ILIRIADA PORTAL

FMN: Zgjedhjet, rrezik pėr Shqipėrinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03032009

Mesazh 

FMN: Zgjedhjet, rrezik pėr Shqipėrinė




FMN: Zgjedhjet, rrezik pėr Shqipėrinė

Publikohet dokumenti pėrfundimtar. Fondi, 55 faqe me shqetėsime: Frikė nga vėmendja e qeverisė, shpenzimet e tepėrta dhe situatat pas 28 qershorit

Gjergj Erebara

Fondi Monetar Ndėrkombėtar ėshtė i shqetėsuar pėr shkak se zgjedhjet parlamentare tė kėtij viti "mund tė ulin vėmendjen e qeverisė" ndaj ruajtjes sė stabilitetit, ndėrsa pėrfundimi i marrėveshjes sė asistencės mes Shqipėrisė dhe FMN-sė "erdhi nė kohė sfiduese". Nė njė dokument prej 55 faqesh, Fondi jep kėshillat e fundit pėr Shqipėrinė, ku i kujtohet qeverisė se shumė reforma tė rėndėsishme strukturore thjesht kanė ngecur nė vend, se kriza botėrore aktuale mund tė ulė rritjen ekonomike tė vendit dhe se qeveria nuk duhet tė rrisė pagat dhe pensionet. Por vetė ekspertėt e fondit duket se e kanė tė qartė se Shqipėria gjendet nė njė vit zgjedhor dhe se asnjė qeveri deri mė sot, nuk ka marrė shumė parasysh kėshillat e saj nė prag zgjedhjesh, ndėrkohė qė shqiptarėt e kanė paguar mosbindjen e qeverisė ndaj FMN-sė me probleme ekonomike qė kanė vijuar pėr vite me radhė. Ndėrkohė, njė numėr i madh ekspertėsh shqiptarė kanė sugjeruar qė mandati i FMN-sė tė shtyhej sė paku pėr tė mbuluar vitin zgjedhor 2009.

"Shqipėria ka nevojė pėr kujdes mė tė madh nė vendimmarrjen politike kėtė vit, kur ajo nuk do tė ketė njė program mbėshtetės tė FMN-sė, ndėrkohė qė zgjedhjet e pritshme mund tė tėrheqin politikanėt nė drejtimin e kundėrt me stabilitetin", thuhet nė raportin e fundit tė FMN-sė.

FMN kėrkon disa masa jopopullore pėr tė krijuar njė politikė prostabilitet. Sipas raportit, "ėshtė rėnė dakord me qeverinė pėr shtyrjen e uljes sė sigurimeve shoqėrore dhe rritjen e ēmimit tė energjisė elektrike pėr kėtė vit". Por ndėrsa FMN thotė se "ėshtė rėnė dakord", qeveria e Tiranės ka thėnė dhe rithėnė se "dritat nuk do tė rriten kėtė vit".

FMN kėrkoi qė qeveria tė mos prekė fondin rezervė tė buxhetit pėr kėtė vit, pėr tė pasur para pėr njė situatė mė tė keqe, por qeveria duket e vendosur ta pėrdorė fondin e kontigjencės pėr tė rritur pagat dhe pensionet dy muaj para zgjedhjeve tė 28 qershorit, pra duke filluar nga 1 maji. "Ka gjasa qė presioni tė rritet nga remitanca mė tė ulėta, eksporte mė tė ulėta dhe vėshtirėsi nė kreditim tė brendshėm e tė jashtėm", thotė FMN.


Zgjedhjet, gjithmonė tė rrezikshme

Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri janė pasuar gjithmonė me probleme tė rėnda, shkaktuar nga shpenzimet me tepri tė qeverisė pėr tė fituar mbėshtetje. Nė vitin 2001, rritja e pagave dhe pensioneve, si dhe refuzimi i qeverisė pėr tė rritur ēmimin e dritave pėr konsumatorėt, solli krizė nė vitin 2002, kur inflacioni u rrit, vendi vuajti muaj tė tėrė ndėrprerje tė zgjatura nė furnizimin me energji, ndėrsa ekonomia u rrit me vetėm 2.9%, shifra mė e ulėt qė nga viti 1997.

Kriza kronike e dritave nė Shqipėri ėshtė shfaqur gjithmonė pas zgjedhjeve, pasi qeveritė janė pėrpjekur tė garantojnė furnizim maksimal pa i rritur ēmimet. Zgjedhjet e vitit 2005 janė njė shembull i qartė pėr kėtė. Sapo mbaruan zgjedhjet, vendi kaloi muaj tė tėrė pa drita, gjė qė shkaktoi rritje ekonomike shumė tė ngadaltė. Rritja e pagave pėr arsye elektorale konsiderohet nga ekspertėt ndėrkombėtarė si mashtrimi mė i madh qė mund t‘i bėhet njė populli, pėr shkak se pagat e larta zhvlerėsojnė monedhėn dhe nė fund, brenda pak muajsh, qytetarėt e paguajnė shumėfish pėrfitimin qė morėn. Nė rastin e Shqipėrisė, ky fenomen ėshtė edhe mė i dukshėm nė furnizimin me energji elektrike. Furnizimi i rregullt nė muajt parazgjedhorė shoqėrohet nė kufizime tė stėrgjata nė periudhėn paszgjedhore. Kjo gjė vėrehet se ndodhi pas zgjedhjeve vendore tė vitit 2000, pas zgjedhjeve parlamentare tė vitit 2001 e 2005, si dhe pas zgjedhjeve vendore tė shkurtit 2007. Sa mė i lartė tė jetė furnizimi me drita, aq edhe mė i lartė do tė jetė kufizimi i tyre. P.sh, nė vitin 2006, qeveria u dha konsumatorėve sasinė mė tė madhe tė energjisė qė kishte njohur vendi, ndėrsa njė vit mė pas, i dha edhe krizėn mė tė gjatė.


Duhet rritur raporti pagesė/pėrfitim pėr kontribuuesit nė skemė

FMN: Reforma e pensioneve ėshtė e gabuar


Fondi Monetar Ndėrkombėtar vlerėson si tė gabuara, qoftė nga analiza empirike, qoftė nga analiza teorike, strategjinė e pėrdorur deri mė sot nga qeveria nė sistemin kombėtar tė sigurimeve shoqėrore. Nė njė analizė, ekspertėt e FMN-sė vėrejnė se rruga mė e mirė pėr zgjidhjen e problemit tė pensioneve duhet tė bazohet nė nxitjen e deklarimit vullnetar tė tė punėsuarve dhe nė vendosjen e njė lidhjeje mė tė qartė mes kontributit dhe pėrfitimit nė skemė. FMN kritikon si tė dėmshme uljen e sigurimeve shoqėrore tė ndėrmarrė nga qeveria gjatė viteve tė fundit, si dhe vendosjen e hartės sė pagave referuese pėr njė pafundėsi profesionesh nė vend.

"Qeveria beson se duke ulur ngarkesėn pėr sigurime shoqėrore mbi pagėn deri nė nivelin e tatimit tė fitimit, do tė ulet edhe oreksi i kompanive pėr tė paguar sigurime shoqėrore mbi paga joreale", raportohet nga FMN. Sipas ekspertėve tė fondit, ka shumė gjasa qė njė masė e tillė jo vetėm nuk do tė sjellė ulje tė evazionit, por mund tė sjellė edhe reduktim tė pagės neto tė tė punėsuarve.


Pagat referuese

Qeveria gjeti si zgjidhje vendosjen e pagave referencė, tė cilat rritėn taksimin real tė tė punėsuarve dhe bizneseve nė Shqipėri nė mes tė vitit 2007. Kjo qe njė masė qė synonte tė rriste tė ardhurat pėr skemėn e sigurimeve, por nė tė njėjtėn kohė, i jepte kontributit tiparin e njė tatimi. Sigurimet shoqėrore nuk janė taksė, por kursim i detyruar, sė paku nė teori. Por kjo nuk ndodh nė rastin e Shqipėrisė. Pensioni maksimal ligjor ėshtė dyfishi i pensionit minimal dhe tė gjithė shqiptarėt e siguruar praktikisht paguajnė shumė mė tepėr para nė skemė sesa do tė pėrfitojnė kur tė dalin nė pension. Kjo gjė bėn qė askush tė mos jetė i interesuar tė deklarojė pagėn reale. FMN thotė se sistemi i pagės referuese ul rentabilitetin ekonomik tė punės, pėr shkak se kėrkon qė kompanitė tė mbulojnė nga fitimet e veta koston e sigurimeve shoqėrore. Mė shumė sesa kontribut sigurimesh, njė sistem i tillė ėshtė njė lloj "takse pėr kokė" nė ngarkim tė ēdo tė punėsuari.


Reforma

FMN thotė se sistemi i pensioneve ka nevojė pėr reformė mė tė thellė. Sistemi aktual shqiptar mbledh kontributet e 400 mijė tė punėsuarve pėr tė shlyer gati 600 mijė pensione, ndėrsa rreth 40% tė shpenzimeve tė sistemit mbulohen drejtpėrsėdrejti nga buxheti i shtetit. Sistemi shqiptar i pensioneve bazohet nė shembullin gjerman tė kohės sė Bismarkut. Sisteme tė tilla konsiderohen tė suksesshme nė vendet ku ka njė pensionist pėr katėr tė punėsuar. Nė rast se raporti zbret nė njė pensionist me dy tė punėsuar, skema konsiderohet e falimentuar. Nė rastin e Shqipėrisė, qė prej dhjetė vitesh tashmė ka mė pak se njė tė punėsuar pėr pensionist. Falimentimi i njė skeme pensioni mund tė zhysė nė varfėri njė brez tė tėrė. Skema shqiptare falimentoi njė herė nė vitin 1991 bashkė me sistemin komunist dhe tė gjithė ata qė patėn shansin e keq, kaluan pleqėrinė nė kushte ekonomike tė tmerrshme.
avatar
ADMIN

Numri i postimeve : 3205
Age : 47
Reputation : 17
Points : 17175
Registration date : 19/10/2008

Shiko profilin e anėtarit http://ILIRIALIVE.COM

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi