtuar Jakup Kastrati, nga Turjaka, tha Bekimi qė atė kohė ka qenė nė Itali, ndėrsa e ėma e tij, pėr vrasjen e burrit e tė djalit, ka mėsuar vetėm disa ditė para se tė ktheheshin nga Shqipėria pėr nė Kosovė. Viktimat tjera tė masakrės sė Burimit, ishin burra e fėmijė nga fshati Astrazup. Kėtė e rikujtoi sot Sadri Ali Morina, qė krahas babait Aliut, ka tė vrarė edhe axhallarė e tė afėrm tė tjerė, si Rrahmanin i ekzekutuar bashkė me tė birin Valonin, ish 14 vjeē, Idrizin, Sadriun, Shabanin me gruan Sabrijen, Imerin, Qazimin, etj. Sadriu sot ishte me gruan e tij Eminen dhe tre fėmijėt e tij, Aliun, emrin e pėrtėrirė tė babait, si dhe Artin e Artanin, ndėrsa ka vlerėsuar se dėnimi i shpallur nga Gjykata e Hagės pėr ish autoritetet e Serbisė dhe tė Jugosllavisė, ishte fare i vogėl krahasuar me atė ēka kanė vepruar ata. Megjithatė, edhe pėr kėtė ish ushtar tė UĒK-sė, ngushėllim pėr mungesėn e mė tė dashurve tė tyre ėshtė liria dhe Pavarėsia e Kosovės. Lajmin e kam marrė vesh kėtu, ndėrsa bashkė me shokė i kemi varrosur tha sot Sadriu. Nga kjo masakėr ka mbijetuar Nuredin Morina nga Astrazupi, por jo vetėm ai, por edhe qytetarė tė tjerė, janė tė befasuar pse nuk ėshtė ftuar fare tė dėshmojė nė Hagė pėrballė kriminelėve serbė. Ish drejtuesit serbė, tė dėnuar dhe ai qė u lirua “nė mungesė” tė provave, kanė urdhėruar edhe masakrimin e qindra banorėve tė Krushės sė Madhe, tė Celinės, tė Fortesės e Brestocit tė Rahovecit si dhe tė atyre nga Krusha e Vogėl e Prizrenit etj. Shumė gra mbetėn pa burra, shumė fėmijė pa prindėr, motrat pa vėllezėr e tė tjerė pa mė tė dashurit e tyre. Nė kėto masakra, barbarėt e urdhėruar nga ish aparati shtetėror serbo-jugosllav, nuk patėn kursyer as fėmijė, gra shtatzėna apo lehona, kanė rikujtuar sot Mustafė e Flamur Hoti nga Krusha e Madhe, vėllezėrit e Dr. Farhedin Hotit, i ekzekutuar bashkė me tė birin Kreshnikun, ish 14 vjeē.
Ish udhėheqėsit e Serbisė e tė Jugosllavisė, do tė duhej tė dėnoheshin me burg tė pėrjetshėm
Pėr masakrėn e Rudinės, sot na rikujtoi juristi Neki Krasniqi nga Rudina. Dėshmi janė qindra varre si dhe qindra gra tė veja me fėmijė jetimė, ndėrsa mė e dhembshme ėshtė se janė edhe mė tepėr se 80 veta, nga Krusha e Madhe, e shumė tė tjerė nga Krusha e Vogėl, qė ende nuk janė gjetur. Kufomat e tyre, janė tėrhequr nga forcat serbe, me qėllim tė zhdukjes sė gjurmėve tė barbarisė. Ata qė u liruan apo u dėnuan, dhanė urdhėr pėr masakrat ndaj mė tė dashurve tanė, janė shprehur sot, familjarė tė viktimave civile tė masakrės sė Burimit tė Malishevės, tė Rudinės, Celinės e Krushės sė Madhe tė Rahovecit, (afro dhjetė vjet pas masakrave mė tė tmerrshme nė komunėn e Malishevės e tė Rahovecit). Sipas tyre, ish udhėheqėsit e Serbisė e tė Jugosllavisė, do tė duhej tė dėnoheshin me burg tė pėrjetshėm, pasi veprat qė ata kanė kryer, janė shumė tė rėnda. Dėnimet e tyre, pėrballė shkaktimit tė mijėra vdekjeve tė dhunshme e masakrimeve tė civilėve shqiptarė, janė fare pak, kanė spikatur bashkėbiseduesit tanė. Dhe nė kėtė rast, ne mėsuam se ndonėse edhe nga masakra e Rudinės ka tė mbijetuar, si Tahir Krasniqi, asnjėri nga ata, nuk janė ftuar tė dėshmojnė nė Hagė. Dhembja ėshtė edhe sot e madhe pėr faktin se edhe afro dhjetė vjet pas masakrės, nė Rudinė, ende kanė mbetur bosh jo pak varre, nga tė cilat barbarėt patėn zhvarrosur dhe zhdukur pa gjurmė viktimat e tyre, ka rikujtuar Neki Krasniqi, sipas tė cilit, familjarėt, vėnė kurora lulesh, si dhe derdhin lot tė arsyeshėm. “Liria dhe pavarėsia e Kosovės, Rudinės, i kushtoi me 106 njerėz tė vrarė, tė masakruar dhe zhdukje tė shumicės sė kufomave", tha ai, duke shtuar se “forcat barbare serbe, mė 31 mars tė vitit 1999, patėn ekzekutuar e masakruar 106 burra, qė gjetėn strehė nė kėtė fshat, ndėrsa kufomat e tyre, i dėrguan nė drejtime tė panjohura.
Po sipas Krasniqit, vetėm nga Rudina, ishin 40 burra e djem tė moshave tė ndryshme, derisa pjesa tjetėr e tė ekzekutuarve ishin nga fshatrat pėrreth, si dhe 14 tė tjerė ishin nga Klina, Malisheva, Skenderaj etj. Bashkėbiseduesit tanė nė Krushė tė Madhe, sot kanė rikujtuar vizitat e autoriteteve tė larta tė Tribubalit tė Hagės nė Krushė, Celinė e gjetiu, siē ishte vetė Luiz Arbur, pastaj tash i ndjeri Robin Kuk etj.
Isuf Bytyēi, BOTA SOT
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22433
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kriminelėt u “shpėrblyen” e nuk u dėnuan sa duhej! :: Komentet

avatar

Mesazh prej Mon Mar 02, 2009 5:25 pm nga lidabica

AS DENIMI ME VDEKJE ,NUK DO TE SHLYENTE TORTURAT DHE KRIMET MAKABRE,QE BERI SERBI ME KOSOVARET.
PSE NE KETO RASTE NUK APLIKOHET DENIMI ME VDEKJE???

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi