ILIRIADA PORTAL

Policia Bashkiake gjobit makinat e deputetėve

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

04032009

Mesazh 

Policia Bashkiake gjobit makinat e deputetėve




Forcat e Policisė Bashkiake nisėn dje aksionin pėr tė bllokuar tė gjitha makinat e deputetėve. Ndėrhyn Garda

TIRANĖ- Garda e Republikės shpėton makinat e deputetėve tė parkuara mbi trotuarin pėrballė zyrave tė kryesisė sė Kuvendit tė Shqipėrisė, nga gjobat e Policisė Bashkiake. Pas njė "debati" mes punonjėsve tė Gardės, tė cilėt merren me sigurimin rendit nė ambientet e kryesisė dhe nė vilėn kryeministrore qė gjendet pėrballė saj dhe atyre tė policisė bashkiake, kėta tė fundit kanė lėshuar pe duke i falur edhe kėsaj here tė zgjedhurit e popullit qė prej kohėsh e kanė kthyer kėtė trotuar nė vend-parkimi pėr makinat e tyre.

Parkimi
Parlamentarėt tanė duke pėrfituar nga imuniteti dhe pozita e tyre e privilegjuar qė u siguron statusi i deputetit, shpesh herė janė kthyer nė problem pėr institucionet publike pėr moszbatim tė ligjeve qė ata vet i kanė miratuar nė Kuvend. Njė problem permanent mbetet dhe parkimi nė kundėrvajtje i makinave prej tyre, duke zėnė shpesh jo vetėm rrugėt, por edhe trotuaret. Por mė problematike bėhet situata nė dy rrugėt dhe trotuaret pranė zyrave tė kryesisė dhe sallės sė seancave plenare tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku pėr shkak tė fluksit tė madh tė lėvizjeve shpesh herė kėto segmente bėhen tė pakalueshme jo vetėm pėr makinat por edhe pėr kėmbėsorėt. E pėrballur thuajse ēdo ditė me kėtė problem, Bashkisė sė Tiranės i ka sosur durimi dhe nė respekt tė ligjit ka vendosur tė ndėrhyjė pėr tė zhbllokuar tė parin trotuarin dhe rrugėn midis kryesisė dhe vilės kryeministrore qė gjendet nė lagjen e ish- Bllokut.

Aksioni
Pėr realizimin e kėtij misioni forcat e Policisė Bashkiake kanė nisur dje aksionin pėr tė bllokuar tė gjitha makinat e deputetėve tė parkuara mbi trotuar apo edhe dyshe nė kėtė rrugė, duke vėshtirėsuar si kalimin e kėmbėsorėve ashtu edhe tė makinave tė qytetarėve. Punonjėsit e Policisė Bashkiake kanė nisur fillimisht tė vendosin bllokuesit gomave tė makinave tė parkuara nė kundėrvajtje, por nuk kanė mundur ta kryejnė deri nė fund detyrėn e tyre (Pėr heqjen e njė bllokuesi tė vėnė nga Policia Bashkiake, kundėrvajtėsi duhet tė paguajė njė gjobė prej 3 mijė lekėsh tė reja). Kjo pasi menjėherė sapo kanė nisur montimin e bllokuesve nėpėr rrota janė pikasur nga Garda e Republikės qė bėnė roje nė dy ndėrtesat aty pranė, e cila ka ndėrhyrė duke kėrkuar mirėkuptimin e Policisė Bashkiake pėr ti toleruar edhe kėsaj here, duke dalė garant njėkohėsisht se do tė lajmėronte shoferėt e deputetėve qė tė hiqnin menjėherė makinat. Ky duket se kanė qenė njė pakt, qė pėr shkak se bėhej fjalė pėr makina deputetėsh, ėshtė pranuar nga policėt bashkiakė, tė cilėt kanė ēmontuar pėrsėri bllokuesit e vene. Por ata nuk janė mjaftuar me kaq, pasi janė kthyer pėrsėri pas dy orėsh, por duke gjetur kėsaj here vetėm njė makinė nė kundėrvajtje, e cila meqenėse ishte e re nuk u arrit deri nė mesditė tė evidentohej nga punonjėsit e gardės se e kujt deputeti i pėrkiste.
shekulli


Edituar pėr herė tė fundit nga Teuta nė Wed Mar 04, 2009 10:16 pm, edituar 3 herė gjithsej
avatar
ad

Numri i postimeve : 4192
Reputation : 58
Points : 24156
Registration date : 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Policia Bashkiake gjobit makinat e deputetėve :: Komentet

avatar

Mesazh prej Wed Mar 04, 2009 10:14 pm nga ad

Kjo ishte e para gje qe me ra ne sy ne Tirane, pikerisht parkimi vend e pavend i automjeteve te politikaneve, ministrave,kryetarit te bashkide, deputeteve etj.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Wed Mar 04, 2009 10:22 pm nga shqiptari

Punonjėsit e Policisė Bashkiake kanė nisur fillimisht tė vendosin bllokuesit gomave tė makinave tė parkuara nė kundėrvajtje, por nuk kanė mundur ta kryejnė deri nė fund detyrėn e tyre (Pėr heqjen e njė bllokuesi tė vėnė nga Policia Bashkiake, kundėrvajtėsi duhet tė paguajė njė gjobė prej 3 mijė lekėsh tė reja).
nuk me vjen keq per xhepat e deputeteve por ajo qe me bie ne sy esht se si shum von jane kujtuar per ta kryer detyren e tyre.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi