ILIRIADA PORTAL

Berisha rikthen 3 mije mesues, i hoqi Beja

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05032009

Mesazh 

Berisha rikthen 3 mije mesues, i hoqi Beja




Nje urdher i Ministrise se Arsimit dhe e Shkences ka nxjerre "ne rruge" dje rreth 3 mije mesues ne te gjithe vendin. Kurse nje tjeter vendim i oreve te vona te mbremjes se djeshme, ka anuluar te parin, duke rikthyer ne pune arsimtaret e larguar.

Burime nga Keshilli i Ministrave bene te ditur per gazeten "Koha Jone" mbreme, se eshte vendosur qe te anulohet urdhri qe shkarkonte nga detyra, tre mije mesues.

Sipas urdhrit te publikuar dje nga MASH, atyre u eshte nderprere kontrata kolektive e punes dhe kane kaluar si mesues ne dispozicion. Kjo do te thote se mesuesit qe jane prekur nga kjo reforme masive, nuk do te paguhen me me rroge baze, por sipas oreve te mesimit. Keshtu, edhe ne rastet kur ata zevendesojne mesueset qe jane me leje lindje, (duke nenkuptuar ketu qe ata mund te punojne gjate gjithe vitit shkollor), do te paguhen duke iu llogaritur 250 leke ora e mesimit.

Urdhri

Urdhri mban daten 25 shkurt te ketij viti. Keshtu, kjo kategori mesuesish jane me kontrate njevjecare, dhe deri tani kane sherbyer kryesisht per raste leje lindjesh, semundjesh te mesuesve, dhe kur kishin probleme te tjera qe i detyronin te mungonin ne shkolle. Sipas kontrates qe kishin nenshkruar me Ministrine e Arsimit, ata paguheshin me rroge fikse, si te gjithe mesuesit e tjere. Por, pas urdhrit te Ministrise se Arsimit dhe Shkences, do te nderpritet kontrata per ceshtje fondesh, dhe keta mesues te vazhdojne ta kryejne kete funksion. Por, tanime do ta bejne nje gje te tille duke u vleresuar sipas numrit te oreve te mesimit qe bejne, pra me nga 250 leke te reja, ora.

Mesuesit

Duke lene menjane faktin se eshte shkelur kontrata, sipas nje perllogaritjeje, i bie qe te perfitojne shume me pak, sesa perfitonin me pare. Kjo, duke qene se paga ishte baze dhe llogaritej se bashku me ditet e pushimit, si te fundjaves, ashtu edhe te festave kombetare dhe fetare. Ndersa tani, mesuesve qe kalojne ne dispozicion, u llogariten vetem oret e mesimit, aq sa bejne. Kjo ka shkaktuar nje reagim mjaft te ashper te tyre. Keshtu, arsimtaret shprehet se nje vendim i tille i diskriminon ata, aq me teper qe shkelet edhe Kodi i Punes. Ky i fundit nuk legjitimon nderprerjen e kontrates se punes, ne rast se nuk eshte kryer ndonje shkelje apo abuzim nga punemarresi.

MASH: Shkurtim shpenzimesh

Edhe pas shprehjes se pakenaqesise nga ana e kreut te Sindikates se Arsimit, Xhaferr Dobrusha, Ministria e Arsimit dhe e Shkences nuk ka pasur asnje reagim ne lidhje me urdhrin. Por, burime brenda MASH shprehen se shkak per kete urdher eshte bere synimi i titullareve te MASH per te shkurtuar shpenzimet. Megjithate, pritet qe ne ditet pasardhese, dikasteri i Arsimit te dale me nje deklarate zyrtare ku te sqaroje nje vendim te tille.

Dobrusha

Kryetari i Sindikates se Arsimit, ka kundershtuar vendimin e Ministrise se Arsimit, duke deklaruar se ai eshte ne kundershtim te plote me Kodin e Punes dhe me ligjin. "Vendimi merret ne kundershtim me ligjin dhe me kontraten kolektive te nenshkruar me ne", ka deklaruar Dobrusha.
Koha Jone
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22553
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Berisha rikthen 3 mije mesues, i hoqi Beja :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 1:39 pm nga lidabica

Mire ka bere Berisha,qe i ka kthyer ne pune 3000 mesuesit.Ku do hanin buke 3000 familjet Shocked .

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 2:08 pm nga shqiptari

Nuk e kuptova kete vendim te ēuditshem te ministrit te arsimit aq me teper ne prag te zgjedhjeve. Ministrat e Berishes duket sikur te gjithe kane nga nje plan antiberishe me vete. Rolling Eyes

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 2:23 pm nga neni 55

ky ministri me kete vendimin e qelbi fare

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 3:40 pm nga interesanti

po e pati bere shum mire ka bere

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

avatar

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 3:46 pm nga ad

Nje vendim nga ana e ministrit qe i ka lene te gjithe pa goje per vete momentin qe u mor. Shocked

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mesazh  nga Sponsored content

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi