ILIRIADA PORTAL

Tragjedia, akuzė pėr vrasje tė trefishtė ndaj pronarit italian

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

03032009

Mesazh 

Tragjedia, akuzė pėr vrasje tė trefishtė ndaj pronarit italian




ITALI
Prokuroria e Firences po heton vdekjen e dy fėmijėve shqiptarė dhe nėnės sė tyre me pistėn e njė vrasje tė shumėfishtė. Ky ėshtė versioni i Prokurorisė italiane ndėrsa ndezja e njė cigareje nga qiradhėnėsi i familjes Gjonaj, dyshohet se ka shkaktuar tragjedinė, qė u mori jetėn nėnės dhe dy fėmijėve tė saj nė njė provincė tė Firences nė Itali. Ka qenė Tommaso Mengoni, pronari i shtėpisė, ai qė ka zbuluar shkaqet e shpėrthimit, gjatė dėshmisė qė ka dhėnė pėr policinė italiane nga spitali, ku po mjekohet nga djegiet e rėnda qė ka pėsuar. “Shpėrthimi ndodhi pasi ndeza njė cigare”. Kėshtu ėshtė shprehur para mjekėve dhe policėve Tommaso Mengoni, pronari i ndėrtesės ku banonte Angjelina Gjonaj, 37-vjeēare dhe dy fėmijėt e saj, Doriani dhe Dorina, tė cilėt humbėn jetėn mėngjesin e sė dielės. Dėshmia e Mengonit, ėshtė dhėnė edhe para mjekut personal qė e trajtoi menjėherė sapo erdhi nė urgjencė me shenjat e djegies nė trup dhe u shėnua nė kartelėn mjekėsore. Kėtė tashmė e kanė nė dorė policėt dhe hetuesit e tragjedisė. Sipas mediave italiane, mėsohet se Mengoni i ka thėnė mjekėve edhe se pak mė parė se tė ndodhte shpėrthimi, kishte ndjerė qė nga jashtė njė person qė tė ankohej pėr erėn shumė tė rėndė tė gazit qė kishte marrė gjithė ndėrtesa. Sipas tij, nga zėri ishte pikėrisht gruaja shqiptare, Angjelina Gjonaj, qė banonte njė kat sipėr pronarit, qė kishte njoftuar se era qė mbante nuk ishte e zakontė.
HETIMET
Njė nga hipotezat e hetuesve ėshtė qė pasi u sinjalizua nga gruaja, pronari i ndėrtesės ėshtė ēuar nga shtrati dhe ka ndezur njė cigare, e cila mė pas shkaktoi tragjedinė. Ngjarja ndodhi paraditen e sė dielės, ku si pasojė e shpėrthimit humbi jetėn nėna me dy fėmijėt adoleshentė, ndėrkohė qė bashkėshorti i saj, Gėzim Gjonaj ishte nisur pėr nė Shqipėri vetėm njė ditė para ngjarjes, pasi kishte humbur punėn nė zonėn ku banonin. Fqinjėt tregojnė se ata kanė qenė njerėz tė respektueshėm, ndėrkohė qė gruaja, punonte nė restorant aty pranė dhe njihej si shumė e zonja dhe bujare. Djali, Doriani, pak para se tė humbiste jetėn nėn rrėnoja, po bėhej gati tė dilte pėr tė luajtur ndeshje me shokėt e skuadrės, pasi ka qenė i apasionuar pas futbollit. Familjarėt e viktimave kanė fajėsuar pronarin e ndėrtesės, duke e etiketuar atė si njė njeri jo normal. Tė njėjtėn gjė ka deklaruar ditėn e tragjedisė para mediave edhe kryebashkiaku i provincės Barberinos nė Firence, Gian Piero Luchi, i cili ka thėnė qė Mengoni ishte njė personazh pak i veēantė, i cili nė tė kaluarėn kishte krijuar incidente tė vogla. Ndėrkohė edhe fqinjėt e familjes Gjonaj kanė dėshmuar nė polici se kanė qenė edhe tre raste tė tjera, kur nė ndėrtesė ka pasur rrjedhje gazi, por qė fatmirėsisht janė mbyllur pa pasoja. Sipas mediave italiane, tė cilat i referohen policisė, mėsohet se nėna dhe 2 fėmijėt, do tė kishin mundur t’i shpėtonin vdekjes nė rast se do tė hidheshin nga dritarja e katit tė dytė, nga ku po kėrkonin ndihmė. Por shpėrthimi ka ndodhur shumė shpejt, duke mos iu dhėnė viktimave asnjė mundėsi shpėtimi. et.de


“Shpėrthimi nga kontakti i gazit me cigaren”

Sipas mediave italiane, bėhet e ditur se shpėrthimi nė banesėn dykatėshe ka ardhur si pasojė e rrjedhjes sė gazit gjatė gjithė natės, qė nė mėngjes ka rėnė nė kontakt me cigaren qė ka ndezur pronari i shtėpisė. Ky pėrfundim ėshtė nxjerrė nga grupi hetimor pas dėshmisė qė ka dhėnė nga spitali Tommaso Mengoni, i dyshuari i vetėm, deri nė njė masė ka pranuar fajin pėr gjithė atė tragjedi qė ka shkaktuar.


Kryefamiljari Gonaj kėrkon trupat e viktimave

ITALI - Nė familjen Gonaj nė Malėsinė e Shkodrės janė hapur dyert e mortit, ndėrkohė kryefamiljari Gėzim Gonaj ka mbėrritur mėngjesin e djeshėm nė Itali. Ai mėsohet se ka udhėtuar pėrgjatė gjithė natės pėr tė marrė viktimat, gruan 37-vjeēare, Angjelinėn dhe dy fėmijėt, Dorinėn dhe Dorianin, 14 dhe 13-vjeēarė. Mediat italiane, qė shkruajnė lajmin pėrshkruajnė njė burrė tė rrėnuar nga dhembja dhe nė kulmin e dėshpėrimit. Ai ka kėrkuar qė tė marrė trupat me vete, procedurė qė shpreson tė finalizohet tė mėrkurėn. Mėsohet se emigranti shqiptar ka hyrė nė kontakt me autoritetet italiane, tė cilat besohet se nuk do tė shkaktojnė vonesa, pasi tė pėrfundojnė procedurat rutinė nė trajtimin ligjor tė ngjarjes, konkretisht nė hetimin e saj pjesė e tė cilit ėshtė edhe ekzaminimi i kufomave tė viktimave tė tragjedisė.


Nderimi, 4 marsi shpallet ditė zie nė lokalitet

ITALI – Ngjarja tragjike ku humbėn jetėn dy fėmijėt shqiptarė dhe nėna e tyre nė Itali, duket se nuk do tė kalojė lehtė nė lokalitetin, ku qėndronte familja e emigrantėve shqiptarė nga Shkodra. Mediat italiane shkruanin dje se Bashkia e provincės Barberino del Mugello, nė Firence, tė cilės i janė drejtuar tė afėrmit, ka treguar gatishmėri pėr tė dhėnė ndihmėn e saj pėr tė kontribuar pėr shpenzimet e pėrgatitjes nė agjencitė funerale dhe udhėtimin drejt Shqipėrisė. Autoritetet lokale pėrveēse tė heqin shpenzimet e transportit tė kufomave drejt Shqipėrisė mėsohet se kanė vendosur qė krahas kėsaj, tė shpallin datėn 4 mars 2009 si ditė zie, nė nder tė pėrcjelljes sė trupave pėr nė vendin e origjinės, nė Shqipėri. Vendimi ėshtė marrė nga Bashkia e lokalitetit dhe ėshtė konfirmuar nga burime zyrtare tė cituara prej mediave italiane.
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24461
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Tragjedia, akuzė pėr vrasje tė trefishtė ndaj pronarit italian :: Komentet

avatar

Mesazh prej Tue Mar 03, 2009 4:46 pm nga ad

Gjyshja: S’mė treguan, por zemra ma ndjeu tragjedinė

MALESI E MADHE / RIDVAN DIBRA


Morti ka mbėrthyer familjen Gonaj nė fshatin Vrakė tė Malėsisė sė Madhe, pasi lajmi i vdekjes sė tre anėtarėve tė saj nė Itali kishte marrė dhenė. I pari e ka mėsuar ngjarjen e rėndė babai i dy fėmijėve dhe burri i Angjelinės, Gėzim Gonaj. Me urgjencė ai ėshtė nisur drejt Italisė bashkė me dajėn e sė shoqes. E vetmja qė nuk ka ditur asgjė pėr tragjedinė ka qenė gjyshja e fėmijėve, Zoja. Askush nuk i ka treguar asaj, derisa dje nė mėngjes, rreth 24 orė pas tragjedisė, ajo ka ndjerė diēka. “I thashė djalit tjetėr: Mė trego se ēfarė ka ndodhur, ndryshe nuk do mė shohėsh mė! Petriti mė tha se Angjelina bashkė me Dorianin e Dorianėn kishin vdekur nga shpėrthimi i gazit. Nuk e desha mė jetėn, por ēka me ba?! Ishte puna e Zotit e mė tė nuk armiqėsohemi dot”.
Qė nga mėngjesi i djeshėm, nė portėn e shtėpisė sė ndėrtuar vitet e fundit kanė hyrė e dalė qindra vetė qė ngushėllonin Zojėn e familjarėt e tjerė pėr humbjen e madhe, por qė rėndohet mė tepėr se trupat e pajetė janė ende nė shtetin fqinj. Ndėrkohė qė burrat janė nisur pėr tė marrė trupat e pajetė tė nėnės dhe dy fėmijėve tė saj, tė vetmet qė presin miq pėr ngushėllim janė gratė e tė afėrmit e fisit tė Gėzim Gonajt. Gjyshja e fėmijėve Zoje Gonaj pohon se lajmin e morėn pėrmes telefonit. “Erdhi daja i nuses, Lini e kėrkoi tė takonte Gėzimin. Pasi u takua me tė, Lini i ka dhėnė lajmin e kobshėm se nusja e tij Angjelina ėshtė djegur nė banesė duke gatuar gjellėn. Vetėm kaq dinte. Menjėherė Gėzimi ėshtė nisur me Linin pėr nė Itali. Ndėrsa mua mė treguan vetėm sot nė mėngjes. Tashmė qė na ndodhi kjo mynxyrė, mua nuk mė mbetet asgjė tjetėr vetėm se t’i shoh nusen, nipin dhe mbesėn nėpėr letra”, shprehet Zoja e pėrlotur. “Atė natė qė Gėzimi erdhi nė shtėpi nga Italia, (tre ditė mė parė) foli dy herė nė telefon me gruan dhe fėmijėt. Doriani e Dorina mė thoshin nė telefon: “Si tė dukemi gjyshe? A po tė pėlqejmė pasi tash i kam lanė edhe flokėt e gjata”, mė pat thanė Doriani”. Gjyshja tregon se Doriani pėr moshėn qė kishte ka qenė shumė i dashur me shokėt e ata e donin, ngaqė ai merrej dhe me futboll. “Djali mė pati premtuar se kėtė verė do t’i sillte fėmijėt nė Shqipėri pėr pushime dhe do t’i linte deri nė shtator. Por nuk qe e thėnė, - pohon Zoja duke qarė me dėnesė. - Tashmė gjyshja do t’i takojė e shohė nipėrit e vet dhe t’i kujtojė nėpėrmjet fotografive dhe letrave. Gėzimi ėshtė djali im i dytė. E kam shtėpinė plot me nipėr e mbesa, por pėr gjyshen kjo qė ndodhi ishte tepėr e rėndė. Ne nuk dimė se kė tė fajėsojmė, por mund tė themi se kjo qe njė ”dhuratė” nga Zoti, prandaj na vetėm me tė nuk mund tė armiqėsohemi. Tani duam qė tė vijnė trupat e tyre e ne t’i qajmė sipas zakonit”.


Familja Gonaj, nė Itali me gomone

Gėzimi dhe Angjelina kishin 8 vite qė jetonin nė Itali. Familjarėt e tyre tregojnė se i pari shkoi Gėzimi e mė pas nusja me dy fėmijėt. Ata u bashkuan me kryefamiljarin, duke kaluar detin me gomone. Pas peripecive tė para mė sė fundi ata u sistemuan dhe u stabilizuan atje, nė njė provincė tė Firences, por fati deshi qė ata tė mos e gėzonin jetėn e tyre nė Itali, por aty tė gjenin vdekjen. Tragjedia do tė merrte 4 vetė, nėse Gėzimi nuk do tė ndodhej nė Shqipėri prej disa ditėsh.


Reagimi
Tė afėrmit e familjes Gonaj, nėpėrmjet mediave, i bėjnė apel shtetit qė tė ndėrhyjė pėr tė sjellė sa mė shpejt trupat e tre viktimave nė banesėn e tyre nė Malėsi tė Madhe. Njėri prej tyre, Prek Gonaj, tha dje se, pėrgjegjėsi ka edhe pronari i shtėpisė ku ka jetuar Gėzimi, bashkė me nusen dhe fėmijėt. “Ata i paguanin tė gjitha detyrimet pronarit tė shtėpisė, prandaj ai nuk duhet tė ndahet aq lehtė, vetėm pse ėshtė i plagosur”, pohoi Gonaj, nė emėr tė familjarėve tė tjerė qė dje mbushnin oborrin e shtėpinė e viktimave dhe pse nėn njė shi qė nuk pushoi gjatė gjithė ditės.


4 viktima
do tė ishin shėnuar nė familjen Gonaj nga Malėsia e Madhe, nėse kryefamiljari do tė ndodhej nė Itali nė momentin e tragjedisė. Ai ishte nė vendlindje prej pak ditėsh

24 ore
pas tragjedisė sė ndodhur nė Itali, gjyshja e fėmijėve, Zoje Gonaj ka mėsuar nė shtėpinė e saj nė Malėsi tė Madhe fatin e keq tė nipėrve dhe tė nuses sė djalit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 03, 2009 5:56 pm nga bulqizaku

nuk di ēar me than Sad Sad Sad Sad Sad Sad Sad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 03, 2009 6:17 pm nga shqiptari

Njeriu e ka te rende qe ne te tilla raste te gjeje fjalet e duhura per te shprehur dhimbjen qe ndjen. Natyrisht qe sot ne kto momente te veshtira per familjen Gjonaj si ēdo shqiptar edhe une me mendje dhe zemer gjendem pran tyre. I dergoj ngushellimet e mia familjareve te viktimave dhe gjithe te afermve te familjes Gjonaj dhe veēanerisht Gezim Gjonajt, per humbjen e njerzve te tij me te dashur. Zoti e ndihmofte per ta perballuar kete dhimbje kaq te madhe!

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Tue Mar 03, 2009 6:24 pm nga flutura

Ngushellimet e mia familjes Gjonaj per kte humbje tragjike te njerezve te tyre te dashur! Sad

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi