ILIRIADA PORTAL

Kujdes! Edhe ti gėnjen

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05032009

Mesazh 

Kujdes! Edhe ti gėnjen




Pjesa I
Edhe pse mashtrimi (gėnjeshtra) ėshtė njė sjellje e kritikueshme nga tė gjithė individėt, pjesė e njė shoqėrie, jo rrallė herė secilit nga ne i ndodh qė tė gėnjejė. Nė tė shumtėn e rasteve, gėnjeshtrat tona na duken si tė vogla apo edhe tė padėmshme, kurse ato tė tė tjerėve janė krejt ndryshe, na mashtrojnė, na fyejnė dhe janė shumė tė rėnda. Pėr shembull, kur dikush i padėshiruar pėr momentin troket nė derė, nėna ose edhe babai mund tė pororsin fėmijėn qė tė thotė se nuk gjenden nė shtėpi duke gėnjyer sė pari vetė dhe duke i ushqyer edhe fėmijės hapat e parė drejt gėnjėshtrės.

Gėnjeshtrat e paramenduara e qė thuhen pėr tė mashtruar dikė, janė gėnjeshtra tė vėrteta. Nė fakt, gėnjeshtrat e fėmijėve mbeten mjaft tė vogla e tė papėrfillshme kundrejt atyre tė tė rriturve. Kjo ndodh sepse tek fėmijėt nė pėrgjithėsi nuk ekziston ndjenja ose mania e mashtrimit tė vėrtetė. Ata mendojnė tė kapėrcejnė momentin. Fėmijėt, nė pėrgjithėsi ngaqė nuk arrijnė dot tė perceptojnė tė vėrtetėn ashtu siē ėshtė, nė tė shumtėn e rastit pėrveē asaj qė ka ndodhur shtojnė edhe komente nga mė tė ndryshmet sipas logjikės sė tyre. Disa prindėr e perceptojnė si gėnjėshtėr tregimin nga fėmijėt e tyre tė gjėrave qė nuk kanė ndodhur. Nė vend qė tė dėgjojė dhe tė pranojė kėtė, e fajėson fėmijėn pėr gėnjeshtėr. Fėmijėt e moshės 3-5 vjeē kanė njė botė tė larmishme tė menduari dhe nė mendjet e tyre thurrin ide nga mė tė ndryshmet. Nė kėtė moshė, ata nuk mund tė dallojnė gėnjeshtrėn nga e vėrteta.

Nė njė shoqėri si kjo e jona ku gėnjeshtra ėshtė pjesė e pamohueshme e jetės, duket se edukimi i fėmijėve ėshtė njė punė me tė vėrtetė e vėshtirė. Prindėrit nė pėrgjithėsi, pa marrė parasysh moshėn e fėmijėve tė tyre, kėrkojnė qė me doemos tė jenė korrekt, tė flasin tė vėrtetėn dhe tė mos gėnjejnė asnjė herė. Pėrkundrazi, principi i sė vėrtetės tek fėmija formohet me kalimin e kohės. Nuk ėshtė e vėrtetė qė ato qė njė fėmijė mė i vogėl se shtatė vjeē thotė, tė trajtohen kategorikisht si gėnjeshtra apo sit ė vėrteta. Pėr njė fėmijė tre vjeēar, ėshtė krejt normale qė nė mendje tė thurr skena tė ndryshme, tė imitojė karaktere dhe personazhe filmash vizatimor apo edhe tė krijojė shoqėri imagjinare. Kjo ėshtė njė situatė qė tregon zhvillimin normal tė tij. Fėmija bėhet i suksesshėm atėherė kur ka njė imagjinatė tė zhvilluar. Ai pėrpiqet tė kthejė nė realitet atė qė mendon. Ėshtė krejt normale gjithashtu qė njė fėmijė i vogėl tė mendojė pėr skenare tė ndryshme ngjarjesh qė pėrpiqet ti jetojė ato edhe gjatė jetės sė tij tė pėrditshme. Kėto lloj “gėnjeshtrash” ndihmojnė atė qė tė argėtohet, tė mburret duke ngacuar ose duke u frymėsuar nga personazhi imagjinar, apo tė rris konkurencėn ndaj tė tjerėve duke mos mbetur pas shokėve apo bashkėmoshatarėve.

Nuk duhet qė prindėrit tė ndikohen apo shqetėsohen nga gėnjeshtrat qė fėmija thotė deri nė moshėn pesė vjeēare. Ėshtė e gabuar qė nė moment tė tilla prindi tė pėrpiqet qė tė nxjerr sheshit gėnjeshtrėn e fėmijės sė tij, pasi deri nė kėtė moshė, ato qė fėmija thotė e qė sipas prindėrve mund tė mendohen si gėnjeshtra, janė thjesht produkte tė lirisė sė mendimit tė fėmijės. Fėmija, nga shumė nevoja psikologjike mund tė kėrkojė qė tė mbėshtetet nė sjellje tė caktuara dhe shumė situata qė i mendon mund ti konceptojė edhe si tė mirėqena. Gėnjeshtrat e kėtij lloji janė ndryshe nga ato tė vėrtetat. Dėnimi i kėtij lloj gėnjeshtrash, kritikat dhe ngritja e tonit tė zėrit ndaj fėmijės, mund tė ēojė nė lindjen e gėnjeshtrave tė vėrteta. Pėr shembull, kur njė fėmijė teksa luan me tė vėllanė apo motrėn e tij, nėse thyen njė vazo, nga frika qė mund tė dėnohet, fare thjesht mund ti thotė nėnės apo babait qė vazon e ka thyer vėllai apo motra mė e vogėl. Nė kėtė mėnyrė, gėnjeshtra kthehet nė njė mjet tė pėrshtatshėm pėr tė mbrojtur vetveten.

Nėse fėmija pasi tė arrijė tė dallojė tė vėrtetėn nga jo e vėrteta gėnjen, atėherė duhen parė shkaqet psikologjike qė detyrojnė atė tė bėjė diēka tė tillė. Nė njė rast si ky, fėmija paraqitet agresiv me mjedisin qė e rrethon. Prindėrit, nuk kanė arritu tė “edukojnė” siē duhet jetėn sociale tė fėmijėve tė tyre. Tek fėmijėt e kėtij lloji, vihet re njė ndjenjė e theksuar individualiteti dhe mos kontrolli. Ata nuk kanė arritur tė mėsojnė se duhet tė pranojnė edhe dėshirat e kėrkesat e tė tjerėve, ashtu siē i duan pėr veten e tyre. Fėmija, pėrpiqet qė tė tregojė tė vėrtetėn jo ashtu siē ėshtė, por ashtu siē dėshirojnė prindėrit e tyre, duke pėrdorur gėnjeshtrėn si mjet tė shpėtimit.

Vijon …
Nė pjesėn e dytė tė kėsaj teme, do tė mund tė lexoni
Llojet e gjėnjeshtrės
Zhvillimi i procesit tė gėnjeshtrės
Si mėson fėmija tė gėnjejė?
Pėrse fėmijėt gėnjejnė?
Ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė parandaluar gėnjeshtrėn?

ad

Numri i postimeve: 4186
Reputation: 58
Points: 18834
Registration date: 08/12/2007

Shiko profilin e anėtarit

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Kujdes! Edhe ti gėnjen :: Komentet

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 1:53 pm nga ad

Pjesa e II
Llojet e Genjeshres

1-Genjeshtra patologjitke: Megjithese njerezit e dine se e verteta eshte ne te miren e tyre prap genjejne. Keto genjeshtra nuk jane te paramenduara. E thene ne menyre tjeter genjeshtra patologjike jane ato genjeshtra te cilat e veshtiresojne jeten e njerzeve duke e lene ate ne veshtiresi.

2-Genjeshtra te hamendesuara: Femijet kur nuk arijne ta kuptojne arsyen e se vertetes thuan keto genjeshtra te hamendesuara. Megjithate per prinderit keto jene genjeshtra te menduara.

3-Genjeshtra te Kopjuara: Femijet marin si shembull nenen dhe babain. Ai femije qe ka qene i pranishem ne thenien e genjeshtrave nga nena-babai meson te genjeje. Shembull: Kur prinderit dalin per te shetitur dhe u tregojne femijeve se do shkojne te doktori, eshte nje genjeshter qe u mesohet femijes dhe qe sherben si nisme per genjeshtra te tjera.

4-Genjeshtrat Socjale: Keto lloj genjeshtrash jane me te perdorshmet kur nuk duam te shkojme ne nje vend dhe themi “Jam i/e semure”.
5-Genjeshtrat e Mbrojtjes: Femija per te mbrojtur veten genjen. Kur prinderit komentojne shpesh here veprimet e femijes dhe i qortojne duke bertitur dhe kerkuar me te miren prej tyre e shtyjn femijen te genjeje. Tek femijet qe megjithese thuan te verteten perinderit bertasin duke thene ti genjen kjo lloj genjeshtre mund te behet ves.

6-Genjeshtra te Sublimuara( te ngritura ne qiell): Genjeshtrat qe thuen per te fituar vemendjen e te tjereve. Ngenjehere femijet per te larguar mallin qe kane genjejne. Shembull: Nje femije qe nuk ka baba thote “Un kam babi”. Dhe femijet qe nuk kenaqen me ato qe kane thuan genjeshtra si ne rastin kur femija njihet me vllain ose motren e sapolindur duke mos patur vemendje te plote mbi te thote “me ka vdekur nena”.


Zhvillimi i procesit tė gėnjeshtrės
Megjithese fazat e zhvillim te genjeshtres jane te lidhura me njera-tjetren i ndajme ne tre faza.

1)Vitet e para te femijrise 2-6
2)Puberteti 6-12
3)Pjekuria 12-18 Ne cilendo faze qe te jene duhet mare parasysh faktori i mjedisit.

Vitet e para te femijerise:Eshte e veshtire dhe nje teme e diskutushme te percaktohet se kur fillojne te genjejne femijet. Qe nje femije te genjeje me kuptimin e vertete te fjales duhet te kuptoje mendimet e e te tjereve. Sipas disa studjuesve femijet deri ne moshen 3.5 vjec nuk arijne te kuptojne mendimet e te tjereve. Studjuesit thon se genjeshtra te zhvillimi i femijes ne vitet e para thuhet per te kenaqur prinderit dhe per tju shmangur qortimit, me pas duke mesuar nga veprimet e kryera e zhvillojne me teper. Femijet Ėoolf tregon se femijet para moshes 4 vjec nuk mund te thuan genjeshter per arsye se nuk arijne dot te percaktojne se cka eshte e verteta. Ne cilen moshe fillojne te genjejne Femijet Ėoolf eshte percaktuar dhe hedhur poshte disa here. Sipas nje studimi te kryer eshte dhene shembull se nje femije 2.5 vjec mbasi derdh qumshtin fillon godet veten dhe i hedh fajin vllait qe nuk ekziston. Femijet te ritur ne nje ambjent me stres tregojne papjekuri jene te pakuptushem dhe ngrene fantazi mbi genjeshtra.

Puberteti: para moshes se pubertetit femijet mesojne se si duhet te sillen, cfare duhet te thuan, cfare duhet te mos thuan dhe se si mund tua hedhin apo te genjejne shoqerine perreth. Ne qofte se ne moshen e femijrise femijeve u mesohet e verteta ashtu si eshte dhe pranohet nga ata, ne moshen e pubertetit eshte e kunderta. Ne kete moshe femijeve u mesohet se si te mos i merzisin njerzit duke u thene te verteten. Problemet familjare, seksi, paraja, alkoli, droga mbahen te fshehta per kete moshe. Si perfundim sido qe te jete femijet marin nga shoqeria dhe ambjenti i jashtem fjale, mendime, njohuri, ndjenja qe kane ne brendesi genjeshtren, ata i fshehin ato brenda vetes dhe i tregojne ato ne menyra te ndryshme.

Mosha e Pjekurise: Ne moshen e pjekurise personat qe jene te kompromentuar nga psikologjia e momenteve te ndryshme si ndarja nga i/e dashuri, nxitjet e seksit etj mund te behen shkak per te genjyer ose dhe per ta kethyer genjshtren ne ves. Ne kete moshe te rinjte duan te behen persona te pavarur ata nuk marin mendimin e prinderve dhe per te mos e ber te dukur kete gje fillojne te genjejne ose bejne veprime kundershtuese te cilat mund te arijne deri ne veprime patologjike. Por ne kete kohe te rinjte gjithashtu perjetojne analizen e vetvetes dhe kjo eshte rehatuese per te riturit.



Si mėson fėmija tė gėnjejė?
Femija genjeshtren ne radhe te pare e meson nga femijet e tjere perreth. Femija duke pare shokun qe shpeton nga perfundimi i nje gabimi duke genjyer, meson se genjeshtra i jep atij disa mundesi dhe avantazhe dhe menjehere kur kryen nje gabim e tregon veten te pafajshem dhe shpeton nga ndeshkimi. Ne menyre te vecante duke pare veprimet e te riturve i hapet rruge per te mesuar genjeshtren. Te riturit nganjehere ashtu si thuan genjeshtra me njeri-tjetrin e bejne dhe femijen te genjeje. Si shembull mund te japim nenen ker i thot femijes “Mos i thuaj babait qe beme kete” ose thuaj qe “Ishim ne shtepi” duke vepruar ne kete menyre nena ndihmon ne formimin e genjeshtres sepse e detyron femijen te genjeje. Femijet qe fillojne te arsyetojne (mbi moshen 7 vjec) mendojne se genjeshtra nuk eshte nje gje e keqe dhe se ne qofte se do te ishte e keqe nuk do te perdorej nga prinderit.



Pėrse fėmijėt gėnjejnė?

Femijet qe jane me aftesi te kufizuara mendore ne krahasim me femijet normale thuan genjeshtra me paradoksale. Femijet me aftesi mendore normale thuan genjeshtra me te arsyetushme duke i ilustruar dhe me shpjegim.Edhe kur femija eshte i lidhur shume me familjen per te qendruar ne fjalen e dhene mund te genjeje. Pershembull femija qe mer deftesen nga shkolla per te mos merzitur prinderit nga notat ben korigjime mbi te ose thot se nuk e ka mare deftesen. Vecanerisht nje femije i kerkohet qe te recitoje nje poezi por ai eshte i ndrojtur dhe preferon te thote “nuk e di “ per te shpetuar nga kjo situate ne vend qe te recitoje. Ne kete rast arsyeja e genjeshtres eshte ndrojtja.

Ka nga ata femije qe per te shprehur mallin qe ndjejne per dike genjejne. Ne rastin kur femija nuk ka prinder ndihet i menjanuar dhe per te fshehur kete tregon sikur prinderit jane akoma ne jete. Disa femije ndruhen nga origjina ose gjendja ekonomike e familjes per kete tregon veten si te pasur ose nuk shoqerohet me femije te varfer.

Dhe ne rastin kur ka nderhye te teper tek femijet apo ushtrohet presjon kjo gje mund te behet shkak per te genjyer. Kur femija pyetet shpesh nga prinderit se cilin do me shume “nenen apo babain” mund te perballen me pergjigjen “asnjerin” dhe ketu gabimi qendron tek te riturit qe shtyjne femijen te mendoje se ata tallen me te.



Ēfarė duhet tė bėjmė pėr tė parandaluar gėnjeshtrėn?

Per te parandaluar genjeshtren duhet te dime cilesite genjeshtres dhe me e rendesishme faktoret psikologjike qe ndikojne ne te.

1-Femijen nuk duhet ta ndeshkuar ne asnje menyre, ne rast te nje veprimi te gabuar duhet te shpjegohet e mira dhe e keqja, duke e lavderuar veprimet e mira.

2-Ne rastin kur femija nuk genjen duhet ndihmuar per te thene te verteten. Prinderi, mesuesi i mesojn femijes te thote te verteten dhe per kete duhet te tregohen shume te kujdesshem. Sepse ketu nuk eshte fjala per te ushtruar presjon por te ndihmohet per te thene te verteten.

3-Te riturit duhet te jene shembull per femijet. Ne qofte se nena apo babai genjejne ate here ata do ta kene shume te veshtire te kuptojne te verteten tek femijet. Ne c’faredo moshe qe te jene femijet duhet ti tregojne te verteten me nje menyre te tille qe ata te mund ta kuptojne.

4-Nuk duhet ushtruar force tek femijet. Prindrit duhet te jene te bute te kuptushem dhe nuk duhet te japin ndeshkime. Femijet genjejne per te shpetuar nga presjoni dhe ndeshkimi qe mund te vije nga prinderit.

5-Prinderit nuk duhet te presin me teper nga sa mund te japi nje femije.

6-Duhet te shmanget forca dhe kufizimet e teperta qe mund ti jepen femijes.

7-Femijet nuk duhet te perdoren nga te riturit. Psh; nena ose babai detyron femijen te genjeje. “mos I thuaj babait” ose “mos I thuaj nenes” per kete.

8-Mos e meret ne pyetje femija sikur te jeni police. Psh; “Po me the te verteten nuk do te te ndeshkoj” dhe ne castin kur femija thote te verteten te goditet me shpulle, ne kete menyre ben qe genjeshtrat te shtohen me teper per arsye se kur thote te verteten femija ndeshkohet.

9-Asnje femije nuk duhet krahasuar me femije te tjere.

10-Djalogu i prinderve me femijen duhet te jete gjithnje pozitiv. Femija ne momentin kur deshiron dicka, eshte i merzitur apo ka nje merak duhet te flase me prinderit. Ne kete menyre dialogu eshte i qete dhe mundohet te gjendet nje zgjidhje e pershtatshme.

11-Ne qofte se femija genjen nuk duhet te behet me faj. Nje femije qe quhet “genjeshtar” mundohet ti beje te gjitha per te aritur kuptimin e kesaj etikete per shkak se mendon qe gjithcka qe ben e tregon ate kush eshte.

12-Per te qene te bindur duhet te kontrolloni femijen. Ne vend qe te pyesni “A i mbarove detyrat” duhet te kerkoni “A mund te shikoj detyrat”. Ne kete menyre femija i ben detyrat te regullta per shkak se do te kontrollohet dhe e dyta ai mundohet te arije nje prfundim akoma me te mire per te mos u merzitur nga pergjigjja qe do te mare.

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi