ILIRIADA PORTAL

Gjyqtari Nuni, bashkė me familjen lė Shqipėrinė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Shko poshtė

05032009

Mesazh 

Gjyqtari Nuni, bashkė me familjen lė Shqipėrinė




TIRANĖ- Ardian Nuni, gjyqtari i Gjykatės sė Lartė i plagosur rreth 20 ditė mė parė nė kryeqytet, braktis Shqipėrinė duke udhėtuar nė drejtim tė SHBA-sė, bashkė me familjen. Largimi i Nunit nė drejtim tė SHBA-sė, ėshtė konfirmuar nga burime zyrtare tė Policisė sė Shtetit, tė cilėt theksuan se bashkė me familjen fundjavėn e kaluar gjyqtari Nuni ėshtė larguar nga Shqipėria duke udhėtuar matanė Atlantikut. Largimi i tij nga Shqipėria, ėshtė konfirmuar edhe nga kolegėt e tij tė Gjykatės sė Lartė dhe pedagogėt e Fakultetit tė Drejtėsisė ku ai ligjėron lėndėn e sė Drejtės Civile. Sipas tyre, ka disa ditė qė gjyqtari Nuni ėshtė larguar nga Shqipėria bashkė me familjen, pėr shkak tė rrezikut qė i kanoset pėr jetėn. Kėtė version, vetė gjyqtari Nuni i kontaktuar nga "Shekulli" e ka hedhur poshtė, duke u shprehur se "jam duke bėrė disa kontrolle mjekėsore dhe po pushoj. Shumė shpejt do tė kthehem nė punė pranė Gjykatės sė Lartė",- ka sqaruar gjyqtari me anė tė njė mesazhi telefonik me tekst. Ndėrkohė burime zyrtare pranė Avokatit tė Popullit, ku bashkėshortja e gjyqtarit Nuni kryen detyrėn e nėn\komisioneres, konfirmuan largimin e saj nga puna, me njė leje dy javore. Gjyqtari Ardian Nuni, 40 vjeē, anėtar i Gjykatės sė Lartė mbeti i plagosur pas njė atentati nga persona ende tė panjohur. Pėr fatin e tij tė mirė gjyqtari mori plagė anėsore qė nuk i rrezikonin atij jetėn.
Nga hetimet gati njė mujore tė ēėshtjes, policia, nuk ka mundur tė zbardhė ndonjė detaj me vlerė pėr identifikimin qė do tė dėrgojė nė arrestimin e atentatorit, qė qėlloi me katėr plumba ndaj anėtarit tė Gjykatės sė Lartė, gjyqtarit Ardian Nuni. Si pasojė e kėtij atentati tė dėshtuar, gjyqtari Nuni mbeti vetėm i plagosur me tre plumba nė trup. Policia e ka shtrirė hetimin e saj nė disa pista, me qėllim zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve tė ngjarjes dhe autorėve tė saj.
Nuni, qė prej ditės sė plagosjes sė tij, ka munguar nė punė dhe pėr shkak tė kėsaj ngjarjeje burimet thonė se ai mund tė mungojė pėr njė periudhė prej 6 muajsh. Ndėrkaq, burimet zyrtare pranė institucionit tė akuzės sqaruan se "hetimet pėr zbardhjen e ngjarjes sė 8 shkurtit 2008 ku u plagos gjyqtari i Gjykatės sė Lartė, Ardian Nuni, po vazhdojnė, por deri mė tani ende nuk mund tė thuhet asgjė nė lidhje me kėtė ēėshtje". Ndėrkohe, theksuan se atentati ndaj gjyqtarit Nuni i dėnuar nga i gjithė spektri politik gjyqėsor dhe opinionin nė vend pėrfshi dhe institucionet e huaja nė Tiranė, ndodhi rreth orės 23:45 minuta tė mbrėmjes sė 8 shkurtit 2008, nė lagjen "Komuna e Parisit" pranė hyrjes sė pallatit ku gjyqtari banonte. "Mbrėmjen e sė dielės sė datės 8 shkurt, nė kohėn kur gjyqtari Nuni po kthehej nga njė darkė me disa miq dhe sapo ka parkuar makinėn nė lagjen pranė pallatit ku ai banonte ėshtė drejtuar pėr nė hyrjen e banesės. Sapo ka arritur tek shkallėt e hyrjes sė pallatit ku ai banonte nė lagjen "Komuna e Parisit" ėshtė qėlluar me katėr plumba nga njė person i veshur me tė zeza dhe me kapuē dimėror. Nga katėr tė shtėnat e dala nga gryka e pistoletės nga njė largėsi prej njė metėr, tre prej tyre e kanė qėlluar duke i shkaktuar edhe plagė nė kėmbė, shpatull dhe krah"-thuhet nga prokuroria. Menjėherė pas ngjarjes, gjyqtari Nuni u mor nė pyetje, por dėshmia e tij, nuk ka dhėnė ndonjė orientim tė qartė pėr pistat e hetimit tė nevojshme pėr policinė. Sipas hetuesve ato janė renditur nė disa tė tilla, qė nga ajo personale e deri tek shkaku i punės si gjyqtar pranė Gjykatės sė Lartė.
Shekulli
avatar
ILIRI

Numri i postimeve : 4304
Reputation : 46
Points : 22438
Registration date : 06/12/2007

Shiko profilin e anėtarit http://www.iliriadaportal.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Share this post on: Excite BookmarksDiggRedditDel.icio.usGoogleLiveSlashdotNetscapeTechnoratiStumbleUponNewsvineFurlYahooSmarking

Gjyqtari Nuni, bashkė me familjen lė Shqipėrinė :: Komentet

avatar

Mesazh prej Thu Mar 05, 2009 10:35 pm nga lola

paska ndonje hall te madh se ska se si

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Shiko temėn e mėparshme Shiko temėn pasuese Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi